
Nga Frrok Çupi
Nga të rrallët politikanë ‘i djathtë’, që nuk ka brohoritur, madje as është ndjerë ende, për fitoren e fashizmit në Itali, është një deputet i PD. Tomor Alizotit, me siguri, i ka ardhur në majë të hundës ‘Fashizmi’ që para se të lindte; dhe tani relaks i qetë në atë drejtim. Fejzi Alizoti, pinjoll i asaj familjeje të madhe bejlerësh, ishte editor i gazetës ‘Fashizmi’ që botohej në Tiranë gjatë periudhës 1939-1940. Gazeta ishte organ zyrtar i Partisë Fashiste Shqiptare.
Kaq ishte për atë kohë.
Në këtë fakt, më shumë se gjuetinë në heshtje të politikanit diplomat Alizoti, gjej pozitat ‘pop- corn’ të politikanëve të tjerë ‘të djathtë’. Ata kërcitën dhe u hodhën përpjetë sapo u dha lajmi nga Italia për kthimin e fashizmit. Në kohën e parë, kush kishte kullotur bagëtitë në bjeshkë e në lëndina, atëherë kur në Tiranë gëlonte ‘moda ala Fashiste’, ose kur thërritej rrugëve: ‘gazeta Fashizmi!, blini gazetën Fashizmi’. Këta tani janë të etur për atë që nuk provuan në fëmijërinë e tyre.
‘Je suis Duçe!’ (‘Unë jam Duçe!’), janë gati të thërrasin pa pikën e drojës politikanë të stërvitur në të gjitha vaskat e floririt dhe makabritetet që i shkaktuan kombit. Shkak u bë fitorja e ‘fashistes’ Giorgia Meloni në zgjedhjet parlamentare në Itali.
I pari që mori mikrofonin ishte Sali Berisha, president e kryeministër- politikani që po ta quaje ‘fashist’ gjatë dhunës së tij të egër kur ndodhej në pushtet, të digjte në turrën e druve ose të zhdukte në Kune- Vain. Dje u ngrit e tha se partia fashiste është ‘aleatja jonë’… I dyti që u pa se u gëzua ishte Ilir Meta, edhe ky president e ish ‘gjithçka’. E vetmja lidhje, por edhe kjo më shumë një sharje popullore, ishte se e quajnë ‘kokë- Duçe’ dhe ai u kthehet e shanë ‘kokë palarë!’.
Në piramidën poshtë këtyre të dyve ka me duzina politikanë të tjerë të të njëjtit lloj, të djathtë, që kur ishte Fashizmi gjallë ata fati i bëri që të enden pas shërbesave komuniste, ndërsa tani kërkojnë ‘Fashizmin e humbur’ në kohë.
Asnjëherë nuk e kapën në kohë shpirtin e tyre. Po pse po ndodh kështu me këta të gjorë?
Po ndodh, e para, që është boshllëku i shpirtit. Ata as atëherë as tani nuk kanë ‘ide fashiste’ në shpirt; madje as ide komuniste, as demokratike. Magari (thuhet në Shkodër), ta kishin këtë shpirt. Kur ishin komunistë, uleshin e rrihnin tokën me duar tek mallkonin Fashizmin, tani në ‘fashizëm’ mallkojnë Amerikën.
Me duar e me këmbë rrahën edhe ‘vlerat e djathta fashiste’. Kanë qenë vetë këta, personalisht, që u sulen me varè e me çekiçë dhe shembën kisha, xhami, figura, zotër, shenjtorë, gravura. Po thonë se ‘vlerat e familjes’ janë vlera të gjenezës së tyre. Vetëm në marsin e vitit 1997 i çuan drejt mbytjes 81 vetë në thellësitë e Otrantos, të gjithë familjarë, shumica gra e fëmijë. Zonja të zonja për Drejtësi i quajtën publikisht ‘lavire të bulevardit’…
Po çfarë ndodh? Ndodh që këta, në asnjë kohë nuk janë me identitetin e tyre; me një rrugë ose një moral ose një filozofi. Partia Demokratike u ngjit në pushtet e vetë deklaruar si ‘antikomuniste’. Por në fakt aty brenda vegjetuan komunistët e racës më të keqe. U vetë deklaruan në favor të të përndjekurve, por në gjirin e Partisë futën spiunët, xhahilët dhe xhelatët e diktaturës…
Pse u bënë sot me Fashizmin?
Edhe dje do të kishin qenë me atë forcë që do t’u dilte përpara në fund të rrugës. Këta tani i kanë mbyllur të gjitha rrugët, as janë antikomunistë, as janë anti- spiunë, as janë të pa korruptuar, as janë jo në hasmëri me popull. Ku të dalin tani?
Për fat të mirë, një zonjë në Itali, Meloni, erdhi me një platformë çudibërëse (!). Fashizmin sot e marrin thjesht si ‘shpëtimtar’. I shpëton nga ajo çfarë janë. Ndoshta i afron me miq të rinj, armiq të paqes, që mund të jenë edhe miq të zonjës Meloni, si për shembull Putini i Rusisë.
Shpresojnë edhe se mund të prishet rendi botëror.
Ky është momenti i tyre i fundit. Gjithçka duket se japin për fuqinë e re që hyri në skenë. ‘Je suis Duçe!’.
Por vjen një pyetje dhe moment i frikshëm:
Sikur edhe zonja Meloni të mos dalë ‘fashiste e pastër’ njësoj si Duçe?…
Të dhënat japin sinjale se kështu do të jetë. Sinjali i parë se zonja Meloni çmon NATO-n, ua rrëzon shpresat ‘fashistëve të pastër’. Ish- kryeministri italian Matteo Salvini nuk do të marrë pjesë në qeveri, sa kohë ka ide ekstremiste dhe ndodhet nën hetim penal për vrasjen e emigrantëve. kryeministre e Britanisë së Madhe ka uruar zonjën Meloni për fitoren… Janë sinjalet e para këto.
Mund të ndodhë që këta të mbeten edhe pa klimën reale fashiste alias Duçe…
Se zonja Meloni është një krijesë e re, një koncept i ri politik. Si mund të ketë ajo lidhje me ‘Duçet’ realë nëpër Ballkan?!
Mire si qe heshtka nga sikleti sipas teje. Po ti qe flet nga sikleti! Ehj mer spiun i sigurimit. Shko kerko dosjen tende o frrok. Se po te pret dosja. Pse s shkon. Nje kerkese me shkrim larg e ke.
spihunat e sigurimit keshtu e gjejne armikun si nje here e nje kohe qe vrisnin te pafajshem kot
me pelqejne shkrimet e tua por nuk jane te pastra. je vertet kellire nga karakteri tamam fuks, spiun 80 leksh, kalec, kerme tip i neveritshem por i domosdoshem se nuk e di pse te lexoj gjthm. mallkuar qofte dhe e sigurt je me i lig se sali qivuri
Je gje tomorr alizoti ti qe shkruan nen emrin bujar leskaj?? Perndryshe nuk justifikohet mllefi yt ne koment
Z. SPIUN FRROKU. Je nje 0 per te marre kurrajon te komentosh zhvillimet gjeopolitike ne Èvrope. Vazhdo te hash ndonje kafshat nga 80 lekshat , ne qofte se te mbetur ndonje metelik.
Z. SPIUN FRROKU. Je nje 0 per te marre kurrajon te komentosh zhvillimet gjeopolitike ne Èvrope. Vazhdo te hash ndonje kafshat nga 80 lekshat , ne qofte se te mbetur ndonje metelik.
Shkrimet tuaja z.Frrok asnje here nuk jane si parrullat per thirrje ne votim,me thjeshte nuk jane agjitative por me nje domethenie te thelle propagandistike ideollogjike.. Fitoi nje e ashtuquajtur fashiste e veteshpallur por ja qe smund te jete fashiste se kushtet nuk e lejojne perndryshe i duhet te beje nje regres te madh qe ne fund te fundit do mbetej nje perpjekje e kote.Qellimi i vetem mbetet pushteti dhe ai do mbahet me masa pak nga te gjitha.Nuk do te kete pushtim ''ABISINIE APO SHQIPERIJE'' dhe nuk besoj te pregatitet perseri nje UGOLINI i ri qe te fallcifikoje historine per gjoja ardhjen e ENEAS me Andromaken e te tjere ne BUTRINT PER TE THEMELUAR ''Romen'' .Kjo eshte per te qeshur se vete Ugolini e pranoi mashtrimin me vone.
Or ti fuksi me pseudonimin "Lisi". Si ma ke kolegun "bisturia" apo "penicilina", non grata?
Dolen zagaret e dy byrekeve te Sales te ndotin ujin para se Sala tja jape falas popullit.,Tani kane leke se ju martua vellai Shkelqeni me motren Armina dhe fituan 2 meleon hajdare apo dollar si i thone,Keni buke dhe nja 2-3 jave o zorrthare qe shisni nen e babe per dy byreke
Po ti mor pleh , ku je rrite apo ne Paris !? Ptu rrace muti . Po nga Malet e mirdites je mor mut !! Spiun i piset , legen .
Je I madh Frok, mezi pres shkrimin tuaj qe sa I vertete edhe I bukur artistikisht. Jam nje fan juaji aq me shume si pjestare e aksioneve ne Zhame te Lushnjes ne ndertimin e hekurudhes. Ju uroj gjithe te mirat.
Të admiroj Frrok vazhdo linjat tuaja
O SALIXHINJ, mos shikoni "gishtin" por shihni HENEN, le qe ku shikoni e degjoni ju. Ju shikoni e degjoni ato qe u lejon Salehu. E "shpalli" Salehu SOROSIN armik, (pasi i pat mare do shuka me dollare qe nuk dihen, a vajten per atje ku i dha SOROSI, apo perfunduan ne çanten e zeze te Shkelzenit) hyxhym edhe ju e shpallet armik. E shpalli Sahalea Eduard Selamin armik, hyxhym edhe juve e shpallet armik. E shpalli hajveni Sali Eduardin mik, hyxhym edhe ju e quani mik. Po keshtu edhe me GJIGANDIN e gazetarise se Shqiperise zotin FRROK ÇUPI, sa kohe qe qoftelargu Sali e quante "mik", hyxhym edhe ju i therrisnit "mik", tani qe GAZETARI FRROK, nuk ndjek "AUTORITETIN" por ndjek GAZETARINE dhe FAKTET, tani qoftelargu Sali e ka bere "lanet", hyxhym edhe ju e beni "lanet" ne komentet e juaja militante te shpellerise, te komenteve tuaja te mbushura me fyerje, me urrejtje, qe as ju vet nuk e kuptoni se nga ju vjen, ju vjen nga "gishti" qe tregon henen, apo ju vjen nga hena pse ekziston.
hahahahah koment i bukur Bravo!
Z. Frok: Injoroi jashteqitjet e kombit qe kerkojne te denigrojne figuren tuaj. Vazhdo te besh detyren patriotike ndaj kombit qe ka vuajtur kaq shume nga plehrat qe vazhdojne ti sherbejne Saliut dhe Ilirit. Faleminderit Z.Frok; ke nje pene te arte.
Immigrant Mos rri po duku. Hajde lepi bythen è spiunit 80 lekesh.
Immigrant Mos rri po duku. Hajde lepi bythen è spiunit 80 lekesh.
Bravo Frrok! Shkrim i bukur !
Shkruan mire of Frrok por nxjerr ne pah karakterin tend negativ dhe bythlepires. Si nuk shkruajte dicka per padronin tend te radhes, per diktatorin e radhes, qe e ka kthyer pushtetin ne regjim, apo nuk ta mban nga Rama se te pret kotheren
Bukur artikulli Frrok , pavaresisht se kemi shume llum , injorance dhe inat fondamentalist bataku mes nesh....
vetem nje fjali e sqaron poshtersine e vampireve te vjeter politike ne kete shkrim: "Edhe dje do të kishin qenë me atë forcë që do t’u dilte përpara në fund të rrugës." Jane fiks ne fund te rruges tani sdine me ku te shkojne ? Fitoren ta harrojne 1 milione Shpulla para e mbrapsh , prape 1 here ne 2 vjet sa te jete binomi berisha meta
Frroku e di kush eshte Fejzi Alizoti? Kujton se cdo ese e tija (frrokut ) eshte e kendeshme. Edhe Merua e merr te komentoje a shkruaje dicka per t'i dhenendonhe therrime, se dhe vete e di qe nuk kane vlere cfare thote e shkruan ai.
'Shaqo' ziu, shiko rrugen se mos gremisesh. E megjithate kemi neper kembe shume militante qe (si ne fund te rruges), behet banal, gojacer, analfabet, mos zo ma keq per ta. Ngrihen kembet e duan ti bien KOKES - thote populli.