Si Çyrbja mbrojti Babon në Berlin !

28 Shtator 2022, 22:09Blog Nga Agron Gjekmarkaj

 

Si Çyrbja mbrojti Babon në Berlin !

Hallet e vatanit na çuan në Bundestag të Gjermanisë neve një grup deputetesh të PD dhe PS .
Na priten me temenara e respekt siç u ka hije bujarve e si e lyp sedra e të vegjelve.
Ndonjeherë thamë gjëra me një barrë mend ku çuditem gjithë ata që na degjuan e herë tjeter keputem ndonje qyfyre a thagmë ashtu si tradita na e do .
Jo pak na thahej fyti per një kafe safi si ato që pimë në Tiranë gjithë jaranllek se helbete zgjasnin ato të bekuara takime dhe mpiheshim neper karrige.
I larmishem qe delegacioni që i primë si desh kembore më shumë Klotilda se unë me konsensus të heshtur. Njeri pas tjetrit takuam burra e gra të nemces duke ju rrefyer çfarë ndodh në Shqiperinë tonë e cila lyp integrim , marifet e lezet europian pas shumë shekujsh e perpelitjesh neper rrepirat e historisë.
Mbi një vit ka kaluar që asgjë nuk keni degjuar për Çyrben e "krimit" deputetin nga Shijaku kaq shumë të thirrur kesisoj prej nesh dhe Liderit tonë të dorehequr.
E kisha parë në parlament po nuk perputhja emrin me fytyren. Një qerrata zeshkan as i shkurter as i gjatë të cilin me një farë droje e pyeta , më fal po nuk me kujtohet emri ! Ai fap pa të keq dhe me një farë hareje tha jam "Çyrbja i krimit" ! Mbeta një moment sa mblodha veten i thashë po ti qënke more lanet ! Unë tha i tëri e i bëri ! Po të dija të madh bina , të gjatë, me dorë të rëndë, shikim të mvrenjtur siç një kriminel duhet të jetë po ani se Berlini ti heq veset dhe fillojmë një proces purifikimi e shenjterimi konstatova e sygjerova.
Nejse kjo meriton një trajtim më të gjatë! Por disa fakte me terhoqen vemendjen posaçerisht!!
Klotilda foli herë pas here duke buzeqeshur siç di ajo ndersa Çyrbja rrinte rënde si re e zezë! Ajo fol ky thartohej dhe qartazi rrebeshi po afrohej.
U kthyem në hotel dhe nuk pipetinte as miza rruges. Çyrbja si komisar drite i printe çetes së vogel me 15 veta në mes të Alemanjes.

U ulem në kafe si në vaki kur befas ai mori fjalen dhe një rrebesh me bresheri , verejtje a qortime ra mbi Klotilden e cila e kishte bërë rrugen me vetedijen që detyren e qau.
Ti i tha ha buken e Babos dhe bën duanë e Gaz Bardhit !! Qyqja qyqja psheretii ajo. Mbajte gjithe ato fjalime dhe askund nuk e zurë Babon me gojë, reformat e tij, sukseset boterore, famen dhe dashurinë që njerzia ka për të ! Budalla e di ti këtë Genc Gjonçajn që një e dy thoshte " Qofte levdue Babo gjithmonë e jetes" e perkulej me veneracion, ose " mirë jeni ju gjermanet po të kishit një si Babon më lart do të ngriheshit në kohë sfidash !
Të gjithë këtë pezem e shoqërontë një tundje gishti dhe fjala jazek nga pas si refren kumbonte.

Mu dhims Etilda perpelitej po jo ashtu e jo keshtu , se ato që thashë në të mirë të Babos venin , pastaj Babon e njej gjithë Bota, nuk është nevoja t'jua perserisim. E njohin e njohin tha Çyrbja me tersellamë po perseritja është nënë e dijes e prapë t'jua kujtoje.

E mirë u dorezua Klotilda e shkretë! Saimir Koreshi duke thyer çdo paragjykim mbi trimerinë leshoi një pasthirrme tallese per Babon ! Desh u bë nami. Çyrbja çoi doren në brez ku rri zakonisht alltia por s'kishte gjë në brez ! Atëherë mori shishen e birres dhe me të i ra tavolines që u coptua në mijëra copa ! " mos e thuaj dy here atë fjalë se baj të kjaj e zeza nanë ju drejtu Sajmes" shikimi i të cilit ishte perskuqur si ai i Akilit para duelit!
Vetem hija e rëndë e Alibeajt dhe lotet e Ilir Barjabes e Aurora Mares që u shfaqen befas në atë prag kasaphane ndalen më keqen. Gaz Bardhi si Homeri shkruante epopene.
Ciflat e xhamave qendruan në ajer aq sa zgjati zemerimi. Nuk pipetiu më as miza ! Të tillë dashuri për Babon e kaq trimeri per të në mes të Evropit veç Isa Boletini kishte deshmuar në Londer për Ismail Qemalin!
Po ai e caktoi Isen komandant të ushtrisë kombetare! Tani në prag të zgjedhjeve lokale pas ketij akti sublim per të cilin Dhurata Çupi tha që nuk mjaftojnë dhjetë jetë për ta rrefyer e as 100 rapsode për ta kenduar sipas Eduar Ndreces që nuk është ndeshur kurrë më parë Babo të vërë doren në zemer ose t'ja mbeshtesë kokën Çyrbes në gjoks si Taos dhe ta bëjë minister të pushtetit lokal, ashtu hijerëndë e të murretyer duke i rënë pash më pash pazarit rrethuar me zaptie që do mbrojnë voten e lirë!

20 Komente

  1. P
    Populli

    Ky deliranti do beje epoke me bejte letrare

    1. A
      Arian

      Prift je një gjë pa erë e pa ngjyrë,i neveritshem

      1. E
        Endri

        Kush ja ka mbush mendjen ketuj katundarit qe din te beje politike e ironi?!!

        1. V
          Vranakonti

          Nuk meret vesh se çfare shkruan ky idiot. Histori pakuptim.

          1. G
            Goni Markagjoni

            ka fillu te me lodhi bythen ky Goni Gjonmarkagjoni. ta can bythen me ironi e sarkazem saqe humbas fare

            1. D
              Do shpetoje Shqiperia

              Na çave trapin me keto mediokritete o Markagjekaj. Vetëm se po ja rrit vlerat Rames me shumë nga çka vlera vetë. Po ti katunar je, si Berisha. E kush i humbi trutë që t'i gjeni ju ne rrugë? Dhe Rama tall menderen me ju. E pse jo? I ka rene llotaria. Po të mos ishit ju debilat ne opozitë, Rama di kishte dale ne pension me kohë.

              1. s
                spec djegs

                Zotri I nderur ta them un ty,nuk perqahen socjalistat siq jeni perqar ju shqupsat qy jeni bo kasht e koqe.Rama I Zi I krimbit ,vuqiqit ,inqeneratorit djegsor,drogs asht ay qy pengon qy t vihet pace midis grupeve t pedes,ta them un ty or zotri I nderur.rama ik ,rama shporru,rama ik.

                1. O
                  Obllaku shurjaku kaspershaku.

                  Boll ti ore koke e salduar se na cave harin te qifte babua ty dhe gjithe kurvat e pd rithemelimit dhe patine elirise hajnise.

                    1. k
                      k

                      Ky që na e ka shitur saliun se etalon të gjigandit demokratik për 30 vjet, nuk kemi asnjë iluzion apo aspektative positive. Neser do e bëjë me ndonje gjytrym tjeter sipas interesit.

                      1. B
                        Bardha

                        Ktije qe i vjen era shurre cjapi ashte mbushur mendja se ashte idiot i dobishem

                        1. A
                          Ani

                          Bejini leket rrush e kumbulla o te dhjamosur...nuk dini te komunikoni online.....njesoj jeni te gjithe ...ai udhetim me 15 vete kushton te pakten 20 mije euro....mjere ky popull....

                          1. L
                            Loni, ish dashnori i Grides

                            Nuk kuptohet akoma, pse botohet nje idiot i tille!

                            1. V
                              Vlora

                              Humor fshataresk pa shije dhe i bere boze.

                              1. t
                                tata luigji

                                Ja dhe gaztori i PD kujtova se eshte djali drites e i zef dedes por qenka djali Diles e i Martinit,Ty te rafti kari ne bythe mor debil qe zevendesove Nard Ndoken me keta budalleqe dhe ti boton Mero baze qe dunjaja te njohin debilin fringo Cybjes nuk i vjen as tek bolet mor fshatar, ky kishte pasuri nga 1990 dhe nuk e vendosi me para studentatsh o fetyre kuq, po nejse nuk po bej avokatin e tij se eshte shijakas

                                1. k
                                  kosta

                                  shakatori i malesise do te konkuroje Antenen e Meros. haaaaaaa malok idiot dhe shakator nuk mund te qendrojne nen nje mendje. vk ku ka katandisur parlamenti dhe tani me mbushet mendja qe bene mire qe ja futen lylit se nuk la BQ te tipit Mark, gjekmark dhe rrk pa futur ne lista.

                                  1. t
                                    tallen ca mashtrues gjerman me kta Fshatare te fll

                                    u bu bu ja se ku ka degraduar Politika Shqiptare mbushur me maloke fshatare katnare , injorante te peshtire qe tallet Bota

                                    1. G
                                      Gezuar Baftjar

                                      BRAVO (SHURRE. CJAPI S)IC SHKRUANTE NJE KOMENTUES ME LART

                                      1. G
                                        Gezuar Baftjar

                                        BRAVO (SHURRE. CJAPI S)IC SHKRUANTE NJE KOMENTUES ME LART

                                        1. Vjosa

                                          Do të imitosh penat medha të letersis Shqipetare po je nje gjonmarkagjon mjeran në te shprehur e të shkruar. TURP QË JEP MESIM NE UNIVERSITET E TURP QË TEMA BOTON SHKRIME TË KETIJ NIVELI TË ULET.

                                          Lini një Përgjigje