Mesazhi “shqiptar” i Xhorxhia Melonit

26 Shtator 2022, 19:30Blog TEMA

Mesazhi “shqiptar” i Xhorxhia Melonit

Nga Skënder Minxhozi

Amatorët e teorive të konspiracionit janë duke jetuar kohë të arta. Pas ngjitjes së fortë të Le Pen në zgjedhjet parlamentare franceze në qershor dhe pas rënies së Boris Xhonsonit në Britani, ata janë gati të fusin të dyja duart në zjarr se edhe pas fitores së orëve të fundit të të djathtës italiane qëndron Vladimir Putin.

Përtej këtij detaji, Italia fqinje është zgjuar sot në një botë krej të ndryshme nga ajo e fundjavës së shkuar. Frenat e pushtetit i mori në dorë e djathta populiste, ku figura e kryeministres së ardhshme Xhorxhia Meloni dhe pas saj ajo e Matteo Salvinit të Lega Nord, bëjnë që të duket si një gjysh babaxhan e i padëmshëm Silvio Berluskonin e “shpluhurosur” në krye të Forza Italia.

E djathta largoi nga pushteti një qeveri kaotike me dominim të majtë, të drejtuar nga ndoshta financieri më i aftë i kontinentit. Rrënjët e disfatës elektorale të qeverisë aktuale italiane dhe partive që e mbështetën qëndrojnë padyshim tek sherret mes aleatëve, por edhe më thellë akoma, ato qëndrojnë tek efektet shkatërrimtare që po provokon konflikti ukrainas mbi ekonomitë e mëdha evropiane dhe përgjithësisht mbi shoqëritë e shteteve kryesore.

Shtrenjtimi i lëndëve të para, më së pari hidrokarbureve, drithërave e më tej në formë kaskade i të gjitha çmimeve të produkteve e shërbimeve, i ka vënë qeveritë evropiane përballë një trysnie të fortë, ndërkohë që SHBA po ja del ta mbajë krizën më shumë në kufinjtë e kontinentit të vjetër.

Kriza ishte kali i betejës së Melonit dhe partive të saj aleate gjatë fushatës elektorale. E djathta bëri atë që s’e bëri dot e majta e përgjumur dhe teknokrati Dragi: ju tha italianëve atë që donin të dëgjonin. Pra, që do të kishte shërim për krizën, që do të kishte më shumë para në xhepat e tyre, që do të bëhej diçka për benzinën, ushqimet, ngrohjen dhe mallrat e konsumit. Meloni fitoi sepse premtoi. Ky është një ndër mësimet e mëdha të momentit, kur xhepat e qytetarëve janë vënë në stres të skajshëm nga kostoja e lartë e jetesës nën efektin e luftës në Ukrainë.

Meloni është një ekstremiste e një llojit të veçantë, më atipike se Marine Le Pen. Nuk është po aq euroskeptike sa politikania franceze, përkrah dërgimin e armëve Ukrainës dhe nuk ka ndonjë marrëdhënie miqësie me Vladimir Putinin si Le Pen.

Në anën tjetër, ajo ka mohuar të jetë pasardhëse e Musolinit megjithëse në moshë te re ka qenë anëtare e lëvizjeve fashiste. Kemi të bëjmë me një figurë nga ato më klasiket e Europës së sotme kryesisht Lindore, siç kemi parë në Hungari apo Poloni. është udhëheqësja më e djathtë që ulet në poltronin e kryeministrit të Italisë, pas Musolinit, siç shkruante sot shtypi amerikan.

Nuk është e frikshme ngjitja e Xhorxhia Melonit, pasi një demokraci e madhe si ajo italiane di të filtrojë më mirë se demokracitë e reja lindore shtysat populiste. Italia ka bërë shkollë më vete me aftësinë e saj për të shkuar në zgjedhje në më të parin destabilizim politik. E frikshme në ngjitjen e Melonit është shkaku pse ajo e pa veten në krye të preferencave të popullit italian.

Triumfi i Xhorxhia Melonit është suksesi i asaj elite populiste evropiane që nuk është dakord me mënyrën sesi po menaxhohen krizat në kontinentin e vjetër. Nga punësimi tek emigracioni, ekonomia dhe siguria, populistët kanë kohë që ofrojnë formula ndjellëse për veshët e lodhur të evropianëve.

Meloni kërkon të bllokojë çmimin e hidrokarbureve, ajo premton t’i thotë ‘jo’ masave shtrënguese të Brukselit dhe të heqë nga kurrizi i ekonomisë italiane dhe qytetarëve të thjeshtë barrën e rëndë të taksave. Të gjitha premtime për t’u parë dhe që sot tingëllojnë më shumë si oferta elektorale sesa si angazhime serioze.

E parë në këtë prizëm, fitorja e Melonit hedh hije frike edhe në një breg të qetë e që duket sikur i përket një bote tjetër,  si Shqipëria. Prej muajsh shqiptarët e varfër ndodhen të kapur në ganxhën e një krize çmimesh që ka shtrenjtuar gjithçka, deri edhe berberin e lagjes. Që nga qershori nuk jepet më as 30 mijë lekëshi ekstra për pensionistët e shtresat në nevojë, ndërkohë që politika e ndjekur ndaj hidrokarbureve që janë gjeneza e rritjes së çmimeve, nuk ka arritur të na e heqë nga qafa “medaljen” e vendit me çmimin mjaft të lartë të litrit të naftës.

Në anën tjetër, vendosja e kuotës prej 800 kilovatësh për familjarët që nga 1 tetori, heq de facto edhe bllokimin e çmimin e energjisë elektrike që Rama e ka përmendur dhjetra herë në daljet e tij gjatë verës. Ndodhemi përballë ‘gjeneralit dimër’ me një mbulesë shumë të hollë dhe krejt të pamjaftueshme financiare e sociale.

Në rrethana të tilla shfaqen populistët. Ata që ngrenë zërin lart dhe shkaktojnë zhurmë e potere kudo në Evropë. Për fatin e qeverisë, këtu tek ne nuk ka Xhorxhia Meloni. Ka 30 vjet që individë të ndryshëm reklamojnë ta marrin atë rol po s’munden. Fati i Ramës është që ka përballë dy figura të rrënuara që kopjojnë gjithë ditën Orbanin e Trumpin por nuk kanë asnjë gen të ngjashëm në trupin dhe karrierën e tyre.

Megjithatë mesazhi i Melonit për të gjithë kontinentin, përfshirë skutën e mbrojtur shqiptare, është se kohët ekstreme pjellin figura ekstreme. Evropa nuk ka nevojë të shohë larg, shembujt në histori i ka të shumtë dhe disa prej tyre shumë të dhimbshëm. Edhe Shqipëria gjithashtu! Dimri që po vjen do të vendosë në provë zjarri sistemet ekonomike, qeveritë dhe shtetet e Evropës. Imagjinoni sa i fortë do të jetë impakti në një vend të varfër e të dobët si Shqipëria, kur nga kriza po ankohen tashmë francezët, britanikët e gjithë të tjerët me radhë!

12 Komente

  1. N
    Njeriu

    Ketu te ne ska melon. Por varferia ku jemi dhe hajduteria e ketyre qe kemi mbi koke te ben t votosh kedo por jo keta. Uroj ta kuptoni

    1. @
      @njeriu

      Po edhe unë jame dakort me njeriu. Ështe e vertet që nuke kemi Melon. Por ama Mose të votome më për një hajdute, jev Turke si Edi Rama, as për një vrase si Sali Berisha me një familje mafjoze, A po për një spiun hajdute si ilir Meta. Këta tre horra duhet të dalin para drejtesise sa më pare të jet e mundur. Të votome tek e fundja një nga drejtusit që do dalin nga grupi i Alibeut ose i Gjekmarkut.

    2. D
      Drejtesia

      Nje shkrim pa kripe dhe pa sheqer.Mos shkruaj ne kete forme se ju ben nder atyre figurava qe i duam te denohen per cka kane bere.

      1. Y
        Ylli

        E shkrojti tek kafeneja me nxitim,mos ja ver re.

