Të iki Rama dhe të vijë Berisha me Metën, kjo nuk është alternativë

27 Shtator 2022, 17:25Blog TEMA

Të iki Rama dhe të vijë Berisha me Metën, kjo nuk

Nga Blendi Kajsiu

Çdokush që nxjerr në pah degradimin e sistemit tonë politik, si majtas edhe djathtas, përballet me akuzën se nuk ofron alternativë. Mbështetësit e PS-së e refuzojnë barazimin e saj me PD-në dhe LSI-në duke theksuar se PS-ja dhe qeveria e Ramës është shumë më e mirë se ajo e Berishës apo Metës. Ndaj sipas tyre alternativa ekziston, ajo është PS-ja. 

Ndërkohë mbështetësit e opozitës Berisha-Meta argumentojnë se e keqja më e madhe vendit është qeveria dhe jo opozita, ndaj alternativa është kjo e fundit. Sipas tyre ata që kritikojnë të dyja palët në fakt i shërbejnë pushtetit sepse riprodhojnë statu quo-në duke argumetuar se nuk ka alternativë mes pushtetit socialist dhe opozitës.  

Të dyja kritikat e mësipërme bazohen në supozimin se nuk ka alternativa politike jashtë partive tradicionale, PS, PD dhe LSI. Sipas kësaj llogjike shqiptarët mund të votojnë vetëm për njërën nga këto “tre banda” dhe satelitët e tyre politik. Çdo votë jashtë këtij sistemi nuk ka as peshë dhe as llogjikë. Ndaj refuzimin në bllok të partive tradicionale e denoncojnë si eleminim të alternativës politike.

Në fakt krejt e kundërta është e vërtetë. Refuzimi i partive tradicionale është e vetmja alternativë reale në skenën tonë politike. Rotacioni brenda tyre është pseudo-alternativë sepse ofron të njëjtin model qeverisës, të njëjtin nivel korrupsioni dhe kapje shteti thjesht duke ndryshuar emrat. Madje shpesh as emrat nuk ndryshojnë sepse shkojmë nga qeveria Berisha-Meta tek qeveria Meta-Rama për tu kthyer përsëri tek Meta-Berisha. 

Natyrshëm në këtë pikë lexuesi do pyes: Po për kë duhet votuar? Përgjigja në fakt është shumë e thjeshtë: Për këdo përveç partive tradicionale që kanë 30 vite që qeverisin, abuzojnë me pushtetin dhe që e kanë varrosur shpresën dhe ëndrrat e qytetarëve shqiptarë për një të ardhme më të mirë. Partitë tradicionale janë PS, PD dhe satelitët e tyre, si LSI-ja e Metajt, PR-ja e Fatmir Mediut, Partia Demokristiane e Nard Ndokës apo Partia Social Demokrate e Tom Doshit, që janë ndërtuar thjesht për pasurimin e pronarëve të tyre.

Ndërkohë në çdo palë zgjedhje shfaqen parti alternative që mediat dhe politikanët kryesore bëjnë çmos ti injorojnë dhe delegjitimojnë. Në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2021 u shafqën të paktën tre të tilla, Lëvizja Vetvendosja, Nisma Thurja dhe Lëvizja e Re (LRE), pa përmendur një numër kandidatësh të pavarur. Natyrisht secilës prej këtyre partive mund ti gjesh bishta, pasi bishtologjia është disiplinë e konsoliduar tek ne. Dikush mund të jetë skeptik për Boiken Abazin e Vetvendosjes, Endrit Shabanin e Nismës Thurja apo Arian Galdinin e LRE-së, apo për kandidatët e pavarur Filan Fisteku dhe Fistek Filani.

Ajo që të habit është se të njëtët persona që i gjejnë bishta partive apo kandidatëve jo-tradicional votojnë për Ramën, Berishën dhe Metën, a thua se këta nuk na kanë zhgënjyer mjaftueshëm. Nëse tek alternativa politike kërkohet perfeksioni tek partitë ekzistuese tolerohet korrupsioni më i thellë. Është ky standart i dyfishtë që prodhon iluzionin se s´ka alternativë, se nuk ka kush ta zëvendësojë Ramën, Berishën apo Metën. Edhe pse këta të fundit e kanë kthyer korrupsionin në monument kulture të mbrojtur nga shteti. 

