Nga Kristo Mërtiri
Mbi 45 vjet më parë, në pikun e rinisë sime, po mbaronim studimet e larta në Degën e vetme të Gazetarisë në Universitetin e dashur të Tiranës. Prushi i ëndrrave dhe pasioneve rrinte kurdoherë ndezur. Po prisnim jo pa ankth fatin e emërimeve në gazeta, revista, e në radiotelevizione qendrore e lokale. Ishim vetëm 13 vetë, të përzgjedhur me konkurs nga një Komision i posaçëm profesionist e serioz (historia e konkurimit si ushtar dhe e emërimit tim, ndoshta meriton një shkrim më vete). 13 nga dhjetra pjesmarrës në auditorin e madh të Fakultetit të Shkencave Politike e Juridike (sot diplomohen mbi 200 vetë gati cdo vit, shifër që të habit e të trondit !). Mjaft të rinj e të reja që pohojnë fare lehtësisht e me tringëllimë fodulleske “jemi gazetarë”(pa shkruar e botuar asnjë rresht në Media) nuk i gjen hic nëpër redaksira (?!). Dhe ashtu të shkrifur në kënaqësi, vazhdojnë të deklarojnë plot krenari boshe e pa qoshe: “Jemi me arsim të lartë…”. Dhe qahen e shajnë qeveritë dhe politikanët që nuk u sigurojnë punë “sipas zanatit”. Zanat mavria ! Në Universitet siç hynë ashtu dolën. Dhe mbeten jashtë lëndinave të bukura , punëshumta e lodhëse të Gazetarisë së vërtetë. Paaftësia, mediokriteti, llafazanëria e ulokllëku i shoqëron në çdo hap. Se kush i zgjodhi e i përzgjodhi me mender “tender” apo pa “tender” , si e qysh, një Zot në qiell e di. Mjafton të mbahen në këmbë dega përkatëse, personeli mësidhënës e ai administrativ (?). Manovrat pa lezet e pa bereqet, duke ripagëzuar e ngritur pjacën me emrin “evropian” e përrallandjellës “Shkenca Komunikimi”, mendoj se nuk e kanë shpëtuar gazetarinë bio. Brezit tim kjo i dhemb shumë. Temë debati kurdoherë e nxehtë që rrallë i qasen “analistët” me thasë në ekrane, opinionistët, `moderatorët, editorialistët, drejtorët, kolumnistët, publicistët me mjekër e pa mjekër, aktivistët etj. Por le të mos arratisemi nga fillimi dhe tema kryesore e këtij shkrimi…
Ashtu energjik, me plot kërkesa, synime e qëllime krejt idealiste, sikur po përcillnim pasditet dhe mbrëmjet e fundit vezulluese përgjatë Bulevardit emërndritur “Dëshmorët e Kombit. Po trokiste Festivali i Këngës në Radiotelevizion, ngjarje kulturore kulmore e cdo viti. Shokëve dhe shoqeve nuk u kisha treguar për një hap të “guximshëm” e si në ilegalitet : Vendosa në heshtje dhe një ditë trokita në portën e RTSH, duke dorëzuar një tekst kënge të sapokrijuar. Motiv i ditës. Prit e prit ndonjë përgjigje nga drejtuesit e Festivalit dhe më në fund mora sihariqin se ishte miratuar. Fluturova nga gëzimi. Nuk ishte gjë e vockël për një student stazhier. Në vigjilje të Vitit të Ri, emrin tim si autor për herë të parë në ekran, do e dëgjonte gjithë njerëzia ! Rashë dakord për “ndonjë fjalë” që mund të zëvendësohej për hir të harmonizimit me muzikën. Mbi të gjitha, do e këndonte Artisti i Popullit, Ramiz Kovaçi. Krutani bariton që në djalërinë e tij kish tundur skenat jo dosido të Sofjes e Romës dhe u diplomua me medalje të artë. Apo Pëllumb Katroshi i paharruar. Ndërsa bustin e Ramizit mund ta gjeni edhe në mjediset e Operës së Izmirit, atje ku mbylli sytë përgjithmonë në 1994….Emocionet pozitive dhe negative që përjetova nuk shqiten lehtë :”Proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni”, kompozitori Tasim Hoshafi, autori i tekstit unë. Kur mbaroi konferencierja, isha ngurosur i tëri. Titull tjetër për tjetër dhe tekst i masakruar jo pak ! E kam vuajtur gjatë dhe hidhur. As fola e as shkrova kurrë publikisht. Vecse sot e kësaj dite, ajo mbeti pjesmarrja ime e parë dhe e fundit. Zhgënjimi i rëndë e bëri të vetën…Pastaj nëpër vitet e punës si gazetar profesionist, mu qep e nuk mu nda një “huq” proteste e rebelimi, sa herë binte dhe bie ndonjë sopatë shefi a botuesi mbi shkrimet e mia. Mirëpo, kënga për Proletarët e botës me sa duket la gjurmë të thella !...E kujtova këtë episodjo të këndshëm, kur po hidhja mbrëmë ca shënime për ata politikanë që na bëjnë thirrje për “Revolucion” nëpër tribuna e tubime partiake në vitin 2022 (!). Bota e qytetëruar qesh e tallet. Dhe buzëqesha e meditova edhe për këngën e atij Festivali. Ndërsa një miku im i vjetër lab, djalë partizani trim nga Lumi i Vlorës, ia mori si lehtë asaj këngës së mirënjohur, jo pa qesëndi : “Revolucioni që ka nisë/ Tym edhe flak’ qielli i Shqipërisë!”. Mjaft nga ata që e kënduan për herë të parë, dhanë jetën “si me le” në Luftën e shenjtë Antifashiste Nacionalclirimtare kundër pushtuesve nazifashistë. Se kënga “Shqiponjat Partizane” e shkodranit të mirë, Kolë Jakova, mori dhenë e sterenë dhe ngriti në këmbë luftëtarë të të gjitha moshave në fshatra e qytete. Shumë u kthyen në yje të pashuar që feksin përjetësisht në qiellin e Shqipërisë sonë hallemadhe. Ata ishin, janë e do të mbeten demokratët dhe idealistët më të mëdhenj të kombit. Dhanë gjakun. Dhanë jetën në lule të jetës ! Ç’të jepnin më tepër për mëmëdheun ?...
Por djemtë dhe vajzat e nënave që ranë për një Botë të Re pa oligarkë, pa bejlerë, agallarëe zuzarë që mashtrojnë e kusarojnë një popull të tërë dhe me pacipërinë e tyre nxehen e shkrehen kundër korrupsionit, nuk mund të mos drithërohen në varre. Mendoj se Dëshmorët nuk kanë asgjë të përbashkët me Polit(h)ikën e 30 viteve Tranzicion “yrrja-byrrja”. Madje kur liderët kalanderë shkojnë të “vrerosur” atje ku prehen Shqiponjat e Lirisë me rrënjët në gjak e sakrifica(pasi kanë dalë nga vilat me makina të rënda luksoze e me plot gardistë të Republikës), mua shpesh më vjen për të vjellë. Nuk ka fyerje më të madhe që u bëhet të rënëve të Atdheut nga këta hipokritë e hajdutë të fëlliqur në politikë ! Tranzicion që vendi e provoi dhe e pagoi tepër dhimbshëm e brinjë më brinjë. Rrokullimë në jerm që nuk po ndalet ende nga pushtpushtetet djathtas e majtas. Ndërsa liderët e tjetërsuar u kthyen shpejt në grabitqarë të pangopur pasurie përballë syve të cmeritur të taksapaguesve me qesenë “sa një kokërr hudhër”. Të njëjtat fytyra tashmë të urryera masivisht, bëjnë thirrje për Revolucion nga mjediset e luksit të tyre të shfrenuar. Fukarenjtë shajnë e mallkojnë me shpirt të sakatosur. Realisht, përditë po shtohen ata që i falen “kohës së Enverit”. Kjo është e vërteta. Si pranë koshave të plehërave nëpër qytete ku gërmohet natën me thonj e me duar; si në Rendin Publik ku mund të hash koqen e plumbit duke pirë kafe në bare e trotuare në zemër të qytetit; si nga pusitë zezona të gjakmarrjes e hakmarrjes mesjetare; si në vrasjen e grave me kobure, thika e hanxharë(burrëri e tredhur!); sinë marrjen e jetës së vëllait ngë vëllai “për një ledh, për një kufi prone” të ndarë me boriet “antikomuniste” të kapitalizmit “social” etj. Fjalët në thonjëza janë të një kënge të vjetër sa Clirimi i vendit, që tregonte jo pa krenari zhdukjen e kësaj plage të llahtarshme që do kullojë në breza elegji tragjedish e dhimbje gjer në kockë edhe për ngujimet paradoksale “me kuc e me mac”. Realitete që nuk mohohen dot. Brezi i ri i lindur në Pluralizëm, dëgjon i shushatur e disi mosbesues përmes gjëmimeve të propagandës agresive e iluzive partiake, politikës “qorre pas kasolles” e militantizmit ulërak vetëm me celularë në duar(pa asnjë libër letërsie, historie,, publicistik e filozofik !). Mbyten kafenetë përditë në emër të Lirisë shterpë. Asnjë diskutim pasionant për kulturën e vërtetë, për filmat, bibliotekat apo për cështje të mëdhë kombëtare e locale. Dinë më mirë muzikën e këngën tallava vulgare me tekste mizerabël; dinë se kush nga “vipat”(kupto: rripat) është shtatzënë apo kush bashkëjeton me partnerin sevdalli të disa femrave “yll”; dinë targat dhe llojet e makinave multimilionere të moshatarëve me nëna e baballarë biznesmenë e politikanë bosa me “rrogën” e Dovletit(shteti)…Përfytyroni nesër këta pinjollë injorantë, pjella të atyre që sot shqyejnë gurmazin për “Revolucion”, nëpër istikame shteti e pushteti ! Mjerë Shqipëria !
-Më dëgjo pak mua, o miku im në metropol ! Aman, më qafsh, a e kanë pagëzuar me emrat xixëllues “ revolucion tekniko-shkencor, industrial, anti-imperialist, demokratiko-borgjez, ideologjik apo kulturor” ?! Le t’i vemë kapak muhabetit : Revolucion për kolltuqe pushteti apo evolucion pa huqe e ulluqe “dovleti” ? Mos vallë është si ajo “rruga e vetme për përmbysjen e kapitalizmit nëpërmjet vendosjes së diktaturës së proletariatit pas rrëmbimit të pushtetit politik…nëpërmjet revoltës e kryengritjes. Më shqip, “përmbysje me dhunë e një rendi shoqëror, politik e ekonomik”. Sa para bën, po na ikën dhe shtatori, lumi-lumi që na mori ! Mjafton të mendojmë, të punojmë dhe të jetojmë si revolucionarë. Aman, u thuaj të mbajnë dorën si luftëtarë (jo si lapërdharë) të paepur nga vilat hijerënda e verbuese në Kryeqytet e në Bregdet; në Gjirin(kupto: gjirizin) e Lalëzit; në Gjirin e Kurvave(kështu thirrej dikur në anën perëndimore të liqenit të Tiranës; në Farkë, Lundër, Surrel, në “Teksas”(Qerret i Kavajës) e gjetkë. Kjo “ndërgjegje revolucionare” do e shmangë rivendosjen e kapitalizmit të pashpirt dhe pa din e iman ?!
Njerëzia pyet: Mos vallë do të katandisen në TOPAHIPAS (jo mish për top) me të dalë ku të dalë, mjafton që të shpëtojnë paq vilat, apartamentet, dyqanet, pallatet, tokat e zaptuara, llogaritë e mbarsura bankare që po pëlcasin nga mbipesha vrastare. Të gjitha janë “siguruar” nga rroga e “Dovletit” dhe jo nga fukarallëku e uria e miletit ! i keni vënë re ? Aq shumë e kanë shtrënguar rripin e kursimit dhe kanë tharë zorrën, sa nuk u dallohet dot lehtë barku nga kurrizi… Sa për “topahipasit”, të kuptohemi, nuk janë nga ata që luajnë në dy skuadra : në njërën mileti u shtron shpinën dhe rri përkulur duke rënkuar e mbajtur liderët e rregjur në Tranzicion, kurdoherë kaluar. Dhe hedhin vickla e presin topin e qelbur të korrupsionit e të kusarëve me cizme e pa cizme. Oi, oi, po na cudisin me ato që po përrallisin përditë ! Nuk e fshehim, një merak e kemi : Mos na ndërliksen keqazi me synimet e Revolucionit të parë në Shqipëri, me atë demokratiko-borgjez të qershorit 1924 ?!
