Rama është super politikan, por jo i pathyeshëm - Një sondazh që rrëzon tre mite politike

13 Tetor 2022, 17:14Blog TEMA

Rama është super politikan, por jo i pathyeshëm - Një

Nga Blendi Kajsiu

Sondazhi i fundit i botuar nga Euronews rrëzon tre mite që prej kohësh popullojnë sferën tonë politike.

Së pari, rezultatet e sondazhit rrëzojnë mitin e Edi Ramës si politikan i pathyeshëm. Së dyti, sondazhi tregon se bashkimi jo vetëm nuk e forcon por e dobëson opozitën aktuale. Problemi i kësaj të fundit nuk është përcarja por mungesa e popullaritetit. Së fundi, sondazhi hedh poshtë idenë se partitë aktuale mund të renovohen duke prodhuar elita të reja që kanë legjitimitet në elektorat.

Idea se Rama është një politikan spektakolar artikulohet si nga admiruesit edhe nga kritikët e tij më të mëdhenj. Për admiruesit kryeministri aktual është një qenie moderne dhe evropiane që fiton çdo betejë me punë, intuitë dhe inteligjencë. Për kritikët ai është një personazh i keq, arrogant, autoritar dhe egocentrik që kontrollon gjithçka nëpërmjet regjimit që ka ndërtuar, duke përfshirë edhe elektoratin që e manipulon dhe i bën lavazh truri sepse ka kapur totalisht mediat dhe pronarët e tyre oligarkë.

Pavarësisht këndvështrimeve të kundërta të dyja perspektivat bien dakord se Rama është një super politikan. Ama nëse popullariteti në elektoart është një nga indikatorët bazë të suksesit të një politikani atëherë Rama dhe qeveria e tij janë shumë larg të qenurit të suksesshëm. Sipas sondazhit të fundit të Euronews 56% e të anketuarve kanë mendim negativ për Ramën dhe vetëm 40,6% kanë një mendim pozitiv për të. Pra ajo që quhet “pëlqimi neto”, diferenca mes pëlqimit dhe mos-pëlqimit, në rastin e Ramës është thellësisht negative, -15,4%.

Ky është një rezultat i dobët për çdo politikan në një vend demokratik. Pasja e një pëlqyeshmërie neto pozitive është minimumi i domosdoshëm për një politikan të suksesshëm. Dhe rezultati negativ i Ramës nuk është rastësi, ai reflektohet edhe tek vlerësimi që i bëhet qeverisjes së tij. Shumica e të anketuarve, 45,8% e vlerësojnë si të keqe ose shumë të keqe qeverinë aktuale përkundër një pakicë prej 24,4% që e vlerësojnë atë si të mirë ose shumë të mirë.

Gjetja e mësipërme konfirmohet edhe nga fakti se shumica dërrmuese e të intervistuarve, 57,3% mendojnë se gjërat në Shqipëri po shkojnë në drejtimn e gabuar. Vetëm, 23,1% mendojnë se gjerat po shkojnë në drejtimin e duhur. Ky është një nivel i lartë pesimizmi që në fakt konfirmohet edhe nga sondazhe të tjera.

Të gjitha të dhënat e mësipërme tregojnë se Rama qoftë si politikan, qoftë si kryeministër është larg të qenurit një “sukses spektakolar”. Në këtë aspekt “regjimi” i tij është shumë ndryshe nga ai i Orbanit në Hungari, i Erdoganit në Turqi apo i Putinit në Rusi. Te këta të fundit popullariteti i liderit dhe i regjimit është realisht tejet i lartë (ndonëse gjërat për Putinin po ndryshojnë pas luftës në Ukrainë).

Në rastin e Turqisë edhe në kulmin e krizës ekonomike në korrik të vitit 2022 kur inflacioni arriti 78% Erdogani kishte një pëlqyeshmëri negative -12%. Viktor Orban në Hungari, nga ana tjetër, në pranverë të vitit 2022 kishte një pëlqyeshmëri neto pozitive +24%.

Pa përmendur faktin që ka shumë mundësi që intensiteti i mbështetjes për regjimet e Erdoganit dhe Orbanit është shumë më i lartë se në rastin e Ramës (edhe pse ende nuk është matur), sepse regjimet e tyre bazohen tek ideologji tejet të konsoliduara nacional-konservadore. “Regjimi i Ramës”, nga ana tjetër, nuk ka asnjë bazë të shëndoshë ideologjike përveç parrullës “Rama punon”. E thënë ndryshe rrënjët e “regjimit Rama” janë shumë më të cekëta në shoqërinë shqiptare krahasuar me regjimin e Erdoganit në Turqi apo të Orbanit në Hungari.

Natyrisht mbështetësit e Ramës me të drejtë mund të argumentojnë se sondazhi tregon thjesht një reduktim të përkohëshëm në popullaritetin e Ramës si pasojë e krizës ekonomike globale dhe inflacionit të lartë që ka prodhuar. Ndonëse kjo është e vërtetë duhet të kujtojmë që krizat e mëparëshme, tërmeti dhe covid, jo vetëm që nuk e ulën por e rritën popullaritetin e Ramës. Ndaj fakti që kriza aktuale po e redukton mbështetjen e tij në elektorat tregon se kemi të bëjmë me një tendencë afatgjatë. Aq më tepër kur pesimizmi i elektoratit, që reflektohet tek opinioni i shumicës se Shqipëria po shkon në drejtimin e gabuar, ka ardhur në rritje gjatë viteve të fundit të qeverisjes Rama.

Pyetja që lind natyrshëm është se si ka mundësi që Rama vazhdon të fitojë zgjedhjet edhe pse pakënaqësia me të dhe qeverisjen e tij është e madhe, madje mazhoritare? Edhe këtu përgjigja është e thjeshtë dhe del qartë nga rezultatet e sondazhit. Nëse shqiptarët janë të pakënaqur me Ramën ata refuzojnë edhe më shumë Berishën, Bashën dhe Metën.

Pëlqyeshmëria neto e Berishës në elektorat është -45,3%. Shumica dërrmuese e të anketuarve 71,5% kanë një mendim negativ për të dhe vetëm një pakicë prej 26,2% e shohin pozitivisht. Situata është akoma më e rëndë në rastin e Bashës dhe Metës. Pëlqyeshmëria neto e Bashës është -69,5%. Ndërsa në rastin e Metës refuzimi popullor ndaj tij është pothuajse unanim; 90.7% kanë një mendim negativ për të dhe vetëm 6,7% e shikojnë pozitivisht. E thënë ndryshe pëlqyeshmëria neto e Metës është -84%!

Shifrat e mësipërme mjaftojnë për të kuptuar se përralla që Rama nuk rrëzohet me zgjedhje propogandohet nga një opozitë që refuzohet nga elektorati. E vërteta është se Rama rrëzohet shumë thjesht me zgjedhje, sepse ai ka një pëlqyeshmëri neto qartësisht negative, çka është një pikë e dobët për cdo politkan edhe në një vend me demokraci problematike si e jona.

Ama as Berisha, as Meta dhe as Basha nuk e rrëzojnë dot Ramën sepse pëlqyeshmëria e tyre neto është nëntokë. Pikërisht për këtë arësye shpikin “bajlozin Rama” që të na shfaqen si Gjergj Elez Alia, me të cilin kanë të përbashkët vetëm plagët. Kjo përrallë i bën punë edhe Ramës, sepse me mitin e super-politikanit ai tashmë ka nënshtruar të gjithë Partinë Socialiste dhe e ka mbushur qeverinë me adhurues dhe adhuruese të tij. Kemi të bëjmë me një mit që i shërben të dyja palëve por që është shumë larg realitetit politik ku ndodhemi.

Realiteti është sa i qartë aq edhe i trishtë. Qytetarët janë të pakënaqur me qeverinë Rama por janë edhe më të pakënaqur me opozitën PD-PL. Shumica dërrmuese e të anketuarëve, 66,3% e vlerësojnë këtë opozitë si keq dhe shumë keq. Ndërkohë që qeveria Rama vlerësohet keq dhe shumë keq nga 45,8% e të anketuarve. Pra refuzimi ndaj opozitës është më i lartë se refuzimi ndaj qeverisë. Kaq mjafton për të kuptuar se përse Rama fiton me opozitën aktuale, pavarësisht pakënaqësisë popullore në rritje.

Ndaj problemi i opozitës aktuale nuk është përcarja, siç na thuhet përditë, por mungesa e popullaritetit. Kjo buron nga mungesa totale e një ideali, fryme apo vizioni opozitar që mund të ngjallë shpresë në elektorat. Në këto kushte bashkimi jo vetëm nuk e forcon por e dobëson opozitën.

Bashkimi i dy apo tre qelbësirave nuk prodhon një dlirësirë por një qelbësirë akoma më të madhe që mban më shumë erë. Këtë llogjikë të thjeshtë e tregojnë edhe shifrat e sondazhit. Berisha dhe Meta pëlqehen më shumë vecmas se të bashkuar. Kështu Berisha ka një nivel pëlqimi absolut (jo neto) prej 26,2%.

Meta nga ana tjetër e ka nivelin e pëlqimit 6,7%. Një bashkim mekanik y të dyve, sic e propozojnë shumë analistë dhe strategë politik, duhet të prodhonte një pëlqim prej 32,9 % (26,2 + 6,7). Në rastin më të keq pëlqyeshmëria e përbashkët duhet te ishte mestaraja (e paponderuar) e pëlqimit të të dyve, 32,9% pjestuar me 2, që na jep 16,5%. Në fakt pëlqyeshmëria e bashkimit Berisha dhe Meta është sa gjysma e skenarit më negativ. Vlerësimi i opozitës PD+PL si e mirë apo shumë e mirë është vetëm 8,3%, sa gjysma e mestares së vlerësimit të Berishës dhe Metës vecmas (16,5%) dhe sa një e katërta e shumatores së vlerësimit të të dyve (32,9%). Kaq mjafton për të vërtetuar se në politikë 1+1 ndonjëherë bën 0 dhe ndonjëherë 3, në varësi të sinergjisë që prodhohet mes aktorëve politik.

Pra politika nuk mund të reduktohet tek tabela e shumëzimit apo e mbledhjes sic ndodh shpesh tek ne. Për këtë arësye një bashkim mekanik mes Berishës dh grupit Basha jo vetëm nuk i shton por i humb vota opozitës. Ky i fundit është akoma më pak popullor se vetë Berisha, sidomos pas dështimit spektakolar që shfaqi në përballjen me babin e tij politik. Ndaj bashkimi mes të dyve jo vetëm nuk do i shtonte vota berishizmit por do reduktonte votat anti-berishë që përfaqëson krahu Basha.

Popullariteti tejet i ulët i delfinëve politik si Basha, Alibeaj apo Veliaj është një tjetër e dhënë domethënëse e sondazhit që rrëzon idenë se elitat aktuale mund të rinovohen. Ato janë të paafta të prodhojnë elita të reja që i tejkalojnë në popullaritet. Është interesante të shikosh se pëlqyeshmëria neto e Erjon Veliajt, -26.5 është më e negative se ajo e Ramës (-15,4%). Po kështu pëlqyeshmëria neto e Bashës është më ulët, -69.5%, se ajo e Berishës (-45.3%).

Të dy këto shembuj tregojnë se elitat aktuale prodhojnë kopje të shëmtuara të vetvetes që nga elektorati gjithnjë vlerësohen nën nivelin e orgjinalit. Për këtë arësye idea se ato mund të renovohen duke prodhuar elita të reja më cilësore dhe më legjitime është iluzion. Vizioni, karakteri dhe individualiteti janë karakteristika bazë të cdo lidershipi, përkundër imitimit dhe servilizmit ndaj kryetarit. Fatkeqësisht lidershipi aktual si në PD, PS dhe PL lejon vetëm ato karriera politike që bazohen tek servilizmi ndaj shefit dhe jo tek liria e mendimit apo forca e karakterit.

25 Komente

  1. T
    Tan_Tironci

    Gjithe jeten o Kajsi, i PD-se mbete.... e di mire qe goja sta thote ate gje per Salen, ndaj i qepes Rames si muti pas kepuces... Asnje nuk i ve dot kufirin ke thana Rames, ti harron qe ai eshte i perzgjedhuri i shqiptareve, dhe ai eshte pergjegjes per te bere nje ekip qe te ece perpara nen vizionin e tij....keshtu ndodh ne cdo demokraci. Me dhe voten!!! atehere te kam borxh punen e mire. Ti kte gje e di, se thua se sta don xhelozia... ndaj merre me dashuri, se qetesia ju eshte prishur qe ne gjeneze. Shkruajte nje artikull aq te gjate sa qe , sja vlente ta lexoja deri ne fund. Ziline e tregove qe ne rrjeshtat e para. Here tjeter kursei vetes ca kohe, shkruaj vetem tre rrjeshta.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo lala

      Sakte. Edi e fiton voten me pune. Njerezit e kuptojne mire kush duhet ne krye per ti nxjerre nga termeti, epidemia, pislleku.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dakord

        Nuk eshte i PD-se. Do jete me ata te Thurjes hahahaha

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vranakonti

          Zoti Kajsiu! Ke mar mundimin kot qe ke shkruar kete çarçaf kaq te madh per te renduar apo perbaltur Edi Ramen. E ke bere cope e therrime Ramen.Nuk i ke permendur fare punen e tij te mire,por e ke nxire fare me ato perqindjet e shpifura, se gjoja ai qenka me poshte se Berisha non grata dhe Berishaa na qenka me larte.Po a i ha njeri keto mbroçkullat e tua? Nuk i ha. Me mire haji vete. Ta dishe mire se Edi Rama sote per sot eshte politikani,kryeministri me i sukseshem ne te gjithe kohen e demokracise qe po kalon vendi yne. Do apo nu do ti,duan apo nuk duan Berishajt, e metajt. Nuk ka nevoje Rama ta doni apo t'i thurni lavde atij,ai e ka lidhjen e tij te ngusht me popullin shqipetar per te cilin po punon dite e nate,qe kriza te mos rendoj te masat e gjera te popullit. Ai,do fitoi dhe do jete gjithemon triumfues.Ju,Saliu,Meta AliBeu,vazhdoni t'i beni qejfin vetes.

          Përgjigjjuni
        2. B
          Bardha

          Kajsi pordha ka treguar pordhen e rralles

          Përgjigjjuni
          1. a
            alphade

            O zoti Blend, vertete e ke me “Plakun Mere” do te rinovohet ate qe ju e quani PD ! “Fali o zot se keta artikullshkrues , analiste, gazetaruce…….nuk dijne cfare shkruajne e cfare thone …..!? Donkishote te shek.21……!

            Përgjigjjuni
            1. e
              emigranti

              o zoti gazetar e para saliu shkateroj shqiperine duke mbjedhur faren e hajdutdhekut , duke bere qe cdo zyrtare qe hypen ne karrige e ka mendjen ku te vjedhi sa me shume plus shume gjera te tjera qe do nje nate dimri ti numerosh. SALIU eshte ne shqiperi se po te ishte ne shtete tjeter do ishte ne burge ,saliu dhe shoket e tij si ilir meta

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tironci

                Po zagare ngele or Kajsi ,Rames dhe mazhorances ti dhe padroni yt Non Grata do ti hani mune ,sondazhin bejeni ne Bathore e ne Lazarat e prap nuk ju del aty ku doni ju , populli ka sy e shef cfare po behet ne Shqiperi ,prisni zgjedhjet sic i prite kur u bene per 6 bashkite ,po ti mor zagar ishe qe thoshe mazhoranca eshte e lodhur e koruptuar ,megjithe propaganden e te gjitheve ju zagareve prap populli i dha 5 bashki nga 6 , e ketu do jemi do te shohesh qe prap populli do ti japi PS mbi 45 bashki nga 60 ,dhe prap ju zagare do filloni avazin per zgjedhjet parlamentare ,per sa kohe te jete PS ju zagare me gjithe padronet tuaj Non Grata ,Meta -Metaj ,PD e Alibeajt ju nje mut te madhe do ju japi populli

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bashkimi - kombëtar

                  Çfarëdo të shkruajnë e flasin kundër Kryeministrit Edi Rama nuk qon peshë sepse ai ka mbështetjen e fortë të rreth 70 % shqiptarëve dhe është përfaqësuesi më i aftë, i guximshëm dhe vizionar që ka pas Shqipëria. Ati ja kanë lakmi shumë popuj të botës sepse kujdeset sinqerisht për fatin e kombit dhe Shteti dhe qarqeve të ndryshme antishqiptare ua përplas fytyrës të bëmat e tyre. Nuk është qyqar si këta të Kosovës që luftojnë për kolltuk dhe kundër miqëve si SHBA-s, Shqipërisë dhe UÇK-s - çlirimtarëve të vendit nga kriminelët - gjenocid serb. Përkundrazi i respekton dhe bashkëpunon personalitet e sinqerta të vendeve demokratike dhe lufton për të drejta e pjesëtarëve të kombit kudo që gjenden.

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Ed

                    PO PSE DUHET TE REZOHET NJE SUPER POLITIKAN DHE TE MARIM NJE SUPER HADUT DHE DY SUPER KRIMINELE SHKATERUS TE SHQIPERISE.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shaqo

                      O kajsi qe nuk u poqe kurre por ngele si aguridh, ai nuk ka dake ne ring boksi apo tapet mundje, qe thua nuk eshte i pathyeshem. Sa mendjeshkurter qe jeni o te mjere.

                      Përgjigjjuni
                      1. i
                        ishallah i ngrihet salehut ta qi Pjeshken

                        ky eshte nji i semure mendor

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          I juaji Enver Hoxha

                          O sufllaqexhinj te pa tru !! Po kajsixhiu eshte teresisht me Ramen dhe ne favor te tij o kara të verbër !! AgjitPropi e paguan per artikuj te kamufluar qe çojnë ujë vetëm tek mulliri I Edvinit. Ja rrezuat tere kajsitë të shkretit o trupeshqit e ridhjerjes. Analfabetë te pa vaksinuar.

                          Përgjigjjuni
                          1. m
                            me keta te rin do vemi ne europe ne?

                            Sullfaqet dine vetem te kundershtojne shkrimin kur u shahet lideri nuk thellohen te kuptojne se cfare eshte rezultati. Budallenj hesapi dhe sullfaqen me tifozllek e fitojne.

                            Përgjigjjuni
                          2. P
                            Pickaxhiu

                            Kajsi si llogjike mire je por sondazhi eshte futja pordhes dhe ti grin sallat

                            Përgjigjjuni
                            1. G
                              Gerdeci

                              Po si nuk bere asnjehere nje vleresim edhe fare modest per Ramen, more Blendi, po nje more, nje!? Po si more Blendi me flet per zjarrvenesit e kombit ne nje plan me Ramen!? Qe ketu behesh i pabesueshem dhe i palexueshem. Merru me Ramen, se ka gjera qe duhen permiresuar, siç e pranon shume here edhe ai vete, por plehrat leri ne gropen ku jane zhytur e mos i ringjall kurre me ne kujtesen tone. Sa per sondazhet, ne shqiptaret gjene me te lehte e te shpejte e keni ankimin. Ankohen per buke e qahen per rroga te vogla edhe kur kane dy makina ne oborrin e shtepise dykateshe. Nuk e ke vene re kete, apo te pelqejne numrat e anketimeve?! (anketim=ankim!!!!) Megjithate te kuptojme, eshte i veshtire kontakti me realitetin, kur rri neper ca qoshe te botes se larget.

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Besi shoku ilirit

                                Sondazh interesant. Interpretim i korrekt.

                                Përgjigjjuni
                                1. t
                                  tirana e vjeter

                                  I shikoj me kujdes disa nga analizat e botuara ne shtyp dhe me terheqin vemendjen disa hollesira qe nuk tregojne asnjehere realitetin. Nuk mund te bejme asnjehere krahasime midis disa sondazheve te kryera ne rrethana te ndryshme. Keto sondazhe nuk kane asnje kriter shkencor. Autori i kesaj analize ben nje gabim te rende, sepse flet per rezultatet ne perqindje pa treguar numurin fizik te pjesemarresve ne sondazh. Mund te pyesesh 100 persona, nga te cilet 54 jane te pakenaqur, porse ky numur nuk eshte sinjifikativ, pa permendur ketu edhe rrethana te tjera, apo krahasime me Hungarine, etj. Nuk e di por a ka mundesi autori te na tregoje nje pytesor te bere per sondazhin ne Hungari dhe nje pyetesor te bere per sondazhin ne Shqiperi. Nqs pyetjet jane te njejtat, dhe numuri ipersonave te pyetur jane te njejte, atehere edhe mund te nxjerrim ndonje ndonje lloj konkluzioni. Por ne rastin konkret, nuk mund te nxjerresh asnje lloj konkluzioni. Mendoj qe keta lloj "analistesh" duhet te tregojne me kujdes kur te shkruajne gjera te tilla. Duam, s'duam realiteti ka qene pothuajse gjithnje i kundert me keto lloj deduksionesh.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. betixho

                                    Gazetar shume inteligjent

                                    Përgjigjjuni
                                    1. P
                                      Peja

                                      O Tironc shko haja ti Sali qenit e te befte mire se e meriton.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. k
                                        kërkoje ta gjeshe

                                        keta shqi-po qe e quajne veten anal-iste gazeptare e ku ta di une, kane mesuar nje gje nga profesoret e gazetarse banale ne univers-itet: do flasim dhe shkruajme si na pelqen se demokracia na ka dhene liri dhe pushtet te karetet,njeso si kurves.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. H
                                          Hasani

                                          Shkrim i persosur, qe parashikon nje te ardhme te pasigurte akoma per Shqiperine. Nuk ka drite ne fund te tunelit pastaj per vendin tone kur lexon komentet e qytetareve ne fund te shkrimit. Faleminderit Kajsiu

                                          Përgjigjjuni
                                          1. S
                                            Spak

                                            O Kajsiu dhe kajsi dhe pjeshka te tjere ne Shqiperi dhe ne Kosove! Jeni shume te vegjel qe merreni me Ramen! Edhe Saliu i pelqen pjeshket! Jeni thjesht provinciale dhe duhen tre breza qe te qyteteroheni! Analiste me pamje dhe mentalitet fshatari! Shikoni Saliun fshatar ngeli! Po Gjekmarkaj me disa lezhjane te tjere,jane pedagoge me pamje te pagdhendur! Te gjithe te shitur! Rama eshte tjeter brume!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. G
                                              Genti

                                              Sondazhi nëse është i saktë tregon një të vërtetë të rëndë. Atë që kasta politike e pas viteve 90-të është një dështim i plotë. Edhe Rama që u besua se do bënte ndryshimin nuk rezultoi i tillë. Përveç trukut në fasada dhe qendra qytetesh vendi mbetet sërish i korruptuar,i kriminalizuar dhe i pazhvilluar krahasuar me vendet fqinje pasi për më tej nuk bëhet fjalë. Derisa populli të dalë në rrugë kundër këtij estabilishmenti e të përfaqësohet nga një forcë qytetare e papërlyer nuk do ketë shpresë për të ardhmen.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Asd

                                                Po gjuan ndonje kocke...o Kajsi!? Rama nuk eshte superpolitikan. Jane shqiptaret popull me mangesi. A e pe se si nje romun ne PPE i tha qe "ketu nuk eshte as vendi dhe as koha per kete diskutim". Po ashtu deputetja hollandeze i tha "eshte nder per ne qe te kemi mes nesh, por koha e fjales suaj ka mbaruar", fraze e cila perkthehet "boll na gervishe tromben". E nderkohe ne Shqiperi jane ekzaltuar, bashke me ty qe e quan superpolitikan.

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje