Më mirë të flasë Edi Rama…

15 Tetor 2022, 18:30Blog TEMA

Më mirë të flasë Edi Rama…

Nga Bedri Islami

1. Kur filloi lufta në Kosovë thuaj se të gjithë analistët e sotëm që janë vetë shpallur të pavarur, në Prishtinë dhe më shumë në Tiranë, mendonin, shkruanin dhe profetizonin se Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të mundej shpejt. Luftën ata e quanin fantazi, sakrificën budallallëk, flijimin si nostalgji, dashurinë për Shqipërinë si anakronik, vizionin për të ardhmen e Kosovës si utopi. Të gjitha këto janë të shkruara dhjetëra herë.

Ata “profetizonin” se lufta do të mbaronte shpejt, pasi UÇK-ja nuk kishte forca për t’i bërë ballë Serbisë, nuk kishte brigada dhe njësi të rregullta ushtarake, ata nuk kishin as kredit, pra nuk mund të përballohej lufta as nga ana financiare e as nga ana ushtarake, madje, për disa prej tyre, UÇK-ja nuk ishte asgjë tjetër veçse dorë e zgjatur e shërbimit sekret serb. Të gjitha këto, e përsëris, janë të shkruara.

Kur lufta mbaroi dhe qeveria Thaçi po vendosej në Prishtinë, vrapuan të bëhen miqtë e tij, të bënin foto, të shkelnin në zyrat qeveritare, të kapnin tenderë, të krijonin studio televizive, të ishin të pranishëm. U bënë mbrojtësit e zjarrtë të Thaçit.

Atëherë i kam thënë Hashim Thaçit, “të ruajtë zoti nga miq të tillë: Ata do të braktisin sa më shpejt që të munden”.

Thaçi ishte njeri i politikës. Ai bënte llogaritë e tij politike.

Të njëjtët, tani, po me aq zjarr, i janë vërsulur fjalës së Edi Ramës në Këshillin e Evropës. Nuk besoj se e kanë lexuar. Përgjithësisht të sipërfaqshëm, tani ata e shohin rastin Thaçi si një mundësi për të patur objektiv shefin e qeverisë Rama.

Çuditërisht thuajse askush nuk ndalon te thelbi i asaj që është thënë, as tek gabimet e padëshiruara (Rama duhet të dijë se komb kosovar nuk ka, ka vetëm komb shqiptar dhe se një tezë e tillë është e dëmshme, pak të thuash. Ashtu si duhet të dijë se në Kosovë ka pasur gjenocid).

Analistët e tjetërsuar tani po kanë hallin se Edi Rama mbron Hashim Thaçin dhe trupën drejtuese të UÇK-së në proçesin e Hagës. Fjala e shefit të qeverisë Rama është shumë përtej saj.

Dënimi i Trupës Drejtuese të UÇK-së në fakt do të ishte edhe dënimi i luftës, i vetë Kosovës dhe i proçeseve të saj. Nesër, në një ditë të ardhshme, kur ata që ndodhen në Hagë të kthehen në Kosovë, (jam i bindur se janë të pafajshëm dhe viktimë e lojës së ndyrë politike të luajtur në trekkëndëshin Beograd-Prishtinë-Tiranë) këta do vrapojnë të jenë përsëri miqtë e Thaçit.

2.Një miku im më shkroi se ishte i revoltuar me deklarimet e deputetit të Lëvizjes VV, Haki Abazi , lidhur me fjalimin e shefit të qeverisë Edi Rama dhe cilësimet e bëra.

I shkrova shkurt se njeriu nuk duhet të marrë seriozisht një figurë të tillë. Të marrësh seriozisht Haki Abazin për çështje të tilla është të mjerosh veten. Është ndër ata deputetë që, edhe kur ishte zv.kryeministër, kishte zyrën e tij në Beograd.

“Është gjynahqar” thonin dikur për të tillë. Nuk besoj se Albin Kurti e ka yshtur Haki Abazin për deklarata të tilla. Megjithëse nganjëherë shefat flasin më shumë përmes heshtjes, se sa përmes budallenjve të politikës.

Ruaje zot Albin Kurtin nëse flet përmes gojës së Haki Abazit.

3.Kam shkruar se “ndikimi i Edi Ramës është rritur, po rritet dhe duhet zvogëluar”. Mirëpo, kur dëgjon se cili flasin e turfullojnë kundër tij, fjalës së tij në Këshillin e Evropës, kur shes se janë ata që e miratuan Rezolutën e Dick Martyt dhe tani vetëshpallen si bartës të çështjes kombëtare, i them vetes “më mirë të flasë ky, edhe pa doganë, se këto që nuk duhet të kishin folur tash sa vite”.

Kur dëgjoj të përgjërohen për Kosovën ata që bashkëpunuan me Millosheviqin, që shitën armë, lejuan të futen në Shqipëri gjithë farë eksponentësh të lartë të UDB-së, i bënë këshlltarë, zhdukën të gjitha dosjet e bashkëpunëtorëve të shërbimit sekret serb, bënë funksionarë të lartë disa prej tyre, dhe, sikur të mos mjafton e gjithë kjo, në fund, kur lufta në Kosovë ishin në pikun e saj, bënë grusht shteti, i them vetes ,”le të flasë Edi Rama, në fund të fundit është më i pranueshëm”.

Unë gëzohen kur nga opozita flasin njerëz që e kanë dëshmuar atdhedashurinë për Kosovën, dhe jam me mendimin e tyre. Por, jo, një mijë herë jo, kur shesin patriotizëm ata që deri dje ishin pjesë e degradimit të Shqipërisë dhe të gatshëm të shesin Kosovën për pushtetin e tyre.

4.Në zgjedhjet parlamentare të para pluraliste, mars 1991 dhe 22 mars 1992, të gjitha partitë politike në Shqipërinë e kohës, në programin e tyre politik vendosën bashkimin kombëtar. Parlamenti i parë pluralist, presidenti i kohës Ramiz Alia, njohën Republikën e Kosovës, kur nuk e kishte njohur askush. Edhe PD e Berishës, sidomos në marsin e vitit 1992, e theksoi me forcë bashkimin kombëtar dhe fitoi. Për të parën dhe të fundit herë.

Por katër vite më vonë asnjë parti politike nuk e kishte më në programin e saj bashkimin kombëtar. Për të përgatitur njerëzit në vitin 1991, apo një vit më pas, 1992, për bashkimin e kombit, partitë e sapo dalura nuk kishin asnjë meritë. Tjetër kush e kishte bërë këtë. Mirë a keq, bardh a zi, njerëzit e kishin për zemër.

Edhe në zgjedhjet politike të vitit të shkuar asnjë forcë politike nuk u muar me bashkimin kombëtar. Edhe ata që sot flasin për komb dhe atdhe. Përse ndodhi kjo?

Rilindasit e mëdhenj nuk ishin vetëm një cifël nga shkëmbi i vjetër i epokës skenderbeiane, por vetë shkëmbi i vjetër. Liderët e sotëm janë disa guralecë që të sillen nëpër këmbë, të futen në këpucë dhe të vrasin.

5.Kaq e madhe është mëria e presidentes aktuale të Kosovës ndaj të majtës në qeverisjen e Shqipërisë, sidomos ndaj Edi Ramës, saqë do të kishte pranuar me dëshirë disfatën e saj të jashtme për të arritur fitoren e brendshme.

Do të kishte dashur që Edi Rama të mos e përmendte fare Kosovën, askund, as në Organizatën e Kobeve të Bashkuara, as në Këshillin e Evropës, vetëm për të thënë se “ja, e dija, ai e harroi gjysmën e kombit shqiptar”.

Nëse do të ishte më e përmbajtur dhe të linte mllefin në punën e tij, ajo do të kishte kuptuar se fakti i lirisë së Kosovës lidhet, duan apo nuk duan “të revoltuarit”, pikërisht me qeverisjen socialiste në vitet e luftës në Kosovë.

Po të dëshirojë mund të hapim edhe një herë letrat dhe atë që e ka ditur, ta rimësojë./dita

29 Komente

  1. M
    Mal Cori

    Ja, kjo është e keqja e atyre që duan t'i kundërvihen Berishës, zoti Islami.............................................................. Kështu edhe ju. Ju thoni që është e shkruar që Sali Berisha e ka quajtur UÇK organizatë terroriste. S'keni pse flisni. Botoni faksimile e Gazetës RD të vitit 1998......................... Po kështu për kontrabandën e naftës, për Rambujenë, për insistimin e Berishës jo për pavarësi të Kosovës, por për autonomi, etj.etj................................................................ Botoni foton e gazetave ku ka folur Berisha, bëni publike intervistat me zë e figurë mbi këto çështje. Ka plot të tilla. Sado të jetë munduar Berisha ti zhduk në arkivat e ndryshme do të gjesh sa të duash prononcime skandaloze të SRB-it.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Skopje

      Po pse mer karushi , A nuk u akuzua Sala se” Ishte kunder firmes ne rambuje , sepse nese se ke harruar , rambujeja i jepte Kosoves AUTONOMI , dhe jo PAVARESI !!! Prandaj ishte kunder Sala or lush .

      Përgjigjjuni
      1. M
        MacGr

        Z ISLAMI: edhe ju edhe z SPAHIU i dhane rendesi perdorimit te konceptit komb nga Rama ne fjalen e tij.Duhet ta merrni ne kontekst Ai nuk flet per dallim midis shqiptareve te kosoves me ata te shqiperise kur kosovaret i quan komb .Jane pjese e kombit.Te gjithe e dine kete.Z.Spahiu kohe me pare me ndonje MATOSHetj jane perpjekur te na formulojne koncepte te tjera ireale per kombin nga ai klasik ,i pranuar dhe i besueshem per faktet.Ne kete kuptim nuk duhej qe edhe ju ta cfytezoni gabimisht apo qellimisht mos e dhente zoti''.Besoni qe Rama nuk i njeh konceptet eketij percaktimi.Se dyti e kritikonit Ramen se nuk permendi genocidin,por ai tha shume te vrare 20.000 gra te dhunuara dhe 16oo te zhdukur.EDHE JU RILEXOJENI.

        Përgjigjjuni
        1. Fjala

          Dua te shtoj se komb Kosoven e ka quajtur Akademia kosovare dhe jane shkruar vellime nga akademiku i Akademise Kosoves, profesori çmendur Nexhmedin Spahiu. Akademia kerkon ta distancoje Kosoven nga kombi shqiptar; shikoni qendrimet zyrtare te Kosoves dhe çfare trumbetojne ata. Une per çeshtje e kombit shqiptar skam asnje dyshim nga Edi Rama, me perjashtim qe ai pranon dhe ata qe hane pula te vjedhura edhe ata qe hane gjengja mali. I ben bashke e jo ti ndaj.

          Përgjigjjuni
        2. t
          tunxhi

          o skopjons... Rambujeja i jepte Kosoves autonomi, me te drejte referendumi per pavaresi..... me shum se kaq ne ate kohe nuk kishte.... lexo edhe njehere per rambujene.

          Përgjigjjuni
        3. F
          Fadil isufi

          Vetëm UÇK ishte për pavarësinë e Kosovës e gjithë bota ishte për autonomi brenda kuadrit Serb por gabimi i Milosheviqit që nuk firmosi Rambujenë shpëtojë Kosova që ka shpresë të bëhet shtet dhe do bëhet s'ka ku shkon

          Përgjigjjuni
        4. K
          Kosovari

          Per mua e ke shume gabim kur thua le te flase Edi , eshte kryeministri i Shqiperise ,e ka ne kushtetute per mbrojtjen e kombit ,duan nuk duan Kosovaret eshte i detyruar ,persa i perket Kurtit e Osmanit ,per Ramen e shumica e Shqiptareve do ishte mire mos me i leju me hy me ne Shqiperi

          Përgjigjjuni
          1. T
            Trushpelaret qe shkaterruan PD-ne dhe Shqiperine

            Kosovari, respekte pa fund. Ka burra Kosova, por burrat e vërtetë të Kosoves nuk jane ne politike, dhe politikan po e bejne grate keqia si Haki Abazi dhe Albin Kurti. P.S. Nuk e permenda Vjosa Osmanin se nuk hyn tek grate, ashtu si Sali Berisha nuk hyn tek burrat. Ata jane specie zvarranikesh të ndyre prehistorike.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Detari

              prandaj po ju benjne zbor hoxhallaret serb ju shnderruan ne turkarab 20 vitet e fundit. ishit me mire nen jugosllavi

              Përgjigjjuni
          2. S
            Selma Kaçorri

            O Bedrich…..edhe Ti, ja ke futur disa herë, si “kau pelës”, i themi ne këtej nga jugu i Shqipërisë, në drejtim të Edi Ramës. Në lidhje me çështjen, Ti personalisht, je “një xhuxhmaxhuxh” për të gjykuar Edi Ramën. Ju kam lexuar vazhdimisht, kur kam patur kohë, keni gjykime të drejta, racionale, objektive dhe shteruese, por ka ndodhur, që edhe keni rënë në mediokritetin e Berat Buzhalës, që është i neveritshëm në mendime, përpos pamjes “prite zot rrezikun” sikur sheh ndonjë kabinë “ZIS-i” me parafangot spikatëse… Sikur të kishit një objektivitet më të thekur, për Kryeministrin tonë (jo tuajin mbasi ju, jetoni e punoni në Gjermani për më tepër, jeni edhe shtetas Gjerman), do të ishit më i pranueshëm. Mendimet tuaja, duken edhe sikur kanë një tendencë “provokimi” le të themi, në adresë të Edi Ramës, për të kapur ndonjë “thelë” nga administrata e tijë…. Këtë, le ta provojë koha.

            Përgjigjjuni
            1. I
              Ilirjan

              Jane kaq te vegjel ne mendje... kaq te mbyllur, te kufizuar! Vjosa Osmani a ka ndonje keshilltar, apo ashtu, si ti vije, si te gdhihet?! Sidoqofte, historia i filtro vete personazhet dhe llumèrat, duan s'duan do te bien ne fund. Bashkimi kombetar eshte i PASHMANGSHEM. Por hapi i radhes eshte lirimi i heronjve te UCK. Ata do ta bejne bashkimi n se bashku me ne ne Shqiperi. Nje referendum I perbashket Shqiperi - Kosove dhe kaq! Lamtumire Vjosa!

              Përgjigjjuni
              1. D
                Drini

                Nje shkrim objektiv, realist dhe qe lexohet me endje. Bedri Islami eshte padyshim nje nga gazetaret me te mire qe kemi ne median shqiptare.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tak Braho ÇantëFishkuri

                  Bedriu Islamakshami e paska pseudonimin Drini

                  Përgjigjjuni
                2. K
                  Kosovari

                  Te lumte goja o Bedri trimi !Bukur e ke qendisur te verteten qe disa e mohojne.Leri qorat ,shurdhet dhe hipokritet te gryen mes vehtes,se ata meritojne,vec fundin e turpshem.Historia do ti ndeshkoje si tradhetare gjak prishur! Te uroj shendet.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kosovari

                    Te lumte goja o Bedri trimi !Bukur e ke qendisur te verteten qe disa e mohojne.Leri qorat ,shurdhet dhe hipokritet te gryen mes vehtes,se ata meritojne,vec fundin e turpshem.Historia do ti ndeshkoje si tradhetare gjak prishur! Te uroj shendet.

                    Përgjigjjuni
                    1. LirkaNj

                      Nje shkrim shume i goditur dhe pa doreza. Kjo eshte e keqja e disa politikaneve , "Driteshkurtur" qe per "Ego personale ne vend qe te unifikohen , dhe te bejn me te miren per shqiptaret,,,,,,bejne te kunderten!!!! Pershendetje.

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        I juaji Enver Hoxha

                        Po kujt I plas trapi se çmendon ti mor karabush Islami. Ky ska pas edhe ska per patur asnjehere pëndë, po I është mbushur mëndja që është pallua. Mbeturinat e fundit të pularive të Dullës -Islam Sherbeti. Si e ke pasur pseudonimin o shoku Islam Bedriu?

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Partia e Lirise⁸

                          Mire e ke Kosovari ci do te hyjne ne shqiperi dy halete qe jane ne krye te shtetit te Kosoves.Ata ne cdo gje qe bejne ja kane me hile shtetit te tyre.

                          Përgjigjjuni
                          1. r
                            robi

                            Kam shume me teper respekt per presidentin serb Aleksander Vucic se per vjosa baldosen e ldk s qe eshte presidentja me e dobet dhe e urryer ne historine e kombit shqiptar.

                            Përgjigjjuni
                            1. V
                              Vranakonti

                              Bravo,shkrim brilant. Eshte e vertete siç e kini theksuar se sot po goditen kreret e UCK per te goditur dhe mohuar luften qe u be per çlirimin e Kosoves nga serbet.

                              Përgjigjjuni
                              1. Shkrim me paterica te thyera. Newoftese me zor e pranon te vetteten se Rama ka thene " komb kosovar" dhe se kryeministri mendon e pranon se ne Kosove nuk ka pasur genocid, nuk ka nevoje te shkruash slibira, shembuj dhe llogje fjalesh te tjera qe te mbrosh kministrin.

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Mal Qorri

                                  Exelent Bedri Islami!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    PRoShi

                                    Kam shkruar se “ndikimi i Edi Ramës është rritur, po rritet dhe duhet "zvogëluar”. ??? (Bedri Islami) Zvogëluar?? Po përse zoti Bedri duhet zvogëluar? E shoh si antikapat këtë fjalë në atë çka ke shkruar si të tërë. Natyrisht me këtë fjalë ke dashur të thuash që fjalimet e Ramës janë bërë të bezdishme dhe nuk duhen dëgjuar. Asnjëherë Rama nuk ka mbajtur fjalime bezdisëse, përkundrazi edhe në rastin më të "keq" ato kanë qënë brilante që duhen studiuar me laps në dorë. Po kush nga gazetarët tanë mban laps për shënim sot? Kjo është çështja. Që e gjithë gazetaria tek ne përmblidhet në një të vetëm. Kazan!?

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Lori

                                      Bedri Bedrana nje nga ata qe me apo pa dashje ke vene gurre nen rrotat e karoces se Rames je dhe ti!Me habit ky shkrim kur nje nga analistet e medias ke qene kunder vizionit Kombetar te Edi Rames ku çdo hap qe e hedh e bene me te sigurte e me te qarte edhe me me iluzionistet ndaj drerjtimit te tij ne krye te vendit!Ndoshta uroj qe edhe inatçorri Thano me se fundi te kete kuptuar qe misioni i Edi Rames nuk eshte aq miskin sa ka propaganduar me perpara ne kolegjumin e "Dites" ku beje pjese edhe zotrote. Nje fjale e urte popullore thote "Me mire vone se kurre " dhe uroj qe te kete ardhur ajo dite qe perfundimisht te keni kuptuar qe sot per sot Edi Rama eshte nje politikan i klasit te pare e jo nje trung qe e ka nxjerre lumi i Lanes ne bregun e Tiranes. Ne fund te fundit diplomacia ne shume anale te politikes kosiderohet si pazare e dredhi ,por ne fakt eshte perballje dhe drejtesi! Se fundemi uroj qe ky shkrim mos te jete i rastesishem por rezultat i nje bindje e nje reflektim se sot per sot Ai eshte krenaria e kombit e nuk jam i sigurte qe liliputet neser mund ta shpallin edhe armik te kombit sepse jane mesuar me te tilla etiketime per te ngritur figurat prej balte te tyre! Mjafton ti referohesh deklarates se Al Bin Kurtit cektesise se tij kur u pyet se si e komenton fjalen e Edi Rames ne KE dhe ai me nje pergjigjie sa cinike edhe te ceket deklaroi se "Nuk e kishte ndjekur se ishte ne "banjo"!A thua se Rama po ngrinte nje çeshtje qe nuk i takonte ne radhe te pare nderit te Kosoves e pastaj te kombit Shqipetar por nje padrejtesie qe behej per dike qe nuk kishte kurrefare lidhje me Kosoven e neperkembjen e luftes heroike te saj ,kohe kjo kur Al Bini udhetonte ne makinat e UDB-se i mbuluar me batanie!Nuk po perziej ketu larasken Osmani qe nuk i del koha sepse e ka te zene me estetiken vizuale te saj ku siç duket nuk i pelqen akoma siç duhet vetja!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Trotski

                                        Me Pelqen Komenti Juaj .I sakte dhe i Vertete.

                                        Përgjigjjuni
                                      2. T
                                        Trotski

                                        Te lumte pena Z.Bedri .Edi Rama eshte Shtetari me elokuent ne mbrojtje te Shqiperise dhe Kosoves.Mbrojtja qe i ben UÇK dhe drejtuesve te saj eshte Lapidare.As vete Kosovaret nuk e kane bere .Eshte TURP i Madh qe Qeveria e Kosoves ka rene ne Letargji per heronjte e UÇK ne Hage.Asnje Perpjekje ,Asnje Perkrahje.U Qofte Harram Buka qe Hane.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Shoqja Pandora

                                          Shume drwjr zoti kryeminister kosovaret kane kombin e tyre dhe ben mire qe i perjashton nga kombi jone i lavdishem shqiptar. Kosovaret kane qene pjese e jugosllqvise se bashkuar dhe ashtu duhet te jemi dhe ne kombi shqiptar sic esht kombi serb kombi bowhnjak kombi ashkali kombi roma kombi maqedonas kombi egjyptian e shune kombe te tjera. Te formojme jugosllavine sepse ne fund te fundit te gjithe nga lubiana ne zagreb begograd sarajeve podgirice tirane prisjtine e shkup jemi slave dhe ti zoti rama ne ben krenar te gjejme rrenjet tona te mohuara! Falemnderit zoti kryeminister!!!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. C
                                            Ceni

                                            Thelbi i fjalimit te Rames shkon pertej mbrojtjes se atyre ne Hage. Ai e mbron ceshtjen shqiptare ne tere hapsirat e saj. Shqiptaret po luftonin per lirine e tyre, jo si tregtare organesh njerzore. Kjo eshte shume e rendesishme. Rama merret me qendrimin evropian qe ben nje vendimarrje nen ndikimin rus. Dhe momenti kur e ngre ceshtjen eshte i duhuri. Ajo salle, me siguri e ka ndier veten keq me faktet qe Rama paraqet.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. -
                                              ----------------------------------

                                              Pjerdh Edi Rama, Budallenjt ekzaltohen. Sa ma e madhe pordha aq ma i madh ekzaltimi. Q*** robt, Na shkoi jeta dam.

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje