
Nga sondazhet e shumta që kam zhvilluar vitet e fundit, jam në gjendje të kryej një analizë regresioni logjistik të ndërlidhjes statistikore mes gjasave të krahut të votimit dhe burimit kryesor të informacionit për zgjedhësit e thjeshtë. Nga analiza rezulton se kjo ndërlidhje është statistikisht domethënëse në të dyja krahët e spektrit politik.
Kështu, ndër votuesit që kanë si burim kryesor informacioni RTSH-në, gjasat janë 38% më të mëdha të jenë votues socialistë, se sa opozitarë (kur faktorizohen në analizë të dhënat demografike). Ndërsa në lidhje me televizionet private, gjasat janë 23% më të mëdha për votuesit socialistë.
Nga ana tjetër, ndër votuesit që kanë si burim kryesor informacioni Internetin, gjasat janë 20% më të mëdha të jenë votues opozitarë, se sa socialistë (kur faktorizohen në analizë të dhënat demografike).
Po si është shpërndarja e burimeve kryesore të informacionit për të gjithë votuesit socialistë dhe ata opozitarë? Dy tabelat e mëposhtme na japin përgjigjen më të fundit statistikore të kësaj pyetje.

Ky idiot nuk e shikon se cfare shkrujne mileti per opoziten e like florinit dhe sali karaxhixhit neper fb A po ja fute kot,me duket pak i smure
Komplet budalla dhe Gomar ky Zaloshja si nuk i vjen zor nga vetja
Është e kundërta e asaj që thotë Zaloshnja.
Rrenja e zotit ZALOSHNJA eshte PD prandaj nuk i dalin sontazhet.
Ja fut kote zaloshnja ku dine loket nga interneti ata dine vetem duam baben.