Opozita e mundur?

1 Shkurt 2025, 10:15Blog TEMA

Opozita e mundur?

Nga Fatbardh Kadilli

Gjendja e opozitës mbetet prej disa vitesh shqetësimi dhe angazhimi im kryesor politik. Besoj fort se ky duhet të jetë shqetësimi i çdokujt që është i angazhuar për ta ndryshuar politikën që të sjellim një qeverisje më të mirë. Sot kemi tre realitete opozitare. Kemi PD-në berishiste. Kemi demokratë dhe opozitarë të djathtë të paorientuar, ose që i janë dorëzuar dëshpërimit që ka shkaktuar çarja dhe rudhja e PD-së. Kemi në fund edhe mozaikun e partive opozitare që nuk e kanë gjetur ende identitetin e tyre politik.

Prej kohësh ndihem në paqe me llojet e ndryshme të reagimeve që marr sa herë shpall qëndrimet e mija kritike për opozitën dhe PD-në. Marrë reagime pozitive nga ata që, ashtu si unë, mendojnë se ndryshimi vjen nga opozita dhe se është opozita ajo që, duke ndryshuar së pari veten, jep shpresën se do ndryshojë më pas Shqipërinë. Nuk e fsheh kënaqësinë që përftoj nga këto reagime. Janë inkurajuese. Vijnë nga njerëz që janë lodhur nga opozita e deritanishme, nga njerëz që duan ndryshim, që duan diçka të re. Di ta dalloj kur këto vijnë edhe nga ata që, çfarëdo që të bëjë opozita, kurrë nuk do e mbështesin.

Reagimi i dytë vjen nga ata që janë investuar në PD e Berishës ose në ndonjërën nga partitë e mozaikut opozitar. Reagimi i tyre është i përzierë dhe përcjell ekzakt pështjellimi që ata kanë për atë që janë duke bërë. Ata pranojnë argumentin dhe faktin, por nuk pranojnë ndryshimin. E dinë që zgjedhja e tyre nuk është zgjidhje, por nuk duan ta pranojnë. Ata të Berishës e dinë që nuk kanë asnjë shans, por duan të jenë në “lojë”. Ata të mozaikut opozitar, e dinë që nuk janë në lojë, por duan të kenë një “shans”.

Reagimi i tretë vjen nga ndërgjegjja ime. Gjithnjë kam dyshuar tek e “vërteta”, qoftë edhe e vërteta ime. Ky dyshim tek e vërteta të mbron nga adhurimi për idhujt, për liderin. Njëherësh mbron edhe nga deliri, sëmundje “prefesionale”, që prek këdo që del nga vetmia dhe hedh një hap në jetën publik. Kjo më ka bërë që të refuzoj të jem “në lojë”, pa asnjë shans, apo të kuturis të provoj “shanse” në lojën e zareve të politike. Pikëpyetja që në titull mbete: opozita e mundur?. Çfarë do të thotë? Nuk është lojë fjalësh, pasi është fati ynë në lojë. Pyetja shtrohet e dyfishtë. A është opozita e mundur, si një alternativë ndaj pushtetit? Dhe, a është, mundur tashmë opozita përballë pushtetit. Të dyja janë të vërteta.

Opozita është gjithnjë e mundur, sa do keq të jenë gjërat. Por, opozita e sotme, si ajo berishiste, pa asnjë shans, por në lojë, ashtu dhe ajo e mozaikut miniaturist, pa lojë por me shans, janë opozita tashmë të mundura.

Opozitë e mundur para garës. Pse? Sepse si PD, ashtu dhe mozaiku miniaturist kanë dështuar të kapin thelbin e misionit të opozitës, që është krijimi i alternativës qeverisëse. Secila palë, në mënyrën e vet, përpiqet të zaptojë sa më shumë tokë në terenin e ngushtë të asaj që do të jetë opozita zyrtare pas zgjedhjeve të 11 majit. PD-ja berishiste është kthyer mbrapsht. Ata që promovuan, besuan, shpresuan, apo vetëm e uruan pa e besuar Rithemelimin, sot kanë haruar çdo gjë nga ato çfarë shpallnin si arësye pse u mblodhën në stadium, më 11 Dhjetor 2021.

Harruan statutin dhe e ndryshuan për të kandisur, joshur, e ndjellë brenda vathës këdo që nuk kishin droje për cipën e grisur gjatë çapëlimit të papërfytyrueshëm për të kaluar ylberin politik. Harruan hapjen, haruan fraksionet lulëzuese dhe sidomos kryefjalën luftën kundër kryetarit humbës dhe e zëvendësuan me “belly dancing”, vallen e çingijeve nën ritmin tallava për udhëheqësin lavdiplotë. Harruan ndryshimin si nevojë jetike për çdo opozitë. Refuzuan çdo ide ndryshimi, madje kanë hequr dorë fare nga të menduarit, sipas traditës që të lë pa tekst - “për këtë problem do ketë menduar ndonjë gjë Doktori”. Harruan parimin kush humbet ikën. Sot Berisha deklaron hapur që nuk ka ndërmend të largohet. Harruan vlerën e primareve dhe hapjen e listave. Këto i shndëruan në farsë.

