Mesazhi i qartë evropian për partinë-lavjerrës të Metës dhe gjithë politikën shqiptare

6 Tetor 2022, 19:29Blog TEMA

Mesazhi i qartë evropian për partinë-lavjerrës të

Nga Skënder Minxhozi

Socialistët evropianë na mësuan se paska edhe rreshtim ideologjik, si kriter i grupimit të partive politike në Evropë. Nuk qenka vetëm një lojë trafiku të pisët interesash, por edhe një çeshtje platformash, idesh e vizionesh që ndajnë të majtën dhe të djathtën e sotme në kontinentin e vjetër. Mospranimi i Partisë së Lirisë në kongresin e rradhës të partive socialiste evropiane në Berlin, shoqëruar me arsyen e refuzimit, është një mesazh i fortë se politika duhet të jetë edhe një bashkim vlerash të caktuara kulturore e sociale, përjetimesh, botkuptimi, analize e qëndrimesh të përbashkëta, e jo vetëm sport milionash që të bashkon herë me njërën anë, e herë me tjetrën.

Në 30 vitet e fundit një nga defektet bazë më të dëmshme e të theksuara të sistemit politik shqiptar, ka qenë ai i përzierjes së vazhdueshme të krahëve, i bjerrjes së ideologjive që qëndrojnë në themel të dallimit e ndarjes së rreshtimeve të mëdha, i kalimit nga nja anë në tjetrën të forcave politike më të vogla, apo edhe më keq, i degjenerimit në këtë aspekt të vetë partivë të mëdha që predikojnë një filozofi të caktuar, e aplikojnë të kundërtën e saj.

Shqipëria është laborator perfekt i vdekjes së ideologjive, siç është quajtur fenomeni në dekadat e fundit, sidomos me rënien e perëndorisë komuniste në fundvitet ’80. Një pjesë e mirë e burrave e grave që populluan elitën tonë politike në këto tre dekada, ishin gjithçka përveçse qenie të rreshtuara me ide të kundërta e konkuruese. Kishin hyrë në politikë në vitet ’90 për të ndërruar pllakat e banjos, siç thoshte dikur avokat Ngjela. Dikush që dëshëron të ekzagjerojë, është dhënë rregullisht pas idesë se “këtu qeverisin komunistët”, duke ja vënë fajin origjinës së lëvizjes demokratike dhe lidhjeve të saj të nënujshme me regjimin komunist diktatorial. Të tjerë thonë se këtu janë të gjithë hajdutë, oligarkë etjetj. I perceptojnë si një grup, pak rëndësi kanë siglat që mbajnë në jakën e xhaketës.

Politika shqiptare erdhi duke e humbur indin e vet që të lejonte të dallosh njërën palë nga tjetra. Shumëkush e ka shitur me hipokrizi këtë proces si emancipues apo liberal e modern. Në fakt ka qenë dhe është një fenomen gërryes e shkatërrimtar për jetën politike të vendit.

Pas dekladës së parë të pluralizmit, kur vuajtëm vitet 97-98 dhe egërsinë e tranzicionit fillestar, kemi nisur të përjetojmë një stinë të gjatë ku rivalitetet personale, interesat meskine e jo dasitë politike e ideologjike, ishin shkaku i tensionit politik në vend. Qeveri të majta që pasi majmeshin me shkelje të të gjitha natyrave, i shtrinin dorën Berishës për t’i dhënë presidentin e prokurorin e përgjithshëm. Në anën tjetër, edhe ky i fundit, pasi vinte në pushtet në 2005, i shtrinte dorën Ilir Metës së majtë për kaluar pragun e vdekur të 70 votave të fituara në zgjedhjet e 2009.

Pas atij momenti kur LSI hodhi një hap të qartë interesi e jo parimesh, përzierja e krahëve ka ndodhur gjithnjë e më shpesh, me deputetë të majtë që kanë votuar djathtas apo anasjelltas, me parti që një herë i shihej në krah të Ramës, e një përkrah Berishës apo Bashës. Politika shqiptare sot është një treg i gjësë së gjallë ku gjithçka shitet e blihet, më shumë sesa një arenë përplasjeje idesh që burojnë nga koncepte të ndryshme për shoqërinë, zhvillimin dhe drejtimin e punëve të vendit.

Vendimi i PES është një sinjal i fortë në këtë mishmash shqiptar ku s’ka më asnjë vlerë, asnjë bindje personale apo grupi, por vetëm garë interesash milionere. Është mesazhi i duhur për t’u çuar në një ambjent ku politika ka pushuar së qeni një angazhim, e është kthyer në një tregëti të paskrupullt pushteti. Në fund të fundit është fare e thjeshtë: e dinë të gjithë se partia e Metës nuk është më e majtë sepse ai de ka dashur të tillë për të kërcënuar gardhin e Sali Berishës. Një parti-lavjerrës që shkon sa andej-këtej. Atëhere pse PL duhet të shkojë në një kongres të majtësh?!

8 Komente

  1. T
    Tirana

    I dashur Skender, dy jane shpjegimet per temen qe ju keni dashur ta shtjelloni: 1. Ata qe perfaqesuan "pluralizmin tone politik" u prune, nuk erdhen natyrshem. Ata qe u prune nuk kishin te benin fare me ideologjira. Ata ishin thjesht instrumente pikerisht per te mos lene te zhvilloheshin ideologjira. 2. Keta, pra qe u prune, ishin "pa breke ne b...", dhe u prune per te ndare pasurine kombetare dhe te merrnin edhe per vete. Madje shume prej tyre, e moren per vete dhe per femijet e tyre pasurine kombetare. Pas ketyre dy shtyllave, nuk ka ka me shtylle tjeter: cdo gje eshte fallco.

    1. D
      Dakord

      Artikulli "rrezohet" o Tirana sepse LSI nuk ka qene e nuk eshte parti por BANDE kriminale e organizuar. Me e poshtra qe ka pare historia. Ta trajtosh ate si parti siç ben minxhozi do te thote dy gjera: ose ke nivel te ulet inteligjence ose shkruan per hall.

    2. N
      Nje qytetar

      Bravo Minxhozi bukur e ke thene po a marin vesh keta bixhozxhinj?

      1. K
        Kështu o posi!

        Skënder,motivi i mospranimit të Ilir Metës në kongres nuk është motiv ideologjik.Se nuk u plasi partive të majta të Evropës të jepnin mesazhin e mospërzierjes së ideologjisë me palo partinë e Metës. Motivi është aleanca me Sali non gradën të përjashtuar nga perëndimi si një nga kockat e korrupsionit në Ballkanin Perëndimor. Më vjen keq që bën analiza skollastike sepse duket sikur do të fshehësh të vërtetën shkatërruese për binomin Meta-Berisha.

        1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

          Metës i intereson të votohet për kandidatin e përbashkët, me këtë monovër ai shumëfishon votat, hap vende pune për partinë e tij, "rritet PL(LSI)në kurriz të partive të mëdha. Drejtuesit gjakpirës 30 vjeçarë, luajnë politikisht për interesat e tyre ekonomike.

          1. c
            ce

            Amon cfare emri te pershtatshem i ke vene partickes se leshelise_ particke lavjerres, taman ashtu eshte o Minxhoz nuk e luan topi. E mori rrugen e mutit dhe particka e spiunit Agush kokeducja.

            1. D
              Demotakercita

              Ne Shqiperi,te gjitha partite u gatuan ne nje kazan.Ideologjia e tyre ishte e eshte pervetesimi i gjithe pasurise kombetare,e kjo ka filluar ne 1990-ten dhe nuk po mbaron akoma.Ne vendin tone idealistet kane vdekur shpejt,ishin ata qe u flijuan per Shqiperine ne luften per clirim dhe rindertim te vendit ne vitet e para.E per cfar vlerash e idealesh mund te permendesh ndonje figure?Mjaft te shohesh pasurit maramendese dhe e kupton "idealizmin"e tyre dhe natyrisht edhe ideologjin udheheqese.Pas luftes per clirim ku u larguan bejleret me kuaj erdhen disa bejler me bensa e ne 1990-ten ata i zevendesuan "bijte e tyre" si bejler me avjone e pasuri sheikesh.Europa e bota hedh ndonje shashke,qe tek ne te vazhdoj zenka me njeri tjetrin dhe ata te kene fushen e lire.Popull qe ngopemi me pjaten bosh.

              1. a
                alphade

                Trajtimi si Parti e Metes, eshte fund e krye I gabuar ! LSI-PL-thjeshte eshte nje bande por jo bande dosido por nje bande mafioze dhe kjo eshte aresyeja qe Socialistet e Eu- ropes i thane sikterr kesaj mafie qe seba- shku me te ashtuquajturen PD por qe fak- tikisht ka qene qe ne ditet e para te theme- limit te saj nga bajraktari primitiv e mafiozi monster, Sali Berisha ka qene dhe mbetet nje bande kacakesh, horrash, rrugacesh, Juliganes te hurit e te litarit per te placki- tur, vrare e shtypur me zjarr e hekur shqiptaret ! Keto dy banda: Te ashtuquaj- turat PD - LSI (tash PL) duhet te nxirren nje ore e me pare jasht Ligjit ! Keto jane nje qind here me perverse se sa Agimi I Arte I Greqise qe Parlamenti Grek qe nuk eshte Parlamenti Shqiptar, e nxorri Jasht Ligjit kete parti te ekstremit te Djathte por jo e etiketuar si dy bandat tona : PD-PL ….!

                Lini një Përgjigje