Shtëpia e shqiptarit, e Erdoganit e Zotit apo e djallit?

24 Shtator 2022, 17:05Blog TEMA

 Shtëpia e shqiptarit, e Erdoganit e Zotit apo e djallit?

Nga Andi Bushati

Edi Rama ka humbur sot një mundësi për të predikuar se edhe kur e shkel ligjin, këtë e bën për qëllime të mira. Ministrja e arsimit dhe më pas ai vetë kanë servirur një sërë alibish, për të justifikuar ligjshmërinë e mbylljes së shkollave të rrjetit Gylen në vend.

Ndonëse pretendimet e tyre për shitje godinash apo zhvendosje të institucioneve arsimore në adresa të tjera janë hedhur të gjitha poshtë nga pala e prekur, ky cic-mici me vogëlsira administrative nuk ka pikë vlere për diskutim. Të gjithë në këtë vend e dinë se qeveria shqiptare po zbaton një urdhër të autokratit turk, “vëllait” Rexhep Taip Erdogan.

Me radhë, njëri pas tjetrit, ministrat e brendshëm dhe të jashtëm të Ankarasë nuk kanë lënë një vizitë zyrtare në Tiranë pa kërkuar mbylljen e shkollave turke dhe ekstradimin e aktivistëve të lëvizjes gyleniste që ushtrojnë aktivitetin e tyre këtu.

Por, kohët e fundit presioni është shtuar mjaft. Në janar të vitit 2021, kur mediat e regjimit në Tiranë i binin daulleve të pritjes madhështore që presidenti turk po i bënte Ramës, pas kësaj feste në oborrin e pallatit të sulltanit, fshihej shkëputja e Shqipërisë nga linja e qëndrimeve perendimore për gylenistët dhe rolin e tyre në grushtin e shtetit në Turqi. “Ne bashkë me autoritetet shqiptare dakordësohemi që organizata terroriste e FETO-s përbën një kërcënim për të dy vendet”, tha Erdogan duke folur përkrah Ramës, i cili as nuk pipëtiu për ta kundërshtuar këtë tezë.

Fiks një vit më pas, kur i ktheu vizitën në Tiranë, për të inaguruar xhaminë e Et’hem beut, duke folur përpara parlamentit shqiptar, autokrati turk e rriti dozën e kërcënimeve. Ai e tha hapur se spastrimi i gylenistëve në arsim, shëndetësi dhë në komunitetin musliman është parakusht për vazhdimin e partneritetit strategjik që ata nënshkruan në 2013 (video ketu poshte).

Duke folur edhe në emër të Ramës, në krah të tij, Erdogan e ka sanksionuar se dy shtetet kanë qëndrim të njëjtë dhe i etiketojnë si terrorristë ndjekësit e fetullah Gylenit.

Kryeministri ynë nuk e nxori këmbën nga rrethi. Ai e miratoi këtë qëndrim ashtu sikurse kanë bërë të gjithë anëtarët e qeverisë së tij, me përjashtim të Ditmir Bushatit, që në vitin 2018 ia ktheu publikisht kërkesën homologut të vet turk Çavushoglu. Që prej asaj kohe ministrat tanë nuk kanë, as zë, as guxim, që kur gjenden përpara absurditeteve të tilla, të reshtohen përkrah SHBA-ve, BE-së dhe vendeve të tjera të perëndimit, që nuk i besojnë përrallave të regjimit turk për grushtin e shtetit të organizuar nga gylenistët, mandje i japin atyre strehim, kundër një autokrati që i persekuton dhe burgos.

Pra, linja zyrtare e rilindjes në pushtet e konsideron FETO-n një organizatë terroriste dhe është e bindur, njësoj si militantët më trushplarë të Erdoganit, se ata qëndrojnë pas grushtit të shtetit duke e përligjur përndjekjen e tyre.

Vetë Rama gjatë një interviste me Ilva Taren, e ka pranuar këtë version dhe ka pohuar se shteti shqiptar i mban këta elementë të rrezikshëm nën vëzhgim. 

Po atëherë, kur pranon se gylenistët janë terroristë, kur nuk e kundërshton Erdoganin që i thotë në sy, se të dy vendet i shohin ata si kërcënim, ç’kuptim ka kjo estrada me mbylljen e shkollave për ndryshim adrese? Kush e beson për këtë? Pse duhet që Rama të gënjeje kaq trashë?

Duke e ditur se kjo fabul nuk kapërdihet ai mund të përdorte arsyen shtetërore dhe një interes më të madh, për të përligjur këtë mëkat dhe shkelje ligji. Ai mund të justifikohej duke thënë se ky që çmimi që shqiptarët duhej ti paguanin raisit turk, për rindërtimin e pallateve të shembura nga tërmeti, për vaksinat, apo për dronët. Për aq sa mund të justifikohet krimi i lënies së fëmijëve pa klasa, në mes të shtatorit, ai mund të arsyetohej me ruajtjen e dhimbshme të një partneri strategjik që i është gjendur gjithmonë shqiptarëve.

Por, alibia e tij qe e neveritshme dhe banale, sepse ajo yshtej vetëm nga intersi meskin personal. Kur i duhet për vete, të presë muxhahedinët apo afganët që i’a kërkojnë amerikanët, Edi Rama propogandon se “shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e zotit”. Ndërsa kur “vëllau” i impon të ekstradojë ata që kërcënohen nga dënimi me vdekje, apo të përzërë mësuesit që kanë edukuar breza të tërë shqiptarësh, ai e trajton atë si folenë e djallit dhe të Erdoganit. Prandaj, ndryshe nga gjithë vendet e botës së lirë ne jemi shndërruar në tokë persekutimi për ata që i konsiderojmë “terrorristët e FETO-s”.

19 Komente

  1. L
    Labi

    Po ku merr vesh ky pioneri? Per politike ende nuk ka dal nga shpergenjet!

    1. N
      Niku

      Une nuk e di ne se Gylemistet jane "terrorist" apo jo, por jam I sigurt qe kolegji turk ne Shqiperi pergatiste student nga me te miret ne Ballkan dhe ne vitet e fundit ne olimpiadat ballkanike te matematikes kane qene gjithmone fitues apo renditur ne vendet e para. Dhe ne fund pamvarsisht te gjithave te mbyllesh nje shkolle nuk eshte gje per tu admiruar...

      1. S
        Shoku i Andit

        Po kush vend të eshte gjendur me shumë se Turqia or Bushat legeni? Me thuaj një vend tjetër që na ka ndihmuar aq shumë në ato probleme të vështira që na ranë? Çfarë pune kemi në me Gylenin? Ku i hyn në pune shqiptarëve?

        1. k
          k

          Shqiperia vend i pershtatshem per banoret e bllokut komunist që u shendrruan ne antikomunista, të persekutuar dhe kerkojne demshperblim per vuajtjet ne komunizëm dhe mosvleresimin ne postkomunizëm.Dmth vend per degjenerata,korruptuar,kriminele dhe hajdute.

          1. A
            Argyrina

            Jan komplet terrorist do zgjoheni vetem kur te jen infiltruar te gjith ne sistemin e drejtesis policise ushtrise dhe te fillojn te jqpin vendime per organizaten dhe jo per te miren e shtetit shqiptar por do jet vone , pyesni ato qe e kan jetuar ne kurriz se ja u shpjegojn me me detaje

            1. L
              Ligji

              Fole prap oturak?

              1. L
                Ladi

                Ky e do shtepine e shqiptarit qe te jete shtepia e Hisniut..

                1. A
                  Alex

                  Ore Bushat ato 7 milion shqiptare qe jetojne ne Turqi. Nuk i pranoj asnje shtet i Europes kur i vriste greku dhe serbi. Por Europa ferkonte barkun dhe i shikonte me admirim genocidet qe beheshin ndaj shqiptareve.Edhe ne 1991 kur rregjimi komunist ra .Turqia i pranonte shqiptaret pa viza ku shkonin te punonin dhe te benin tregti duke prure ushqime dhe veshmbathje. Kurse ushtari grek te fuste plumbin kur i jepej rasti. Kurse italiani te mbyste ne det. Se duhet te rrije 1 deri ne 3 muaj ne rradhe dite ose nate per te marre nje vize italiane ose greke. Prandaj perse Shqiperia mos te jete dhe shtepia e Erdoganit cfar te keqe ka?

                  1. G
                    Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

                    Nje koment i dobet me shume te paverteta.

                    1. p
                      patrioti

                      Ore Alex ( Mahmut , desha te them) , po c' jane keta 7 milion shqiptare qe na qenkan ne Turqi , qe na i paska pranuar Turqia , kur asnje nuk i pranonte !!?? Ore , nga cmendija flet ti ? Po pse , sa milion na paska qene Shqiperia , 40 milion ? E pastaj , me cfare mjete shkuan ne Turqi keta 7 milion shqiptare , se per t'i cvendosur , nevojiteshin , te pakten 500 vapore , qe nuk i kishte e gjithe bota e atehereshme . Ti je nje rrote kari , qe nuk e ke shokun . Ne Turqi ndodhen disa mije shqiptare myslymane , qe u kembyen me po aq greke banues ne tokat e pushtuara nga turqit , sipas marveshjes greko-turke . Edhe keta shqiptare , kryesisht came , nuk i gjendet as nami e as nishani ne Turqine e sotme , sepse , kane haruar fare gjuhen shqipe dhe nuk kane pasur asnje shkolle shqipe . Keto marrezira , ti Mazllem , i ke shkruar edhe here te tjera e akoma nuk ke zene mend . Idiot turkoshak .

                      1. A
                        Alex

                        Patriot ore rrote kari. Ku Jeton ne Toke apo ne Hene.A lexon a ke TV. Apo jeton ne ndonje shpelle.Shqiptaret jane shumuar martuar dhe kane lindur dhe sot jane 7 milion. Por nuk diskriminohen si ne Europe. Por i ke te shperndare ne te gjitha fushat e jetes.I ke ne qeveri ushtri , art mjekesi etj. Une ne komentin tim skam sajuar asgje nga vetia thjesht kam thene realitetin. Idiot

                        1. p
                          patrioti

                          Domethene , sipas radakes tende bosh nga trute , 8 mije e peseqind shqiptare myslymane , qe u kembyen me po kaq greke dhe shkuan ne Turqi para 94 vjetesh , u shumuan dhe u bene 7 milione !? Sipas matematikes , i bie qe , sejcili nga keta shqiptare , pasi te martohet , ne 94 vjet , te kete pjelle plot 1 mije femije qe te behen 7 milione . Lum Turqia qe te ka ty , more rrote kari . Edhe dicka tjeter ; i paska trajtuar mire Turqia keta shqiptare , ndersa Evropa i trajtoka keq shqiptaret . Turqia i ka hapur shkolla e i ka respektuar , megjithate , te shkretet nuk dine te flasin e as te shkruajne shqip . Po cfare shqiptare jane ata more hajvan ? Shqiptare te vertete qe ruajne gjuhen , veshjet , zakonet , fene e te pareve , jane arbereshet e Italise , qe mesojne shqip ne shkollat e tyre , fillore , te mesme ,e deri universitete , ndonse kane 5 shekuj qe kane emigruar nga Shqiperia . Italia , kurre nuk i ka penguar , te flasin e te mesojne gjuhen e tyre shqiptaret arbereshe . Kjo eshte Evropa , ndersa ti , lavderon Turqine qe eshte nje qind vjet mbrapa Evropes .

                          1. V
                            Vangjel.

                            O injorant kur sdi mos komento me mire . Ato kan me shekuj aty . Ti shko ne Bursa 60-70 e banoreve jane shqiptare e bij shqiptaresh . Historikisht jenicieret ishin shqiptare e kryesisht katolike . Shko hy ke carshia fol shqip e shiko sa do te pergjigjen shqip . Shko kudo e thuaj jam arnaut e shiko respektin qe te bejne . Une kam bere tre vjet akademine ushtarake e ne 15 kadete turq qe ishim ne klase 6 kushin rrenje shqiptare dhe e thonin me krenari . E per kete te betohem e nese genjej sado pak me ndeshkofte perendia . une qe po te flas jam orthodoks korce po mbi te gjitha ushtar i atdheut tim . Sa per Gylen Erdogan seshte problemi yne . Komenti im eshte qe ndermjet te dyve me mire zgjedh nje gjysem laik si Erdogani se nje klerik si Gyleni por kjo eshte personale

                            1. p
                              patrioti

                              Po cfare shqiptare i quan ti , ata bij nizamesh e jeniceresh shqiptare te islamizuar , qe i sherbyen pushtuesit obskurantist turk , si ne asnje vend tjeter te pushtuar nga otomanet . Ata nuk jane tjeter , vecse te damkosur me vulen e tradhetise . Ata sherbyen , sic edhe e pranon ti , ne ushtrine e pushtuesit dhe luftuan kunder fqinjeve te tjere ballkanike , duke ngjallur frymen e urrejtjes ndaj popullit tone , qe vazhdon akoma e sot . Ata pasardhes shqiptaresh qe ke njohur ti ne Bursa , duhet te cilesohen si turpi i shqiptareve . Pse nuk qendruan ne Shqiperi keta jenicere , kur perendoi Perandoria famekeqe Otomane , po shkuan ne Turqi ? Cfare shqiptare i quan ti , keta sherbetore te pushtuesit , qe gjithsesi , nuk mund te jene kurren e kurres 70-80 per qind e Burses , se nuk ka llogjike ta pranojne nje perralle te tille . Sa milion na paskan qene shqiptaret ? Dhe se fundi , korcar jam une , ndersa ti , nuk je as korcar e aq me pak ortodoks , mban ere turk , sapo te lexosh gjysmen e komentit tend prej idioti .

                    2. A
                      Arjnan Cani idiot i lindur.

                      Ik o funderine muti se nuk te lexon njeri ty o spiun dhe kelysh spiuni.Edi Rama sikur neser te iki nga politika . do mbahet mend se beri per psiqatri ty o Bushat kurva , Lubonjen ish sigurims , Zheji gomarin , Rakip bythqirin ,Shllakun e sumes , Bejtje qurashin dhe langaraqe te tjere qe nga urrejta patollogjike per Ramen lepijne gjithe diten jarget e Sali mostres dhe kryehajdutit Like spiunit.Vazhdoni o te mjere se po ja siguroni mandatin e katert Rames.

                      1. M
                        Mjerimi

                        Edi Rama eshte vetem nje DIKTATOR si sulltanet e Turqise dikur,ndaj ai mund te marre mandatin e katert apo edhe te 40 sa te kete GOMERE si ky idioti Arjan ketu siper!

                        1. M
                          Mjerimi

                          Edi Rama eshte vetem nje DIKTATOR si sulltanet e Turqise dikur,ndaj ai mund te marre mandatin e katert apo edhe te 40 sa te kete GOMERE si ky idioti Arjan ketu siper!

                        2. P
                          Populli

                          Bushati do shkoje deri ne fundin klinik, vetem nga cmira ndaj Edi Rames. Mos kerkoni diagnoze tjeter.

                          1. Z
                            ZHEJI KOKE PA LARI

                            Shtepi e bllokut e gjyshit Hysni Kapo ti je vegel e sherbimit Ruse Iraniane se bashku me kokepalarin Shkullaku

                            Lini një Përgjigje