“Princi i Gjullurdisë”, një histori që përsëritet

28 Shtator 2022, 10:56Blog TEMA

“Princi i Gjullurdisë”, një histori që

Nga Namir Lapardhaja

“...Kur Shqipëria është bërë lëmsh e lëmë, një njeri del nga mazgallat e saj dhe i futet në histori. Ai ngjitet në të përpjetën e karrierës me një frymë rrufeje, nëse mund të ketë karrierë brenda një vorbulle. Brenda 6 muajsh ai, njeriu me xhurdi e me brekushe, vesh kapotën e gjeneralit. Pas pak del si komandant i përgjithshëm. Për të thonë se e kanë kapur xhindet, thonë se është i marrë, ndërsa dikush e karakterizon si Princ i Gjullurdisë.

Udhëheqës intrasigjent në një vend pa rrugë, peng i fatit të tij të shënuar nga lart, ky është Haxhi Qamili, më i famshmi, më i shquari dhe, pa dyshim, më i madhi analfabet i Shqipërisë në vitet 1914-1915...”

 

Kështu nis rrëfimi i ngjarjeve në novelën “Princ i Gjullurdisë” të autorit beratas Simon Vrusho.

Po të heqësh emrin e Haxhi Qamilit në fragmentin e mësipërm, do të shohësh se në këto 100 e ca vjet shtet shqiptarë, nuk kanë qenë të paktë të marrët dhe të çoroditurit, të cilët i kanë rënë këtij vendi kryq e tërthorë, duke bërë rrëmujë, duke manipuluar, duke bërë marrëzi e prapësi, duke u shfaqur si shpëtimtarë dhe atdhetarë, si baballarë të kombit dhe si të përzgjedhur, si të përndritur dhe si të pagabueshëm.

Më shumë se sa me një emër konkret, kemi të bëjmë me një fenomen, “cikli i të cilit patjetër do të përsëritet...të paktën edhe për 100 vjet, sepse këtu, më shumë se sa shkure, harlisen përralla aziatike dhe bizantine”.

Që në titull na jepet një kontrast i fortë. “Gjullurdia”, si zhurmë e madhe, potere, nuk mund të qëndrojë e pranëvënë me fjalën “Princ”. Vet fjala e zgjedhur shërben si çelës për të shprehur mendjen tonë të rrëmujshme. Nëntitulli, “Letrat e Haxhi Qamilit”, na tregon se ngjarja do të tregohet nëpërmjet letrave.

Koha letrare, për të cilën flitet në vepër, është Shqipëria e viteve 1914-1915, kurse koha historike, në të cilën është shkruar, është 27 dhjetor 1997-mars 1998.

Janë dy periudhat e mbrapshta në të cilat ka kaluar vendi.

Mos, vallë, autori bën aluzion dhe heq paralele mes të dyja?

Nuk përjashtohet si mundësi, por personalisht besoj se një vepër që të jetojë duhet të përfshijë një shumësi leximesh dhe interpretimesh.

Autori i “Princit të Gjullurdisë” na merr prej dore, na shtron rrugën dhe na drejton për tek bëmat e protagonistit të tij, ku, nëpërmjet 30 letrave, një prologu të shkruar nga Edmond Konn (1915), një tjetër anonim i përzgjedhur nga autori anonim i veprës, një epilogu, që shërben si amanet i Haxhi Qamilit, po pa i shkuar ngjarjeve deri në detaj, na portretizohet një figurë donkishoteske dhe qesharake, i cili, ndonëse me disa nota drejtësie brenda vetes, dëmi që shkakton nëpërmjet rrugës së gabuar që ndjek, është shumë më i madh se sa dobia.

Kemi të dhëna konkrete, personazhe, data dhe ndodhi të njohura në histori, mirëpo autori i tyre, duke qenë njohës mjaft i mirë i letërsisë, ka zgjedhur të luajë deri në fund, sepse një tekst është padyshim rezultat i një strategjie të caktuar, të zgjedhur nga vet autori, dhe lexuesi duhet të jetë i aftë për të bashkëpunuar në aktualizimin dhe kuptimin e tekstit, ashtu si autori e ka menduar.

Ai krijon një botë fantastike, të cilën e merr shumë seriozisht, duke e ndarë atë qartë nga realiteti.

Siç thoshte Frojdi, “nga bota artistike joreale dalin pasoja shumë të rëndësishme për teknikën artistike, sepse shumë gjëra që si objekte reale nuk do të na jepnin kënaqësi, në kuadrin e lojës së fantazisë për dëgjuesin dhe shikuesin e krijuesin bëhen burime kënaqësie, megjithëse në fakt janë ngacmime munduese”.

Stili konician, rrëfimi lakonik, ironia therrëse, humori i zi, na tregojnë se kemi të bëjmë me një shkrimtar me shije të holla.

“Princi i Gjullurdisë” është vepra më e mirë e shkruar nga Simon Vrusho.

Nëse botuesi nuk do ta kishte vendosur me shkronja të vogla në kopertinën përmbyllëse të botimit të dytë se emri Endri Vajella është pseudonim i Simon Vrushos, do të kishte rrezik që ne të mos e merrnim vesh kurrë të vërtetën.

Ndonëse i fshehur pas anonimatit, Simoni kishte vizionin dhe aftësinë për të na treguar se armiku ynë kryesor është injoranca dhe fanatizmi, se marrëzia nuk ka një kohë dhe një vend të caktuar.

Ajo jeton brenda nesh dhe mund të shfaqet në çdo moment.

Unë e imagjinoj se si mund të ndihej sot nëse do të ishte gjallë Simon Vrusho dhe të shihte se si personazhet e tij kanë nisur sërish të enden lart e poshtë nëpër Shqipëri, këtë radhë me damkën e të “mallkuarit” mbi shpinë, duke rrezikuar të përsërisin vetveten, veçse këtë herë tragjedia ia ka lënë vendin komedisë, duke përhapur marrëzi dhe duke u mbështetur nga “dum babsat” e rinj.

20 Komente

  1. k
    ky Surrat o Tatuazhi ne Carin e Shqiptareve

    kerma beroisha esht i dashuri marrezise _cavaljeri PutaneDemokracise_krimineli qe me dramen Shqiptare vallzon _ kufoma e qelbur qe mes Politikes frymon_krykari fisit te shpellaris_incesti i pafytyresise _eshte cudia e Njerezise _ kerma Toksike e vendit tim_ligesia njerzore qe s'njeh ndalim _eshte kafsha Primitive Sociopati qe s'njejh rrespekt per jeten njerezore s'njeh Ligj _ eshte funderina e njerezimit qe poshtersite Njerezore me surratin e qeniet e tij Primitive perligj ! ________________________________________________________Ky kerme ,eshte Muti brenda Halese Demokratike

    1. K
      Kalec Dega

      Pse, tuj ba akoma gjullurdi a ky Bisha! Sikur e nxori ne pension, Edrama, lol....ne 1944.....

      1. s
        salihi osh Krimbi i sapo ngjall i Kufomes

        Kaleco , Kuzhinjeri Corbes ne Politiken Shqiptare , i afroj perseri lugen Lugatit dhe i tha ,se tani eshte koha t'ja fillosh nga e para si me 92 ,kur ne ta ulem bythen tende te qelbet prej maloku shurraq , ne karrigen e Presidentit qe ti s'e kishe andrru ne Endrren me bukur par ne Vrymen e bythes se Ambasadorve e Mikut tone te Modh

        1. S
          Sali Krimi

          a nuk i ke pi ilaqet, n'kohe, bre!

      2. k
        k

        Populli injorant dhe i prapambetur hap rrugë për çdo degjeneratë . Të kishte qenë në Europe , do e zhduknin politikisht për 3 muaj.

        1. N
          Ne kemi shume Haxhi Qamilia se pse

          Ne kemi shume, Haxhi Qamilia dhe një shtet rrumpalle. Se pse jemi me shumice muslimane. Të gjith horrat e Shqiprise që nga koha e Gjergj Kastrijotit, e deri më sote, kane qëne Muslimane dhe janë Muslimane. Hamza Kastrijotit, Isat Pashe Toptani, Haxhi Qamilia, Enver Hoxha, Sali Berisha, ilir Meta, dhe sote që flasim KY klysh i Erdoganit, Ed Rame Turke hajduti. Se pse shumica e muslimanve Ku do në bote nuke njofin atdhe, ide, morale, a po pergjigjsie ndaje vendit Ku lindin a po e ullheqin. poshte Turqija poshte të gjith Haxhi Qamilit shqip foles si Ed Rame Turke Erdogani që thone duame Baben Erdogane dhe Turqine

          1. T
            Tanti Karboni

            @NksHQsa pash ke hyrë ti me thonj nën dhe aq e lidh komshiun me t'ët penxhere e Aishenë mbi ty . Ftille krahve famellën e krih mustanë .

        2. Q
          Qemali

          Nuk mund te thuhet se Princi i Marrezise se Luftes Civile te vitit 1997, Prof. Dr. Haxhi Sali Berisha, eshte injorant, por profili i tij tregon se eshte njeri i keq, karrierist i cmendur, bajraktar e despot, kryekriminel e kryehajdut, qe rrezohet nga kali vetem me plumb.

          1. B
            Benet Beci

            O Lapërdha ik të hash mutin e komandantit Llapa se sapo e bëri. Mizë muti !

            1. F
              Fukarallek

              Nuk duam t'ja dijme per Princa te Gjullurdise, sa kemi ne fron Mbretin e Varferise.

              1. d
                dritan Agolli

                timqe thujam benet beci te njof mire motren ta lash shtatzone dhe pagove 200mi lek qe e hoqi prandaj komento mire

                1. l
                  lea

                  Mire e tha njoni, flisni me shume per Princin e Varferise se parajses Shqiperi.lol

                  1. A
                    Akademik Fuga

                    Saliu nuk eshte injorant si Haxhi Qmili! Saliu na duhet ta pranojme eshte nje nga njerzit me te lexuar ne kete vend. Problemi i tij nqs do e quajme problem eshte ambicia. Ai ka nje ambicje per pushtet qe nuk njeh kufi. Per te realizuar ambicjen e vet ai nuk e ka problem te shkele mbi kauza , njerez madje edhe mbi ineresin e shtetit , gjera te cilat me pare mund ti kete mbrojtuar me kokefortesi. Per te realizuar qellimin ky njeri shpif, genjen madje ndonjehere thote dhe te verteta. Ceshtja dhe problemi qendron diku tjeter! Te ata qe i shkojne pas. I provuar jo vetem nje here, me te keqijat e pariparueshme apo qe do te na duhet shume kohe ti regullojme por edhe me te mirat ndonese te pakta, koha eshte ajo qe nuk ka meshire per askend dhe asgje. Nen peshen e saj gjerat konsumohen ose transformohen por nuk rilindin. Ambicja ndonese me masen me te reduktar sot e ketij njeriu apo me sakte nevoja per ta luajtur kete rol qe po luan ( per shkak te njolles mderkombetare ) e detyron Berishen te sfidoje kohen dhe efektet konsumuese te saj. Per ta bere kete ne politike natyrisht duhen njerez te te mbeshtesin dhe ne kete rast e keqja qe vete ja ka bere ketij vendi i vihet ne sherbim. Injoranca! Ajo qe ishte tipike te Haxhi Qamili sot eshte tipike per ata qe ndjekin Saliun. Kush mund te thote se cfare mund te frymezoje nje vjeshte e zverdhur ne gjethe te dekonpozuara per te te kujtuar rrezet e diellit ne nje plazh egzotik!? Vec absurdit dhe moskuptimit, injorances dhe fantazizise per te shpikur injorance asgje tjeter nuk mund te gjesh per te justifikuar dum babistet qe i shkojne pas nje plaku dinak qe kerkon te shpetoje fytyren nga brazdat dhe shenjat e gabimeve me dashje dhe padashje te jetes se vet politike me botoksin e presionin te ketyre turmave anakronike , versulur Madheshtise se shtetit qe e beri pis. Ky eshte qellimi i kthimit te tij! As urrejtja per Ramen , as pragmatizmi per te rifituar kolltuket e korupsionit qe dikur i kane pasur, as remishencat e vuajtjve te regjimit te meparshem nuk kane racionalitet te justifikojne turmen qe i shkon pas plakut dinak. Veten nje gje mund ta justifikoje kete ndjekje, Adhurimi! Adhurimi i injorantit. Gjithcka tjeter eshte e pa arsyeshme, jo racionale dhe e pakuptueshme.

                    1. R
                      RRahman Rrajca, deputet.

                      Fiks njashtu asht or Akademiku, ai Saliu ka ambicje pa kufi per pushtet, nderkohe qe ajo ambicja per pushtet pra, tek ky Edi Rama yne i virtytshem mungon krejtesisht!

                      1. A
                        Akademik Fuga

                        Ku e lexove ti qe Rama eshte i vyrtytshem? Kush foli per Ramen

                        1. S
                          Sidet Shoda

                          Kur pelës i polli mezi e mëzi u bë kalë i zoti i dhe tufën azat të hamëshorëve...po i la edhe kuçedrën që e kish zbutur e kish burrimin e saj e e kish mbarsur me djajtë . Kuçedra kur i iku nga zgjedha mbetën djajtë e djejtë e kuçedrës , kuajt e hamshorët gërmuq . Kuçedra e largun vazhon e pjell djej jo djaj . Diell .

                    2. f
                      fariu

                      Sinonim më të saktë dhe më të bukur se sa "PRINCI I GJULLURDISË" nuk ka si të ketë.

                      1. P
                        Partia e uturakeve

                        Princin e ofendon me emrin e sali rrumpalles.... Ai nuk eshte princ por nje malok shpelle qe e sollen ne qytet dhe u be si borati qesharak... Por me boratin populli qesh kurse ky kriminel veshi qindra familje me te zeza dhe po lufton per kanunin... Ky kriminel ka krijuar dhe ca kriminel te vegjel qe e ndjekin kudo dhe e imitojne... Haxhi qamili na u hoq qafesh per nje vit kurse ky vampir e filloi qe ne kohen e dulles si spiun dhe arriti te kap majat dhe nuk po i priten tentakulat drakules

                        1. s
                          socialisti

                          Aman mor kur do qerohet nga pushteti ky Sali Berisha e te na vije Edi Rama ne qeveri se nuk po shtyhet me ky fukarallek-maskarallek, d.m.th.

                          Lini një Përgjigje