      2. J
        Jari

        O Minxhoz, ik te Foltorja edhe hani plons me pilaf, se në Shqipëri stafeta me sa duket do i kaloi pas 20 vjetësh Zaho Rama, do zoti e je gjallë, kur ta shohësh Zahon Kryeministrin më të Ri në botë, ok Minxhoz, se e djathta te ne është jo kashtë e koqe, por vjen era kërmë, Raki, babëzi, hajdutëri.

        1. J
          Jovan Bregu

          Populli Italian kerkon forza te reja udheheqese, mjaft me me hajdut /burokrat /pleq/vampira qe ne 30 vitet e fundit falimentuan italine. Prandaj votoj Melonin, per te ndruarr dhe shpresuar. Te gjithe te tjeret kane qeverisur deri dje. Kjo eshte dhe mos u lodhni me teorite e pjella neper kafene.

          1. K
            Kim Yong

            Po per cfare krize flet o Monxhoz. Ne kemi 30 vjet ne krize dhe 100 vjet qe ngrohemi nga drita e Diellit...Si mund te krahasohemi ne me Francezet apo Anglezet. As me Polaket e Hungarezet nuk krahasohemi dot. Ne krahasohemi vetem me vehten tone..Prandaj gangsteret politike shijne si t'ju doje menderja..Edhe po te duash te behesh Melon ne Shqiperi nuk behesh dot se truri yne eshte shpelare qe kur kemi lindur..prandaj e keqja ka gjetur terrenin e saj ideal.

            1. L
              Luli

              MINXHOZI NJE HERE THOTE QE AJO I PREMTOI POPULLIT ATE QE KISHTE NEVOJE TE DEGJONTE,DHE TE SHOHIM A DO TA REALIZOJE.PASTAJ THOTE QE KOHET EKSTREME PRODHOJNE UDHEHEQES EKSTREME.HAJDE KACKAVALL HAJDE.PO PSE QENKA EKSTREME O KUNGULL SE NUK ESHTE E MAJTE.

              1. r
                rrusha

                Zoti Minxhozi fashizmi italian i Duçes eshte produkt i krizes ekonomike, i pabarazise sociale, papunesise masive, dhe frika nga bolshevizmi Rus. Po te kishte qene ne rini zonja ne fjale te fashizmi duhej te ishte me e pakta 100 vjeç

                1. k
                  kamarieri

                  Minxhoz e e bere Dragin sikur ka qene ekonomist tek Komb.Drurit M.Mame ,ku kam pershtypjen qe edhe Xhorxhian po ta kishe ditur qe vjen nga nje familje me nene me bindje fashiste e babe me bindje te majta do te na i kishe nxjerre social-demokrate. Nuk e di sepse me shkon mendja qe kur e ke pergatitur kete shkrim do kesh qene duke pire kafe me Agron Markagjonin e diç te ka perallisur.

                  1. E
                    E

                    E majta sjell të djathtën e e djathata të majtëm. Ku ishe?! Hic gjëkundi. Çfarë do bësh?! Do shajmë nja dy vjet ata që ishin paraardhës dhe pastaj prap nga fillimi… do vi e majta nënpushtet. Ku do të arrish ?! Thjesht do ul zemerinë popullore që është në ngritje këto kohë , se nganjëherë si dihet,merr për keq e na del jashtë loje situata.

                    1. S
                      Sula

                      Italia, vendi nga me modernet ne bote eshte kthyer vitet e fundit nga me demodetë e Europes. Italianet jetojne akoma shkelqimin e 90' tës; i kane humbur referencat me Europen e perparuar dhe perçmohen prej tyre duke i quaktur "spaghetti e ..." Kur flet sot me nje italian, me nivel mbi mesatar, per menyren e korespondences, te kerkon nr e faxit (!!!!) Nder te vetmit qe ju hap dera me shume respekt ne Europe ishte Mario Draghi, madje u cilesua dhe si shpetimtari i Europes ne kohe krize. Kete intelektual dhe profesionist te madh italianet e rezuan dhe e zendesuan me Melonin, qe mezi ka mbaruar shkollen e mesme ! Kulmi per Italine e kultures !

                      Lini një Përgjigje