
Nga Namir Lapardhaja
Një ndër çështjet e përhapura në masë të gjerë, herë qëllimisht dhe herë gabimisht, është ajo se a na “tradhëtoi” Perëndimi, SHBA-të dhe Britania e Madhe, në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, duke na lënë nën influencën jugosllave dhe sovjetike, rrjedhimisht në komunizëm, dhe a rrezikon që po ky Perëndim të na “tradhëtojë” edhe sot, duke mos u interesuar seriozisht për angazhimet e marrë në Rajonin e Ballkanit, përfshi edhe Shqipërinë?
Pa dashur të thellohem në histori, është e njohur nga studiuesit ndarja e influencave në Ballkan mes Çërçillit dhe Stalinit, ku në mbledhjen e Konferencës së Moskës më 9 tetor 1944 Shqipëria u harrua dhe nuk u përmend fare. Një gjë të tillë e ka pranuar edhe Kryeministri britanik në një telegram sekret drejtuar ministrit të Jashtëm, Eden, dy ditë pas këtij takimi, i cili, duke reflektuar për këtë harresë, i ka kërkuar atij të ribisedojë me sovjetikët dhe Shqipëria të jetë pjesë e një influence të përbashkët 50 me 50 si në rastin e Jugosllavisë. Se çfarë ndodhi më pas, është e njohur, mirëpo ideja e zbarkimit të aleatëve ka qarkulluar mes nacionalistëve shqiptarë edhe gjatë dhe pas përfundimit të luftës, ashtu siç përmendet sot me konotacion negativ, “në pritje të zbarkimit të aleatëve”.
Duke e keqpërdorur këtë fakt historik, sot rimerret paradigma historike e përpara 78 viteve dhe shndërrohet në argument të luftës së vogël politike: ata që na tradhëtuan një herë, mund ta bëjnë sërish.
Në fakt, e vërteta nuk është kështu dhe nuk mund të diskutohet sot me ngjarje të kaluara të historisë, ngase gjithçka ka vlerë kur shihet brenda një konteksti të caktuar. Konferenca e Moskës është mbajtur më 9 tetor 1944 dhe fati i Shqipërisë ishte përcaktuar ende pa përfunduar lufta. Pra, pavarësisht pritjes së “zbarkimit të aleatëve”, ajo ka qenë një shpresë e kotë dhe e pagjasë, për arsye të marrjes së vendimeve më parë. Së dyti, Bashkimi Sovjetik i kohës, nën udhëheqjen e Stalinit, e thënë me gjuhën e sotme, ishte një partner strategjik i Perëndimit (SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe) në luftë kundër nazizmit. Jo vetëm kaq, por, ndërkohë që bëheshin këto bisedime, ushtarët sovjetikë vijonin betejat e ashpra duke i ndjekur gjermanët deri në Berlin. Moska ishte jo vetëm fituese e luftës, por edhe një aleatë i fortë i “policëve” të botës në atë kohë, ndonëse historia rodhi ndryshe më pas.
Në këtë kuptim, të heqësh paralele historike dhe t’i zhvendosësh në kohë dhe hapësirë, është e gabuar dhe dashakeqëse.
Realiteti i sotëm është krejtësisht i ndryshëm nga ai i Luftës së Dytë Botërore. Sot Perëndimi ka ridimensionuar strategjitë dhe aleatët, është në luftë të hapur me Rusinë përsa i përket Ukrainës, ka shpallur aleatë të tjerë në Botë, Evropë dhe në Ballkan, duke u fokusuar veçmas në Ballkanin Perëndimor për ta mbajtur atë larg influencës ruse. Një ndër strategjitë e SHBA-ve si dirigjent i luftës kundër Rusisë është nëpërmjet luftës kundër korrupsionit, kundër ndikimit të parave ruse në partitë politike, nëpërmjet mekanizmit të shpalljes “nën grata”, i cili nuk është posaçërisht vetëm për Shqipërinë, por edhe për Bosnjen, Malin e Zi, Serbinë etj.
Sot gjërat kanë ndryshuar, politikat janë të qarta dhe marrëveshja e re e Perëndimit është që Ballkani Perëndimor të jetë nën influencën e tij, për shkak të një rreziku më të madh, siç është sot Rusia. Pra, aleati i dikurshëm, është shndërruar në rrezik dhe armik për Perëndimin.
E parë në këtë kontekst, ka vetëm një mundësi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe të dështojnë me politikat e tyre në Ballkan dhe në Shqipëri: Perëndimi të humbasë luftën kundër Rusisë në Ukrainë. Jo vetëm ta humbasë këtë luftë, por edhe të ulen në tryezën e bashkëbisedimeve si palë humbëse me Moskën dhe të bien dakort që Ballkani Perëndimor të ngelet influencë e Rusisë.
Vetëm kështu mund të ketë shpresë për narrativat hipokrite sovraniste dhe për liderët e damkosur si të korruptuar apo minues të demokracisë dhe të shtetit ligjor në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Për ta e vetmja mundësi ngelet disfata e SHBA-ve përballë Rusisë. Se sa mund të ndodhë një gjë e tillë, negelet për t’u parë, por ky është shansi i tyre i vetëm. Në të kundërtën, aleatët kanë zbarkuar, tanimë...
Po te lexoni librin RECETA PA KOMB do zbuloni nje pamje tjeter dhe Britania e ShBA nuk e "tradhtuan" Shqiperine sllavo-komuniste me 1946.
po cfare libri te lexojme ne,ne eperjetuam ate kohe,ku dy miqte tane te sotem na tradhetuan dikur,persse duhet te mohohet ky fakt??sepse e thote ky libri qe po thya ti,atehere po te pyes,ku ishin keta per 45 vjet me rradhe????ti mund te jetosh ne shba apo angli dhe te pelqen ti ngresh vlerat tek vendi ku jeton,por kjo nuk e fshe dote historine,edhe une jetoj ne gjermani dhe jam mire dhe bukur tek ky vend ketu dhe 30 vjet rrjesht,por une kurre nuk e kam mohuar faktin se ishte konferenca kurve e berlinit qe ndau trojet shqiptare,dhe per kete gjermanise nga ana ime personalisht nuk ia fal kurre,se jane pasajat e ketyre shteteve qe sot kjo shqiperia vuan nga cdo aspekt,jan keto koferenca londer,paris,berlin,pa mare per baze pushtimet ne shekuj turqi serbi itali gjermani etj qe ne vuajme ne si komb,asnjehere mos e harro mizerjen e ketyre vendeve pavaresisht se jeton atje,vuajtjen tona burojne nga keto shtete......
DRIDHE LIKE QE TE RRISH NE KARRIKE .DUKE MOHUAR HISTORINE JU SHRIMTARET E VONUAR NUK BENI GJE TJETER VECSE TREGONI SE JENI SERVILE TE POLITIKES . PERDERISA EKZIZTON AKOMA LIGJI I LUFTES MOS TJU GENJEJE MENDJA .SHIKONI 2 ANTARET E NATOS NE BALLKAN QE SHPEJT MUND TE KACAFITEN PER CA ISHUJ TE PA BANUAR DHE MUND TE KUPTONI SE ALEANCAT NE LUFTE GJITHPERFSHIRESE MUND TE NDRYSHOJNE . CFARE DO TE BEJE NATO? KE DO TE MBROJE ?
DRIDHE LIKE QE TE RRISH NE KARRIKE .DUKE MOHUAR HISTORINE JU SHRIMTARET E VONUAR NUK BENI GJE TJETER VECSE TREGONI SE JENI SERVILE TE POLITIKES . PERDERISA EKZIZTON AKOMA LIGJI I LUFTES MOS TJU GENJEJE MENDJA .SHIKONI 2 ANTARET E NATOS NE BALLKAN QE SHPEJT MUND TE KACAFITEN PER CA ISHUJ TE PA BANUAR DHE MUND TE KUPTONI SE ALEANCAT NE LUFTE GJITHPERFSHIRESE MUND TE NDRYSHOJNE . CFARE DO TE BEJE NATO? KE DO TE MBROJE ?
Ska as dhe një dyshim se djalli u fsheh dhe ende vazdon të fshihet pas gishtit që pas përfundimit të luftës së dyt Botërore . Superfuqit vendosën fatet sipas kokave ndërkoh që vetë Shqipëtarët ishin tani më të perbera si koka Turku :
Z.Lapardhaja. Me kot perpiqeni te justifikoni Angline dhe ministrin e jashtem Eden pas konferences se Moskes. Anglezet ishin brenda ne Greqi gjate luftes.Greqine nuk ja dhane Rusise megjithse kishin nje parti komuniste te forte, si dhe (Greqia) bente pjese ne Ballkanin perendimor ,zone dhene e gjitha nen influencen e Rusise.Perpjekjet e P,KOM.GREKE ishin te madhe qe te futej ne influencen ruse por nuk arriti prej kushteve te brendeshme ne Greqi dhe nga mbeshtetja e madhe e anglezeve.Aty ,ishin anglezet kur u ndoqen dhe camet. Nga ana tjeter ne Jugosllavi po fitonte terren Partia Komuniste Jugosllave e lidhur me Mosken dhe shtrire influenen e me shume ne Shqiperi Megjithate Jugosllavia mbetet me influence 50-50 me Rusine qe ne fakt ishte pothuaj teresisht me te .Ndersa Greqia,ne Ballkanin perendimor del komplet jashte mundesise se influences BRSS sepse brenda qe ANGLIA.Shqiperia u harrua?/ Si ndodhi kjo kur ishe ne kufinj midis dy shteteve qe paskeshin marre vendime per to,apo lere more ci q..temen shqiptareve,mbase vjen dita e coptojme dhe ate qe ka mbetur tua japim komshinjve.Pasuan provokacionet e 1949-es dhe incidenti i Korfuzit qe e detyronin Shqiperine te paguate harac dhe duke akuzuar e terhequr neper gjyqe nderkombetare.Incidentin e shkaktuan vete anglezet duke sakrifikuar edhe marinaret e tyre te nendetses.,fakt qe eshte pranuar me vone nga vete ata.Prandaj z.EDEN le ti kursente justifikimet per harresen e Shqiperise, ne se vertet u ''justifikua'' . Sa per sot po.Aleatet kane zbitur.