Pse Berisha nuk e kandidon Lulzim Bashën për Bashkinë e Tiranës?

7 Tetor 2022, 19:10Blog TEMA

Pse Berisha nuk e kandidon Lulzim Bashën për Bashkinë e

Nga Kreshnik Spahiu

Opozita e përçarë po shkon drejt një humbje të sigurt në zgjedhjet lokale maj 2023. Opozitës i ka humbur logo dhe vula. Ende nuk dihet kush do mbaj firmën e Partisë Demokratike dhe të drejtën për regjistrim në zgjedhje.

Nga njëri krah Erion Veliaj dhe socialistët kanë 1 vit që përgatiten dhe kanë nisur fushatën. Nga krahu tjetër Berisha vazhdon avazin e vjetër, që i nxjerr emrat në minutën e fundit. Kjo nuk i lë mundësinë dhe kohën askujt që të sjell një fitore në Tiranë për 45 ditë. 7 muaj para zgjedhjeve, Partia Demokratike është futur në një procedurë qesharake për selektimin e kandidatëve për kryetar bashkish.

Sikur të mos mjaftonte përçarja që kanë mes tyre, Berisha ka rifutur në lëvizje procedurën që e copëton partinë. Teoria e “primareve” ku anëtarësia e PD, voton për një nga emrat e preferuar, jo vetëm që nuk e bashkon, por e ndan partinë.

Kjo është eksperiencë e dështuar dhe provuar në 1999 nga vetë Partia Demokratike e cila kandidoi në “primare” Besnik Mustafain, Spartak Ngjelën, Bamir Topin dhe Buron Kacelin. Në përfundim me balotazh zgjodhi Besnik Muastafajin si kandidat përball Edi Ramës. Rama fitoi me 2% më shumë dhe hyri në politikë, sepse PD u përça. Mbështetësit e Topit, Ngjelës dhe Kacelit nuk votuan një tropojan në Tiranë, por mbështeten Dash Shehin si kandidat i tretë dhe ky mori 4%.

Asnjë “tironc” nuk votoi për PD. Berisha nuk po e bashkon partinë dhe as nuk ka asnjë ofertë për të pakënaqurit apo anti-berishianët. Nëse do donte bashkimin e kishte një alternativë: Të kandidojë Lulzim Bashën për Bashkinë e Tiranës. Kandidimi i Lulzim Bashës do justifikohej për këto arsye:

1- Emri i Bashës do mirëpritej nga deputetët dhe mbështetësit e ish-kryetarit dhe do bashkonte dy pjesët e partisë.

2- Emri i Bashës është i vetmi që ka marr rezultatin më të mirë në Tiranë 24 vitet e fundit në kryeqytet. Më mirë se Mustafaj. Më mirë se Ngjela. Më mirë se Olldashi. Më mirë se Kosova.

3- Emri i Bashës do zbuste marrëdhëniet e luftës me Amerikën, Anglinë dhe Bashkimin Evropian.

4- Emri Bashës do provonte se foltorja nuk gënjeu për hapjen dhe premtimet për bashkim. Berisha dhe Meta ose të kandidojnë vetë përball Erion Velisë, ose të kandidojnë Lul Bashën.

Çdo zgjedhje tjetër mjeku, inxhinieri, kuzhinieri, shoferi apo kamerieri do jetë thjesht emër blof për humbje dhe për t’ia dhuruar mandatin e 3 Erion Velisë. Berisha ka një problem serioz, që nuk kandidon profile më të larta se vetja, por i zgjedh 10 shkallë bosh dhe poshtë vetes.

Me Lulzim Bashën ndoshta do e humb sërish Tiranën, por fiton bastin që të gjithë ne kemi vënë, se Berisha nuk ndryshon. Ai eleminon dhe lufton miqtë, jo armiqtë…..

Mllefi dhe urrejtja e kanë zvogëluar aq shumë, sa Tirana është mision i pamundur për çetën e tij. Lufta e tij do jetë vetëm për të fituar Tropojën, madje edhe atje nuk do shkoj vetë për fushatë por do dërgoj Ilir Metën.

7 Komente

  1. O
    O sali si ta hodhi luli

    Basha duke fjetur,mori 500mij dollar dhe nuk i dha nje kacidhe vampirit komunist sali... Dhe kete nuk ja harron saliu mashtrusi qe ja hodhi kryemashtrusit

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Nuk e kandidon sepse Luli nuk ka mesuar akoma tabelen e shumezimit

      Përgjigjjuni
      1. v
        vang

        Qe te propozosh Bashen per Bashkine Tirane eshte si te mos keshe jetuar ketu por ne hene.Edhe sikur Basha te ishte bashke me Berishen pa e ''tradhetuar ''ate, prap nuk do fitonte.Mendoni kur nuk e duan apo nuk e donte shumica e PD.Nga ana tjeter ,financimi nga Rusia nuk vihet ne kandar/???? .......dhe e fundit :harruat si ja vodhi votat Edi Rames kur mori Bashkine para disa vjetesh dhe '''puna e madhe '' qe beri??? Sa shpejt harroni???

        Përgjigjjuni
      2. r
        raul

        Thone se konventa e partickes lavjerrese te leshitlikes do shpalle kandidaturen per 2023 per lokalet. Ajo do jete strateg'ja nderplanetare, nderkombetare, kozmike, leshelike, babaxhike me shkolle te mesme e leshelise lavjerrese, sharebajga e neveritur e haremit erotioko naziskin te Jales Kejdi dhembcakallja sygerdoqja. Kjo per te vetmen cv ate te phesmarrjes aktive ne haremin e Jales ne trajnimin e cupelinave 16_18 vjece ne erotizem, naziskizem, droge, pije pa fund , hardallosje. Keto cupelina do mbajne radhen tek dera e bashkise per tu punesuar ne bashkine e Tiranes nga shalpiprra e Nafije dybekut kur te zgjidhet kryetare e saj kur te qethen delet.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bujar Kanapari

          Partine e kane percare anetaret e kryesise se partise, ku ne cdo bashki dhe komune, kishin te preferuarit e tyre. Keta anetare, ose drejtuesit me te larte te partise, injoronin strukturat e partise ne terren, dhe vendosnin nje kandidat qe per nga niveli mund te ishte i barabarte me kandidatet e tjere, por qe anetaret dhe mbeshtetesit e partise ne terren, peshperisnin se doli kandidat se e mbeshtet filani ne kryesi, megjithese u propozua fare pak nga strukturat e partise ne terren, i pesti ose i gjashti. Pra, votimet brenda partise, ku cdo anetare votonte per kandidatin preferencial, ishin formale, kryesia e kishte vendosur kandidatin. Primaret, e eliminojne deri diku kete fenomen, por nuk eshte e thene se rrisin cilesine brenda partise. Kandidatet me shume para, gjithmone dalin fitues.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nari

            Ketu ja ke fut pordhes o Kreshnik djali.Ne zgjedhjet per bashkine e Tiranes perballe Besnik Mustafait,Rama ka fituar me rreth 60% te votave,Besniku rreth 38 % dhe ato qe mbeten Dash Shehu.Humbja qe shume e rende,gje qe e beri Mustafain te zhdukej nga qarkullimi per gati nje vit.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mali me gropa

              Hajde provoje ti o Kreshnik i maleve "kuç e zi" ,se e di si zbythesh!nje here e bere prove duke u futur ne lojen e piset dhe e pe se ç'fare rezultati morre duke marre arratine njehere e pergjithmone drejt Gjermanise.Ndaj mos lesho receta qe nuk te pinie uje e qenuk kane asnje vlere!Ne fakt Lulezim Basha ka nje plus sepse mund ta ndihmojne edhe Ruset si "Звезда на подъеме",pasi si "Yll ne ngjitje"nga Amerikanet u venit shume shpejt.Se fundemi o Kreshnik Kuç- e zi ,do ishe me i besueshem po te kishe zgjedhur si kandidat te PD Mul Noken pavaresisht rezultatit qe dihet.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje