Si rrëzohen Rama, Berisha e Meta bashkë

4 Tetor 2022, 17:18Blog TEMA

Si rrëzohen Rama, Berisha e Meta bashkë

Nga Blendi Kajsiu

Idea se në Shqipëri është e pamundur të sendërzohet një alternativë politike jashtë dyshes PS-PD dhe satelitëve të tyre buron nga konceptimi thellësisht elitist i politikës. Sipas narrativës elitiste një elitë e keqe mund të zëvendësohet vetëm me një elitë më të mirë. Ndaj për sa kohë nuk del një alternativë bindëse ndaj PS dhe PD – së jemi të detyruar të votojmë për këto të fundit, edhe pse janë banda. Duhet pritur dalja e një elite superiore ndaj kësaj që kemi që elektorati të ndryshojë mënyrën se si voton. Sipas kësaj llogjike ndryshimi në Shqipëri mund të ndodh vetëm nga lart, pra nga oferta politike dhe jo nga poshtë, dmth nga kërkesa e elektoratit. 

Po cila është alternativa apo elita e re që pritet të shfaqet në horizont? Është pikërisht e kundërta e partive tradicionale. Ajo është plot njerëz të rinj por me eksperiencë, që nuk kanë qeverisur kurrë, por që ofrojnë alternativë qeverisëse. Janë të njohur por të papërfolur në skenën publike. Vinjë nga jashtë sistemin politik, dhe mundësisht nga jashtë Shqiërisë, por njëkohësisht e njohin atë shumë mirë. Është pra një alternativë perfekte përballë elitës plot difekte!

Kaq mjafton për të kuptuar që në fakt na ftojnë të presim për Godonë ose për një elitë që vjen nga Marsi. Në një sferë publike dhe politike të kontaminuar më akuza, mllef, vrer, korrupsion dhe baltosje pafund një alternativë e tillë nuk do dalë kurrë. Ndaj ftesa për të pritur alternativën ideale ndërkohë që na ftojnë të votojmë elita kriminale është në fakt një thirrje për të ruajtur rendin ekzistues.

Ajo bazohet në idenë elitiste që ndryshimi vjen nga sipër dhe jo nga poshtë. Është një ide që e riprodhojnë elitat politike, mediatike dhe ekonomike për interesin e tyre, ndonëse historikisht nuk ka asnjë bazë faktike. Ndryshimet më të mëdha në historinë tonë politike, të 30 viteve të fundit kanë ardhur nga poshtë ndonëse janë shfrytëzuar nga lart. Mjafton të përmendim këtu rënien e komunizmit dhe krizën e vitit 1997.

Komunizmi në Shqipëri nuk ra si pasojë e daljes së një elite anti-komuniste, por si pasojë e presionit që erdhi nga poshtë nga qytetarët e thjeshtë. Komunizmin e rrëzuan minatorët e Valiasit me grevën e tyre, të rinjtë me balluke dhe flokë të gjata që vrapuan nëpër ambasada dhe dorën e fundit ia dhanë studentët e Universitetit të Tiranës. 

Elita komuniste thjesht iu përgjigj por nuk i parapriu presionit social. Sali Berisha u përzgjodh nga Ramiz Alia për të folur me studentët sepse ishte nga Tropoja ashtu sikurse edhe lideri i tyre Azem Hajdari. Ama ai ishte qartësisht pjesë e elitës komuniste, ndonëse jo në rrethin e saj të parë. Ishte pjesë e përpjekjes së saj për tu reformuar dhe për tiu përgjigjur pakënaqësisë sociale që vinte nga poshtë.

Ishte ky presion që e rrëzoi komunizmin dhe jo Sali Berisha, Gramoz Pashko, Azem Hajdari, Aleksandër Meksi apo Arben Imami. Natyrisht tashmë që jemi në kapitalizëm askush nuk flet për grevën e minatorëve, pasi punëtorët dhe protestat e tyre shihen me përçmim. Madje Kryeministri propozon importimin e punëtorëve nga Banglandeshi sepse ata shfrytëzohen më lehtë sesa tanët.

Ndaj emisionet që bëhen për rënien e komunizmit nga mediat dhe gazetarët pranë elitave politike theksojnë pafund rolin e elitave aktuale politike dhe pothuajse e injorojnë presionin social që vinte nga punëtorët dhe qytetarët e thjeshtë. Sipas stinës politike herë theksohet heroizmi i Berishës dhe herë antikomunizmi apo disidenca e Ramës.  

Në qendër të ngjarjes vendosen elitat edhe pse ato ishin produktet dhe jo shkaqet e rënies së komunizmit. Punëtorët, minatorët, halabakët me xhinsa dhe flokë të gjata që shpërthyen ambasadat kthehen në sfond pasi janë turma pa fytyrë që vështirësisht mund të përfaqësohen në debatin tonë mediatik tejet të personalizuar. 

Diçka e ngjashme ndodh edhe me krizën e vitit 1997. Ajo në thelb ndodhi si pasojë e presionit popullor dhe nuk kish të bënte aspak me elitat politike, ekonomike dhe mediatike. Këto të fundit ishin pothuajse të gjitha, me pak përjashtime, të përfshirë në skemat piramidale. Merrnin reklamë dhe financime nga këto të fundit, ndaj në vend që ti kritikonin i bënin fresk. 

Ama me rrëzimin e skemave piramidale dhe të qeverisë Berisha 1 në skenë del si hero dhe shpëtimtar Fatos Nano dhe Partia Socialiste. Harrohen shpejt komitetet e shpëtimit, greva e studentëve të Vlorës dhe revolta popullore në përgjithësi, për tu përqendruar tek personazhet specifike në veçanti. Kështu historia kthehet me kokë-poshtë. Nuk ishte populli që e shpëtoi Fatos Nanon nga burgu por ky i fundit që e shpëtoi popullin nga Berisha. 

Janë narrativa që e paralizojnë aksionin qytetar sepse i thonë se asgjë nuk vjen nga poshtë, çdo ndryshim vjen nga lart. Ndaj qytetarët janë të dënuar të presin që të ndodhë një mrekulli. Duhet të vijë dikush nga Marsi që të na shpëtojë. Ndërkohë ata duhet të vazhdojnë të votojnë njësoj si 30 vitet e fundit sepse nuk ka alternativë.

Në fakt jo vetëm historikisht por dhe llogjikisht elitat ndryshohen nga poshtë dhe jo nga sipër. Nuk ka përse të presësh ndryshim të regjimit apo sistemit aktual nga elitat ekzistuese pasi ato përfitojnë prej tij. Rama, Berisha dhe Meta mund të shahen e zihen gjithë ditën ama ata janë shumë komod me njëri-tjetrin. Halli i Berishës nuk është aspak Edi Rama, por SHBA-të. Problemi që ai ka me non-gratën nuk është produkt i Ramës, por i politikës anti-korrupsion të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, që nuk përcaktohet as nga Rama dhe as nga Sorosi.  

Në fakt i ashtëquajturi “regjim i Ramës” ia dha Berishës Partinë Demokratike me një gjyqtar që ishte në konflikt të pastër interesi. Po “regjimi i Ramës” i lejoi Berishës dhe Metës të kishin “sukses” në zgjedhjet e pjesëshme lokale të 6 Marsit 2022 në mënyrë që këta të dy të rickloheshin në politikë. Qeveria Rama është po ashtu shumë komode me akuzat anti-korrupsion që vijnë nga Metaj apo Kryemadhi.

Edhe këta të fundit i janë komod me Ramën. Zihen e grihen por kanë bashkëqeverisur dhe abuzuar bashke për vite. Mjafton të kujtojmë aferën e inceneratorëve ku Ministri i Mjedisit Lefter Koka, që i përkiste LSI-së, vjedh në qeverinë e Rama-Meta (2013-2017).  Nuk është aspak çudi që nesër të krijohet një qeveri Rama-Metaj nëse numrat ia imponojnë. Atë që sot thonë nesër e harrojnë shumë shpejt. Mjafton të kujtosh se çfarë ka thënë Berisha për Metajn dje, që nga hajdut deri tek trafikant dhe vrasës e ka quajtur. Nga ana tjetër Berishës dhe Metajt i duhet një qeverisje si kjo e Ramës për ta shpallur Shqipërinë në rrezik dhe nën diktaturë. Imagjinoni si do shfaqeshin përballë një qeverie pa korrupsion, efikase dhe me mbështetje të gjerë popullore. 

Ndaj e vetmja mënyrë për të bërë rotacionin e elitave është të ndryshohet sjellja e elektoratit. Dhe kjo ka ndodhur prej vitesh në pothuajse të gjithë rajonin. Ndodhi se fundmi në Itali ku elektorati edhe një herë dënoi klasën politike tradicionale duke votuar parti alternative. E njëjta gjë ka ndodhur në Kosovë, Maqedoni, Greqi, Bullgari dhe Rumani si dhe në plot vende të Evropës Perëndimore si Spanja. 

Vetëm si pasojë e këtij ndryshimi në sjelljen elektorale partitë tradicionale janë rinovuar në të gjitha vendet e mësipërme dhe elitat politike kanë qarkulluar në mënyrë reale. Elitat nuk ikin vetë ato largohen, me votë ose me revolucion. Dy revolucionet e fundit që kemi bërë në fakt riprodhuan një pjesë të mirë të elites ekzistuese. Ndaj është koha që të provojmë rotacionin e elitave me votë. 

Me të drejtë disa lexues këtu do më thonë se alternativat ekzistuese nuk janë premtuese, se mund të na zhgënjejnë. Natyrisht që po, por bëhet fjalë për rotacion dhe jo stanjacion. Idea nuk është që për 30 vitet e ardhëshme të votojmë të njëtin Filan Fistek, pra të zëvendësojmë Ramën apo Berishën aktual më një Berishë tjetër. Rotacioni nënkupton ndryshim të vazhdueshëm të elitës politike, siç ka ndodhur tek fqinji ynë Italian. Ai nuk ofron garanci absolute por mundësi të lartë për përmirësimin e elitave politike. 

Largimi nga skena politike i dinosaurve aktual do mundësojë afrimin e kapaciteteve të shumëta intelektuale dhe njerëzore që Shqipëria i ka, por që sistemi aktual i dekurajon nga pjesmarrja në politikë. Partitë e ngritura nga Rama, Berisha dhe Meta e zhveshin politikanin nga çdo lloj dinjiteti njerëzor, e reduktojnë atë në servil të kryetarit. Asnjë intelektual serioz, asnjë kapacitet njerëzor dinjitoz, nuk afrohet tek parti të tilla politike. 

Te tjerë do më thonë se rinovimi i elitës politike është i pamundur, sepse partitë tradicionale e vjedhin votën e pavarur nëpërmjet komisionerëve të tyre. Është e vërtete që sistemi ynë politik dhe zgjedhor është ndërtuar për të reduktuar daljen e alternativave politike. E megjithatë votimi në masë kundër partive tradicionale dhe për alternativa politike që ndodhen jashtë tyre e shpërthen sistemin aktual. Është një sistem që mund të bëjë manipulime të vogla apo të moderuara por jo masive. 

E thënë ndryshe, manipulimi masiv i votës nga partitë tradicionale e delgjitimon thellë regjimin aktual dhe herët a vonë e rrëzon atë. Mjafton të kujtojmë se në zgjedhjet parlamentare të vitit 1996 manipulimi masiv i votës ishte hapi i parë drejt rënies së regjimit Berisha 1. Ndaj një votë masive jashtë partive tradicionale nuk mund të eleminohet lehtësisht nga sistemi aktual.

E vërteta është se ky sistem vazhdon të mbahet sepse shumica e qytetarëve shqiptar votojnë në mënyrë konstante për dy partitë kryesore dhe satelitët e tyre. Sondazhet dhe studimet tregojnë se ajo që quhet volatiliteti politik është shumë i pakët në Shqipëri. Ndryshe nga pothuajse të gjitha vendet e rajonit, tek ne ka pak ndryshim në luhatjen e votës nga njëra palë zgjedhje në tjetrën. Edhe ndryshimi që pamë në zgjedhjet fundit parlamentare të vitit 2021 ishte në fakt ndryshim brenda opozitës, kthimi i votave nga LSI tek PD-ja. Për sa kohë nuk ndryshon kjo sjellje elektorale nuk mund të kemi ndryshim të elitave politike. 

Nuk është një sjellje elektorale normale apo e natyrëshme, edhe pse tek ne është normalizuar. Mjafton të krahasosh Shqipërinë me vendet e rajonit, apo me Kosovën, për ta kuptuar diçka të tillë. Bashkëjetesa e një zhgënjimi të thellë tek qytetarët tanë me klasën politike, siç na tregojnë sondazhet, dhe votimi konstant për të njëtën klasë politike është një çrregullim elektoral që mund të shpjegohet dhe analizohet por nuk duhet normalizuar.  

Ai prodhohet në mënyrë artificiale sa nëpërmjet klientelizmit, blerejes së votës, apo emigracionit aq edhe nëpërmjet sistemit tonë politik dhe mediatik. Nuk kemi hapësirë këtu për ti shtjelluar të gjithë faktorët e mësipërm ndaj do ndalem thjesht tek faktori i fundit, sistemi mediatik. 

Ky i fundit prodhon mos-ndryshimin e sjelljes elektorale duke theksuar mungesën e alternativave apo detyrimin për të votuar një nga “tre bandat”. Është një funksion që media e kryen në mënyrën më të pavetëdijëshme dhe më të sinqertë. Kemi të bëjmë me një gënjeshtër të sinqertë. Gazetarët dhe analistët tanë realisht besojnë se nuk mund të ekzistojë një realitet alternativ përtej atij që ata shohin. Ndaj çdo vizion alternativ e quajnë lajthitje ose utopi. 

Kjo për faktin e thjeshtë se media (sikurse e kam shtjelluar tjetërkund) është transformuar në shtojcën e sferës politike dhe e sheh realitetin me sytë e kësaj të fundit. Një nga implikimet e këtij deformimi është se prestigji apo reputacioni i gazetares dhe analistit matet me impaktin që ka tek elita politike më shumë sesa tek qytetaria, ndonëse këta të fundit mbeten të rëndësishëm. Gazetari dhe analisti ynë (dhe këtu hyj edhe unë) e shkruan artikullin duke patur në mendie reagimin e aktorëve politik më shumë sesa interesin e qytetarit. Pyetja që shpesh lind në mendjen e tij (sepse është kryesisht burrë) është: Si do reagojë Rama/Berisha/Meta/Basha/Veliaj/Balluku/etj.  përballë kësaj që po shkruaj?

E thënë ndryshe, i gjithë sistemi dhe kultura mediatike është e lidhur ngushtë me elitën ekzistuese politike. Disa e shajnë dhe të tjerë e lavdërojnë këtë elitë, ama të gjithë sytë i kanë nga ajo. Ndaj idea se mund të votohet jashtë saj duket absurde. Sidomos kur është pikërisht kjo elitë që e legjitimon sistemin mediatik nëpërmjet parasë, pushtetit, prestigjit apo kapitalit social. 

Është e pamundur për këtë sistem mediatik të ftojë qytetarët të votojnë dhe krijojnë një elitë politike alternative që nuk e njohin personalisht, që nuk i garanton asnjë kapital financiar, moral apo social. Është njësoj e pamndur për një media thellësisht elitiste ti ftojë qytetarët të votojnë për parti apo kandidatë që i sheh me përçmim nga majat e pozicioni të saj social. Gazetarët dhe analistët tanë janë shumë lart për ti ftuar qytetarët të votojnë “kaq poshtë”. Ata merren me njerëz të rëndësishëm si Berisha dhe Rama dhe jo me askushët politik që përbëjnë alternativën e vetme reale sot. 

Natyrisht pas llogjikës mediatike qëndrojnë edhe interesa ekonomike të cilave nuk u leverdis një rotacion i elitave politike, për faktin e thjeshtë se janë shumë komode me ta. Ata që sot në qeverisjen e Ramës quhen “oligarkë” janë të njëjtët që pasuroheshin dje në qeverisjen e Berishës. Rotacioni i elitave përbën paqartësi dhe pasiguri të lartë për ta pasi i duhet të investojnë përsëri në kapjen e elitave të reja. 

Të gjithë faktorët e mësipërm (dhe të tjerë që nuk kemi hapësirë ti shjellojmë këtu) mjegullojnë faktin e thjeshtë se ndryshimi mund të ndodhe shumë lehtë nga poshtë, me votë. Janë këta faktorë që kanë krijuar idenë fantastike se shpëtimi i vetëm vjen nga të njëjtat elita që kanë 30 vite që na abuzojnë. 

Ama fakti që duhet kaq shumë punë për ta mbuluar ekzistencën e alternativës politike nuk duhet lexuar në mënyrë pesimiste si pamundësi e realzimit të saj. Në fakt pesimizmi është një nga faktorët kyc që mban në këmbë sistemin tonë politik (por për këtë duhet artikull tjetër). Përkundrazi fakti që duhet kaq shumë investim mediatik, ekonomik dhe kaq shumë cirk për të fshehur alternativën, tregon forcën e kësaj të fundit. 

Është një e vërtetë shumë e thjeshtë që po shfaqet cdo ditë e më shumë. Këta që na duken sot si elita të përjetëshme dhe të pathyeshme në fakt pushtetin e marrin nga vota jonë. Nëse secili prej nesh ndryshon mënyrën e votimit këto elita të përjetëshme menjëherë bëhen të përkohëshme. Është e kuptueshme që një ndryshim i tillë të trembë elitat ekzistuese, por s'ka përse të trembë votuesit. (Lapsi.al)

35 Komente

  1. s
    shqiptar

    Ja ke fut pordhes kot plako.Arrita te lexoj deri tek rrezimi i komunizmit dhe kur pashe se cfare mendimesh kishe ma shpife.Komunizmin e rrezoi vetem Ramiz Alia,leri keta pordhamanet e tipit Berishe e kompani:Pao na flet per nje elite te jacme,por ke harruar qe ne shqiptaret Nese ke bisht te presin,po nuk pate tas ngjisim.Shqiperia behet vetem nese kthehemi protektorat i nje shteti te fuqishem

    1. T
      Tironsi ZZ

      Une shkova deri te greva e minatoreve te Valiasit. Nje mëngjes, per tu futur ne zgafelle dhe per te dokumentuar greven e "Urise" kemi pritur rreth 4 ore ne mencen e Valiasit. Arsyeja: Sa te ktheheshin grevistet e urise nga shtepite e aty rrotull minieres. Ate dite ne Valias lart kane qene edhe Hajdari, Pashko, Budina... por vetem Tina Kurti eshte futur ne galeri nen toke. Te nesermen, Nano u largua nga KM dhe u emerua Kryetar i PS. Ishin ditet e kongresit te famshem te PS. Gjithshka ka ndodhur sipas planeve dhe direktivave te Ramiz Alisë. Ngjarjet ne Rumani diktuan keto levizje. Duheshin disa "Heronj demokrate" dhe u sajuan. Pasojat po i vuajme e do ti vuajmë ne dekada.

      1. Z
        Zagali

        Te kame kallur dreqin m'u ne artikull kaq te gjate.Prite se mbaron e ska fund.E lash ne mes dhe u qetesova.

        1. T
          Trushpelaret qe shkaterruan PD-ne dhe Shqiperine

          I nderuar Zagali, dhe të gjithë komentuesit. Artikulli është shkruar per ata qe kane fuqi dhe durim të lexojne. Po qe se nuk e lexon dot, nuk është per ty. Shkoni shikoni Tomi dhe Xherri we te argetoheni. Blendi Kajsiu ka shkrire tere talentin e tij të my artikull, dhe I ka bere nje analize të thelle jo vetëm situatave politike të peiudhes 1990-2022, por edhe mentalitetit të popullit, shtreses se politikaneve, dhe medias. Nuk e bej komentin per të analizuar analize, se nuk ka nevojë Blendi Kajsiu ta analizoj unë. Por me Ben pershtypje se e ka botuar Lapsi.al dhe Tema.net Pra Andi Bushati i lodhur me Berishen dhe Mero i lidhur me Ramen kane botuar këtë artikull qe turperon median shqipetare. Ajo qe Blendi Kajsiu nuk do ta pranoje është qe edhe shqipetaret jashte Shqipërisë Jane po aq te indoktrinuar sa ata ne Shqipëri. Jam jashte Shqipërisë sot e 25 vjet,por nuk jane emigrantet me të mire nga shqipetaret qe janë ne Shqipëri. Jemi të gjithë njesoj, shqipetare, kudo ku jemi.

          1. M
            Mbmbmb

            Sepse ka dashur te tregohet i pa anshem por nuk ka ka dal dote,perseri ka perkedhelur njerin krahe te politikes jo me kote Tema ka botuar shkrimin.

          2. K
            Kalec Dega

            Te tre jane si kancer dhe ilac per ta nuk ka!

          3. V
            Velo

            Jo jo jo Rama, vetëm Berisja dhe Meta.

            1. M
              Mal Cori

              Një shkrim për ti mbushur mëndjen vetes.................. Sepse populli edhe po pati durim ta lexoj gjithë këtë shkrim ( sigurisht ata që dinë të lexojnë dhe ata që lexojnë), nuk të voton nga opinionet e shkruara, por nga aksioni politik që prek mendjet dhe zemrat e njerëzve................ Ju e provuat dhe dështuat.......... . Tani fajësoni popullin që nuk ju kuptoi.............

            2. i
              ilir

              ire e ke mor zoti Kajsiu por fjale vetem fjale, "Fratelli di italia" nuk erdbi nga poshte, u krijua nga elita jo nga populli, populli i besoj.Krijoni ju alternativa dhe ti hedhim poshte, jo vetem PS, PD, PL, por edhe partickat e tjera te kryetareve pa elektort. Marksin dhe Engelsin doni te perserisni? Ata nuk fituan dote, fitoi Lenini, qe ndryshou pilitiken aso kohe. Beni ju nje "Vellezerit e Shqiperise", guxoni dhe e shohim.

              1. D
                Do kishte qëne një mrekulli

                Do kishte qëne një mrekulli në qofte se ishte gjetur një menyre për ti largue këta 3 horra anti komtare anti shtet anti përdimore anti Evropjane.. Edi Rama ështe hajdute dhe klysh Turke siqe Jane ilir spiun dhe Sali Gerdeci klysh Ruse në funde jane një muttttee i lëne mbrapa nga pushtusi dhe Enver Terroristi.

                1. I
                  I padituri

                  E para, keto qe ke shkruar nuk i beson as ti vete Kajsia dhe tjetra kjo klasa e re qe do te qeverise se pari do te pasurohet per vehte,keshtu me mire keto qe kemi se nuk kane me nevoje per para,kane pafund

                  1. c
                    cufi

                    Teori vari pambukun duken kto or daku.Cipras ne greqi, 5yjet ne itali,vetevendosja ,podemos etj etj nuk sollen dot asnji ndryshim ne menyren e qeverisjes .Madje te gjitha keto levizje populiste "radikale" duket se I sherbejne elitave me iluzionin e ndryshimit qe ofrojne per te varfrit dhe mosndryshimin e asgjeje ne fund te qeverisjeve te tyre.Saliu ,edvini,likja dhe krejt kasta politike,mediatiko-analiste,tregtare mund te ndryshohen vetem nese njerezve ju flitet e verteta per cdo ceshtje dhe jo gjysem te verteta ose propaganda te dhjera te sperkatura me pak analize analistesh.

                    1. x
                      xhemal

                      O Kajsi edhe ti si gjithe salinjte keni marre thesin bosh per ta mbushur me kotesite tuaja ...thjesht nuk keni cfare thoni jeni te harxhuar ne cdo gje e merreni me nihilizmin tuaj me demek modern

                      1. V
                        Vlora.Vlora

                        Shpresoj qe te tre te kene fundin e Kadafit .

                        1. p
                          pop olo

                          O Mero nje dite boton idiotesite e Bushatit e nje dite keto te Kajsiut .E ka dite qe i boton te dy. Per te gjithe keta idiote qe ven shenje barazimi mes Rames e ketyre dy tradhtareve te kombit.Ramen nuk keni per ta rrezuar kurre as me shkrime e as me protesta.Ai do iki nqs e rrezon populli me vote ose kur te doje te largohet vete nga politika.

                          1. Y
                            Ylli

                            Bravo ......

                            1. B
                              Bureto

                              @pop olo, pak dhe sakte. Bravo! Mendova te bej komentin tim aty nga fillimi, por thashe me mire po i lexoj gjithe komentet, se mbase mendimet e mija, do t'i kete patur edhe ndonje tjeter dhe nuk ia vlen perseritja. Dhe nuk u gabova, ndesha te ky i "popo lo", qe i thote shkurt dhe sakte te gjitha, dhe jo çarçafi i Kajsiut.

                            2. K
                              Kjo eshte e verteta lakuriqe Kajsi komunizmi ne fu

                              KAJSI SI PERHERE E LEXOVA ME KENAQESI SHKRIMIN POR MBETA I ZHGENJYM PASI KRAHAS VLERAVE NARRATIVE ARGUMENTAT MBESHTETESE TE ANALIZES NUK QENDROJNE. TI SHPREHESH: "Komunizmi në Shqipëri nuk ra si pasojë e daljes së një elite anti-komuniste, por si pasojë e presionit që erdhi nga poshtë nga qytetarët e thjeshtë. Komunizmin e rrëzuan minatorët e Valiasit me grevën e tyre, të rinjtë me balluke dhe flokë të gjata që vrapuan nëpër ambasada dhe dorën e fundit ia dhanë studentët e Universitetit të Tiranës. " NUK JAM DAKORT PASI KOMUNIZMI NE SHQIPERI NUK RA. AI ESHTE NE PUSHTET DHE SOT PAS 30 VITEVE DIRIGJIM TE LOJES PLURALISTE ME PS-PD. LEVIZJET ME STUDENTE, MINATORE ETJ ETJ U SABOTUAN FALE KATOVICES RUSE TE APLIKUAR NGA RAMIZ ALIA DHE ZBATUAR NGA USHTRIA E TIJ E SALINJVE, MEHMET ELEZEVE, BESNIK MUSTAFAJT, REMZI LANIT, PREÇ ZOGEVE, ETJ ETJ. DEVIZA E KATOVICES ISHTE NUK E LEM PUSHTETIN SE E KEMI MARR ME GJAK, NE KOMUNISTET DUHET TE BEHENI KAPITALISTET E PARE ME PASURI, PUSHTET ETJ. KJO NDODHI. NDRYSHIMI NGA MONO NE PLURI NUK ERDHI NGA POSHTE POR NGA LART, NDAJ NUK U RRZU KOMUNIZMI. SHPRESOJ QE AJO E SHKUAR TE KORIGJOHET TANI MIREPO ESHTE VESHTIRE SE TRIMAT E ÇARTUR KANE IKUR, ATA TE RINJTE QE THU TI VESHTIRE SE RIKTHEHEN NDAJ DO VAZHDOJM TE KEMI GOZHDE SALINJTE, ILIRET, ED RAMET ME KLYSHET E TYRE.

                              1. s
                                spata

                                Ky qe shkruan kete artikull dhe ju komentues ja kini futur pordhes .Shqiperija tashme eshte futur nen ombrellen e SH.B.A. Ajo di se c'bene me koopshtin zologjike . Historikishte dihet se shqiptaret nuk formojne dote shtet .Kur bota kalonte fazat e zhvillimit nga nje sistem ne tjetrin shqiparet ishin te pushtuar dhe sherbetor te te tjerve. Krahinat shqiptare te percara luftonin njera tjetren dhe as u binte ne mendje te bashkoheshin e te krijonin nje shtet . Lufta e se Dyte Boterore permbysi te gjitha raportet e beri te mundur qe ne Shqiperi te vinin ne pushtet luftetaret e lirise.Dhuna komuniste e ndjekur nga Hoxha, si model i diktatures se proletarjatit beri pekohesishte bashkimi e trojeve shqiptare ne nje shtet ku populli ju nenshtrua me force ligjeve shtet formuese . Zogu nuk formoje shtet por u perpoq te krijonte nje Mbreteri me qellim qe te sundonte ndaj krahinave te tjera. Qendruam ne kembe fal faktorit te jashtem. Rezimi i komunizmit shqiptare erdhi fale faktorit te jashtem.Shqiptaret u zgjuan dhe u ngriten ne revolta duke pare se c'po ndodhte ne Lindje .Me ndihmen e Aleatve tane cope cope krijuam nje shtet , i thenci demokratik ,se me tepet ishte nje forme e shtetit Zogist.Marrja e pushtetit nga Verioret vulosi perfundimishte tanzicjonin e dhimshen e te gjate .Po Aleatet si i ndiqnin keto ndryshime dhe kete tranzicjon aspak te pelqyeshem per shqiptaret .Ata na njihnin me mire se cenjohim ne vehten tone .Rendesi per ta kishin sukseset e botes kapitaliste .Zhvillimet politke ata i krahesonin me kohen e tyre te kaubojsave.Saliu ,Rama .Merta e disa bishta qe u jane ngjitur sjane gje tjeter vec se perfaqsuese te kaubojsave shqiptare .Keta nuk eliminohen nga asnje force tjeter politke vec se nga falimentimi i tyre .Perplasjet qe kane filluar, por qe nuk bien shume ne sy ,do te krijojne kushtet per mbylljen e epokes se kaubojsave shqiptare.Vetem atehere dote kemi nje forme te re e me produktive te shtetit shqiptare.Ata qe do te vijne sdo jene as kaubojsa e as trashegimetare te politkes se tyre.Do jene perfaqsuese te klases intelektuale me botkuptim perendimor .Sigurishte te perkrahur nga Alatet tane .2030 do jete fillimi i ndryshimeve cilesore .

                                1. k
                                  katarakti

                                  Shkrim jo shumë bindës. Disa fakte dhe argumenta janë thënë edhe nga të tjerër prej kohësh. Ndryshimi vjen nga poshtë?! Pa dyshim. Por nevojitet medoemos një lider, një mesia, një profet të cilit njerëzit t'i shkojnë prapa. Siç lindi lëvizja 5 yjet në Itali e Beppe Grillos, Syriza e Cipras në Greqi etj etj. Ndryshimi vjen nga poshtë, por frymëzimi vjen nga lart. Me një fjalë dhe për t'i rënë shkurt në Shqipëri nevojiten një ose dy parti të reja. Me njerëz seriozë, që mendojnë për vendin dhe popullin. Që kanë sharm dhe karizëm. Që i bêjnë njerëzit tu vijnë nga pas. Por shqiptarë të tillë ose nuk ekzistojnë, ose nuk duan t'i hyjnë kësaj pune. Zgjidhja e zgjedhur nga shqiptarët prej 32 vjetësh është ikja. Dhe autori harron se tani vendin e qeverisin jo më aq shumë Rama, Berisha apo Meta, por oligarkët dhe krimi. Pra treshja e mësipërme janë thjesht buratinë, kukulla. Sa në dorën e ambasadorëve të huaj aq edhe të oligarkëve. Kush i ka sot mjetet e prodhimit në dorë ai komandon. Prandaj nuk ka shpresë dhe autori këtu tregohet naiv. Asgjë s'do ndryshojë më jetë e mot. Jemi në kapitalizmin klasik, ku sundojnë të pasurit, oligarkët, ata me vila, ata që janë pasuruar me korrupsion apo krim brenda apo jashtë vendit. Njerëzve u duhet thënë vërteta: Kjo është Shqipëria reale. Jo ajo që ëndërronim 32 vjet më parë. Përshtatuni dhe pranojeni realitetin se asgjë nuk ndryshon më.

                                  1. s
                                    sapa

                                    Shqiptaret as nuk merren me rrezimin e tyre as e mendojne kete gje.Ata kane ne koke vetem :IKJEN nga vendi i Qelbesirave!Sepse edhe po te ishte e mundur heqja e tyre cilet qelbesira do vinin ne krye?te ndershem nuk ka ky vend!

                                    1. s
                                      sapa

                                      Shqiptaret as nuk merren me rrezimin e tyre as e mendojne kete gje.Ata kane ne koke vetem :IKJEN nga vendi i Qelbesirave!Sepse edhe po te ishte e mundur heqja e tyre cilet qelbesira do vinin ne krye?te ndershem nuk ka ky vend!

                                      1. T
                                        Tropojani

                                        Prap dole ti koqe ? me keto hartime ,boll me se na cave trapin ,paske qene i pa fytyre ,a i shef komentet se si te poshteron lexuesi

                                        1. Vjosa

                                          Ky kajsiu duhet të jete shoke me ate bushatlliun e kapajve që bejne referate të nivelit shumë të ulet.

                                          1. B
                                            Bardha

                                            Mos e ofendoni ky ashte nje qene rrugash nga ata te Shkodres qe jane shume fisnik por edhe te kafshoje,ky shikon andrra kur pordhe ne gjyme e jep receta per revolucione se i duket vehtja i mencur

                                            1. J
                                              Jimi

                                              Je shum i lodhshem dhe teper scolastic !

                                              1. X
                                                Xen Gërdeci.

                                                Jepi o kajsi,sa të bëhesh pjeshkë,Saliu të kafshon ,Likja do të të dhjes ,avash o kajsi rritu bëhu pjeshkë, Sali Viçidoli e Like floriri nuk ikin me llafe,duhet pallë trimi , jo si ajo jotja që kërkon t'i pjeshkë, ajo nuk bën punë veç të gudulis,s'duhen blla,blla, por alternativ ,ju atë se keni , se nuk keni mend,prandaj Edi Rama do qeveris këtë vend. Kajsia për salën,pjeshka për ilirë, bashkë me t'a të dyja veçse për të dhjerë.

                                                1. d
                                                  demo

                                                  Nuk pata durim ta lexoj megjithese titulli ishte cudiberes.Prit se po e gjen Kajsia enigmen e rresimit te hajduteve,,hic Kajsia,,lloqe kot..e lashe.

                                                  1. L
                                                    Ladi

                                                    Une e them mesiguri te plote qe ti zoteri nuk e njeh Edi Ramen, ose ti kujton se e njeh. Ne fakt ti nuk e kupton ate ne thellesi te mendimit, veprimit dhe abstragimit. Ai eshte nje lojtar shahu i perkryer dhe ne gjendje te mendoje shume levizje perpara dhe i qete vepron duke i lene njerzit pa mend qe kujtojne se e zune mat. Me ata dy te tjeret nuk kam pune se atyre u ka rene kallaj dhe ju ka dal bakri i oksiduar qe eshte i helmatisur. Edi Rama eshte i pandryshkshem (inoksidabel) dhe ti shikon fytyren tende nga shkelqimi dhe kujtone se e di cfare ka brenda.

                                                    1. K
                                                      Kumbulla

                                                      Shko pirdhu me këtë paçavure që nuk e lexon njeri.

                                                      1. J
                                                        Jo kaq gjatë Bledi !

                                                        Kajsia i ke rënë pak gjatë , por s’na the gjë fare , - Sistemin në Shqipëri e rëzoi lufta e sitemeve , jo uretja apo varferia , - Në ambasada nuk u fut populli i thjeshte i përvojtur , por në shumicë njerëz të porositur dhe të sigurt që familjet e tyre nuk i gjente gjë , mos do të thuash qe dhe Kadareja që u bë “dallēndyshja” e parë e braktisjes te vendit , ishte i vojtur apo i uritur , - Sa për grevat e urisë mos na hap barkun , me meze e raki u bënë , rezultati i tyre u pa , u shkatërua ekonomia , njerzit mbetēn rrugëve , nga ku nisi dhe braktisja masive e Shqipërisë .

                                                        1. p
                                                          perla

                                                          ti hedhedh nai bomb atomike, esht e vetmja menyre te rrezohen keta te tre

                                                          1. O
                                                            Olti Hipopotam Curri

                                                            Nga Kolombia i ben akoma keto carcafe e Kajsie.

                                                            1. S
                                                              Sula

                                                              Zvogelo shkrimin; nuk te lexon njeri kaq gjate; nuk mund te kem koment tjeter.

                                                              1. D
                                                                Demotakercita

                                                                Artikulli nuk jep rruge per daljen e nje elite te re politike.Flitet per qeveritar te koorruptuar dhe pa bere dallimin e nevojshem per ndryshim. Rrezimi i "diktatures komuniste" nuk u be as nga brenda,nga masat,as nga sindikatat e manipuluara.Rrezimi i saj erdhi si pasoj e degradimit te sistemit ne te gjitha vendet,e per inerci ndryshoj edhe tek ne.Kudo ne bote elitat e dala pas ndryshimit ruajten shtetin dhe nuk sollen korrupsion ne gjithe shoqerine.Ne Shqiperi,klasa politike qe erdhi punoj per te ndertuar nje shoqeri te koorruptuar.Sot nuk kemi vetem qeveritar te koorruptuar por nje shoqeri te tille.Fakt eshte se nga masat e gjera nuk ka nje proteste per vjedhien e Shqiperise por,heshtje,dhe mos ngacmim te atyre qe kane abuzuar me vendin.Mjaft te shohesh numrin e te denuarve ne Europe e bote per te kuptuar se cili eshte parimi yne primar.Kjo eshte edhe nje nga pasojat qe te gjithe te denuarit e sistemit te kaluar ishin te denuar politike,(dhe per ato u demshperblyen).Vec grabitjes,koorrupsionit asgje nuk ka vlere tek ne..Edhe "elita" e re qe do te dale eshte nga kjo pjese e shoqeris se koorruptuar.Shikoni edhe zgjedhje pa vlere te Rinis Demokratike, manipulohen.Per aq kohe sa brenda partive nuk ka demokraci,nuk ka ze ndryshe ,vec ngritje kartoni,mos prit ndryshime.Cdo levizje kunder qeverisjeve ,ka shtytjen nga partit politike per pushtet dhe jo per ndryshim.Qe te behet ndryshimet duhen idealiste,te cilet tek ne kane vdekur.

                                                                Lini një Përgjigje