Berisha e di se nuk do t’i fitojë kurrë zgjedhjet

10 Tetor 2022, 12:28Blog Artur Ajazi

Berisha e di se nuk do t’i fitojë kurrë zgjedhjet

Edhe pse ka arritur të shkojë qytet më qytet, apo dhe fshat më fshat, madje deri në Derviçanin e largët, duke “zbërthyer” programin e partisë tij, Sali Berisha thellë brënda vehtes e di fare mirë se, nuk do ti fitojë kurrë zgjedhjet. As ato vendore, dhe as ato të përgjithshme. Ai e di fare mirë se, pa mbështetjen amerikane, zgjedhjet nuk mund të fitohen as në vende të mëdha europiane, me shtet dhe ligje të konsoliduara. Ndaj dhe hamendësimin e tij, e ka të qartë, duke u përpjekur intensivisht të bllokojë rrugëtimin e vendit drejt integrimit. Në fakt, Sali Berisha e ka patur synimin e tij, bllokimin e integrimit, lëre se ç’flet për “futjen në NATO, apo heqjen e vizave”. Një Shqipëri në BE, do ta kishte flakur me kohë Berishën nga politika, dhe do ta kishte dërguar në Prokurori dosjen e madhe me akuza ndaj tij.

Po ashtu edhe dosje të tjera të ish-ministrave, apo dhe ministrave aktualë. Por ja që Edi Rama nuk “dëgjon” nga ai vesh, dhe ka vendosur ti japë Berishës të vetmen përgjigje si gjithmonë, duke injoruar çdo paralajmërim apo presion për “protesta popullore”. Duke mos përmendur shkaqet e tjera dhe dëmet e mëdha që Berisha i ka shkaktuar asaj partie që drejton, mjafton të përmendim vetëm faktin se, ka larguar dhunshëm prurjet e reja. Në Partinë Demokratike, nuk ka shans asnjë djalë apo vajzë të shkolluar brënda apo jashtë vendit, që pretendon se “duke hyrë në rradhët e asaj partie, mund të kapë majat”.

Ata sapo nisin të ngrihen “me krahët lart”  përballen me ulurimat e zëshme dhe të pazëshme të grupit të kryetarit dhe ish-liderit historik. U bëhet e qartë se “në majë ka qenë, është dhe do të mbetet Ai”. Berisha ka 32 vjet, që ndalon dhunshëm afrimin dhe integrimin e të rinjve në strukturat drejtuese. Keshilli Kombëtar, kryesia apo edhe strukturat e tjera, deri tek degët e rretheve, kanë sot në krye “xhaketa të vjetra”, njerës të përfolur, që kanë 2-3 dekada që i vjelin Partisë Demokratike pushtetin. Ata nuk ikin, ata nuk e lëshojnë  vendin, kanë hyrë në atë parti me çorape seiloni prodhim Korça, të grisura, dhe sot janë milionerë. Ja kanë parë “hairin” pushtetit, lepe-peqe ndaj Berishës, dhe bindjes së përjetshme ndaj tij.

Edhe sot po ndodh e njëjta gjë. Sali Berisha e di fare mirë se, pa mbështetjen e SHBA, apo dhe shteteve lider të BE-së, kurrë nuk mund të fitosh as bashkitë, dhe jo të pretendosh pushtetin politik. Ish-lideri historik, edhe pse e ka kuptuar se “PD do të thotë Berishë” dhe se kjo nuk do ta shpjerë atë kurrë në pushtet, sërish ngopet dhe kënaqet me faktin sepse, “e ndjekin një grusht njerësish, ndjehet i pari në parti, dhe kaq”. Berisha  e ka pranuar faktin se, “duhet të kënaqet me kaq sa arriti  pas shpalljes non-grata, dhe të mos shkojë më tej, se turpërohet  përfundimisht”. Edhe në zgjedhjet e reja lokale, ai do ta gjejë mënyrën se si të dalë “pa lagur”, duke akuzuar sërish qeverisjen Rama për “manipulime, vjedhje votash”, dhe duke mos pranuar humbjen. Ai i ka  të qarta të gjitha, por nuk mund ta pranojë faktin se me atë në krye, Partia Demokratike ka vulosur përfundimisht humbjen e përjetshme.

13 Komente

  1. i
    idiote .brrisha s'lufton fare per Zgjedhje

    ai s'lufton aspak per zgjedhje apo ato brockullat qe pellet medieve . Ai ben thjeshte Zhurme te largoj friken qe i ka hyre ne Palc nga arrestimi dhe denimi i perjetshem ,sekuestrimi dhe denimi deri ke pothuaj gjithe antaret e familjes ,te perlyer ne aferat kriminale dhe korrupive kur Kufoma e Shpelles ishte ne pushtet ! ___________ Kamelit po i soset uji ___________

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Berisha nuk i fiiton dot zgjedhjet se populli ka qejf qe ta vjedhin sic e vjedh vellai i Vucicit , Rama , me patronazhistet e tij spiune, me ministrat e tij kontrabandiste droge, dhe hajdut te tmerrshem , sipas llogjikes se artikull-shkuesit

      Përgjigjjuni
      1. b
        berisha Karta HIgjeni e WC hudh ne Kosh

        Rajmond , boll e komento njiher si realist ,sepse ul veten e barazohesh me nji shpellar llapaqen .Nuk ju ndihmon me ti mbani iso shpifjeje idiote te ktij shpellari te qelbur ,ktij kufome te peshtire qe eshte nji Karte HIgjenike WC -je e hudh ne Kosh edhe pse perfituat jopak prej ktij shkerdhate duke rjepur shqiperine . Shqiperia eshte e para ,pastaj vijne interesi personal

        Përgjigjjuni
      2. V
        Vranakonti

        Eshte shume vertete se PD me Salin ne krye edhte vulosur perfundimisht humbja. Gjithashtu,eshte e vertete se pas nje dite pas humbjes do akuzoi Ramen per vjedhje votash. Kjo eshte metode pune pe ti hedhur hi syve demokrateve.

        Përgjigjjuni
      3. T
        Tahir Gashi

        Berisha zgjedhjet i ka te fituara. Te jesh i lig si Daktorri, mos te kesh lene poshtersi pa I be ketij kombi, dhe te jesh prape ne politike duke talle bilen, perveç se Fitore nuk ka emer tjeter!

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dardan

          Per cka i ka bere SHqiperise dhe popullit shiptar, Perbindeshi Vicidolit, Doktor Sali Mortja duhet te shperblehet me nje plumb snajperi ne lule te ballit.

          Përgjigjjuni
        2. B
          Bato

          Sali Ram Berisha eshte nje leter e djegur qe nuk i hyn me ne pune askujt Ai eshte i destinuar te shkoje ne burg dhe kjo do ndodhi nje dite

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bato

            Sali Ram Berisha eshte nje leter e djegur qe nuk i hyn me ne pune askujt Ai eshte i destinuar te shkoje ne burg dhe kjo do ndodhi nje dite

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tropoja

              Sali Sheqere Karaxhici,eshte nje leter higjenike,e prodhimit rus,te tjerat dihen,jane thene,shkruar,filmuar dhe nuk ndryshojne,bemat e tij dihen,vetem drejtesia akoma nuk i di,fundi i tij,burgu,familja e tij ne rrezik,nga hakmarrja e krimeve te ketij mostres

              Përgjigjjuni
              1. l
                luani

                Gabim, ai eshte hero, eshte shpetimtari i vetem i Shqiperise.Ju jeni mosmirenjohesa.

                Përgjigjjuni
                1. Z
                  Zagali

                  Na cudite o Luan. Nuk po mbahemi dot nga te wedhurst.

                  Përgjigjjuni
              2. L
                Lsisti i malcise

                Jo vetem qe ShBA nuk e mbeshtet kete dallkauk, kete prapanik, kete vrases, kete kriminel, kete pasunar korruptiv, kete mashtrues, kete provincial, kete perçares te kombit, por edhe i gjithe populli shqiptar ia ka varur teneqene me kohe. Asnjehere nuk i fitoi me drejtesi e ndershmeri zgjedhjet ky bandit. Ardhja e ketij banditi ne pushtet ishte mbi bazen e mashtrimit dhe premtimeve te panderprere per te bere ''mrekulline'' ne Shqiperi, kaloi permes gjakut te pafajshem te viktimave te Shkodres me 2 prill 1991, per shkak te antimitingut famekeq te bandes se pd me ne krye azem e sali banditin, per mosnjohjen e rezultatit te zgjedhjeve te 31 marsit, qe nxoren fitimtar te majtet... Vetem vrasje, dhune, djegie, dinamit, skandale e kane shoqeruar kete bande sa here qe ka ardhur ne pushtet. Tani, kur jane ndare e percare si parti bande, rikerkojne te vijne perseri per te bere ritualin e zakonshem. Kurre! Mos qofte e thene, qe shqiptareve tu marre era mendjen dhe te riciklojne ne pushtet nje antishqiptar te konfirmuar. Do te ishte e keqja me e tmerrshme me tere kombin.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tosku

                  Po kush voton mor injorant gazetar. Europa, Amarika apo populli shqiptar. Kujt i plasi per amerike dhe europe. Do behemi shtet i pavarur, mor sahalepirsa, qe po e shperfytyroni kete komb te lashte. Shqiperine do ta bejme ne shqiptatet, dhe jo kimetja. Te gjithe po ecin dhe ne akoma, rrofte Amerika, te na rroje Europa.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje