Si mund të shkojë PD-ja në zgjedhje vetëm me një kandidat?

9 Tetor 2022, 09:34Blog Nga Namir Lapardhaja

Si mund të shkojë PD-ja në zgjedhje vetëm me një

(Draft-propozim i hapur, që mund të pasurohet edhe më tej)

Të gjithë në PD po artikulojnë idenë e daljes në zgjedhje vendore me një kandidat të përbashkët. Sa më shumë që afrohet data, edhe më e qartë bëhet situata se vijimi i konfliktit dhe hedhja benzinë zjarrit të përçarjes, nuk ndihmon askënd. Madje, edhe më euforikët e “zgjidhjes” që vjen nëpërmjet “votës”, nuk e fshehin më këtë realitet.

Po a  mund të bashkohet PD-ja pas një frakture të thellë, serioze dhe gati asgjësuese për të ardhmen e saj si forcë politike dhe alternativë e besueshme ndaj pushtetit? A mund të ulen palët për të gjetur një formulë mes radhëve të demokratëve, duke lënë mënjanë hipokrizinë e “primareve” alla-shqiptarçe, të cilat do duhet të bëheshin në një vend me demokraci të konsoliduar, në një popull me kulturë të hershme demokratike dhe në një parti që është në situatë normale dhe të shëndetshme dhe jo në një PD si kjo e sotmja, e cila është duke kaluar një gjendje traumatike? A mund ta gjejnë gjuhën demokratët në fillim mes veti dhe pastaj të gjejnë një formulë të drejtë dhe proporcionale, duke marrë në konsideratë peshën specifike të të gjitha partive aleate, që ndajnë të njëjtat vlera me PD-në?

Personalisht gjykoj se palët brenda PD-së kanë shkuar shumë larg dhe një bashkim mekanik në këto kushte do të ishte i pamundur, i dështuar, hipokrit, aspak funksional dhe serioz, mirëpo, për sa kohë që jemi në politikë dhe historia botërore ka regjistruar kompromise më të mëdha, aty ku ka vullnet dhe dëshirë, aty mund të kërkohen zgjidhje që bazohen mbi parime dhe vlera dhe jo mbi pazare të rëndomta.

 


Në këto kushte:

 


- duke parë se Partia Demokratike po kalon krizën më të thellë që nga themelimi i saj, e cila kërkon një zgjidhje të menjëhershme, larg konfliktit të mëtejshëm, ku kërkohet të mbizotërojë arsyeja përpara ndjenjës, vetëpërmbajtja përballë euforisë, maturia përpara papjekurisë;

- duke qenë të bindur se burimi kryesor i kësaj krize e ka zanafillën tek shpallja “non grata” e zotit Sali Berisha dhe tek largimi i tij i përkohshëm nga Grupi Parlamentar i PD-së, deri në një zgjidhje ligjore dhe individuale nga ana e tij, në mënyrë që të mos përfshihet partia dhe të ruhet vokacioni perëndimor i saj;

- duke shprehur mospajtimin me gjuhën e urrejtjes, me konfliktin verbal, linçimin publik dhe përbaltjen individuale nëpërmjet një gjuhe të egër ndaj kujtdo që mendon ndryshe;

- duke parë se vazhdimisht pengohet funksionimi i opozitës, gjë që e shmang atë nga misioni dhe kauza e mbrojtjes së interesit publik;

- duke vlerësuar se kjo krizë e brendshme e Partisë Demokratike është një e keqe e madhe për vendin, është një pengesë e jashtëzakonshme për shndërrimin në një alternativë të besueshme dhe fituese;

- duke qenë të bindur se kriza e kësaj force politike i shërben vetëm Edi Ramës, Partisë Socialiste dhe i jep pafundësisht oksigjen këtij pushteti anemik dhe të korruptuar në çdo qelizë;

- duke e konsideruar qeverinë aktuale si të keqen më të madhe që ka sot vendi; pushtetin vendor si të kapur nga tentakulat e krimit dhe të korrupsionit, ku mbizotëron paaftësia dhe babëzia, i cili në katër vite nuk u tregua eficent dhe i gatshëm për t’iu përgjigjur nevojave të njerëzve;

- duke u mbështetur tek partnerët ndërkombëtarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, si aleatët tanë strategjik, të cilët e kanë ndihmuar Partinë Demokratike që në ngjizje të saj dhe Shqipërinë që në vitet e para të pluralizmit, gjë që vijojnë ta bëjnë ende në mënyra të shumta;

- duke parë dëshirën e shqiptarëve për ndryshim që vjen nga një alternativë e ndryshme nga pushteti, që udhëhiqet nga ndershmëria dhe jo nga modeli i korrupsionit, që drejtohet nga dëgjimi i qytetarit dhe jo nga sundimi i tij;

- duke iu përgjigjur interesit të çdo demokrati të ndershëm që kërkon një forcë politike të fortë, që të jetë alternativë e besueshme për të ardhur në pushtet dhe bindjes së tyre që në zgjedhjet e ardhshme lokale, që të ketë shanse reale, opozita dhe PD-ja duhet domosdoshmërisht të dalin me një kandidat të përbashkët...

 


Në mënyrë të menjëhershme DUHET:

 


1. Të gjitha palët të ndalojnë urgjentisht konfliktin mes veti;

2. Të ndalojë gjuha e dhunës, urrejtjes dhe e përbaltjes mes demokratëve, që buron nga lart dhe përhapet në çdo qelizë të saj;

3. Të qartësohet dhe ripërkufizohet aleanca jonë euro-atlantike, si burim i energjisë dhe i forcës për një parti me fytyrë dhe vizion që sheh Perëndimin si të ardhme, jo vetëm në narrativë, por edhe në akte konkrete;

4. Në vazhdim të asaj që bëri në muajin mars zoti Lulzim Basha, gjë që nuk dha rezultatet e pritshme në zgjidhjen e konfliktit brenda radhëve të demokratëve, tashmë, i takon zotit Sali Berisha të bëjë një hap prapa, duke mos u përfshirë në këtë fazë të re të futjes së Partisë Demokratike, si shprehje e një vullneti për të vendosur interesin e demokratëve mbi çdo ambicie apo ego personale, deri në qartësimin e plotë të shpalljes “non grata” dhe shpalljes së një vendimi të formës së prerë nga ana e Gjykatës së Apelit;

5. Ngritja e një “regjence” me figura të moderuara dhe të pranuara nga brenda Grupit Parlamentar (3 nga një palë dhe 3 nga pala tjetër), të cilët, të udhëhequr nga vullneti i mirë dhe interesi i përbashkët, duke u ngritur mbi veten dhe duke vënë të mirën publike dhe të demokratëve mbi gjithçka: 1. Të dalin me një draft të përbashkët për ndarjen e re territoriale; 2. të udhëheqin, të koordinojnë, të përcakojnë modulatet e futjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale, nën logon, vulën dhe firmën e kësaj partie, me kandidatë të përbashkët, me një vizion dhe vullnet për të ecur përpara, për të mos qëndruar pengje të së shkuarës, me alternativa morale që të mos mbartin asnjë peshë negative nga vitet e pushtetit;

6. Çdo vendimarrje e këtij grupi të urtësh duhet të kalojë me konsensus të plotë dhe të jenë këta që të drejtojnë fushatën lokale të Partisë Demokratike në të gjithë bashkitë e Shqipërisë si shprehje e një domosdoshmërie për ta transformuar imazhin e PD-së dhe për të krijuar mundësi reale për të fituar pushtetin vendor.   

 


Është e kuptueshme që këto radhë më shumë se sa zgjidhje reale, duken si dëshira për ta parë situatën pozitivisht; më shumë se sa realiste, duken si romantike, mirëpo, nëse flasim për vullnet të mirë dhe domosdoshmëri për ta ndryshuar këtë realitet, të gjitha palët duhet të shohin tek vetja, të bëjnë nga një hap prapa dhe të ngrihen përtej interesit personal, duke shprehur vullnetin për të gjetur dritë në fund të tunelit. Ashtu siç kishte deputetë që i kërkuan Lulzim Bashës të bënte një hap prapa për të mirën e PD-së dhe për të zgjidhur krizën brenda radhëve të demokratëve dhe shumë mirë bënë, ashtu uroj dhe do të dëshiroja të ketë deputetë brenda radhëve të “Foltores” që t’i bëjnë të qartë zotit Berisha këtë realitet të ri, që një herë të vetme të bëjë ai një sakrificë për demokratët, meqenëse në tri dekada me radhë kanë qenë ata që kanë sakrifikuar gjithçka për të.

Mendoj se shqiptarët kanë nevojë për një aleancë të zemrave të pastra dhe të njerëzve të ndershëm; kanë nevojë për shembuj të vyer qytetarie dhe ndershmërie, që t’u zhbëjnë idenë se të gjithë janë njëlloj dhe se asgjë nuk do të ndryshojë në jetën e tyre pas ndryshimit të pushtetit; e kanë të domosdoshëm një shans për ndryshim rrënjësor të ndarjes përfundimtare të shtetit nga pushteti, duke mos sakrifikuar të parin për të mbajtur të dytin, por duke e vënë të dytin në funksion të forcimit të të parit; kanë nevojë për një filozofi të re të së djathtës së vërtetë, të vlerave dhe të respektimit të së shenjtës, të ngritur mbi virtytin dhe besimin tek trashendentja, tek vlerat tradicionale të familjes, të pronës dhe të drejtave njerëzore për të gjithë; kanë nevojë për një alternativë pushteti, të ngritur mbi një kontratë besimi, për ta shndërruar dëshirën e njerëzve për ndryshim në transformim të vetvetes dhe fitoren mbi kundërshtarin në një mundësi për ndryshim të vendit dhe nxjerrjen nga errësira e korrupsionit në dritën e ligjshmërisë dhe të së mirës.

26 Komente

  1. F
    Fevzo qime deri

    Mire e ke ti o Namir po a ka bure nene ta zbythe birishin nga PD .Ai me ate zaptim nuk do te mbroje koken e tije po te shimpazes dhe te kinezit.Pa mare garanci per ata ai nuk e le partine gjalle ne bote.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Stefan

      PD shpeton vetem nese ndahet, te tjerat jane dokrra. Çdo "ide" bashkimi bën që lëngata të vazhdoje

      Përgjigjjuni
      1. E
        Erli

        O Namir jo sot po dhe ne greqine e lashte drejtimin e merr ai qe ka shumicen. Ne 6 Mars u pa sheshit se me ke ishte shumica ti thua te iki ai qe ka shumicen meqe iku ai qe kishte pakicen! Tani na thua ta drejtojne partine 3 nga shumica 3 nga pakica … i quan dhe te urte … po ku ishin keta te urte kur blinduat PD dhe nuk linit deputetet te futeshin brenda apo kur ulet 5 mije vete ne 2 mije karrike. Patjeter duhet bashkim po nje bashkim ku shumica vendos dhe pakica respektohet

        Përgjigjjuni
        1. D
          Demka

          Pirdh te cfryhesh, laprdhaja si gjithmone. Nga fota kthesh grumbullin e shpellareve dhe katundareve injorant,gjithmone ka per te kundermuar era MUT. Kurse keta te ps shume shume vijne era shurree.

          Përgjigjjuni
        2. b
          ben.

          Shkrimin para ketij, laparadhase ja kishte bere taulant balla , duket se kete rradhe ja ka bere spiropali. Sondazhet tregojne 1 pakenaqesi te papare ndaj qeverise se rames. Problemi eshte se jane pak njerez ne pd , si lulka, bardhka, alibasha dhe ndonje delenxhi tjeter si Namiu, qe jo vetem ju ikin eurot e rames po do ju dalin edhe ca klecka te vogla. Prandaj ne luften per te mbajtur me cdo kusht ramen ne pushtet me te eger do jene kjo kategori dhe kryesisht do perdorin mediat e pamvaruara ne shqiperi si tema dhe Ndrageta.Com, per fushaten e tyre. Pershemdull ky Namiu nga Lapardhja qe e ka gjuhen njish per lepirje, le tiu thote shqiptareve dhe demokrateve se pse kunati i lul bashes ishte ortaku shqiptar i arabit qe do pastroje nja 2 miliarde euro ne portin e durresit dhe pastaj mund te mos ta talli njeri. Ose mqs e ka merak kete punen euroatalntike ,se pse lul basha qarkulli para ruse.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Selman

            PD shpeton vetem nese ndahet, te tjerat jane dokrra. Çdo "ide" bashkimi bën që lëngata të vazhdoje

            Përgjigjjuni
            1. S
              Stefan

              PD shpeton vetem nese ndahet, te tjerat jane dokrra. Çdo "ide" bashkimi bën që lëngata të vazhdoje

              Përgjigjjuni
              1. T
                Trushpelaret e Saliut qe shkaterruan PD-ne dhe Shq

                Pikërisht, i nderuar Ben. U bo Namiri! Shok I ngushte me Taulant Ballen dhe Spiropalin.. Vetëm nji hero e shpeton Shqipërinë. Vetëm i madhi Sali Katunar Komunist Berisha e rrezon Ramë Amerikonin. Saliu i Pare, Mret i Shqipetaret! Sa bukur ëëë? Poshtë Amerika, poshtë Europa Kapitaliste. Rroftë aleati yne strategjik, Bashkimi i Madh Sovjetik, (uh se harrova, Rusia). Rroftë Putini i Pamposhtur. Rroftë Partia Komunisto-Demokratike e Shqiperise me Shokun Salia Berisha ne krye. Lavdi Marksizëm-Islamizmit. Hajt, të na rroje Partia. Mbahuni shokë. Dy bataljone - nje nga Lazarati dhe nje nga Mamurrasi i kemi gati per sulmin perfundimtar ndaj Tiranes. ******************** Si thatë? Pse po tallem? Saliu ka 30 vjet qe tall bythen me PD-ne, ju u bete merak per nje koment qe bej unë ketu ne gazetë. Namiri vazhdon bën hartime. "Të behet kështu, e të behet ashtu. Unë nuk jam me këtë, por jam me ate." PD-ne e kane zënë per fyti katunaret e Saliut dhe nuk e leshojne, ju bëni hartime. "O Berisha! Po hë mo hë. Largohu Pak sa ta gjuaje penalltine Alibeaj." A ju keni marre fund komplet. Eshte nje kompani e tere katunaresh qe nuk lene fryme intelektuali ne PD. Edi Paloka Mul.Idiot Noka Aldo Gallof Bumçi Çlirim Rryp Gjata Arben Mbushe dhe Njehere Ristani Grida Thuaj Çfare Duash Duma Ervin Zvarranik Salianji Arben Medioker Imami Xhelal Doktor Mziu Jozefina e Zezë Topalli E kështu me radhe deri tek numuri 167. Dhe ju thoni "bashkim, intelektualë, e terrci e verrci."

                Përgjigjjuni
                1. O
                  Olti Hipopotam Curri.

                  Edhe une shume i pakenaqur jam dhe e deklaroj hapur ne cdo rast qe me jepet ama kete opozite qe kemi nuk e votoj kurren e kurres .

                  Përgjigjjuni
                2. V
                  Vlora

                  Z.Naim, me pelqejn shkrimet e tua. Je i dretperdrejte. Ajo qe kerkon, ne kete shkrim nuk mund te realizohet, per faktin e thjeshte se "non grata" nuk leviz. Ai ka vetem interesin e tij dhe nuk i intereson PD. Ai, levizjen e tij, e bebe si sfide ndaj Departamentit te Shtetit dhe Perendimit. Sedra e tij e semur nuk e lejon te te vere interesin e PD, mbi interesin e tij.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Murgu

                    Sa frymë e harxhuar kot !? Saliu e ka luftë për jetë a vdekje personale dhe familjare sepse është i zhytur ne krim.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Selman

                      PD shpeton vetem nese ndahet, te tjerat jane dokrra. Çdo "ide" bashkimi bën që lëngata të vazhdoje

                      Përgjigjjuni
                    2. F
                      FCB

                      Gjithe ky carcaf o La pordhaja , PD ja nuk ka as carje as fraksione , nji pederast nuk quhet fraksion.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Trushpelaret e Saliut qe shkaterruan PD-ne dhe Shq

                        Ore, FCB. Mbaj gojen, se Saliu nuk është pederast. Katunar po. Jam dakord. Edhe komunist po. Shumë dakord. Por pederast? Aaaa, dale se ka kufij puna. Kete nuk ta lejoj. Eeej, se mos e merr seriozisht. Thuaj çfare të duash, se ne vetem komentet kemi ne dore. Kalojme kohën. Pavaresisht se disa ketu kujtojne se do ta rrezojne Ramen me sharje ne gazetë dhe Facebook, shumica jone shkruajme si si njeriu qe qesh nga e keqja. Se sikur po qau, do rregullohet gjë.

                        Përgjigjjuni
                      2. B
                        Bureto

                        Une mendoj se kete pisqollen me nick name Ben, PD duhet me pa tjeter ta kandidoje per kryetar te Bashkise Tirane, perballe mafiozit Erion Veliaj. T'ia tregoje qejfin dhe mbasi te fitoje, te na tregoje ne qytetareve, qe nuk na i ndjen as per Berishen e as per Ramen, se ai ka qene zgjidhja dhe zgjedhja me e drejte. Ku, ku moje nane-do ofshante shkodrani i mire, kur ta degjonte/lexonte kete propozimin tim!!! E pastaj me rradhe: @Rajmond Vlonjatin ne Vlore, @Taulantin ne Durres, @Kalec Degen ne Shkoder e plot kandidatura te tjera exelente ne gjithe bashkite e tjera. Do bindeni dhe pastaj do patakseni nga rezultatet. Vetem nje gje e harrojne keta mytebere, se, deri ne 2025 kryeminister do te jete kryemafiozi, diktatori Edi Rama, dhe eshte ai qe, ose i ben te jene te suksesshem, ose i gropos. E keshtu mjere ne qytataret qe me keta do ta hame perseri sa krahu!!! Tani t'i leme ironite apo dhe shakate: Ne gjendjen qe eshte opozita ne rang vendi eshte pothuajse e pamundur qe ajo te fitoje shumicen e bashkive, per me teper Tirane dhe ndonje qytet tjeter. Por se paku si i thone qe te mos zgerlaqet fare, te shpalle apo emeroje me pelqimin e tyre, (e theksoj me pelqimin dhe devotshmerine e tyre) intelektuale, specialiste te zote ne fushat e tyre, sipas specifikavet te bashkive, me integritet moral te padiskutueshem, te ndershem e te pakorruptuar. Gjate gjithe ketyre 32 vjeteve te pa perfshire asnje dite ne politiken aktive apo ne administraten publike, ne baze e ne qender. Keta nese do duan te sherbejne komunitetit te kerkojne qe figurat deri me tash te urryera nga nje pjese e konsiderueshme e qytetareve, siç sondazhet tregojne, te mos u dalin ne fushate, askund, as ne media e as si figurante ne metingje. Vetem me kete kusht dhe garanci per ta, me perkrahjen maksimale te strukturave partiake ne baze, duke patur dhe mbeshtetjen maksimale nga mediat, te shpresohet ne nje rezultat pozitiv. Nuk do te kishte traume me te madhe si per vete opoziten, por me keq per elektoratin qe kerkon ndryshim, kesaj rradhe ne pushtetin vendor aktual, (qe zoterohet 99%, pa Shkodren) nga socialistet. Le te jete ky si nje prelud, si nxemje, per zgjedhjet politike, ato ne rang kombetar, te pranveres 2025, aq te deshiruara, sidomos nga vete elektorati opozitar, por edhe ai i ashtuquajturi 'gri'.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Trushpelaret e Saliut qe shkaterruan PD-ne dhe Shq

                          Bureto, Komenti yt është shembull klasik, kur nje koment lexuesi ka shumë me shumë vlera se vetë artikulli. Respekte. Vetëm se është fatkeqesi qe komenti yt lexohet vetem ketu, sepse duhet të behet viral ne rrjete sociale dhe televizion qe ta lexojne të tere. Je i nderuar. Uroj qe shumica e shqipetareve të jene me mendje të hapur si ty, sepse na moren më qafe militantët pa tru.

                          Përgjigjjuni
                        2. O
                          Observues

                          Ne baze te sondazheve paraprake dhe popullaritetit qe gezon secila parti kam pershtypjen qe as kjo metode e nje bashkimi te mundshem nuk do te mund te ndryshonte fitoren e mazhorances ne pushtet

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Demokrat, mysliman dhe orthodoks

                            PD shpeton vetem nese ndahet, te tjerat jane dokrra. Çdo "ide" bashkimi bën që lëngata të vazhdoje

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Deda

                              Saliut me perpara i del shpirti pastaj inati

                              Përgjigjjuni
                              1. f
                                fariu i vogël

                                Zoti Namir Lapardhaja: Edhe nëse Ligjin zgjedhor do e bënin ndërkombëtarët, Edhe sikur propogandë zgjedhore të bënte vetëm Opozita, Edhe sikur të gjithë anëtarët e Komisioneve zgjedhore të ishin të huaj (nga Sh.b.a. dhe vëndet e BE), Prap se prap, përsa kohë Opozita shqipëtare të ketë në krye të saj këta mostra, nuk fiton dhe gjithmonë do thotë "NA I VODHI POZITA VOTAT", megjithse edhe Pozita e sotme nuk është në binarë, Por Opozita e sotme i ka binarët të kalbur fund e krye.

                                Përgjigjjuni
                                1. Jovami.

                                  Zgjidhja dihet nga te gjithe. Por ? ? ? ku ta çojme ''Non gr ??? etjen e tij....... zullumet ???

                                  Përgjigjjuni
                                  1. Z
                                    Zeqo Pilafi

                                    Për çfarë "të urtësh" e ke fjalën zoti Lapardhaja? Po ka më të urtë se Berisha dhe Meta? Lutju zotit të shtyje dhe mos të çojë në parlament ligjin për dosjet e sigurimit Edi Rama, sepse do na largonte këta dy qëngja nga drejtimi i opozitës, më të urtët që mund të bëjë nëna, atë thuaj... Po dhe unë po lajthis më duket, Edi Rama nuk është i marrë të hapi dosjet, kjo do të thoshte të largonte nga mbështetja për partinë që sundon jo më pak se 25 % të elektoratit të tij që e mbështet pa kushte. Ndaj them, na lërë të hiqeni osh, o Namir, mos kërko të ndryshosh mënyrën tonë të demokracisë, ngjashmërinë e saj me talebanët afganas.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. W
                                      Www

                                      Eshtë e habitëshme të shohësh se sa budallenj paska pas grumbulluar Sala në PD.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. Q
                                        Qytetari dixhital

                                        Keto zgjedhje i fiton Sali kriminel Berisha i vetem pa koalicion fare Koalicioni do te behet me Mona-liken se po u bene me salen shpallen nongrada kaeshtu qe ka per te fitusr pd me kryetar bashkie Ed palloqen

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Ah Ramizcnabere qe na dergove Sali Serbin.Te pakte

                                          Komunistet duhen nxjerre nga trupi I vobeket I PD si gelbaza nga nje trup I semure.S mund ta mbash brenda...Ska bashkim.Ka pastrim,vetpastrim nga felliqesia.Keshtu fuksionon nje trup i shendetshm Si mundet nje demokrat 100% te pranoje si lider nje te derguar te Ramizit.Eshte turp,eshte poshterim.Amerika ne thelb kete thote.. Kali I trojes duhet hedhur ne plahra

                                          Përgjigjjuni
                                          1. s
                                            sotiri

                                            Po, po! Edhe une keshtu them: Duke pare se ...! Te gjitha Duke ..., jane te teperta! Te gjitha zhduken po te zhdukesh nje emer: Emrin e Sali Berishes! I ke rene shume gjate!

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje