Dilema tunduese: Me Dick-un apo Shqipërinë

16 Tetor 2022, 14:15Blog TEMA

Dilema tunduese: Me Dick-un apo Shqipërinë

Nuk ka shumë për të zgjedhur! Nuk ekziston mundësia “edhe, edhe”, por vetëm zgjedhja “ose, ose!”. Ose me Shqipërinë, ose me Dick-un. Nuk mund të ketë edhe me Shqipërinë, edhe Dick-un njëherësh. Sot, vetë senatori Marty, dikur në përpjekje për të hedhur dritë mbi krime të supozuara lufte, ndoshta fsheh një mister edhe më të madh paqeje.

Nën pushtetin e karmës, ai ka denoncuar rrezikun për jetën e tij që i vinte nga struktura okulte serbe, një detaj që pakkush e ka kujtuar këto ditë, por, meqë dyshimet janë gjithmonë në favor të të dyshuarit, këto ditë janë rikujtuar dyshime serioze, se sërish struktura okulte serbe, nuk e kanë marrë falas dikur raportin e tij famëkeq.

Sipas stilit të hershëm me gur të hedhur e dorë të fshehur, për t’i dhënë sërish fatit, dëshminë se fati i shërbëtorëve është të shërbejnë më shumë se një herë.

Edhe kësaj here, Dick-u që trazoi dynjanë, u bë kryefjalë në debatet e Tiranës siç e do tradita më e keqe e debatit lokal ku ka gjithmonë së paku dy palë të gatshme të hyjnë në sherr për gjithçka, me kusht që çfarë thotë njëra palë, tjetra ta kundërshtojë me ngulm.

Nëse të majtët pretendojnë se është duke u gdhirë dhe se stinët ndryshojnë, pala tjetër nuk heziton të pohojë se është duke u ngrysur nata dhe se stinët mbeten gjithmonë njëlloj.


Edhe anasjelltas, siç bënin dje socialistët që zgjidhnin të shihnin zi aty ku të djathtët betoheshin se ndrin dhe merrnin për të ndritur, gjithë çfarë kundërshtarët e tyre e shihnin sterrë.

‘Më kollaj mbushet një thes me pleshta se bëhen dy shqiptarë bashkë’, thoshte dikur Fishta.  Si doktor i kombit, Ati poet, këtë diagnozë i vinte vendit: Sëmundja që e bën edhe më të vogël Shqipërinë është ndarja barbare mes shqiptarësh.

Java evropiane e Shqipërisë në Strasburg ishte edhe njëherë si përherë një arsye për betejën virtuale, për luftën që nuk gjen paqe. Kush e ngriti në qiell për oratori Ramën, pa si tjetri e groposte për arrogancë dhe kush e quante aktor në një shfaqje private, dëgjonte tjetrin që e konsideronte regjisor të Atdheut; kush e dekoronte si patriot, dallonte tjetrin që e kryqëzonte si tradhtar.

Ca mblidhnin gurë për piedestal, ca e qëllonin po me ata gurë. Këto qëndrime të largëta si skaje drejtëzash, pak shenjonin se shpesh, përgjigjet më të ndërlikuara, vijnë me zgjidhje të thjeshta.

Dhe çfarë ndodhi në Strasburg ishte dhe njëherë rasti për ta pranuar pa vërtetim këtë aksiomë.

Rama nuk ishte në atë foltore si Edi nga Tirana. Ishte kryeministri që i dha zë qëndrimit zyrtar të Shqipërisë, përcaktuar nga vullneti i Kuvendit dhe për më shumë, edhe i detyruar nga kushtetuta. Kryeministri dhe jo Edi legjitimohej të ishte aty si drejtues i qeverisë së një vendi, që 11 vjet më parë ishte i dyshuar si skenë krimi. Shqipëria pretendohej se kishte mirëpritur një spirale të tmerrshme krimesh: trafik organesh me robër lufte.

Rama dhe jo Edi ishte i kushtëzuar të ishte në atë foltore, se ato dyshime çuan në zinxhirë gjithë zinxhirin komandues të UCK-së, me teknologjinë e dhunshme të propagandës që shndërronte heronjtë në banditë dhe luftëtarët e lirisë në vrasës ordinerë. Gjykimi për atë tërmet fjalësh proteste në Strasburg e që cunamin e marrëzisë e përplasi në Tiranë, duhet të niset pikërisht nga ky këndvështrim. Duke pranuar thelbin e padiskutueshëm e duke diskutuar për formën e zgjedhur për diskutim. Është e vërtetë se shpesh, atë që nuk e bën ulërima, e kryen pëshpërima, se aty ku mund të dështojë grushti, mund të ketë sukses gishti. Dikush tjetër mund të kishte gjetur tjetër formë të prezantimit të Shqipërisë në Strasburg, por meqë rasti e solli që aty të ishte Edi Rama dhe meqë stili është vetë njeriu, njeriu që foli kishte zgjedhur stilin e tij polemizues dhe jo lutës, protestën me të vërtetat sy ndër sy dhe jo sytë përdhe të të pafajshmit të ndrojtur. Dhëmbin për dhëmb si hebrenjtë e jo nofullën përdhe si bagëtitë.

Në një Shqipëri normale, do të ishte e udhës që opozita në Tiranë dhe Albini në qeverisje në Prishtinë, të ishin në dijeni edhe të formës, edhe të thelbit të qëndrimit shqiptar në Strasburg. Kjo do të ishte një arsye më shumë që karma serbe që ndjek senatorin Marty, të mos linte dilema në Tiranë se kush përqafon Dick-un, ndahet me protestën shqiptare. Ndarja banale që u prodhua kujton batutën monumentale të Doktor Berishës 21 vjet më parë për zgjedhjen e tij mes Nanos e Metës dhe stilin e tij të pandryshueshëm. Atëherë tha se zgjidhte të bënte pakt edhe me djallin kundër Ilir Metës. Kësaj here yshti ndjekësit e tij të bëhen edhe me djallin kundër Edi Ramës! Dhe shumë i ranë shkurt. Zgjodhën Dick-un! Por në llogari të fundit, Dick-u do t’u mbetet në dorë, si ndëshkim nga Shqipëria për zgjedhje të gabuara.

38 Komente

  1. a
    arben

    Burre me pa dinjitet se ky analist nuk ka shtypi dhe publiciteti ne shqiperi...

    Përgjigjjuni
    1. B
      Brryli

      Ku ke bythe ti shpellar injorant te gjykosh Lorenc Vangjelin qe eshte mijra vjet drite para teje! Duhet ta kuptosh para se te gjykosh, por ti nuk je as per njeren e as per tjetren! Mos u mer me gjera qe nuk ja ke haberin : Kepucar, rri te kepuca!

      Përgjigjjuni
      1. a
        arben

        Une nuk jam shpellar por i kulturuar e i aresimuar ne perendim. Dhe nje nga gjerat qe ma neverrit vendin tim jane "Sazan Guret".Ky eshte nje Sazan Gur ne analizen politike. Sazani brenda "gjymit shqiptar" nxjerr shqipen baze te cdo gjuhe...Lenci ,brenda "gjymit politik" shqiptar nxjerr Ramen nje lider boteror...e rendesishme eshte cili eshte efekti mbi vendet e EU ne kete fjalem....e pame...u larguan duke e lene folesit te darkoje vetem...ky eshte dhe efekti mbi fatin e Thacit e te tjereve qe stimuloi Rama..

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ardi

          Me duket se te paska ngel edhe Ty Dick u diku. Ky shoring ka arguments te forts Plus satires ne fund

          Përgjigjjuni
          1. A
            Ardi

            Me duket se te paska ngel edhe Ty Dick u diku. Ky shkrimka arguments te forta Plus satires ne fund

            Përgjigjjuni
            1. R
              Realisti

              Sa mangësi në kulturën tënde perëndimore.... Edhe unë në perëndim jam dhe biles në shkencat politike dhe punoj në ministrinë e jashtme të Belgjikës. Një pyetje kam për ty. Përse qenka në rregull që politikanët evropianë bëjnë një rezolute POLITIKE dhe I thonë drejtësisë të hetoj mbi shpifje? A nuk ka të drejtë po një politikan shqiptar të flasë e të thojë që rezoluta që gatuat duhet rishikuar pasi gjykata nuk ka asnjë provë per 10 vjesht rresht që SHQIPTARËT bëjnë trafik organesh? Ti ku e vendos kulturën tënde kur të akuzojnë si trafikant organesh???

              Përgjigjjuni
              1. Roberto

                Shume e drejte Realist. Ketu ne Shqiperi keta jane akoma jetojne me te kaluaren dhe te nenshtruar. Tani ju duket cudi qe dikush ngre zerin per nje te vertete qe po ju mohohet atyre qe luftuan per clirimin e Kosoves nga rregjimi gjakatar Serb ndersa vete Kosova jo vetem qe nuk e "lexon" si rasti i Albinit pasi ishte i zene me pune te tjera por bashke me opoziten ne Shqiperi i denon keto veprime. Hajde mereni vesh se cilet jane keta dhe c'fare kerkojne apo hajde ti biem atij qe foli se eshte kundershtari yne?? Keshtu duhet folur gjithone pa doreza dhe t'ja perplasesh tjetrit ne fytyre sepse e meriton qe e gjithe Europa eshte tallur me ne,na ka percmuar sepse te tille kane qene drejtuesit e saj dhe askush nuk e ka ngritur zerin kaq fort.

                Përgjigjjuni
              2. t
                tetovari2

                Jo ti vërtetë nuk je shpellar,thjesht,ti je bagla e Shqipërisë.

                Përgjigjjuni
                1. baftiari tropoje

                  te lutem kuje arsimuar se po me pelqen kultura jote

                  Përgjigjjuni
                2. a
                  arben

                  Ajo per te cilen une jam eshte :Lere arkitektin te beje shtepi e kepucarin kepuce...lere gjykaten te beje drejtesi e politiken(Ramen) politike...pra Rama beri politike...Rama foli per hajvan si ty e Vangjeli brenda Krra Krrase.

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Hajde are te te tregoj babain

                    Ky Beni eshte ne Shqiperi po ky Lorenc Vangjeli ku ne p,s. eshte? Mijra vjet drite para Benit ?

                    Përgjigjjuni
                  2. d
                    durrsak 24 karat

                    O, Arben, je kokrra e budallait, paditurise, i ligesise. Ku e njef autorin e shkrimit? Ene te keshilloj te mos lexosh komentet e tij.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kaso Sefa

                      O arben, ka një shprehje në Tiranë, për ca si modeli yt JA KE FUT KOT PLAKO, JA KE FUT PORDHËS ME GOJË E ME DORË.

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Gjek Goni

                        O Arben , duhet të thuash, sip thotë 90 % e këtijë populli, e jo kunder rrymës………“Ha një lugë çorbë të prishur, dhe ke për të vjellë tërë jetën”…..- kjo sentencë e popullit tonë, qëndron gjithmonë, në piedestalin e filozofisë së burrave e grave të mënçëm të këtijë vëndi, e që në rastin konkret, me këtë perifrazim, çdo kush nënkupton Sali Berishën e Ilir Metën – brenda Shqipërisë, dhe….- Dik Martin – jashtë sajë.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Arben

                          Teoria e 90 % solli fashizmin e komunizmin.

                          Përgjigjjuni
                      2. k
                        koli

                        What counts is the bottom line thone anglezet:Ajo qe ka rendesi eshte rezultati. Cili eshte rezultati? Gjithe perendimi na pa pas ketij fjalimi si nje vend "i cuditshem" qe kerkon te diktoje mbi drejtesine,mbi nje gjykate prestigjoze si Haga. Te tjerat jane pune lakejsh si shkruajtesi i ketij artikulli.

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Realisti

                          O Koli, a nuk ishte ai parlament që diktoi mbi drejtësinë duke nxjerrë rezolutën e Dick-ut dhe e bën fakt të kryer që ti dhe unë si shqiptarë me këtu punë merremi? Edhe Rama këtë u tha. Dhe nuk na plas kari se u ngeli qejfi se në fund të fundit Evropa dihet që është kurvë. Srebenica u masakrua ndërkohë që Evropa pinte shampanjë. Kulmi in matherfakërisë!

                          Përgjigjjuni
                        2. M
                          Ms

                          Perfekt!????

                          Përgjigjjuni
                          1. Q
                            Qemali

                            Ti Arben e njeh çdo të thotë fjala dinjitet në shqip?! Apo i shërben Dick-ut?

                            Përgjigjjuni
                            1. a
                              arben

                              O iodiot,nuk i sherbej Dickut por me pelqen te shor rezultatet.Rezultati eshte qe Tirana doli ne pozicion provincialesh qe nderhyne ne drejtesi. Nese nuk besojme te Haga ,cdreqin kemi qe shpresojme te SPAK? Ku shkon ky vend ?Ne stamboll a Europe?!

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Ben, meso te ecesh vete

                                Ky vend shkon ne Europe, kurse ti do qe te shkoj ne Viçidol!

                                Përgjigjjuni
                                1. t
                                  tetovari2

                                  Ndërsa unë jam i arsimuar në vendlindje dhe i kulturuar.Sa i përket perëndimit, unë perëndimin e kam shëtitur kryq e tërthortë kur ti ke qenë ndoshta te topet e babes sate. Një pyetje: Aprovimi i rezolutës së Martit në Strasburg a nuk është ndërhyrje në drejtësi? O i arsimuari i perëndimit.

                                  Përgjigjjuni
                                2. a
                                  arben

                                  Dinjitet do te thote te presesh vendimin e gjykates.Dinjitet do te thote ti lesh vendin vendimit te drejtesise dhe te mos besh demagogji.Nese Haga paragjykohet,cdo themi per SPAK?

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Per komentuesit e zellshem dhe te paduruar.

                                    arben ! Saliu te pergezon. Eshte ne nje mendje me ty. Urojme te mos jeni shumica.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Shefqet Çela

                                      Na engrite në qiell Javën. Jep drejtësi thua por të mungojnë njohuritë për "drejtësisë" e sajë. A ke dëgjuar për minat në Otranto? U quajt shpërthim në ujra ndërkombëtare. Koha vërtetoi se Anijet kishin hyrë, pa paralajmërim, në ujrat tona. Nuk po zgjatem por të shof pak dashakeq për vëndin.

                                      Përgjigjjuni
                                    2. Roberto

                                      Hhahaa o Qemal ne Amerike Dick i thone Carit hhahaa.

                                      Përgjigjjuni
                                    3. a
                                      arsen

                                      Po ti dick je per vete mor shkedhate vangjelis

                                      Përgjigjjuni
                                      1. .
                                        ..

                                        @brryli Sic ke vene emrin qenke. Nqs ai e tha me edukate po te them qe me rrot kari e me pacavure se ky deliranti nuk ka ne shtypin shqiptar

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Asd

                                          Me Dik Martin apo me Shqiperine?Me drejtesine...o kaqol. Nese shteti nuk eshte ligjor nuk i vlen njerezve, por mafias. Rama punon per vete; as Thaci e Veseli nuk i interesojne.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. M
                                            Mihali

                                            Berisha është me Dick-un(në versionin anglisht) si përpara dhe tani me k.... në versionin Shqip.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. *
                                              *****

                                              Kush di anglisht mjaftueshem dhe ka eksperience ne administrate publike e kupton qe fjalimi i Rames ishte i drejte dhe dinjitoz. Detyra qe i ishte dhene Rames, ai e kreu ate me sukses. Nese vendimet rreth kesaj ceshtjeje do te duhet te merren ne tavolina darkash, pjese e asaj tavoline nuk eshte as Rama dhe as ato bythpambuket qe ndezen nje konflikt lapangjozesh brenda Keshillit Europian.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. B
                                                Bureto

                                                Lexova shkrimin, edhe komentet. Shkurt, per te mos bere koment, me te gjate se vete shkrimin, jam plotesisht dakord me te. Ata qe duan te kuptojne e kane kollaj, le te lexojne dhe njehere fjalimin e Rames. Nese e kane lexuar njehere ate, por perciptazi, ta rilexojne, por pa mllef, pa urrejtje e militantizem. Sepse, "Urrejtja eshte e verber!"- thote nje fjale e urte. Pse t'i biem skiç thelbit te çeshtjes qe ngerthehet ne vete titullin e shkrimit?

                                                Përgjigjjuni
                                                1. A
                                                  Analisti komunist

                                                  Se shpejti fjalimi i udheheqsit boteror Ramsit, do dali si broshure dhe do te punohet ne organizatat baze te komunisteve, me falni te socialisteve.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. k
                                                    konkluzionet sipas deshires ....

                                                    Po mar nje fragment nga shkrimi i mesiperm dhe do ti shtoj nje fragment nga nje studim serioz amerikan (jo Rus,serb apo Grek) :‘Më kollaj mbushet një thes me pleshta se bëhen dy shqiptarë bashkë’, thoshte dikur Fishta. Si doktor i kombit, Ati poet, këtë diagnozë i vinte vendit: Sëmundja që e bën edhe më të vogël Shqipërinë është ndarja barbare mes shqiptarësh. Lind pyetja pse ?? !! Mendoj se do ta gjeni pergjigjen ne sa vijon i studimit amerikon : "Segmentet e zakonshme të gjenomit Peter Ralph dhe Graham Coop, ata analizuan ADN-në e 2257 njerëzve nga 40 popullata në Evropë dhe 4 gjyshërit e të cilëve kanë lindur në vendin e tyre, në mënyrë që të shmangin marrjen parasysh të emigracionit të fundit të pamodeluar.Në këtë studim. Ata kërkuan segmente gjenomi të përbashkëta për këta individë të ndryshëm, duke ditur se sa më i gjatë të jetë segmenti i përbashkët, aq më i ri është paraardhësi i përbashkët. Në të vërtetë, me kalimin e kohës, vazhdimësia e brezave shkakton rikombinime të ADN-së, të cilat zvogëlojnë madhësinë e pjesëve të përbashkëta. Më pas studiuesit u përpoqën të vlerësonin numrin e paraardhësve të përbashkët të evropianëve të sotëm. Rezultatet e tyre tregojnë se paraardhësit e përbashkët gjenetikë që datojnë më pak se 500 vjet ndahen vetëm nga njerëzit që aktualisht jetojnë në të njëjtin vend. Në këtë zonë, shqiptarët e gjejnë veten në krye me 90 paraardhës të përbashkët në horizontin 500-vjeçar dhe 600 midis 500 dhe 1500 vjet. Në të kundërt, italianët dhe iberianët (spanjollët dhe portugezët) kanë vetëm rreth 2 paraardhës gjenetikë të përbashkët me popullatat e tjera në kontinent gjatë 1500 viteve të fundit. Kjo qe nxorra eshte nje fragment ...nqs doni me teper ; Les ancêtres communs à tous les Européens ont moins de 1000 ans Michel Alberganti — 9 mai 2013 à 3h06

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. S
                                                      Sokrati

                                                      @Arben Edhe kur te hedhin balte e qymyr dhe te nxijne fytyren dhe te marrin erzin padrejtesisht si komb dhe individ, ti rekomandon heshtjen, durimin, sehirxhiun... Te marrte dreqi mendimin, qe ta paska kultivuar ''Perendimi''! Mendimi, gjykimi dhe fjala jote jane plehera ne rastin konkret. Aktualisht shqiptaret ne kete çeshtje ndahen, ose bashkohen. Shqiptaret e vertete jane ne krahe te kryeministrit te Shqiperise. Kundershtaret, jane ashtu siç e pershkruan dhe analizon z Lorenc Vangjeli, me Dikun, kunder vetes se tyre. Ne kete ndarje ka ,,merite,, arkitekt baba salihu, qe shqiptaret i do te perhapur neper bote, te percare, ne grindje dhe hasmeri e lufte me njeritjetrin... Perça e sundo - eshte devize e vjeter çdo pushtuesi.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. K
                                                        Keshtu mendoj une

                                                        Durim dhe tolerance ne komente! Patritizem nuk eshte te kundershtosh por te bashkepunosh!

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. M
                                                          Megim Tari

                                                          Shume titulli tundues me të vertete. Pergjigja ime eshte....., qe kuptohet, BTHQËTË adhurojne DIKUN, burrat e vertete vdesin per SHQIPERINË. Ketu kemi dy njerez Njeri ka votuar të perqafoje DIKUN, Tjetri (bashke me PDIU-në) jane jo me DIKUN, por STRAIGHT, ose si I thone në Shqip, me të drejten.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. M
                                                            Megim Tari

                                                            Shume titulli tundues me të vertete. Pergjigja ime eshte....., qe kuptohet, BTHQËTË adhurojne DIKUN, burrat e vertete vdesin per SHQIPERINË. Ketu kemi dy njerez Njeri ka votuar të perqafoje DIKUN, Tjetri (bashke me PDIU-në) jane jo me DIKUN, por STRAIGHT, ose si I thone në Shqip, me të drejten.

                                                            Përgjigjjuni

                                                            Lini një Përgjigje