Po përse vallë, sot në 2022 na flasin si të ndërkryer nga një lloj tërbimi të marrosur bulevardesk e donkishotesk ? Dhe në fund, nuk arrijnë të ndërsejnë dot as qentë e mëhallës për të sulmuar “të paudhët” e hipur në kolltuqe e pasurira erërënda…Apo janë mësuar të trillojnë e të bëjnë me barrë edhe priftin e hoxhën ? Po pse hiqen xhanëm sikur u këputet shpirti për proletarët e mbytur në varfëri ! Politikanët profkatarë i harruan shpejt udhët e shtigjet nga erdhën dhe lundrojnë në bollëk, luks e pasuri të pistë. Këto këllira politike mbi 30 vjeçare(djathtas e majtas) duhet të shporren me hir e me pahir. Përndryshe, Shqipëria jonë me siguri do të lëngojë gjatë ! Kishte të drejtë Kiço Spiri ose Këthja sic e thërrisnin në Gjirokastër vjershëtorin origjinal të Dashurisë e Politikës, kur ligjëronte: “Mora pushkën dola malit,/ Të luftoja për atdhe,/ Ku ta dija unë i varfri,/ Se armiku ishim ne ?!”…..
T'u lumte Kristo...Qofsh perhere shedosh e me mendje te kthejllet..Urime nga Athina.Nje Kristo tjeter...
Gazetaret, Politikanet dhe Juristet jane turpi i Shqipries dhe i shoqrise. Dhe shumica nga keto kadogori, jane pa shkolle, hajdute dhe të lidhure me krimin dhe korrupsjoni.
T'u lumte Kristo...Qofsh perhere shedosh e me mendje te kthejllet..Urime nga Athina.Nje Kristo tjeter...
... por llafe ne ere, pa asnje fakt, pa asnje emer!
Bravo,shkrim brilant.
Shkrim pasiononte dhe profesional. Shkruan, shkruan, por për kë? Për kokëboshët?! Gjej rastin të të përshëndes Kristo.
Me mbushe me emocione z.Kristo Mertiri me shkrimin tend shkruar me zemer. Me prure vellane qe mu vra 18 vjec ne qafen e kicokut me endrren qe Shqipria te qe e lire e ta gezonte jeten ne vatanin tone pa shtypes e te shtypur te mos na mbyste fukaralleku. Dhe nuk ra vetem ai ne ate mynxyre por dhe bij te tjer nenash. Cte mos u dridhen eshtrat atyre kur oligarket kan dal sheshit e po i n xjerrin brinjet vendit ne kete palo kohe e me hajdute qe nuk ngopen e na kane hip ne qafe. Mos i hengshin e ju befshin helm pasurite e vjedhta te ketij populli. Na duan dhe revulicion se nuk u ngopne me pallatet e luksin e tyre te terbuar, te mos u ikin kolltuqet prej bythe. Ku shkuan idealet e deshmorve e e te njerzve te tjer qe kane punuar me ndersmeri ne ter keto vitre. Poshte matrapezet qe te lajn e te lyjn dhe te vjedhin ne emer te ligjit te tyre. Populli marrte hak. Gjaku deshmorve i ndeshkofte. Faleminderit dhe respekte z.Mertiri per shkrimet e tua kurajoze.
Kete shkrim une e veshtroj si shprehje te kthjellte te nje realitety te dhimshem dhe zedhenes te paanshem te njerzve te mire e te ndershem.
Mua më duket se ka një gabim këtu. A nuk dolëm në demonstrata në "Qytetin Studenti" kundër pabarazisê komuniste duke kërkuar barazinê kapitaliste?! A i harruat kaq shpejt ata të "Bllokut"?! Që jetonin, maskarenjtë, më mirê se populli i thjeshtë! Tani jemi aty ku duhet. Kemi oligarkë që janë pasuruar duke grabitur pronat publike. Kemi të pasur që nuk dinë sa kanë dhe të varfër që nuk kanë çfarë hanë! Si në kohën e Megjenit, meqë ra llafi. Kemi krim të organizuar dhe të pavarur! Si ta ka qefi. Po kemi edhe prostituta, shoqata LGBTQRSVL ... etj etj. Në vend të këngëve për Atdheun, punën, socializmin që na çanin trapin atëhere, kemi tani këngê nga Stresi, Noizi dhe Rripa të tjerë që këndojnë me profesionalizëm të plotë këngê si "Sa të mirë ma ke bythën"! Kemi libra me interes të lartë shkencor dhe nivel të paparê artistik si ai me titullin "Vrima", të cilin e përuroi vetë kryeministri ynë i nderuar. Pra çfarë doni më shumë?! Ky është kapitalizmi. Kjo është demokracia. "Mê përpara quheshin banditê, sot quhen biznesmenë"! Kjo ështê një shprehje 200 vjeçare që na vjen tani nga Amerika. Pse ankoheni atêhere?! Ti Kristo, apo Leonidha si e ke emrin, je nostalgjik i kohës së Enverit më duket. Si atëhere kur kishit pushtuar redaksitê e "Zërit të Popullit" dhe "Bashkimit" si korrespondentë nga Gjirokastra në atë majë mali! Nostalgjikë dhe enveristë të pandreqshêm! Si jua lejon Merua këto shkrime xhanëm, se nuk po kuptoj gjë fare?!
O ?./ Kristo dhe Leonidha nuk eshte i njejti njeri, jane vellezer. Ne fakt, shkrimi nuk asnje fakt apo emer qe ta quajme gazetari, vetem tjerrje leshi ne mesnate pa gjume.
Beno, prape ti o kritik? Te erdhi sinjali ne Amerike? I njihke njerezit dhe duket ke dhe eksperience cobani, me lesh e tjerrje.
Kristo i dashur. Pena jote e ndritur e ka shkruar me dhimbje e revolte shkrimin, sepse jetojme ne nje realitet qe te trishton. U nderrua sistemi qe patem, se do te ndertonim demikracine!... Por, cfare na doli? Nje vere ne uje... Ato gabime e te meta qe paskej ai sistemi i kaluar paskan qene nje pike uji ne mes te oqeanit. Keta ujq e cakenj qe erdhen pas vitit 1990 paskan qene te tmerrshem. Keta jane gati te na pijne edhe piken e fundit te gjakut, te na hane edhe kocken per tu pasuruar vete me pasuri perrallore... Kurse ne shikojme dhe qeshim... Se nuk qajme dot. Ata qe ishin te mbushur me mllefe e urrejtje nga sistemi i kaluar, me te drejte apo jo, me zi e kishin pritur diten e permbysjes se madhe. e nisën çbërjen e historisë menjëherë pas ndryshimit të sistemit më 1990. Nën drejtimin e Pinjollëve te atyre që qene bashkuar me pushtuesit dhe tradhëtarët, iu vu kazma çdo vepre të ndërtuar me mundin dhe djersën e një populli të tërë. U shembën fabrika, uzina e kombinate, doli jashtë përdorimit sitemimi i tokave dhe sistemi i bonifikimit të tyre, u shkatërrua sistemi hekurudhor që e përshkonte vendin nga jugu në veri, u shkatërrua tërë investimi i bërë për sistemin mbrojtës të këtij vendi me strehime e armatime nga më modernet, u shkatërrua sistemi arsimor dhe ai shëndetësor, të cilët i ofroheshin popullit falas kudo që punonte e jetonte.... Atyre që u thernin sytë nga këto arritje i përdorën të gjitha rrugët dhe mjetet për ta shembur gjithëçka, duke e kthyer në gërmadhë. Nder ato pak gjera qe kane mbetur ende jane edhe filmat e Kinostudjos, te cilet tashme duan t'i fusin ne turren e druve. Ti i dashur Kristo, e di mire qe ka 32 vjet që tiret një dialog bajat deri në neveri për datën e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit e huaj: Jo u çlirua më 28, po u çlirua më 29 nëntor!... Po si mund të heshtet kur nëpër shkolla hyjnë lloj-lloj tekstesh alternative, të cilët kanë ndryshime në gjëra jo pak të rëndësishme? Cilin tekst të historisë duhet të mësojnë fëmijët, atë që thotë se u çliruam më 28, apo atë tjetrin që thotë se u çliruam më 29 nëntor!? Po kaq pa dinjitet qenkan strukturat politiko-shoqërore në këtë vend, sa të mos e ndajnë dot shapin nga sheqeri? Kujt i intereson që ligji i dosjeve të bëhet sipas orekseve të atyre që e kanë kokën me sëmundjen e qeres!? Kush i mban të mbyllura Dosjet e atyre që kanë qenë spiunë dhe pse Parlamenti nuk ndërmer një nismë që t’i japë përgjigje këtyre problemeve!? Ne keto kushte na ka mbetur te themi "Shih me sy e plas me zemer". Sepse jemi te pafuqishem per te bere ato pune qe e trondisin nga themelet realitetin. Me sa duket, ky sistem e ka ne bazen e filozofise se tij qe t'i percaje njerezit dhe t'i beje te painteresuar per te ndermare aksjone te guximeshme. Prandaj rinia iken nga syte kembet duke i lene keta fare politikanesh qe te livadhisin si t'iu teket.E di qe nuk eshte mire te pajtohemi me shprehjen shih me sy e plas me zemer. Por, perderisa jetojme ne keto kushte, le te presim e te shpresojme se me e mira nuk ka mbrritur ende. Te pershendes miku im dhe te uroj gjithe te mirat qe deshiron.
Me pak fjalë i dashur Xhelil dhe Kristo, e pamë të konkretizuar Kadarenë: ''Që të përmbysin ty parti (Shqipëri), Duhet të përmbysin tërë këtë tokë të lashtë e të rëndë, Të përmbysin kështjellat, malet, këngët, Të ngrenë nga balta e të rivrasin të rënët''... Kjo ka ndodhur miqtë e mij... Këto që shkruani ju janë saze pas dasme, ku e hedhin vallen e tundin bythët vetëm arrëxhofkat buzë lumit, për t'ja u ngritur arrëxhijve pasi kanë pirë nga një tamzan raki...Ju uroj të kini shëndet e kismet të mirë se ini vërtet burra të nderuar, edhe pse të vonuar...
Kjo tollivi e Sterzgjatur as Hartim nuk mund te quhet. Autori duhet ta kete marr shkendijen nga humbja e ndeshjes me Izraelin, Por Eshte i lodhshem dhe anakronik!!! Gjithsesi autori arrin ne perfundime te sforcuar kur vlerson vetem fenomenet negative!!! Demokracia Eshte me shume se kaq!!!
Bravo.
Shkruj shume i bukur, e verteta e thene dhe ne pergjithesi eshte e vertet. Cfar mund te thuash ?maskarrnjte e kombit America o i ben bura shteti, o i takon neper selit e tyre. Per 30 vjet ka tall menderen me kete popull
Koken fshehur, carkun ngrehur. Gjarperinj, apo minj. Helmin presin, qe ta qesin. Me komente, testamente. Pleksur mire, ne erresire. Qofshin Ben, qofte qen. Themi ne ketej nga Vlora Gazetar te lumte dora, Mos pyet per keta horra.
O Fitim o vella Ne Golëm nje fjale ka, Beju memen te te thone baba.
Tu befte ne vrime te bythes edhe gojes e debil.
Tangul trangulli, duket qenke me eksperience ne kete sektor …
Bjeri me te lumte Dora! Bjeri beja fora! Kristo djali nga mesapliku!! Oshtin topi dhe belgjiku!!! Partizan o lule djali!!! Mbaroi byreku dhe dhalli!!!! Te rroje partia!!!
Te jemi te sakte: deshmoret u dridhen qe dhjetevjeteshin e pare pas lufte kur Shqiperua u mbush me burgje, me vende internimi, kur buka u be me triska, kur shume shoke te tyre te luftes u burgosen apo u pushkatuan(gjeneralet e 1974-). Smbeti me emergji per tu dridhur. Dhe erdhi demokracia, hapesira e lirise qe ata enderronin por filluan te dridhen te gjallet, pronaret qe mbeten pa prone, te internuarit qe u genjyen me ca vende lemoshe ne administrate apo me viza per jashte shtetit. U liruan burgjite dhe "bjeri ti biem" Me i miri ne tribuna doli me i keqi ne realitet. Ka vajtur puna ne ate derexhe sa te lakojme ligjin e xhungles. Autori ka te drejte kur ngerthen problematiken por na duhen rrugedaljet nga kjo situate.
JE BRILANT TE LUMTE AJO PENE JE I MADHI I KOHERAVE' NJE SHKRIM QE PO TA LEXOSH ME VEMENDJE TE DRIDHET MISHI DHE TE VJEN PER TE QARE; POR ME KE FLET ME MASKARENJTE ME KUSARET DHE TRADHETARET E ATIJ VENDI QE NUK NGOPEN SE VJEDHURI DHE SHQUERE ATE VEND DHE HIQEN SI TE VIRGJER. ATY DUHEN NJA DHJETE AVNI RUSTEMA QE TJA U NEMEROJNE NE LULE TE BALLIT HAJDUTEVE ME CIZME DERI NE GJU . ATY DUHET LIGJI KETU KU JAM UNE NE AMERIKE . JO I FUSIN PESE DITE NE BURG DHE I NXJERIN PRAPE BURG BURG PER BERISHEN DHE METEN MOS I PRANOFTE AS FERRI POR I LEMTE JASHTE TI HANE QENTE DHE SORRAT JE I MADH ME SHKRIMIN QE KE BERE. RESPEKTE TE PA FUND'
Si gjithmone me pene te forte Kristo Mertiri !Problemet e temat qe trajton shume te mprehta !Uleritese klithma jote qe duhet te ngreje ne kembee ndergjegjesoje nje shoqeri te tere !Ky eshte roli i gazetarit te vertete !Urime e mbaresi ne punen fisnike qe e kryen persosur !Pershendetje e Respekte !
Xhelil Aliu:- Kristo i dashur. Pena jote e ndritur e ka shkruar me dhimbje e revoltë shkrimin, sepse jetojmë në një realitet që të trishton. U ndërrua sistemi që patëm, se do të ndërtonim demikracinë!... Por, çfarë na doli? Një vërë në ujë... Ato gabime e të meta që paskej ai sistemi i kaluar paskan qenë një pikë uji në mes të oqeanit. Këta ujq e çakenj që erdhën pas vitit 1990 paskan qenë të tmerrshëm. Këta janë gati të na pijnë edhe pikën e fundit të gjakut, të na hanë edhe kockën për tu pasuruar vetë me pasuri përrallore... Kurse ne shikojmë dhe qeshim... Se nuk qajmë dot. Ata që ishin të mbushur me mllefe e urrejtje nga sistemi i kaluar, me të drejtë apo jo, me zi e kishin pritur ditën e përmbysjes së madhe menjëherë pas ndryshimit të sistemit më 1990. Nën drejtimin e Pinjollëve te atyre që qene bashkuar me pushtuesit dhe tradhëtarët, e nisën çbërjen e historisë duke i vënë kazmën çdo vepre të ndërtuar me mundin dhe djersën e një populli të tërë. U shembën fabrika, uzina e kombinate, doli jashtë përdorimit sitemimi i tokave dhe sistemi i bonifikimit të tyre, u shkatërrua sistemi hekurudhor që e përshkonte vendin nga jugu në veri, u shkatërrua tërë investimi i bërë për sistemin mbrojtës të këtij vendi me strehime e armatime nga më modernet, u shkatërrua sistemi arsimor dhe ai shëndetësor, të cilët i ofroheshin popullit falas kudo që punonte e jetonte.... Atyre që u thernin sytë nga këto arritje i përdorën të gjitha rrugët dhe mjetet, duke e shembur e kthyer gjithëçka në gërmadhë. Ndër ato pak gjëra që kanë mbetur ende janë edhe filmat e Kinostudjos, të cilët tashmë duan t'i fusin në turrën e druve. Ti i dashur Kristo, e di mirë që ka 32 vjet që tiret një dialog bajat deri në neveri për datën e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit e huaj: Jo u çlirua më 28, po u çlirua më 29 nëntor!... Po si mund të heshtet kur nëpër shkolla hyjnë lloj-lloj tekstesh alternative, të cilët kanë ndryshime në gjëra jo pak të rëndësishme? Cilin tekst të historisë duhet të mësojnë fëmijët, atë që thotë se u çliruam më 28, apo atë tjetrin që thotë se u çliruam më 29 nëntor!? Po kaq pa dinjitet qenkan strukturat politiko-shoqërore në këtë vend, sa të mos e ndajnë dot shapin nga sheqeri? Kujt i intereson që ligji i dosjeve të bëhet sipas orekseve të atyre që e kanë kokën me sëmundjen e qeres!? Kush i mban të mbyllura Dosjet e atyre që kanë qenë spiunë dhe pse Parlamenti nuk ndërmer një nismë që t’i japë përgjigje këtyre problemeve!? Në këto kushte na ka mbetur të themi "Shih me sy e plas me zemër". Sepse jemi të pafuqishëm për të bërë ato punë që e trondisin nga themelet realitetin. Me sa duket, ky sistem e ka në bazën e filozofisë së tij përçarjen e njerëzve, duke i bërë ata të painteresuar për të ndërmarë aksjone të guximshme. Prandaj rinia ikën nga sytë këmbët duke i lënë këta farë politikanësh që të livadhisin si t'iu teket. E di që nuk është mirë të pajtohemi me shprehjen “shih me sy e plas me zemër”. Por, përderisa jetojmë në këto kushte, le të presim e të shpresojmë se më e mira nuk ka mbrritur ende. Të përshëndes miku im dhe të uroj gjithë të mirat që dëshiron. *** *** ***
O Xhelil, pse hutohesh, historia e Shqiperise ne Radio dhe Televizion e kane sanksionuar Diten e Pavaresise me 28 Nentor 1912, Diten e Clirimit me 29 Nentor 1944 dhe Diten e Marrezise me 20 Shkurt 1991.
Ekzakt duan te na shperlan trut qerroin syt te deneruaret e kombit do e pesoin si ballistet kuqe
Kristin Ligjero si ne ate kohe dhe ne kete kohe Edhe Kryetaret dhe Sekretaret keshtu I ke telendisur te ligjet e kombit nje fytyr kan ne qe te kemi njohur familiarisht e dim se te shiturit is 43 dhe ata qe marin para nga te huait per te ber zap shqiperin sa u ke then pak e kan
Ekzakt Bieru si ne ate kohe kryetareve e sekretareve te liqe njesoi jan te jetosh ne lluks me grabitie latari bieru Kristo bieru
Shkrimi eshte shume i pergjithshem dhe nuk vendos "piketa"se si mund te permiresohet gjendja.Sistemi i"diktatures te proletarjatit" u permbys se nuk plotesoj pritshmerit,per barazi shoqerore e politike.Ai sistem largoj disa bejler me kuaj e pajtone per te sjell disa "bejler me bensa".Pjesa dermuese e luftareve te Luftes nacional-clirimtare ishin idealiste per boten e RE pa shfrytezues,Populli i besoj dhe i mbeshteti pa rezerva.Ishte ai besim dhe vrull qe solli ato ndryshime te medha ne ato vite.E me gjithe arritjet,duke qene nje vend i vogel nuk mund te konkuroje me superfuqite Europiane e boterore.Edhe shume te perndjekur politike te asaj kohe ishin idealiste per formen e zhvillimit kapitalist.Shume gjera te "ndriteshme"te ekraneve i mernin se keshtu ishte jeta.Te gjitha si mosrealizimi i pritshmerive dhe "endrave vezulluese" solli ndryshimin e disa "bejlereve me bensa" ne"kapitalistet"e pa shpirt qe kemi sot.Jane keta kapitaliste qe u "digjet shpirti" per popullin(poplat)se po vuan dhe i therret per revolucion,qe ata te jene perseri ne pushtet."Njeqind qeveri kane nderuar keta hora por asnjehere nuk e hoqen grabitjen nga dora".Keta qe u digjet shpirti se njerezit po largohen nga vendi jane ata qe kane nxitur dhe e nxisin braktisjen e vendit.Jane reklamat e medha,Gjermania ka nevoj per punetor", "Lajmi mire per shqiptaret,Anglia nuk do ti perzer me shqiptaret' e shume te tilla.Keto jane pjese e politikes per ta gllaberuar sa me shpejte vendin nga keta "kapitaliste me vila e pasuri te pa llogariteshme"E ne kete gjendje ku jemi nje dore te mire na ka dhene dhe Europa e Amerika duke reklamuar "sukseset e medha" me keta yje ne ngjitje e bur(r)a shteti.