
Në një vrojtim statistikor rigoroz kombëtar që drejtova javët e fundit, 45% e të anketuarve deklaruan se i kanë të ardhuart personale nga 0 deri në 25 mijë lekë të reja në muaj. Që përkthehen nga 0 deri në 7 euro në ditë! Ndër këta të anketuar, pothuaj gjysma i kishin të ardhurat personale nga 0 deri në 3.5 euro në ditë.
Meqë kampioni i vrojtimit ishte përfaqësues statistikisht i të gjithë banorëve të rritur (të punësuar, të vetëpunësuar, pensionistë, shtepiake, të papunë, studentë etj.), përgjigjet e të anketuarve japin një panoramë të përgjithshme të nivelit të të ardhurave personale në rang kombëtar për popullsinë e rritur. Dhe sadoqë në vetëdeklarimin e të ardhurave personale, jo gjithmonë ka sinqeritet, tabloja e përftuar nga ky vrojtim duket shumë e zymtë.
Në kushtet e rritjes galopante të çmimeve të karburantit dhe produkteve ushqimore, shumë shqiptarë nuk do të mbijetonin vetëm me të ardhurat personale, në qoftë se nuk do të vazhdonin tu vinin dërgesat e parave nga emigracioni (në gjuhën financiare ndërkombëtare quehen remitanca, të cilat ishin pothuaj 1 miliard euro në 12 muajt e fundit, sipas Bankës së Shqipërisë ).
Por dimri i vështirë ekonomik që pritet si në vendet ku jetojnë emigrantët dërgues të remitancave, ashtu edhe në Shqipëri, do ta bëjë shumë të vështirë jetesën për 45% të banorëve të rritur me të ardhura 0 deri në 7 euro në ditë, e sidomos për ata me 0 deri në 3.5 euro në ditë.
Pa filluar mirë dimri, qeveria duhet të hartojë një paketë serioze ndihmuhese për shtresat më të vrfëra, duke qethur ca dhjetra miliona euro nga projektet e saj luksoze (për kushtet e varfërisë së përhapur të popullsisë). Se kur të vijë pranvera, mund të jetë vonë…
Ik mor idiot me këto sondazhet që janë fryt i fantazisë dhe opinioneve të tua personale .
Po normal qe 7 dollare ne dite kane populli , sepse nga 70, mie dollare n dite marin hajdutet e qeverise qe krijojne kompani fantazma sic jane djegesat e mbeturinave
Ceshte ky qe ben sontazhe falso ..nga 0-7euro ne dite..?45 perqind???? thjesht nje idiot..te dhena te pakta qe vetem dembelat e kompiutrit i botojne Oh...sa parazite qe ka ne boten e Vogel te portaleve e kanaleve..i bejne mire vetem terrorit.,
I kam ndjekur disa nga sondazhet e tija, vecanerisht per zgjedhjet. E gjithe puna e sondazheve eshte politike, e perseris politike. Ne Brazil tani ne zgjedhje Balsonario ishte parashikuar 225, POR MORI 45%. Dhe do kete raund te dyte me Lulen. Harruat Trumrpin, te gjithe e nxirrrnin 10% te pakten poshte Hillari Klinton, por, edhe me vjedhjet dhe manipulimet qe u bene, ajo humbi, por kish sajuar Russia Collusion, dhe mbas 2 vjet hetimesh, nuk doli hicgje. Edhe me njeriun e basemen (bodrumit), Bidenin, e njejta gje ndoi,Ne tre shtete, me secilin rreth 20 mije vota plus, Biden fitoi zgjedhjet, se ne te kunderten, fitonte Trump. Sondazhet kane nje qellim, behen per te demoralizuar ate qe ka te drejte vote, te drejtoje atje ku do ai, dhe ketu hyjne Facebook, Twitter dhe gjithe social media. Por njeriu,ne kampionin sondazh, p.sh. njemije veta, nuk te tregon te verteten se per ke do te votoje, ai ta fut ne momentin e fundit dhe ti kete o sondazhist Zaloshnja nuk e di asnjehere. Prandaj shpiket vota me poste qe parambushet dhe paravtohet, vonimi i rezultateve Ne Shqiperi pas nje ose dy muajsh shpallet rezultati. Prandaj sondazhet jane pese me hic dhe mos dil me ne pozicion politik, se njerezit e dijne mire. Prandaj sondazhet e Institutit Italian dalin me afer te vertetes, se ata e zgjedhin kampionin me mire dhe njerezit nuk kane frike te deklarojne. Capisce.