TiRama, si dhuna e parasë mbi shijen

7 Tetor 2022, 17:33Blog TEMA

TiRama, si dhuna e parasë mbi shijen

Nga Andi Bushati

Mbrëmë në pjesën e tretë të emisionit “Opinion” po shikoja një kronikë reklamë që tregonte për kullën më të re dhe me të lartë që do të ngrihet në qendër të kryeqytetit. Meqë nuk e kisha ndjekur konkursin ndërkombëtar që u zhvillua për të shpallur projektin fitues, u bëra kurioz të njihja detajet. “Mount Tirana” e projektuar nga studio daneze CEBRA, thuhej se do të ishte nje mrekulli që do të imitonte malin e Dajtit dhe do ta sillte atë mu pranë sheshit Skënderbej.

Natyrisht, është e kotë të fillosh të argumentish se ç’kuptim ka të evokosh Dajtin, me një gërdallë që do ia zërë pamjen e tij një pjese të madhe të banorëve. Me rrjetën e gratacielave që po ngrihen, ky simbol i Tiranës do të zhduket njëherë e mirë. Por ajo që më grishi kërshërinë nuk ishte kjo gjë, sepse tashmë beteja mes “kullofilëve” dhe “kullofobëve” është fituar nga të parët, të cilët falë dyshes Rama-Veliaj dhe milionave të oligarkëve që bashkëpunojnë me ta kanë arritur ta transformojnë qytetin sipas oreksit të tyre.

Ajo që më tërhoqi vëmendjen është hendeku i madh mes imazhit me të cilin reklamohen këto projekte dhe surogatove që realizohen në realitet. Kush është në brendësi të kulisave të projekteve të ndërtimit në Tiranë e di mirë se shumë nga arkitektët e mëdhenj që kanë projektuar rokaqiejt e qendrës, kanë vënë duart në kokë dhe s’u kanë besuar syve kur kanë parë të përçudnuara veprat e tyre. Dikush ka protestuar tek institucioni unik i këtij vendi, Edi Rama, dikush tjetër ka kërkuar heqjen e emrit nga projekti dhe të gjithë kanë qenë një një mendje se, nëse oligarkët halldupë do të kishin dashur më shumë kate, do kishte mjaftuar tu’a porosisnin atyre që në fillim. Thuhet madje se kjo ka qenë edhe një nga shtysat që e nxiti kryeministrin të ndërmerrte nismën e sekuestrimit të kateve pa leje, sepse atij nuk i mbetej gjë tjetër për të bërë përballë komunitetit të arkitektëve ndërkombëtarë para të cilëve do të ruajë profilin e një prijësi të ndritur.

Në fakt, për imponuar këtë stereotip, atë të artistit modern dhe me shije të stërholluar, që injekton në politikë dhe në zgjedhjet urbane bagazhin e trashëguar nga jeta e mëparshme, Edi Rama ka investuar shumë. Edhe adhuruesit e tij që i njohin ndonjë problem me korrupsionin apo alergjinë ndaj demokracisë, kur vjen puna tek ana estetike të hidhen në fyt: “Ai ka bërë revolucion me ngjyrat, ai është ideuesi i rilindjes urbane, ai ka transformuar shijet e qytetarëve” janë slloganet e zakonshme të tyre.

Por, në fakt realiteti është tjetër dhe kullat e qendrës së kryeqytetit janë dëshmia më e mirë për këtë. Sepse në TiRamën që po ngrihet sipas projektit të një njeriu të vetëm, në konfliktin mes ndërtuesve me katër klasë shkollë dhe Henning Larsen, Winy Mas, apo Casamonti, kryeministri ka marrë anën e të parëve. Shteti, natyrisht me bekimin e tij, ka lënë të tranformohen deri në shkatërrim projektet e disa prej profesionistëve më me emër të planetit. Ai ka lejuar arrnime origjinale dhe shtesa të frikshme katesh që i kanë kanë bërë arkitektët të mos njohin krijesat e veta. Pushteti korruptues i parasë e ka mposhtur estetikën e artistit.
Eshtë pikërisht kjo që po ndodh me kullat e Tiranës që i ka rrëzuar mbështetësve të Ramës edhe alibitë e fundit: “Ai edhe kur vjedh e bën me klas”, “ai edhe kur abuzon ka shije brenda”.

Nënshtrimi përpara oligarkëve, të cilët në këmbim të shëmtisë që na imponojnë të gjithëve paguajnë fushatat elektorale dhe lobimet e majme përtej oqeanit, e ka bërë Edi Ramën të humbasë edhe të vetmen atu që i kishte mbetur. Tani për shijen e artistit, mund të flasim vetëm për çorapet, atletet apo brekushet me të cilat reket të krijojë efekt në ndonjë samit ndërkombëtar. Sepse, sa për qytetin, ai po merr përfundimisht fytyrën e shëmtuar të një regjimi të koruptuar, ku grykësia ka vrarë edhe atë pak gjë që pati mbetur nga aspiranti i dikurshëm për piktor.

18 Komente

  1. A
    Andi gjyshit Hysni

    Andi gjyshit Hysni komunist i lodhur i lodhur enderon bllokun e diktatorit Shqiperia shkemb graniti

    Përgjigjjuni
    1. A
      Andi gjyshit Hysni

      Andi gjyshit Hysni komunist i lodhur i lodhur enderon bllokun e diktatorit Shqiperia shkemb graniti

      Përgjigjjuni
      1. B
        Baxhoxhiu

        Per te ardhur keq qe s'e ndjen sa i peshtire qe je si njeri.ske vecse nje vemje qe u rrite ne fshikzen e saliut

        Përgjigjjuni
        1. H
          Himarioti

          Ky budallai Bushati na qënka edhe arkitekt dhe, zbulues i madh, si Hitleri. Të na rrojnë budallenjtë si Bushati.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arian

            Robot ku ti kesh

            Përgjigjjuni
            1. M
              Murgu

              Kur kërkon të futësh hundët kudo,ki kujdes se mund t'i futësh edhe në hale.

              Përgjigjjuni
              1. ?
                ?./

                Edhe sikur të gjitha ato që shkruan Bushati të jenë tê vërteta, bile edhe dyfishi i tyre, Rama do t'i fitojë edhe zgjedhjet e 2025. Të jeni të sigurt. Mos kujtoni se njerëzit do të votojnë dyshen Berisha - Meta?! A jeni në metro?! Prandaj sa bëni ham, ham kot.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Andi bushati kryetar i te persekutuarve te bllokut

                  Te ishte hysniu ne pushtet do flisje ndryshe... Sot do kishe zene vendin e babait ne komisionin e internimeve

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    Intelektuali

                    Pershendetje Te kam zili dhe te jam 100 like

                    Përgjigjjuni
                  2. K
                    Kiara Buruni

                    Grate ( ë ) ciel , sjell pa lënë e e mënd dhënës gudullan . Qiell-krujts , qiell-kruajtsi . Çjerës-qiellës . Këtej Çorianë m'at'anë Fterianë . Eh po de kur edhe rrjedh Shushica gratë kan'pas qënë me fat , o u paç fanë e ..i..

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tirana

                      Bushat, edhe Sheshin Skenderbej e sulmove, por sot Sheshi Skenderbej eshte simbol i Tiranes. Edhe Kullen Eifel nje Bushat tjeter ne France e kundershtoi, por Kulla Eifel eshte simbol i Frances. Cmira nuk eshte argument Bushat. As inferioriteti yt nuk kompenson dot urrejtjen tende pathologjike. As shpirtligesine tende. As mediokritetin tend si gazetar. Sepse dimensioni yt gazetaresk eshte absolutisht i njejte ne cdo shkrim: cmira, urrejtja pathologjike dhe shpirtligesia.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tirana

                        Bushat, edhe Sheshin Skenderbej e sulmove, por sot Sheshi Skenderbej eshte simbol i Tiranes. Edhe Kullen Eifel nje Bushat tjeter ne France e kundershtoi, por Kulla Eifel eshte simbol i Frances. Cmira nuk eshte argument Bushat. As inferioriteti yt nuk kompenson dot urrejtjen tende pathologjike. As shpirtligesine tende. As mediokritetin tend si gazetar. Sepse dimensioni yt gazetaresk eshte absolutisht i njejte ne cdo shkrim: cmira, urrejtja pathologjike dhe shpirtligesia.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tirana

                          Bushat, edhe Sheshin Skënderbej e sulmove, por sot Sheshi Skenderbej është simbol i Tiranës. Edhe Kullën Eifel një Bushat tjetër në Francë e kundershtoi, por Kulla Eifel është simbol i Francës. Cmira nuk është argument Bushat. As inferioriteti yt nuk kompenson dot urrejtjen tënde pathologjike. As shpirtligësinë tënde. As mediokritetin tënd si gazetar. Sepse dimensioni yt gazetaresk eshte absolutisht i njëjtë ne çdo shkrim: cmira, urrejtja pathologjike dhe shpirtligësia. Pra, ke të njëjtin nivel gjithnjë, dmth, je mediokër.

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            I merzituri

                            O koqe burre ! Sa i neveritur qe je ! Nuk e kupton qe I NDERUARI Mero ,po ben pare te madhe me koqedheqet e tua ?

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Bardha

                              Ky qenka me te vertet ashtu si thone nje car i semur nga sifilizmi

                              Përgjigjjuni
                              1. b
                                bytha e pules

                                beni hyzmet gruas se duket se po ta dredhe . e di ti sigurimsi i vogel te gjitha grate e oficereve e punonjesve te sigurimit shkonin me te tjere. nejse ti e di me mire se e provue cka dmth me ta dredhe gruaja.mero hice kete morr pidhi

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Dashamiresisht dhe per help

                                  Andi! Nuk di te theme! Por te gjithe qytetaret e dine qe TiAndiBK e urren Ramen, dhe kjo ka nisur qe ne kohen e Nanos, kur ai te perzuri nga restoranti. Problemi me ty eshte se kete urrejtje tende e dine te gjithe! Dhe tashme I je rikthyer mbrohtjes se Doktorit te familjes, sot nongrata. Pikerisht ky fakt te denoncon dhe te nxjerre zhveshur para njerezve. Me vjen keq kur te fyejne! Nuk mbulohet lakuriqesia me disa fraza te pergjishme " anti- berish apo anti Metaj". Ti je aty thote mileti, dhe per shkak te njeanshmerise, nuk te njohin si a analist, por si Kazan, fatekeqesisht per ty ky term I prodhuar nga Rama.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. H
                                    Harabeli

                                    E njifni kete hale, por nuk dini nje sekret !- Kur gjyshi i tij ( Hysniu-besniku i Partise), ishte shtruar ne Spital ne France, i cuan Andin per ta pare gjyshi, por ai ishte qaraman i madh, qante shume dhe gjyshi nuk i duronte dot te qarat e Andit, e i thote doktor Saliut:-“ Sali merre Andin, nxirre ne lulishten poshte Spitalit dhe behe te pushoje te qarat, se na cmendi. Saliu e nxjerr jashta dhe perdori llo lloj menurash per ta pushuar,por ai nuk pushonte. Atehere ai i fut gishtin, dhe Andi. Keshtu vazhdoi kjo histori deri sa ai u rrit. Keshtu, merreni me mend, qe Andushi edhe sot e kesaj dite ka respekt te vecante per Sali prapanicen.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje