Nën maskat e policëve që arrestuan Doktorin, portreti i çdo shqiptari mosmirënjohës

26 Shtator 2022, 16:26Blog Nga Lorenc Vangjeli

Nën maskat e policëve që arrestuan Doktorin, portreti i

Për të hyrë në QSUT, në Spitalin e Traumës, në Senatorium e gjetkë nëpër Shqipëri, duhet të kalosh fillimisht një postobllok. Merr një biletë parkingu që kushton njëqind lekë në dy orët e para dhe pastaj kjo shumë shtohet me njëqind lekë për çdo orë të tepërt qëndrimi në ambientet e spitalit. Një numër punonjësish me bluza fosforeshente kujdesen për fluksin e makinave që hyjnë e dalin nga spitali sepse parkingu është një shërbim që kryhet nga operatorë privatë.

Vit mbas viti, gjelbërimi dhe mirëmbajtja e qëndrës më të madhe spitalore në vend, por dhe kudo tjetër në Shqipëri, është rritur dhe kjo është një nga mrekullitë e sipërmarrjes së lirë. Edhe ky shërbim është privat.

Pothuaj njëlloj siç është dhe shërbimi i sigurisë, ku një kompani e Ministrisë së Brendshme garanton rregullin deri në hyrjen për në pavione.

Privat është dhe shërbimi i lavanterisë, gatimi i supës së spitalit, furnizimi me medikamente, sterilizimi i veglave, laboratorëve të analizave dhe shumëçka tjetër që nevojitet si aleat në luftën e përjetshme të njerëzimit për të fituar betejën mes jetës dhe vdekjes.

Krahasimi me të shkuarën e afërt është shumë i largët. Reforma Rama në shëndetësi, zbatuar nga dy prej ministrave të tij më të mirë, Beqja në fillim dhe Manastirliu në vijim, pavarësisht kritikëve dhe skeptikëve, pavarësisht të pakënaqurve dhe episodeve që thonë të përkundërtën, është një proces totalisht i lëvdueshëm në thelbin e tij. Kush mendon ndryshe, duhet të kujtojë se në shtëpinë e berberit, qimet nuk mungojnë kurrë.

Pavarësisht problemeve të panumërta që reflektojnë stadin e zhvillimit të vetë shoqërisë shqiptare, shëndetësia e sotme nuk mund ta barabitet në asnjë drejtim me kohën kur Shqipërinë e drejtonte një Doktor që është mbartësi absolut i mëkatit fillestar, autori i batutës së famshme, plot urrejtje për mjekët që i quajti për herë të parë: Ata, bluzat e zeza! Duke u bërë kështu, shkaku i parë që i shënjestroi ish-kolegët e tij si mish për topin e panginjur të urisë njerëzore për spektakël: Të kam parë si perëndi kur kisha hall, tani shihe veten si viktimë që bie në hall!

I vetmi shërbim spitalor që vazhdon të jetë shtetëror dhe sipas modelit komunist në raportin mes punës dhe shpërblimit, të vetmit proletarë në sistemin shëndetësor shqiptar, është shërbimi që afrojnë mjekët. Ata janë të vetmit njerëz në sistem dhe në majë të sistemit që “prodhojnë” paratë e nevojshme, që bëjnë betejat e përditshme për shëndetin, për cilësinë e jetës dhe kundërshtinë ndaj vdekjes dhe që në fakt, paguajnë për të gjithë. Me rreth 800 euro në muaj rrogë dhe me disa shpërblime për orët e rojes së natës, ata janë gjithashtu shënjestra kryesore e organeve të zbatimit të ligjit dhe të luftës kundër korrupsionit.

Në fund të javës së shkuar, Fitim Marku, mjek reanimator në Spitalin e Traumës, u arrestua në vendin e tij të punës. Një polic i infiltruar i afroi para në këmbim të shërbimit dhe kaq mjaftoi që dhjetra kolegë të tij të suleshin, me maska dhe armë në ambientet e spitalit, si ukrainasit në kundërsulm mbi pushtuesit rusë. I rrethuar nga të katër anët, pa shpresë për arrati, “armiku” publik u dorëzua.

Zgjati duart që ja prangosën dhe me uniformën e tij të luftës, domethënë me bluzën e mjekut ende në trup, u shoqërua në hyrjen e urgjencës drejt makinës që do ta çonte në paraburgim.

Në mos ja thanë, edhe policëve që e arrestuan, me gjasë do t’u ketë ardhur keq. Ndoshta edhe ja kanë shprehur keqardhjen e tyre, por duke u sqaruar se nuk kishin çfarë të bënin. Këto ishin urdhërat. Ndoshta dikush prej tyre edhe mund ta ketë njohur sepse doctor Marku i kishte ndihmuar nënën e moshuar me frakturë në gjymtyrë, dikujt tjetër mund t’i kishte shpëtuar djalin e xhaxhait që kishte bërë aksident e dikush tjetër, edhe i kishte dhënë ndonjë dhuratë në këmbim të shërbimit për të cilin ai paguhet si proletar në një shoqëri me kapitalizëm kaotik.

Me siguri, të gjithë ata që pak vite më parë ishin të gatshëm të puthnin ato duar, ata që i shihnin mjekët si aleatë në luftën kundër armikut të padukshëm, Corona Virus-it, kur i quanin heronj bluzat e bardha dhe bënin duart gjak duke i duartrokitur nga përtacia plot frikë e izolimit, u ndjenë të keqardhur kur panë pamjet që një ushtri reporterësh e dëshmonin live në ekranet e televizioneve.

Dukja gënjen gjithmonë. Dhe ky është rasti klasik kur pandehma se po tentohet të vihet drejtësi në Shqipëri, është e gabuar në thelbin e saj bolshevik.
E vërteta e thjeshtë është se një mjek nuk është një njeri si gjithë të tjerët!

Edhe në luftë, doktori ushtarak, ai që shpëton jetën e kundërshtarit të armatosur nuk vritet. Ai mbrohet në mënyrë të ndryshme nga ligjet e luftës.

Në mos herët, vonë, për skllevër dhe mbretër, Doktori është hallka e fundit që lidh individin me Perëndinë. Në mos mençurisht, kjo aksiomë duhet të përkthehet nga të gjithë ndryshe për hir të interesit vetjak. Polic qarkullimi apo ministër policie, i pasur apo i varfër, shenjtor apo mëkatar, gjithkush do të jetë pacient që lutet që doktor Fitimi të mos humbasë betejën e rradhës.

E bashkë me të, të triumfojnë edhe Doktoreshë, Silva, Alma, Perlati, Ariani, Juli, Viola, Serxho e dhjetra të tjerë në Senatorium, Doktoreshë Najada, Luli i Artë, Tritani, Ariani, Nevila, Entela e të tjerë si ata tek Infektivi, Doktor Maksi i Mrekullueshëm apo Profesor Albani, Prift e Hoxhë njëherësh, tre Arbenët, Kaçani, Ohri i Sakrificës, Hekurani i Madh, Koli, Arseni, Bledi, Aureli, Lordi, Adriatiku, Fetahu, Saimiri, Xhina, Gysi, Mondi, Iliri, Monika, Krenari, Turi, Edvini, Albana, Mira, Jovani, Skënderi, Gjergji, Anika, Ramazani e shumë të tjerë të racës së tyre, përfshi edhe Doktorin që u bë President.

Të luten në gjunjë, që gjithë këta ëngjëj që kanë më të bardhë zemrën vetjake se bluzën e zanatit dhe më të arta duart se unazat e martesës, të jenë triumfatorë në të përditshmen e tyre.

Të gjithë janë të barabartë ndaj ligjit, por edhe ligji e sheh barazinë ndryshe. Nëse Doktor Marku e të tjerë si ai, refuzojnë të shërbejnë nëse nuk paguhen, ky është krim. Ka edhe të tillë dhe ata duhen ndëshkuar pa mëshirë. Por nëse Doktor Fitimi pranon të përfitojë një dhuratë, sa kohë që nuk ndryshon sistemi i shpërblimit në spitale, aëherë Zoti ja bëftë shëndet edhe atij!

Policët zbatuan detyrën. Ata hynë me armë në spital, por nën maskë ata fshihnin të parin portretin e Doktor Berishës e më pas, fytyrat e të gjithë atyre që kanë qeverisur këtë vend e deri tek shqiptari i fundit që ka aftësinë e pabesueshme, ndoshta në mënyrë unike në glob, që të dijë të presë mrekullisht degën ku ulet vetë. Me sharrë në dorë e gaz e në buzë: T’i më ndihmove, por unë të vras me gurë! Fundja, ky është fati i të qenit të vetmit proletar në një shoqëri që jeton nën rregullat e kapitalizmit kaotik.
P.S. Nën stresin e mrekullueshëm të dasmës së të birit, Luli F. nga Gjermania pati një problem shëndetësor.

Në veriun e pasur të Gjermanisë ku ajo jeton me familjen e saj, “termini” që i kishin afruar për vizitë tek mjeku specialist, ishte vetëm katër muaj e gjysëm pranë saj. Shkoi në QSUT dhe një mjek i panjohur e shoqëroi për gjatë gjithë ditës nëpër pavione. Diku e çoi vetë, diku foli në telefon që ta prisnin.

Në përfundim të xhirros spitalore, Luli F., ashtu si mijëra shqiptarë çdo ditë, morri një shërbim për të cilin mbeti mirënjohëse.

Ndoshta sepse vinte nga Gjermania e largët, aty ku klima e ashpër, ndryshe nga dielli i artë i Mesdheut në Shqipëri, lejon të rritet ky virtyt gjithmonë e më i rrallë në Tiranë. Dhe Luli F. tha se lutej. Lutej që mjekët shqiptarë të mos rendin të mësojnë gjermanisht siç po i detyron të bëjnë padituria ekslente në tokën amtare.

17 Komente

  1. B
    Bubuzhel Berati i punesuari Berrishes

    Popull interesant me kujtoni esclave Ezop kur pronari i thoshte je i lire a i thoshte kam lindur skllave dhe dua te qendroje esclave edhe ju lloje lloje komentesh pse e arrestuan ,ishte planifikuar ishte i semure me duket se jeni mesuar me te paguar jeni pjese e korrupsionit pasiv .Ne vende qe ta denoni xhestin e tij e merni ne mbrojtje turpe

    1. M
      Mal Cori

      Vangjel, këtë herë qënke ftohur në bythë dhe prandaj po pjerdh................... Kështu ju mbroni diçka të paligjshme. - Mjeku ka rrogë të ulët dhe duhet të pranojë dhurata. - Gjykatësi dhe prokurori ka rrogë të vogël dhe duhet të pranojë dhurata. - Polici ka rrogë të vogël dhe duhet të pranojë dhurata. - Profesori në universitet ka rrogë të vogël dhe duhet të pranojë dhurata. - Kujt nuk i bëjnë dhurata? Oficerit të ushtrisë?........ Inxhinierit? mësuesit i japin lule për 7 mars.... Ndërsa punonjësit e administratës kanë rast të pranojnë dhurata, kur të zgjidhin një hall. E kanë rrogën e vogël. - Po kur e kanë rrogën e vogël këta mjekë, përse nuk ikin jashtë vendit. Fillimisht ikën, por kur atje ju qi nana në punë nga mëngjesi në mbrëmje, tashmë janë kthyer pothuaj të gjithë mjekët, veç atyre që ishin specialistë të vërtetë dhe u vlerësuan atje ku shkuan.................................................... Ndërsa mjeku këtu, nuk ka nevojë për rrogën hiç. Punon tre orë në SPITALIN SHTETËROR, peshkon pacientët, i dërgon në KLINIKEN PRIVATE. Shkon në klinikën private, bën vizita atje, me lekë pa faturë, pastaj shkon në një SPITAL PRIVAT , 3-4 orë atje, dikush jep dhe mësim në ndonjë UNIVERSITET MJEKËSOR....................Ku ka në perëndim kështu..........Prandaj u kthyen mjekët specialistë, sepse punonin vetëm në një institucion nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 6 të mbrëmjes dhe duke paguar taksat dhe qiratë, nuk ju mbetej gjë. Ndërsa këtu mjeku specialist mer nga 100 mijë deri në 1 milion lekë në ditë. ......................Ua, mos rrej...... . Kush po rren...???................. . Keni pasur rast me ndonjë të afërt për operacion zemre tek Nënë Tereza? ......... . Sa ju ka marë mjeku ? Mbi një milion.......... . Vetëm mjeku, të tjerët duan më vete................. Dhe mjeku bën dy, tre edhe katër operacione në ditë. 4 milionë në ditë. ..... Rreth 80 milionë në muaj. Në cilin vend të botës do të merte kaq një mjek....??? . ................Po e meriton se të shpëtoi jetën......... Atëherë të rregullohet me faturë. Ti e di sa është fatura, dhe nga kjo faturë, mjeku fiton përqindjen e tij.................... Kjo është propozuar, por nuk e duan mjekët.................................................... Mirëpo Vangjeli e quan dhuratë.......... Edhe në vende të tjera pacienti i jep dhurata mjekut, por jo pare.................... Ama mjeku që e mer dhuratën është i detyruar ta deklarojë atë, sepse ndryshe...!!!??? Dhe dhurata nuk duhet të kalojë vlerën e përcaktuar.............. . Nëse e kalon, dhuratën e mer spitali..... E mer Vangjel, po ju si gazetarë a merni dhurata, apo ju e keni rrogën e lartë....???

    2. F
      Fido Dido

      Vëri turinjtë e tu Lenkë por jo timen të ardhme .Ti je i zdruguar mirë e m'a kupton finitirën . Lëre sa të thahet që të ngjiti mirë tutkalli i këmbezës ndryshe do thyesh qafën me gjithë kariken ku ulesh e ha e s'e merr më përsipër zdrukthtar t'a mbathë të katërtën ose zëvendësoe me një model luigj XVI .

      1. h
        hasani

        More zoti gazetar, thirri mendejes e mos shkruani budallalleqe. Ube kam paguar per mjekun per 44 vjet, e duhet te paguaje edhe rryshfet, te cilin ma ligjeron ky fare gazetari. Cdo profesion ne shqiperi e kudo eshte i domosdoshem per jeten dhe zhvillimin e shoqerise, a duhet te paguajme ryshfet per energjine elektrike, per ujin, per ushqimet dhe buken, etj., etj., atehere perse duhet te mbahen shteterore edhe keto sherbime, ku nje pjese e personave qe sherbejne ne to kerkojne te shfrytezojne pajisjet e shtrenjta per te na zhvatur. Jo o gazetar, pajisjet, godinat, bile edhe ate fare mjeku qe kerkon te na vjedhi, e kemi pergatitur ne, me parate tona. Por ka edhe te tille gazetar qe ne vend qe te denoje rende korrupsionin dhe vjedhjen, e aq me keq vjedhjen ne kurriz te shendetit te qytetareve, na del me shkrime te tilla per te justifikuar vjedhjen, krimin me jeten e qytetarit. Turp, per te mos thene me teper.

        1. g
          gjergji

          Lorenc o miku im i rinis: Ne cdo vend te botes eshte i ndaluar rushfeti si shprehje me e thjeshte e nje korrupsioni. Si ne cdo vend te botes per korrupsionin ne radhet e "bluzave te bardha" eshte denimi qe fillon nga heqja e lejes perdorimit te prefesionit (liqejzes) e natyrisht denimi nga organet e drejtesis qe parashikojne 1-5 vjet burg.Nuk ka rendesi shuma qe kerkon i korruptuari.I rendesishem eshte akti si shprehje brutale e etikes mjeksore per te cilen eshte betu. Nuk e kuptoj dot gazetarin shqiptare se si gjen mendyra te ndryshme te justifikoj kte veprim te ketij mjeku te korruptuar ?

          1. r
            romeo

            Po qe ne ambulanca e spitale nuk te prek njeri me dore po nuk pagove ju duket e drejte.....!! Po logjika e mjekve qe thone marim sepse i kemi rogat e vogla si ju duket se sipas kesaj teorie i bie qe te gjith te dalim te vjedhim nga qe rogar e pensionet jane te vogla.

            1. p
              profugho albaneze

              dhiz iz airakull ov fridhem O daku ,vetem xhaxhi Enver ja priste bolet krejt te korruptuarve dhe shushunjave mashtruese.Prej 30 vitesh e kendej kush ka leke ose zenqinat e tranzicjonit(bixnecmen,politikan majtisto djathtist lalzo surrelist ,analisto gazetar, pedagog,mjek ,juridiks ,pjestar I administrates se larte etj etj tallin bolet me jetesen porsi krala.Ndersa varfanjaket duhet vetem te paguajne ne cdo institucion biles duhet tu thone edhe faleminderit te korruptuarve qe I rruajne nga xhepat.

              1. H
                Haka Tekizoti

                Zoti Vangjeli! Pse qurroseni si shpirtmëdhenj të pashoq e si filozofë të së drejtës diferencuese pikërisht e vetëm kur ka ngjarje të tilla? Pse nuk shkruani përditë duke thyer pafundësi stilolapsash apo duke ngrënë me thonj tastjera kompiuterash për ta bindur qeverinë t'iu rritë rrogat? Spitali, pajisjet, arsimimi i mjekëve e të tjerë janë realitet nga taksat e taksapaguesve, atëherë pse duhet të japin ryshfet? Po ata që përveç shpirtit më të ikur e që shpresojnë t'ua kthejë mjeku, ç'mund të japin? Sepse ju që e mbështesni ryshfetin jeni ata që e ktheni në modë, mosrespektimi i të cilës e bën të pashpirt mjekun dhe skamësin e vret shpirtërisht pasi nga pamundësia e bën të ndjehet si një qenie jashtë mode. Kur shkruani duhet ta vini veten në rolin e njeriut me karakter.

                1. J
                  Jugu

                  O gazetar eshte turp te shkruash cfre ti ke shkruar. Si mundesh ti te mbrosh hajdutizmin dhe korrupsionin? Mjeku nese i pa kenaqur me sherbimin le te hap kliniken private, le te mesoj Gjermanisht dhe Anglisht dhe te iki te fitoj me shume ne vende te tjera. Por jo te shfrytezosh pozicionin publik dhe te hajdutosesh qytetaret. Nuk te jep asnje qytetar dhurate o gazetar. Jane mjeket qe i kan detyruar me veprimet dhe mos veprimet e tyre qe njerezit te ofrojne leke. Sepse nuk ka shtet, sepse Rama tha qe do luftonte korrupsionin dhe tani po e ligjeron dhe me ndihmen tuaj si gazetar. Turp of gazetar i pa fytyre. Me kete shkrim me ke bere te te urrej ne maximum. Nuk egziston si fjale bakshishi ketu ne vendet perendimore dhe konsiderohet jo ligjor dhe jo etike.

                  1. V
                    Vlora

                    Ne ambjentet shteterore, me paisje shteterore, me paga shteterore dhe te marresh para nga pacientet, kjo eshte e papranushme. Sidomos e neneriteshme eshte kur i kerkon parate. Ndeshkimi eshte plotesisht i merituar ne keto raste

                    1. B
                      Beni i Toninit

                      Po mire,more zoteri.Te gjithe mire bejne qe rryshfetohen.Edhe ministrat mire bejne qe vjedhin,se i i kane duart me mjaltë,gjynah te mos i lepijne.Te te vije turp per kete mesazh qe jep,ore i biri i Zanes se Toninit.

                      1. B
                        Bardha

                        Nje gazetar i qelbur dhe anti shtet,normal anti komb,flliqesire

                        1. 1
                          1

                          Lorenc te kam lexuar kur mbroje me pasjon doktor Priftin qe te detyronte te paguaje gjoben para se te te operonte,te lexoj dhe tani qe mbron kete mjekun tjeter .Konkluzioni qe nxjer eshte se ti nuk je per kete pune po per avokat te koruptuarve Z.Vangjeli ke deshire per ti dhene dicka mjekut jepi nje pikture,nje shishe konjak,e gjera te tjera te kesaj natyre.Provo te japesh para ne Itali ,Angli dhe e shef se cte gjen.Neqoftese mjeket kane paga te ulta te largohen nuk te mban njeri me zor.Jashte ishte E. PRIFTI DHE ERDHI KETU jo per ti sherbyer popullit po xhepit te tij ,se atje ku ishte kishte vetem pagen kurse ketu roga eshte per kafe,ryshfeti eshte per pasuri

                          1. B
                            Besi shoku ilirit

                            Gazetar legen. Legen. Legen. Njeri pa dinjitet. I dominuar nga kultura anti - shtet ligjor.

                            1. S
                              Shqipe

                              C’far thua o derdemen…?!!!

                              1. l
                                lali

                                Shkrim shume i bukur qe mund ta lexoje vetem Lorenc Vangjeli.Sofizmat e tij jane tejet te ngarkuara per ne shoqeri qe nuk flitet fare e per nje doktor ndoshta ne zanat te mire por ne qenberjen e tij humane legen ,thurren e sajohen tere keto rreshta a thua se drejtuesi i seances per fajesine apo pafajesine e tij do ti dal koha per te lexuar edhe rreshtat e Lorencit qe nen siglen "ma vari ,s'ma vari une beje punen prej gazetari"te bene qe te te mbushet mendja se mire ja kane bere qe e kane diskretituar kete dallkauk me bluze te bardhe duke pare perballe 800 Eurove te pages se tij nje pacient me me nje te arrdhur mujore rreth 90 euro!Ndaj edhe zemerata eshte me e madhe per pacientet qe detyrohen te grisin xhepat per keta dallkauke se sa te ndjene keqardhje per keto bluzebardhe qe u ka ikur çdo ndjenje humane e jane kthyer ne mbledhes parashe duke i numeruar dy a tri here per te qene te bindur ne fitimin e çastit.Ndaj o Vangjel shume ke dashur te thuash por asgje s'na ke thene ,kuptohet si gjithnje ku siç duket edhe ty s'te mjafton rroga qe merr ne dritaret e kazanit mediatik po je hedhur edhe tek honoraret e gazetave.

                                1. A
                                  Ali Pasha

                                  @ Mal Cori Të pergzoj per eksplorimin e realitetit. Mjekët tanê janë preditors per popullin e vet. Nuk meritojne respekt dhe per rrjedhojë duhen trajtuar like a piece of shit.

                                  Lini një Përgjigje