PD e Berishës nuk është më vlerë për Shqipërinë, është një vlerë e tharë

3 Tetor 2022, 17:29Blog Nga Alba Malltezi

PD e Berishës nuk është më vlerë për

Është e vështirë dhe ka qenë përherë e vështirë t’ua shpjegosh militantëve të Partisë Demokratike të Berishës, apo urryesve të Edi Ramës, se sa dëm i ka bërë dhe vazhdon t’i bëjë individi Sali Berisha në vazhdimësi, herë partisë e herë Shqipërisë. Ata nuk të besojnë. Ata mendojnë se ti ua kritikon PD-në e Berishës se: “ose ke pazare me Edi Ramën”, ose “të janë prishur pazaret me Berishën”. Nuk ka një argument që mund të qëndrojë para tyre, edhe pse mund ta kesh nisur “luftën” me shtetprishjen e Berishës që para se të ekzistonte edhe Edi Rama, edhe Lulzim Basha, por edhe këta militantët e sotëm të brendshëm apo të jashtëm.

 

Dhe ndoshta e kanë mirë. Nuk ka të vërtetë më të madhe se eksperienca personale me këdo qoftë: individ, organizatë, parti, shtet, mik etj.etj. Por ama çdo gjë e ka një kufi. Gabimi, shtrembërimi, manipulimi, nuk mund të jenë të pafundme për këdo në histori. Cilido ka pasur një fund, qoftë ai një Kain, një Xhudë, një Duçe, një Hitler, një Enver, një Karaxhiç apo Millosheviç. Si ka mundësi që një Berishë arrin të gjejë përherë ujë për burimin e tij tërësisht të ndotur? Zgjedhjet e fundit për kreun e të rinjve të FRPD-së janë e disata dëshmi e ujit të turbullt që del prej burimit të tij dhe ndonjë militant ende bën pyetjen: “Si ka mundësi? Të jetë vallë e vërtetë?” Dhe kërkon prova mbi prova për një fenomen që ka plasur si një pusetë mu në mes të të gjithëve, por ndërkohë ata vazhdojnë në dyshimin naiv: “Si ka mundësi?” Dhe vazhdojnë të presin transparencë për zgjedhjet, për plehrat, apo cdo gjë tjetër nga njeriu që gjithë Shqipërinë e kishte shndërruar në një kazan të ndotur nga jugu në veri.

Eshtë pikërisht agresiviteti i tejskashëm që e ka karkterizuar shkëmbin e thepisur me emrin Berishë, të intimidojë këdo përmes kërcënimeve të të gjithëve që dalin kundërshtarë në shtegun e tij. Nëse sot kërcënon një gazetar/e, duhet të dëgjojnë të gjithë të tjerët gazetarë/e, nëse sot kërcënon një gjykatës/e, duhet të dëgjojnë të gjithë të tjerët, nëse sot kërcënon një ambasador/e, duhet të dëgjojnë të gjithë ambasadorët, nëse kërcënon një të partisë së tij, të tjerët duhet të marrin medoemos një mësim, ndërsa ata që nuk arrijnë të mendojnë (për dembelizëm apo për natyrë), vetëm e admirojnë. Shohin tek Berisha atë agresivitet që në vetvete e kanë ndrydhur përgjithmonë. Ndërsa ata që nuk i përballojnë dot kërcënimet qoftë nga natyra e ndjeshme, qoftë nga skeletet nëpër dollapë, heshtin, tkurren. Ndonjë, tek tuk që e përballon, bëhet shënjestër e përgjakur, e përndotur, e përqeshur, por reziston.

E megjithatë koha nuk punon për Sali Berishën. E nuk punon për të as arsyeja dhe rrjedha e logjikshme e ngjarjeve. Ai thjesht po vozit eger me trapin e tij të formuar nga trupa militantësh të verbër apo manipulues që iu pëlqen të shkojnë kundër rrymës. Po edhe sa rrugë mund të bëjnë? Nuk kanë ku të shkojnë. E kisha menduar gabim më parë, PD e Berishës nuk është një parti vlerë për Shqipërinë, PD e Berishës, është një vlerë e tharë.

9 Komente

  1. L
    Latif Dreqi

    Do zgjedhim te na perfaqesoje Karlo Bollino tani, mbase eshte ai alternative..

    1. b
      baca

      Do ishte super. Ku ta gjeni nje tru si Bolino ju gamoret e PD, po e nuk eshte budalle tju afrohet.

      1. a
        alba karakurva

        Bol’ino nje biseksual qe theret ne bithe me mjeran gelbazen kte alben qe ka dhe dashnor,e ka sa per sy e faqe

        1. V
          VvV

          Imët t'sho't'gjelosnun

    2. K
      Klevi jam kerrici i Faros

      Gazetare e vertete e qarte dhe e maturuar ne mendime , jo si llumi , apo funderinat si Bushati , Bejtja, Rakipi , Zheji, Fevziu, A.Cani, Mece dhe kurva te tjera qe nga inati dhe xhelozia e semure per Ramen lepijne me kenaqesi gjithe diten jarget e mostres Sali kriminelit dhe koqet e fishkura te kusarit , spiunit Like kriminelit.

      1. F
        Financa COD

        Bravo bythshkarpësia jote. Shko merr pagesën në AKSH dhe bastaj bobuset tek inceneratoret..degjon shoqja Agime Malltezi

        1. B
          Besa

          Alba eshte shpirt

        2. J
          Jugu

          O gazetare qe nganjehere coc kullandris. Po kete radhe ja ke fut si kau peles. Shkruaj moj dicka per Ramen qe ka 10 vite ne pushtet apo i mbetet qejfi Boleinos. Si moj jeni bere te tere me hije, ju del Berisha ne enderr edhe keni arsye, dhe arsyeja eshte hajdutosja qe po beni me pronat e shqiptareve. Berisha eshte i ikur, tani kemi hajdutin rrekordmen Edi Ramen, Erjon Veline, etc. etc. qe ju ben suflerin Krloja dhe Mero. Ti nese je e pa anshme, atehere shkruaj per keta dhe pallatet qe jane mister per ministren apo ashtu jane dhe per ty? Populli nuk ha bar, sic ju votoj, se shpejti do ju degjeneroj.

          1. V
            VΛV

            Mbase interesin e ka te planimetria e arkitekturës shtetërore strikte e te paprekshmëria nga themeli [...], pa lagështi e deri nga çdo bjerë e kullojë në kullesë , e përpunuar gjithëçka me sqimë e ekonomi q'të mos e tregojë me gisht njolmshiu që ndërzën dëmat e q'i vjen rotull me çakejtë të ndërsyer e pa edukatë t'i shkatërojnë mundin e atyre që ka flijuar në themel . Ka kamën në tirk , mos i'u qas folesë s'po shtron , po shtron zgalemin. Lejleku e bëri në majë të shtyllës së tensionit të lartë . Siç e sheh s'e sheh , e ti e do ndryshe , s'shin shiet e tua e s'shijon natyrën tënde vruk por t'i hysh dhunshëm e i mbarsur natyrën pa e ditur që s'mbarset kur është leonë . Lehma tët'cof ..i..

          Lini një Përgjigje