Është e njëjta llogjikë që u përdor për rizgjedhjen e Bashës në krye të PD-së menjëherë pasi humbi zgjedhjet. Demokratëve iu tha se nuk kish alternativë më të mirë se ai edhe pse ishte humbës serial. Ndërkohë që e vërteta e thjeshtë ishte se pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 çdo anëtar i PD-së nga më i thjeshti deri tek më i komplikuari ishte më i mirë se Basha për kryetar të PD-së. 

E njëjta gjë ndodh sot në sitemin tonë politik. Qytetarëve u thuhet përditë se askush nuk i qeveris më mirë se Rama, Berisha apo Metaj edhe pse vendi po zbrazet përditë pikërisht prej tyre. Pas një qeverisje tashmë të zhytur në korrupsion, si nga Rama, Berisha dhe Meta, çdo qytetar i thjeshtë shqiptar ka shumë më tepër legjitimitet për të qeverisur se klasa politike aktuale. Vetvendojsa, Nisma Thurja, LRE-ja dhe çdo kandidat i pavarur Filan Fisteku apo Fistek Filani janë të gjithë shumë më legjitim si alternativë qeverisëse se Meta dhe Berisha sepse as kanë vrarë dhe as kanë vjedhur sa këta të fundit.

Berisha, Meta dhe Rama janë nën mestaren e qytetarit më të thjeshtë shqiptar për sa i takon ndershmërisë, besueshmërisë apo moralitetit politik. Asnjë qytetar shqiptar nuk e ka deklaraur Metën hajdut për ta bërë më pas president siç bëri Edi Rama. Asnjë qytetar shqiptar nuk thënë aq gënjeshtra publikisht sa Sali Berisha që dje e quante Metën trafikant dhe kriminel dhe sot e quan demokrat, që dje thoshte se Basha është qelibar dhe sot deklaron së është i qelbur. Pa përmendur Gërdecin dhe 21 Janarin. Asnjë qytetar i thjeshtë shqiptar, asnjë lëvizje apo kandidat i pavarur politik si Boiken Abazi, Endrit Shabani, Arian Galdini apo Filan Fisteku nuk e ka vjedhur dhe abuzuar shtetin shqiptar sa Ilir Meta dhe familja e tij personale dhe politike.

Në këtë pikë lexuesit skeptik me të drejtë do pyesi: çfarë garancie kemi që kur Filan Fisteku të vijë në pushtet nuk do korruptohet si Rama, Berisha apo Meta? E vërteta është që nuk ekziston asnjë garanci. Madje mund të ndodhë që në pushtet Filani Fisteku të korruptohet edhe më shumë se Rama, Berisha dhe Meta (ndonëse t’ia kalosh Metës në korrupsion më duket sfidë e madhe). 

Ama nëse diçka e tillë ndodh atëherë është koha që në vend të Filan Fistekut të votojmë Fistek Filanin, sepse vetëm nëpërmjet rifreskimit të vazhdueshëm mund të prodhohet rigjenerimi real i klasës politike, afrimi i kapaciteteve të reja intelektuale dhe njerëzore që largohen dhe dekurajohen nga klasa politike aktuale. Nuk është as e llogjikëshme dhe as e moralshme ti ftosh qyetarët të votojnë për të njëjtët politikanë që u ofrojnë të njëjtën gjellë bajate plot korrupsion, keq-qeverisje dhe zhgënjim.

Nuk ka asnjë llogjikë që votuesit tu mbeten besnik partive tradicionale dhe politikanëve Rama, Berisha dhe Meta që në mënyrë sistematike dhe të përsëritur tradhtojnë shpresat e tyre. E vetmja zgjidhje është votimi për çdo Filan Fistek apo lëvizje filan fistekësh që nuk ka lidhje me klasën politike tradicionale, nga e cila tashmë nuk mund të presësh asgjë. Sot më shumë se kurrë është koha që votuesi t’ia kthejë tradhtinë politikanëve tradicional duke i tradhtuar ata, duke zgjedhur mes filan fitekërve që popullojnë fletën e votimit. Kjo është alternativa e vërtetë, çdo gjë tjetër është riciklim i ujërave të zeza.

Pas skandalit të incerenatorëve, pas abuzimeve kolasale me PPP-të e famshme, pas ndërtimit të një adminístrate publike me shumë korrupsion dhe pak meritokraci, pas reduktimit të Partisë Socialiste në një varrezë të diskutimit dhe karrierës politike dhe pas korruptimit të Republikës Parlamentare në Republikë Kryeministrore, që ka prodhuar qeverisja aktuale, është e pamoralshme ti ftosh shqiptarët  të votojnë qeverinë Rama në vitin 2025. Çfarë mund ti ofrojë shqiptarëve një mandat i katërt i Ramës, nëse mandati i tretë tregon shenja të qarta lodhje, humbje vizioni dhe reduktim të qeverisë thjesht tek kryetari i saj? 

Është po kaq e pamoralshme dhe a pallogjikëshme që në vitin 2025 ti ftosh shqiptarët të votojën përsëri për Berishën, Metajn, Kryemadhin, Mediun, Dukën apo Ndokën. Çfarë alternative dhe shprese mund ti ofrojnë shqiptarëve këta njerëz që janë lodhur dhe plakur duke i vjedhur dhe vrarë bashkëqytetarët e tyre? 

Ndaj alternatia politike në Shqipëri sot jo vetëm ekziston por ajo tashmë ulëret. Ajo mbytet dhe zhytet në gjurulldi pafund tek pishinat e Irfanit, tek dosja e Ilir Metës dhe deri tek paratë ruse të Bashës. Ky cirk bëhet për të budallepsur votuesit, në mënyrë që të mos kuptojnë se ndryshimi nuk vjen brenda partive tradicionale por nga stilolapsi me të cilin votojnë.

Përpjekja e fundit për të rigjeneruar Partinë Demokratike nëpërmjet largimit të Berishës dështoi në mënyrë spektakolare. Aq sa rikthimi i këtij të fundit u përshëndet si shpëtim i opozitarizmit shqiptar. Mundësia e rigjenirimit politik brenda PS-së po ashtu është pothuajse zero. PD-ja dhe PS-ja prodhojnë tashmë thjesht klone apo zgjatime të kryetarëve të tyre. Zhveshja nga dinjiteti dhe llogjika është e vetmja mundësi karriere brenda tyre, ndaj ato nuk mund të prodhojnë një klasë të re dhe dinjitoze politike. 

Për ta fshehur këtë të vërtetë gjithnjë e më të madhe partitë tradicionale duhet të prodhojnë pa pushim një cirk politik ku tamam si prestigjatorë hajdutin e transformojnë në president, kriminelin në mbrojtës të demokracisë, dhe demokratin qelibar në poliagjentin e qelbur. Për të fshehur degradimin politik shpiken teori konspiracioni me miliarderë hebrenj që nga qendrat botërore të pushtetit merren me politikanët tanë pensionistë.

Cirku i duhet jo vetëm qeverisë dhe opozitës por edhe mediave dhe oligarkëve që ushqehen prej tyre si me kapital financiar edhe me kapital politik dhe social. Shumë syresh marrin pjesë në këtë cirk nga halli sepse lidhja me politikën tradicionale i garanton biznesin dhe rrogën. Të tjerë marrin pjesë nga malli sepse në mungesë të gazetarisë së mirëfilltë ndikimi që kanë tek njëra apo tjetra palë politike i ofron kapital politik, financiar dhe social. Ka edhe nga ata që kanë kaq vite që shohin cirk saqë nuk mund ta imagjinojnë jetën jashtë tij.

Mjafton që të dalësh nga tenda e zhurmëshme e cirkut për të kuptuar që alternativa politike ekziston dhe mund të perfeksionohet nëpërmjet rotacionit të vazhdueshëm të elitave politike që bëhet shumë thjesht me votë. Një rotacion jashtë dhe jo brenda llojit. Dhe ky rotacion mund të ndodh pasi fleta e votimit është plot me Filanër dhe Fistekër që nëse votohen masivisht e rrëzojnë sistemin aktual. 

Natyrisht që garanci absolute nuk ka. Ekziston rreziku që alternativa të na zhgënjejë, që të biem nga shiu në breshër. Ama edhe breshëri mund të largohet me votë. Ndonëse na thonë pa fund se jetojmë në diktaturë, e vërteta është se sistemi aktual në themel të tij ka votën tonë. Ndaj është koha që shqiptarët të fillojnë të votojnë ndryshe nëse duan të ndryshojnë një sistem politik që bie erë prej vitesh. Alternativa ka!

33 Komente

  1. M
    Mandi

    blendi kajsiu eshte nje cope rrot kari qe se bo nona ...

    1. F
      Fatimja

      Kursejini fjalet e seksit per t'i perdorur ne chat me kurvat. Ketu ngrihet nje problem i madh kombetar: te ike gjeniu Edi Rama, se ju e kini ngelur ne Albanistan meritoni Doktor Sali Mortjen dhe Ilri Floririn, qe te perfundoni ne skelete per studimet e kockave te budallenjve.

      1. G
        Gjeniu Rama

        Ka të drejtë Fatimja, Edi Rama është gjeni. Mjafton që 185000 të punësuar në administratë shtetërore i pëkthehen në rreth 500-550 mijë vota të sigurta, pjesën tjetër e siguron mafia me blerje votash, kërcënime me largime nga puna në biznese, pensionista komunistë që votojnë PS si pasardhëse e ish PKSH etj etj. Ja kështu i fiton përherë zgjedhjet. Sikur kjo mos të mjaftojë, eliminon edhe kundërshtarët opozitarë, Lulin me fondet ruse, Berisha me NonGrata, Meta me dosjen si spiun. Pra, edhe sikur të ndodhë qameti, pra sikur të çohet populli për të votuar, Ramsesi i thotë që " s'keni kë votoni përveç meje", se opozita nuk ekziston, janë të korruptuar dhe spiuna.

        1. R
          Raimond vlonjati

          Nuk diksutohet qe qeveria e Rames eshte me e mira ne Bote biles, sepse edhe cmimin e Karburnatit e ka me te lartin ne Bote, edhe te dritave me te lartin ne Bote edhe te ujit te pishem e ka cmimin me te larte ne Bote edhe per Korrupsion eshte numer 1 ne Bote bashke me nje vend Afrikan Pra ku ka me mire se kjo qeveri mor vella--Te rije aty edhe 30 vjet qe te katandiseni pa breke, se ky hajduti i Kristaq spiunit , ky nuk ngopet se vjedhuri --Ky do ju lere pa breke fare , se ky ngri taksat ne maksimum dhe ato para nepermjet oligrkeeve i fut ne xhepat e tij Plus dhe do ju ndjeke te gjitheve . Se Rama nuk thote kot" Ketij populli nuk i ngrihet" qe ai e shikon qe me vjedhjet me te medha ne Bote qe ben ky hajdut dhe ju nuk thoni gje .Ndaj ky vazhdon avazin dhe nderkohe do e mbushi Shqiperine me Bangladeshas dhe me serbe , sepse Rama dihet qe eshte nje sherbetor i perulur i Vucicit Nje Kryeminister si Rama qe eshte spiun i Serbise, , hajduti i tmerrshem dhe i pameshireshem e meriton ta heqin zvarre nga zyra , por ju e doni aty , tu vjedhe tju rrjepe , se aq tru keni --Jeni hajbane dhe bujq te piste ndaj dhe tall karin ai kauri i qelbur qe vjen era si qen i ngordhur

          1. E
            Eni

            Nuk jane te sigurta jo...ne administrate punoj e gjithnje votoj kunder partise ne pushtet.. E familja voten per ke ka qef....mos ja mbyt kot...kam votuar ku der Sales e u bera pishman...me cme pane syte mbrapa

          2. V
            Vranakonti

            Ti zoti Kajsiu dhe te tjere si ty mos e ngaterroni asnjehere Edi Ramen me Sali Berishen dhe Ilir Meten. Rama nuk eshte si keta dy mortje qe i kane punuar njemij e nje te zeza ketij vendi dhe ketij populli. Edi Rama as ka vrare e as ka vjedhur. Te gjitha ato akuza qe i bejne Rames, Berisha me Meten jane komplet shpifje dhe keto i kupton i madh dhe i vogel ne shqiperi qe jane shpifje dhe vetem shpifje.Edi Rama, po punon per kete vend dhe ka perballuar sfida shume te medha me qeverisjen e tij dhe ja ka dale me sukses,termetet,pandemia dhe ne fund kriza qe ka kapur gjithe boten. E keqja e ketij vendi jane Berisha dhe Meta. Mos e befte zoti kurre te vijne keta dy ne pushtet,se, po erdhen edhe njehere,mjer populli.

        2. z
          zpz

          Se kush iken e vjen ne pushtet e vendos populli me vote.Shqiperia sot eshte nje demokraci edhe pse brishte dhe hibride eshte demokraci.Ndryshe nga Shqiperia autokratike e Berishes.

          1. Z
            Zyko

            Para zgjedhjeve te 25 prillit kam sugjeruar qe Rama nuk duhet te synoje vete mandatin e trete por te dale nje figure e re po nga PS. Cfare ne shohim ne keto 2 vitet e fundit eshte nje thirrje uleritese per popullin qe te kerkoje urgjent zgjedhje te reja parlamentare duke mos votuar asnje nga palacot Rama-Berisha-Meta por bojkot masiv i tyre sepse vetem keshtu do te detyrohen te dalin nga skena politike. Kerkoni zgjedhje dhe bojkotojini ato demostrativisht.

            1. U
              Ujku Plak

              Sa per largimin e Rames, Berishes, Mutit Meta jam dakorte me ty Zyko. Problemi qendron se kushe do vije? Sa shance ka nje Person ose disa Persona te nderesh dhe Patriot te futen ne Politik dhe te beijne Karriere, pse jo te Qeverisin ne Shqiperi pa mbeshtetjen e ketyre, pa mbeshtetjen e Rq te Medias, pa mbeshtetjen e Oligarkeve qe privatizuan dhe shfrytezuan Pasurin Kombeteare si me ja pas lene Nenat kurva qe i kane pjellur? Qofsha i gabuar, por mendoi sa kane Zero shance. Sepse ne Shqiperi jane lidhur shume forte midis tyre e liga, Injoranca, paftyresia, paaftesia, Krimi etj…. Sa qe nuk ka Zote qe i jep zgjidhje.

            2. G
              Gita

              Gazetar qe bejne hartime dhe enderrojne per bojkot e nderthurjet dhe heqin vehten me te mencur se populli jane thjeshte car me syze llamarine

              1. D
                Dante

                Pertej faktit qe gjysma e komentuesve merren me epitete organesh gjenitale, cka te ben te mendosh a ja vlen te merresh me keta lloj komentuesish perseri ja vlen te le nje koment. Kjo ceshtje qe Kajsiu ngre, eshte e drejte. Keta tre plehra qe kane drejtuar shqiperine ne keto 30 vjet nuk meritojne nje shans tjeter. Nuk mund ta identifikojme veten diten e zgjdhjeve me keta tre funderrina. Duhet patjeter te dalin nga skena politike me gjithe enturazhin e tyre. Ne 32 vjet vetem mendoni sesi eshte Shqiperia, ne cfare vendi jetojme dhe a e beri me te mire Rama keto 11 vjet sa te meritoje te rrije 16 vjet kryeminister? Doni t ja beni vertete kete vendit?? A eshte ky vendi qe ju ben optimist per te ardhmen tuaj dhe ate te femijeve tuaj?! A qeverisen mire keta horra keto 32 vjet? Mos u merrni fare me " kush eshte e keqja me e madhe apo me e vogel". Sepse kedo te zgjidhni nga keta te tre eshte humbje per vendin, humbje per secilin prej jush. Nuk matet vendi me nje rroge apo me nje pune. Keta palaco, keta hajdute, keta sharlatane, keta tradhetare te cdo qytetari shqiptar, keta shites te cdo interesi kombetar dhe vjedhes te cdo pasurie kombetare DUHEN SHPORRUR ME VOTE DUKE MOS VOTUAR ASNJERIN. VOTONI KEDO POR JO KETA. DUAJENI VENDIN TUAJ. DUAJINI FEMIJET TUAJ.

                1. E
                  Epirioti II

                  Ate KEDO-ne po perpiqemi te gjejme por nuk po e gjejme dot. Te gjithe bejne si te zgjuar dhe trima perpara filxhanit te kafese, por asnjeri nuk pervesh cizmet dhe te filloje nje beteje sociale dhe patriotike per te nxjerr fytyra te reja ne politike. Ne si komb prodhojme me shumice tre tipa intelektualesh: atdhetar të tredhur, mëmëdhetar të ligë dhe qaramanë 100% individualista.

                  1. D
                    Dakord

                    Dante ju merrni te mireqene ate çfare shkruan kajsiu mirepo shumica e popullit nuk e quan Ramen te lodhur siç e quan autori. Krejt gjoja pa qellim nuk permenden te mirat qe kjo qeveri beri dhe po ben. Ka perballuar permbi pritshmerine tone si termetin, pandemine dhe krizen energjitike. I dha fund ne mandatin e pare vjedhjes masive te energjise trasheguar nga krimineli sali. Ben spektakel ne politiken e jashtme. Pa Ramen nuk do kishim as vetting dhe as spak. Rilindja urbane i ka ndryshuar faqen atdheut. Ndalimi i gjuetise rriti faunen. Turizmi eshte ne ditet e veta me te mira ne historine tone. E quani katastrofe qe njerezit ikin???? Po pse?? Bleta kur iken mjalte sjell. A mund te me thote kush ketu çfare e keqe e ka gjetur se ikin njerez jashte per te punuar??? A mund te me thote kush ketu qe nuk eshte LSI autore e korrupsionit ne te dyja qeverite si e berishes dhe e rames?? Rama eshte protagonist, e vertete, por ça pastaj?? Kur vjen PS ne pushtet, pritshmeria eshte me e larte sesa kur vjen PD dhe ky eshte fakt. Ne PD nuk eshte problemi vetem Meta Berisha por noka, paloka, duma, vokshi, babalja etj plehra si keta. Pa u pastruar opozita, Rama ska ju iken se nuk e leme ne.

                    1. D
                      Dante

                      Rriti rrogat? Rriti pensionet? A eshte jeta me e mire sot? A eshte ajri me i paster sot? A eshte shqiperia me e jetueshmw sot. A po ikin me shume apo me pak shqiptare sot.? A eshte zvogeluar pabarazia sociale sot? A jane me te varfer apo me te pasur shqiptaret? A jane vjedhur me pak apo me shume? Nqs je i lumtur dhe cdo gje paska marre per mire, jam i lumtur për ty

                    2. q
                      qytetari shqiptare .Heu bre Pjeshke !

                      danteeeeeeee ! Tiiiiiiiiiiiiii ! Ti je nji rrot kari . Dhe sa üer sqarim organet genitale nuk jan Epitete , por Metafora qe i vishen Pjeshkes me Side ne Tru . Rama do jet ne ate Post si KM deri kur te duam ne shumica e shqiptareve .Por qe te jesh kaq Plehr e kaq antishqiptare sa te te üjerdhin trut ,e te qarkullopje si poordhe ne kafke , berish Kryekurva e Kombit me kermen tjeter metun e cepanit ,kjo eshte me shume karllik i cfryre brenda kafkes boshe te Pjeshkes putane

                      1. P
                        Popull

                        Shko qetesohu se do trembesh kalamajte.

                        1. D
                          Dante

                          Me fal e kam te veshtire te te transkriptoj mesazhin se qenke shume i eksituar. Duket qe je ballegjere dhe me trurin pa rrudha fare. E rendesishme eshte qe paske mesuar shkrim e kendim. Sesi e perdor pastaj kete aftesi bazike eshte ceshtje tjeter. Mendoje sikur atij mesaHi ti bashkengjisje dhe nje foto tenden. Partia Socialiste do distancohej direkt nga ty. :-))!

                          1. U
                            Uohahahahahah ka edhe gallat ktu

                            Danteeeeeeeeeeee ! Hahahah . Kur bo edhe bytha jote ,sikur di me then dicka ! Hahahahah . O te dhjefsha brenda asaj kafke Boshe qe do ishte me mir ta perdorje si WC ambulante sesa te komentoje apo replikoje ktu . Nuk m'rruhet shume per PS se si do reagonte vs fotos time por per nji gjo do isha i sigurt se "ajo jotja " do ma kerkonte ate takim

                          2. S
                            Socialisti

                            Ti na turperon te tere ne socialisteve. Ti qytetari shqiptar. Ik gjej partine tende se e ke ne veri ne ndonje shpelle. Idiot

                            1. d
                              demokrati qe pallon pjeshka

                              Socialisti ! Vertet u turperove ti surratpidhicpuar ? Un ju shkerdhej Partite tuaja te gjitha , bashke me shpellaret dhe Pjeshkat jo si ky Pjashka Histerik qe zhgarravit Fler Rrufe kunder Ramos ktu joooo por ato shkerdhatat qe kapardisen juve nastradinave medieve e parlamentit .Yyyyyyyyy zorraxhinjt e Politikaneve ,njerz pa pik personaliteti e morali njerezore . Ta pjerdhsha Partin ne Kok .Te fala Pjeshkes me leng qe e ka si goja e "dante gabelit" nalt

                        2. N
                          Noli

                          Mungon alternativa, nuk ke ku te zgjedhesh. Këta që permend nuk jane bindes siç nuk bind edhe ky shkrim.

                          1. B
                            Bujar Kanapari

                            Ke te votojme? Ky sistem zgjedhor, eshte sajuar vetem per te minuar levizje te reja politike, Sistemi i paster propocional kombetar, rrezon mitet. Per aq kohe sa nuk ndryshon sistemi zgjedhor, une do te votoj njerin prej te treve, pasi nuk kemi alternative tjeter.

                            1. k
                              ky Nastradini eshte nji pjesh e pangopur

                              vetem nji shkerdhate e antishqiptare nji pederast pa ndjenja kombetare ,mundet te bej nji shkrim te tille . hajt robt pjeshke te gjitha pjeshket qe ke se bashku ,o kurv njeri

                              1. R
                                Reply to ky nastradini

                                Per elektorat si ty ti meriton saliun president dhe ramen kryeminister

                                1. h
                                  hahahaha sa idiota ka ai vend

                                  Reply to nastradini : Ah ? Vertete ! Sa gram tru ke brenda asaj kafke ? Hik er trap me zile

                              2. E
                                Engjell

                                Dante. Ty bravo te qofte. Por ne kete vend do doje edhe ca kohe qe te dale nje alternative apo nje grup te rinjsh qe thjeshte te shplajne ujrat e zeza te cdo lloji

                                1. E
                                  Emiljano

                                  Bravo per shkrimin mese i vertete per realitetin shqiptar.Problemi eshte se po shkruan per nje popull qe akoma shikon telenovela turke,dhe programe politike qe i helmojne trute.Une mendoj se ai popull eshte ne gjume dhe nuk ka fuqi dhe deshire te zgjohet,per sa kohe kane lek per kafe dhe te lozin domino ne hije te pemes jane ne rregull.Si perfundim nuk shoh ndonje shpetim tek populli i lodhur shqiptar

                                  1. T
                                    Tropojani

                                    Nje shkrim tend me para kesaj komentusit te bene burre mut ,legen e tj e tj ,po sot akoma me keq shkrimi yt ,dhe prap cfare nuk te thone ,paske qene nje burre pa cipe fare ,ti mor plehere si mundet te krahasosh elektoratin e PS me cecenet e Non Grates apo me kalamajte e Jales te Ilir Meta ,Metaj e te botoxit Kryemadhi ,

                                    1. z
                                      zgalem

                                      Nuk eshte pare as degjuar , qe gazetari , meson popullin , petr ke duhet te votoi Kete po e ben Bledi Kajsija . Turp , per nje gazetar , ose publicist , te ndermarri nje detyre te tille , qe nja lejonin vetes vetem monistet . Po lera tjetren , na rekomandoka dhe Vetvendosjen, Besoj fatmir mediun dhe Cthurjen . Ky lloj Bledi , qenka jasht kohes dhe hapesires . Nuki kane rendesi emrat e Partive . Partite e vjetra mund te cfaqin edhe alterrnativa te reja . Partite maten nga altarrnativat . Po je i afte te zberthesh ndonje alternative , bravo te qofte , ndryshe zgjedhjen e ben votusi , sic e k abere , deri me sot . Zgalem

                                      1. T
                                        Trotski

                                        Edi rama eshte Shtetar i vertete .Ai ndryshon shume nga Sali Kerma dhe Like hajduti ,qe nuk jane kursesi alternative per Pushtet.Ata ndryshojne nga rama si Nata me Diten..Me keta Zorzope Rama rrin per jete ne Pushtet.

                                        1. Çekiçi

                                          Rama mund te iki nese don vet per te ikur Por krimineli Sali dhe hajni Mutaj vetem mund te shofin ëndrra në P.... Krimineli dhe hajni te bëhen gati per burgun e REÇIT

                                          1. A
                                            AI

                                            Ky filozofi nuk na thote a eshte demokraci normale Shqiperia? Se I ben analizat si te jete ne Itali....nuk eshte or joooo...nuk ka shumendryshim nga Rusia....bile dhe Turqia eshte me mire se ka opozite te forte.

                                            1. f
                                              fysheku

                                              O fyshek. E ke bërë mender shkrimin filan fistek. Të dhjefsha në Thurje, VV, LRE, filanin dhe fistekun.

                                              Lini një Përgjigje