Berisha-Kokalari, një “divorc” i paralajmëruar!

5 Tetor 2022, 09:48Blog TEMA

Berisha-Kokalari, një “divorc” i paralajmëruar!

Nga Edvin Kulluri

Zgjedhjet për kreun e ri të FRPD që u mbajtën të shtunën nën moton tashmë rutinë “1 anëtar disa vota”, përvecse shpërthyen reagime të shumta mes rinisë demokrate, prodhuan një reagim të ashpër të aktivistes republikane amerikane Evi Kokalari. Shprehja “turp për ju Sali Berisha”, ishte sa e rëndë aq edhe e papritur nga goja e njeriut që I doli në krah anglisht Berishës në ditën e tij më të keqe, pas shpalljes “persona non-grata” nga SHBA! Tashmë PD-së përvec pritjes rraspakitëse të vendimit të Gjykatës së Apelit lidhur me njohjen ose të Kuvendit të 18 dhjetorit, iu shtua edhe një bela akoma më e madhe. Evi Kokalari! E vetmja shpresë për rehabilitim nga SHBA të zotit Berisha, goditi në stil futbolli amerikan kryetarin e sapo zgjedhur të PD. Arsyeja e deklaratës tashmë dihet, për të disatën herë “foltorja” zhgenjeu me sukses të plotë shumë nga ata që e mbështetën me shpresën se shkaku I kalvarit të dëshpërimit 9-vjecar quhej Luli Basha dhe jo vetë PD në gjithë eksistencën e saj e Berisha posacërisht.

Si në dy ciklet e para që PD rinisi një rrugë të re të së djathtës, në vitet 1992-1997 dhe 2013-2021, edhe këtë herë u nis për të mundur kundërshtarët, e në fund, rrëzohet vetë. Dhe kjo sjellje PD-së I është kthyer në huq. Kokalari pak me vonesë e kuptoi se ata që mbështetën Bashën në cdo dështim, nuk mund të ishin shpresa për ringritje. E në fakt, ajo në vijimësi foli për ndikimin e votës në Kuvendin e prillit që prodhoi një Këshill Kombëtar që më shumë ngjan me një Këshill Popullor se sa me një organ përfaqësues të një partie të djathtë. Më pas apo dhe më parë, kokalari kishte kuptuar se PD-ja konservatore që ajo synonte të mbështeste në tokën amerikane, drejtohej kryesisht nga njerëz që ose s’kanë asnjë bindje politike por vecse nga një lugë në brez, ose liberalë që e kanë lexuar liberalizmin me kokë poshtë. Ose më keq akoma “konservatorë” që përberësit kryesorë të kësaj qasjeje politike dijnë një kanace me sardele, pak vaj luledielli dhe një spec të vogël të kuq, të mbyllura në një kanace më mbishkrimin Sardele Vlora ose ca pasthirma të stampuara në greqisht dhe spanjisht! Por Evi vazhdoi deri të “shtunën e zezë te forumit” të besonte se Berisha përmes virtytit dhe aftësive të sprovuara, do I kpërcente këto pengesa në rrugën drejt një PD-të Rithemeluar, ri-organizuar, rifreskuar dhe fituese. Por mesa duket kupa u mbush. Dhe e derdhi vetë me fjalën “turp’, kur pa se vota e lirë u pre prapë në besë dhe se kryetar I FRPD u zgjodh një djalë që nja pak vite më parë na paskësh qënë dhe ortak ne biznes me nje familjar të Lulzim Bashës.

Dhe sic thonë amerikanët rëndom “enough is enough”! Pra “boll eshtë boll”! U premtuan primare për kryetarët e degëve dhe u u la vetëm 3 ditë kohë. Ndërsa për kryetarin e PDSH mjaftuan vetëm 13 ditë fushatë, ndërkohë që për fatin e keq të konservave të Tiranës, konservatorët anglez u angazhuan në një fushatë gati 3 mujore për të zgjedhur kryetarin e ri pas dorëheqjes së Boris Johnson! Dhe të mendosh që anglezët e shkretë do ofronin dhe konsulencë për primaret në PD, ndërkohë që Belindi e Albana I zgjedhin kryetarët e partisë ende pa ulur avioni I British Airëays në Rinas. Ndërsa FRPD vërtetë u la kohë kandidatëve të garonin përmes debatit, por “harruan” të numëronin votat dhe emrat e listave të anetarësisë. Qyfyre të “rithemelimit’ dhe kaq!

Por nëse në kryesinë e PD që nga 2017 as nuk skuqet e nxihet fytyra e askujt për “akademinë e manipulimit të votave” që po lulëzon vrullshëm dhe me një pasion të jashtëzakonshëm, Kokalari është një shtetase amerikane në punë të vet që s’mban lugë në brez për tepsinë imagjinare të pushtetit. Jeton në SHBA me punën dhe aktivizmin e saj prej republikaneje që e bën të pavarur nga intrigat e rëndomta të ca burokratëve rreth Berishës që pas cdo pyetjeje që u bëjnë gazetarët, kanë vetëm një përgjigje: ‘e di doktori atë punë” ,se vetë nuk  bëjnë asnjë kokërr punë përvecse të shtyhen të paradhoma e Berishës apo Bashës për të marrë ndonjë  porosi. Ky model karriere në PD mund të funksionojë vetëm nëse kryetari mendon për veten e jo për ndonjë mission politik te tipit “të tregojmë se jemi me të mirë se socialistët”.

E pra fajin nuk e ka Evi Kokalari pse I shtohet listës së atyre që mendojnë se në PD gjerat mund të marrin një ditë kthesën e duhur. Sepse të tillë anëtarë në PD, megjithëse pak, ka ende. Dhe natyrisht që postimi alucinant I një gruaje bjonde që “do pushtonte ambasadën e SHBA” nuk ka si e trëmb Kokalarin, pasi është e sigurt se përpara sulmit hipotetik në selinë diplomatike që gjëndet ne Rrugën e Elbasanit, do ketë një ambulancë të psikiatrisë së Elbasanit gati për të marrë pacienten nën kujdestari.

Për të gjitha arsyet e sipërpërmendura “divorci Kokalari-Berisha” ishte I pritshëm se një ditë do të ndodhte dhe këtu s’ka snjë lajm të vërtetë. Cështja është se PD është divorcuar që në 2017 edhe nga historia e saj e hidhur, por dhe ajo e sukseshme. Një parti e madhe që ka qeverisur 13 vite mirë, keq dhe c’ka sic është e kuptueshme në një demokraci të re si e jona, nuk po gjen kurajon dhe pjekurine kolektive që të mësojë nga gabimet e mëdha dhe të evokojë momentet entuziazmuese të historisë së saj. E sic thonë anglezët meqë jemi tek konservatorizmi, “dikush që nuk mëson nga gabimet e të tjerëve nuk është I mëncur, ndërsa ai që nuk mëson nga gabimet e veta është budalla’!

E në pritje të një vendimi gjykate që me shumë mundësi do na kthejë në 17 nentor të vitit të kaluar, le të urojmë që të kthehet Basha në krye të PD që dhimbja të kthehet ne parodi! Se forca ka ikur si gushti me vapën!

5 Komente

  1. k
    k

    Të gjithë ju që keni mbeshtetur dhe bashkeunuar me berishen jeni të gjithë njelloj. Të korruptuar,pa asnjë ideal, mashtrues dhe genjeshtare, zaptues, perfitues, maskarej dhe oportuniste, langaraqe dhe delenxhij. Më ngjani të gjithë me ate ish truprojen e berishës që një injorant maskara i degraduar , beri 100 të zeza, dhe kur e shporri se nuk i duhej me , filloi te denonconte “padrejtesite dhe krimet”. Degjenerata dhe mutër të qelbur.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Sa bukur i ke pershkruar komunistet e djallit, o K! Berisha, o klysh marksist ishte eshte komunist djall ...ne fillimin e demokracise , askush nuk e kuptonte apo te ishte i sigurte se kush ishte vertet Berisha.Koha ja hoqi masken dhe ai ngelet personifikimi i komunisit shqiptar si K me siper. Duke share Berishen kujtoni se jeni ndryshe, nuk ka me mashtrim qe vazhdon ti beje lavazh brezave ne Shqiperi.

      Përgjigjjuni
    2. N
      Nje kandidat per anetar te akademmise se manipulim

      "Akademia e manipulimit e vjedhjes se votave ne Partine Demo-n-kratike".E forte.Bravo zoti Kulluri! Dhe kjo akademi eshte ngjizur qysh ne vitin e larget 1995-1996 dhe eshte perfeksionuar ne vitet ne vilim e deri me sot,duke marre dhe cmime te njepasnjeshme nderkombetare e fame te jashtezakoneshme.Diregjent e regjizor i akademise eshte i madherishmi i ketij sekti apo konglomerati njerezish te pakenaqur,te inatosur e te revoltuar per shkak te gjendes se renduar ekonomike,sipas etiketimit te bere bukur ne nje shkrim te tij Viktor Malaj, personi me i mallkuar i kesaj periudhe 30 vjecare te ketij vendi , ai qe s'ka patur kurre qellim te formoje ndonje parti demokratike,por thjesht te vihet ne krye te ketij sekti dhe te vere gjithcka nen urdherat e tij e ne sherbim te familjes,fisit e klanit te tij kriminal dhe ai nuk eshte tjeter pervec banditit te lindur Salih Berishovici.Drejtor i akademise dikur ishte famekeqi Jemin Gjana,i cili eshte aleternuar here pas here me Paloken,si shumi i talentuar ne kete fushe dhe zv/drejtor Noka ,flamuri pa bisht,i cili per sherbime te shquara u ka vene sterkembeshin te gjitheve dhe eshte bere miza e kalit te kryetarit te klanit.Kuptohet se per realizimin e misioniot te tyre ne kete drejtim kane patur e kane kryer detyra me perkushtim edhe te tjere oborrtare te partise si Vokshi qe jepte thase me miell ne kembim te votes ne zgjedhjet e kaluara e te tjere kamikaze qe vetem me demokracine e me zgjedhje te lira e te drejta nuk kane lidhje.Kuptohet se ketu nuk duhet harruar dhe vepra monumentale e Ristanit si krie@ar i KQZ qe shqeu kutite per te bere Bashen krie@r bashkie ne vitin 2011!E pas tij Lefterie Luzi etj etj.Pra kur dicka prishet qe ne veze eshte veshtire qe te behet e shendeteshme.E vetmja rruge eshte te rrenohet e ne vend te saj te ngrihet dicka e re,qe nga fillimi me rregulla.statut real dhe jo me arnime gjysma gjysma e me njerez qe shantazhohen ore e minute me dosjet ne kasaforten e Spin Doctor-it! Se ,duke studjuar ne kete akademi mesojne e dalin prej saj me rezultate te larta edhe te rinj si Kellici apo ky Xhaferri e te tjere si keta,qe do ja kalojne dhe serialeve te publikuara ne shtyp e TV te Salianjit ne filmin me ngjyra te Babales ne Vlore!

      Përgjigjjuni
      1. r
        redaktori

        Kulluraqja dikur nder akuzuesit kryesore te Kokalares, sot po tenton ti beje avokatine asaj kur thote - "Jeton ne Amerike me punen dhe aktivizmin e saj si Republikane"! Ore ndonje gje konkrete se me kete "aktivizimin si Republikane" atje ne Amerike jetojne e punojne dhjetra milion amerikane!

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fatmiri

          Nuk jane marre vesh ne hesape.Ka ardhur nga ana e anes gjirokatritja ,me ishbashkshort grek,dhe nuk eshte paguar!? Jane humbje te medha ne Gjirokaster keto shpenzime.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje