PD- duhet të ndahet dhe jo të bashkohet me “pengmarrësit”

13 Tetor 2022, 10:56Blog Nga Fatos Hoxha

PD- duhet të ndahet dhe jo të bashkohet me

Më duhet ta përsëris për ata që kanë veshë dhe që ju dhimbset PD-ja. Interesi i demokratëve të Shqipërisë dhe interesi i PD nuk kanë asnjë pikë takimi me interesin e “pengmarrësve”.

Prandaj ata nuk mund të bëhen bashkë. Është iluzion dhe naivitet përpjekja për të mbajtur të bashkuara gjëra që nuk mund të rrinë bashkë, sepse nuk mund të pajtohen, pasi nuk e duan e nuk e durojnë dot njera tjetrën.

Në këtë kuptim moto e levizjes në PD nuk mund të jetë “bashkimi”, por duhet të jetë “ndarja”. Ndarja nga trashëgimia e keqe, nga politikat e dështuara, nga modeli i keqqeverisjes dhe qeveritarët e korruptuar, ndarja nga korrupsioni, klientelizmi, keqpërdorimi i shtetit, kultura e pandëshkueshmërisë, nga penetrimi i krimit në politikë dhe kapja e shtetit.

Interesi i PD kërkon që bashkimin ta kërkojmë tek morali, përkushtimi, modestia, përulësia, vlerat njerëzore, shërbimi ndaj qytetarëve dhe parimet e shtetit ligjor. Pa bërë ndarjen nuk ka ringritje! Pa ringritje nuk ka shpresë! Kaq e thjeshtë është analiza.

5 Komente

  1. Ky eshte bburre.Te gjithe demokratet Jane me type.vetem kjo eshte zgjidhja

    Përgjigjjuni
    1. S
      Spiro

      Tamam se na can drrasat. Bashkim bashkim. Dmth bashkim me nongraten. PD bashkohet vetem pa nongraten. Pa nongraten mund te perfytyrohet qe pd vjen ne pushtet. Sa koh esht nongrata ska pushtet. Pushteti i bashkon vete te gjithe pastaj

      Përgjigjjuni
      1. P
        PD-isti qe do PD-ne pa Berishen

        Nuk me intereson fare se kush jane ata qe sot thone duhet te ndahemi nga nongrata. Sa kohe qe ky eshte rasti i vetem qe PD mund te ringjallet. Kush pompon komente per personin dhe jo per tezen qe hedh personi eshte ose i kapir, ose i korruptuar, ose armik i PD, ose nongrata vete qe shtyn kohen ne portale. Ska PD ne Berishen ne PD. Kushdo qe e kupton kete do PD-ne. Te tjeret duan Berishen por Berisha nuk do asnjerin. I duhen si numra qorr. Kush esht thjesht "numer" te shumezohet me zero. Ska PD me Berishe ne PD

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kristofor Kolombi

          Kudo komente enveristesh jo demokrate. PD bashkohet ne baze, tek demokratet, tek votuesit. Edi Rama po qeveris me ndihmen e kimetes dhe amerikaneve. Jane keta amerikane, qe na braktisen ne 1945 dhe Enveri beri cfar deshi, duke masakruar nje popull te tere. E njejta gje sot. Perkkrahin Ramen dhe ky po e kthen vendin ne monizem. Po shpopullon vendin dhe ketu mbeten vetem patronazhistet me buke thate dhe me parullen rrofte uheheqsi legjedar, nipi i gjyshes dhe jo gjyshit, tumankuqi Ramsi i pare.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nuk ka emer

            Pd te qiet ne byth bashke me ps si jane qire keto 30 vjet demokraci dhe e fundosen kete vend

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje