Edhe Çausheskun tonë e kemi 'llaxor'!

23 Shtator 2022, 11:59Blog Nga Frrok Çupi

Edhe Çausheskun tonë e kemi 'llaxor'!

Nicolae Çaushesku ishte me fat që iku që në fillim. Se ndoshta po të lihej si fshesë rrugëve, mund të kishte degraduar edhe ai me floririn e tij. Por iku dhe e mbylli.

Ne e pamë Çausheskun tonë, që vodhi floririn dhe miliarda të tjerë, tek po i varen jargët rrugës. Gënjen, mashtron, mbledh njerëz nga vulgu, ngopet kur i dëgjon që i thonë ‘më jep leje të vras…’, i puth dhe e puthin me jargë pijanecësh, shkon në shtëpi e thyen televizorin…

… Po përsiatesha këto ditë kur vjedhësit e floririt janë thërritur në hetim nga SPAK, dhe teksa i shikoj që zhvendosen nëpër karrige më të vogla se ‘prapashtesa’ e tyre dhe nëpër tribuna ligjesh. Kur vihen në rresht drejt SPAK, më duket se janë nisur për të dorëzuar floririn e vjedhur, ecin shtrembër –shtrembë si të ngarkuar keq.

Këtu do të ndryshonte puna me Çausheskun e Rumanisë, sepse ai, me dorën e vet, nuk e ktheu kurrë floririn që e kishte vjedhur në Rumani dhe në kampin socialist. Këta, me sa duket, nën urdhrin amerikan, po bëjnë rreshtin drejt vendit ku dorëzohet floriri i vjedhur.

Edhe një gjë tjetër është thuajse e krahasueshme mes Çausheskut rumun dhe këtij Çausheskut tonë:

Për këta në Shqipëri, pas 30 vjet, është ngritur Struktura e Posaçme Anti- Korrupsion (SPAK). Gjyqi i Nicolae dhe Elena Çaușheskut u mbajt më 25 dhjetor 1989 nga një Tribunal Ushtarak i Jashtëzakonshëm, një gjykatë ushtarake e krijuar me kërkesë të një grupi të sapoformuar të quajtur Fronti i Shpëtimit Kombëtar. Këtu janë të krahasueshëm të dy palët.

Përveç vjedhjes së pasurisë së popullit, duke shfrytëzuar postin dhe besimin e dhënë politik, gjë tjetër nuk ka të përbashkët mes këtyre njerëzve të të njëjtës specie.

Këta nuk e kanë fisnikërinë e Nikolaes dhe të Elena Çausheskut. Të dy rumunët u drejtuan për te muri i depos ushtarake, në sekondën e fundit, veshur e stolisur në flori. Këta tanët që morën floririn dhe pasurinë publike, nuk e kanë as sqimën që të dëshmojnë se janë ‘udhëheqës’. Me të njëjtën kartë ‘udhëheqës’ me të cilën vodhën pasurinë e popullit dhe vranë kundërshtarë, njerëz nga populli dhe fshatarë nga Gërdeci, po me atë ‘burrëri’ duhej të kishin dalë para popullit, ditën që do të rreshtoheshin drejt SPAK. Ne po vdesim të shikojmë një udhëheqës, sado i keq, i keq sa djalli, por ditën e fundit të mos jargavitet rrugëve dhe të mos veshë jelekun e zi si ‘Luk Munegja’ për të dëshmuar se unë ‘jam një nga ju, i varfër sa ju’.

U ngopëm duke dhënë mëshirë për udhëheqësit tanë katilë. Diktatori komunist, Hoxha, shkoi në atë botë duke ‘arnuar çorapet’. Haxhi Qamili- para tij- kishte ikur i palarë, me një plumb nga një ushtar serb në një përroskë të Librazhdit. Sali Berisha, i nominuar si më i korruptuari në botë, shumë vite jetoi në Brrakë, pastaj thotë se ‘jetoj në shtëpinë e dhëndrit’. Neveri. Malësorët e Veriut e kishin kodin e tyre që ndoshta gjithë jetën nuk ia shikonin shtratin dhëndrit ku ai flinte me të bijën.

Magari të kishim një ‘Çaushesk’ që të lahej në flori ditën kur të nisej për në ‘ditën e gjyqit’. Do të na mbushej zemra sikur hasmin tonë ta shikonim ‘të denjë’. Por as këtë rast nuk na e dhanë.

Më duket se Nikolae dhe Elena Çaushesku e nderuan kombin e tyre që i ekzekutoi në një ‘festë demokracie’ në dhjetorin e vitit 1989. Ata u paraqiten të hijshëm e të larë në flori për çastin e fundit.

Javën e ardhshme këta tanët do të rreshtohen për nga stacioni i trenit të Tiranës, atje ku janë bashkuar SPAK dhe Burgu 313. Duket sikur simbolika është zgjedhur mrekullisht mirë: Për herë të parë, Berisha dhe Meta ( dy presidentë) e kanë shkelur Tiranën  duke zbritur nga stacioni i trenit, ashtu të ndrojtur e shtremba- shtremba, me nga një valixhe druri nën dorë. Edhe sot, pasi kanë ngarkuar disa kuintalë nga floriri i shtetit dhe disa pasuri publike, miliarda dollarë dhe vila e toka…, këta prapë shfaqen me ‘valixhe druri’. Njësoj si atë ditë kur zbritën në stacionin e trenit afër burgut 313.

Askush nuk ndjen as dhimbje as krenari; por qytetaria ndjen një boshllëk se ‘si vallë nuk kishim një hajdut që të ikte i veshur me floririn e vjedhur’.

17 Komente

  1. t
    tata kuigji

    eh ku je mor gjigandi i penes sa mire po jua qendis minutat e fundit qe u kane ngel te lire, kurre mos u bej pishman cfare shkruan per kete dyshe qe populli i don te zjere ne zift Bravo Frrok

    1. b
      ben.

      Bravo Froqi Mbasi vertetove qe Meta do digjte inceneratorin e Tiranes. Dhe mbasi vertetove se sali berisha ka qene i lidhur me iranianet qe ne 1997, bile i kishte cuar te luftonin ne Vlore, je i lire te shkruash cfardo lloj gjeje te duash. Kush te njeh nga afer e di cili je, tani fale internetit te njeh gjithe bota qe di shqip.

      1. V
        Vranakonti

        Frrok Cupi,si gjithemon i madh ne mendime dhe ne veprime. Respekt.

    2. R
      Raimond vlonjati

      Doli Cupi, Spiuni O Spiun ik or dreq se na hape barkun, legen burr

      1. v
        vang

        PO VUAN PER SALEN O ''VLONJAT''???

        1. v
          vang

          PO VUAN PER SALEN O ''VLONJAT''???

        2. B
          Bah

          Heu bre Frrok marrja ! Si spo ja dan budallallekun bre burre!! Po ti tan kohen tu fol per spiunin Meta e na dole Spiun vete , me vendim gjykate biles. Po ti e korite mirditen bre matuf !!!

          1. N
            Nina

            Bravo Bah, e sigurove buken e ndyre edhe per sot. Te fala Sala!

          2. i
            ilir

            O Frrol, keri hartimet e qepju gruas se ndonje shoku si ke bere gjithe jeten. E te keqen se per kete shquesh ti.

            1. P
              Populli

              Mos u koritni bre meshkuj,se burri,do burrni,po turprohuni pak si shqiptare,qe i dilni per zot,nje kopili serb,qe per ADN-ne e tij,mori nje serbe per grua,dhe mbasi beri gjithe ato krime ne kete vend,krime qe shqiptaret i dine mire,sot na hiqet si kurve e virgjer,bashke me ate halabakun tjeter,dhe i bejne thirrje shqiptarve,se keta jane shpetimi i tyre,hall te madh kane,po ky popull ka shume halle,nje pjese e mire kane hall mbijetese,po kurr me nuk i shkon ne mend se ju jeni gjalle,ju tani jeni kufoma politike te diskretituara,qe nuk i hyni ne pune kujt

              1. N
                Ndue P. Gjini

                Shkrim siç dijne te shkruajne mjeshtrat si Frrok Çupi. Ndersa ti komentuesi "bah", mos harro me vu samafkn kur te shkruesh. Ti nuk e ke kuptue te verteten e atij gjyqi qe paska fitue ai gazetari i Panorames ndaj Frrok Çupit. S verteta asht se Frrok Çupi kurre nuk ka pase lidhje me sigurimin, perkundrazi, erdhi ndrrimi i sistemit komunist dhe nuk arriten ta arrestonin Frrokun, te cilit i ishin ba letrat gadi ta rrasnin brenda. Ne kohen e mbretefi.it te doktor mirthes, Frrok Çupi rrebel provon perseri dhunen e shtetit te Mortjes dhe Mortja tenton ta poshteroje me zagaret e komisionit te dosjeve siç u perbalten shume intelektuale te tjere qe te mos kandidonin per deputet. Gazetari i Panorames nje fakir, nje sherbetor i bdyre i "non grates" tenton ta poshteroje Frrokun, me porosi te Mortjes. Frroku e hodhi ne gjyq. Fakiri gazetar ne gjygj thote se une nuk kam shpifur por kam cituar shtypin e Mortjes qe shkruante ashtu per Frrokun dhe me kete mjerani gazetar e "fitoi" gjyqin. E verteta ka dal ne shesh se Frroku kurre nuk ka pase asnje hije te tilke siç kane keta Çaushesket shqiptar. Frrokut i hani mutin per keto pune. Komunizmi kish ba gadi ta rraste ne burg, demokomunistet paz 92 shit tentuan disa kere ta elsminonin Frrokun me gjithe familje dhe perseri nuk i a falin veç pse ai flet pa j u dridhe qelpiku per te verteta te llahtareshme çfar kane bere tash 32 vjet krimibelet me jaka te bardha e me pushtet.

                1. M
                  Marta

                  Eshte per te vene duart ne koke, se si ka akoma maloke shqiptare qe besojne tek kryehajduti dhe kryekrimineli Sali Berisha, qe e shkaterroi Shqiperine me urdhet te UDB-se?!

                2. J
                  Jugu

                  Po per Ramen ke gje per te thene o gazetar lepires i pushtetit te radhes. Di te shkruash por fakti qe lufton opoziten te ben te pa besueshem dhe lepires te Rames. Po ashtu si spiun qe te nxorri gjykata nuk ke me besueshmeri.

                  1. h
                    historia perseritet

                    Causheskun tone e kemi brenda Kryeministrise prej 9 vitesh. Ashtu si origjinali ne Bukuresht, edhe ky ne Tirane ben saktesisht ate qe beri Nikolae, po varferon popullin deri kur ti vije ora ti ngjaje edhe me fundin e origjinalit...

                    1. A
                      Artan

                      Nje perle e vertete, ke kaluar dhe vetveten i madhi Frrok Çupi! Faleminderit Respekt i pafund

                      1. A
                        Arqile

                        Turp per disa komentues injorante qe akoma shkojne pas koqeve te sale kriminelit qe ju be ferre e keqe ketij vendi agjent i Milloshevicit.Mos na cani trapin sala e ka gjetur vete deren e burgut le te perballet atje mjaft e vrau vodhi dhe e la pa drejtesi kete vend>Mekatet e bera erdhi koha ti laje qe ne gjallje. Vetem perendia nuk te fal kurre prandaj njeriu duhet te mendohet para se te beje keq.Sa ka vrare sala sa marrezi ka bere sa te korruptuar i beri gjyqtaret si favorizoi njerzit me te keqinj te ketij vendi si e shkateroi gjithe pasurine e ketij vendi te vene me djersen e gjakun e fshatareve te kooperativave te famshme te enverit.Cfare nuk ka bere sala per shkaterimin e ketij vendi.Mos shkoni pas masakruesit mjaft.

                        1. R
                          Raki bukuroshe

                          Obobooo. Paska pire prape ky

                          Lini një Përgjigje