Harruan konservatorizmin që, si ai topi i gjetur rrugës, shërbeu sa për një lojë të shpejtë me porta të vogla. Harruan antiimperializmin dhe ankesat për ndërkombëtarët e padrejtë dhe të korruptuar dhe sot deklarohet hapur që do lobohet për të gjetur ndonjë të çarë në administratën e re amerikane që t’ia heqë damkën Berishës dhe mundësisht të na japin një dorë. Sot, PD është më e vjetëruar, më pa ide, më e nënshtruar dhe e unifikuar me liderin, më e refuzuar nga shqiptarët dhe më e braktisur nga elektorati i saj se sa kurrë më parë. Në këtë gjendje do të vazhdojë bjerja e PD-së, do të shtohet refuzimi nga shqiptarët, do shtohet braktisja nga opozitarët që duan ndryshim. PD do vazhdojë të zvogëlohet.

Nga ana tjetër, mozaiku miniaturist me partiza e liderthë që shpresojnë t’u dalë fati si ata mëtonjësit për dhëndurë të Penelopës rrinë e kërleshen mes tyre në media sepse nuk kanë aftësinë të kuptojnë që opozita nuk fillon si parti, por si lëvizje. Pa aksion politik, pa identitet politik përfaqësues nuk ka opozitë, ka protagonizëm që vuan nga sëmundja e sipërpërmendu. Janë të pushtuar nga deliriumi njëlloj si ata të vjetrit ndaj të cilëve këta rioshë shpallen kundërshtarë. Nuk shërben të jesh opozitar i PD-së dhe i Berishës, kur nuk je dot alternativë. Shumë prej tyre nuk kanë aftësinë të kuptojnë se gjërat në këtë vend nuk shkuan keq se ishte i keq Berisha, Meta dhe Rama, por se sistemi politik që kemi ndërtuar është i mbyllur dhe pa shpresë.

Dhe nëse këtë e thonë me fjalë e kundërshtojnë me vepra. Gjithçka që bëjnë është imitimi i të keqes. Prandaj, kjo është një opozitë e mundur pa filluar gara. Por, a është e mundur opozita? Po. Sigurisht që po. Fatkeqësisht jo sot dhe jo shumë afër. Po, është e mundur. Do fillojë të jetë e mundur, pasi të munden edhe një herë në zgjedhjet e rradhës këto dy lloj opozitash. Atëhere kur për herë të katërt rrjesht, zgjedhjet do të nxjerrin të njëjtën qeveri dhe të njëjtën opozitë. Atëhere, kur të shohin se pas katër palë zgjedhjesh do të kenë përsëri të njëjtin Kryeministër të padurueshëm dhe të njëjtin lider opozitar të papranueshëm. Kur qytetarët për të njëmbëdhjetën here që prej vitit 1991, do vazhdojnë të shohin se ata tipat që do jenë në “lojë” nuk na shërbejnë më për asgjë.

Këta lojtarë do të jenë thjeshtë dhe vetëm të punësuarit e Ramës në opozitë. Dhe këtë rol do e quajnë “politikë”. Kur qytetarët të shohin se ata tipat që do provojnë “shansin” kuturu nuk do jenë as formalisht në lojë. Sigurisht, edhe këta të dytët, do të vazhdojnë ta quajnë “politikë” ankimin pse nuk e fituan vendin e punës dhe rrogën e opozitarit. Ah po, pa shans po në lojë, apo për shans (kësmet) dhe pa lojë, një gjë do ta kenë të sigurt të dy llojet e opozitave, do vazhdojnë të vihen në lojë nga Kryeministri që gjuhën si brisk e përdor për të rruar çdo qime në lëkurët e opozitës që vazhdon ta mundi në çdo palë zgjedhje. Largimi i këtyre njerëzve nga politika në zgjedhjet e 2025 do i hapë rrugë një opozite të besueshme dhe të votueshme nga njerëzit.

Vetëm atëhere do të jetë e mundur një opozitë alternativë. E thënë thjeshtë, opozitë alternativë, sidomos për ata që nuk kanë guxim të mendojnë, si dhe për ata që fjala alternativë u duket teorike, dhe e brishtë, aspak revolucionare, do të thotë, një opozitë që ka dobi për shqiptarët. Kjo dobi është fare e thjeshtë: një qeverisje më e mirë se kjo që kanë. Vetëm atëhere opozita do të bëjë të mundur, që Kryeministrin e padurueshëm ta largojë si palë të mundur. Po, kjo opozitë do të jetë e mundur.

12 Komente

  1. K
    Kapterri

    E sakte cfare shkruan per opoziten.E shkerdhyer komplet,e shpartalluar.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiptar i nevrikosur

      O Fatbardh sa sforcime mendore qe ben,sa arsyetime te lodhshme dhe ciklike qe ben dhe shpesh pa kuptim, Nqs i ben per te zgjatur artikullin ok por nqs i ben per te dhene nje fotografi te opozites megjithe sforcon tende intelektuale e ke bere arsyetimin nje corbe qe dhe Albert Einstein te ishte gjalle nuk do te kishte kuptuar gje. Bjeri shkurt se ke lehtesira thote populli. Por me sa duket te mungon mendimi sintetik dhe i bije gjate qe dhe me i miri ne klase zorr se te kupton. Po mundohem te te ndihmoj. Berisha si malok dhe kokeforte i ka bere deme te pafundme kombit shqiptar. Ka prapa nje turme idiote dhe per interesa vetiake qesharake qe e ndjek. Gjithashtu nje pjese e shqiptareve te corientuar dhe te hutuar qe s'duan te kembejne skuadren e futbollit duke kujtuar politiken si tifosllik futbolli dhe vazhdojne voten per pd ne. Me idiote s'behet. Pjesa tjeter e shqiptareve nuk arrin dot te votoje partite e vogle se mendon qe keta jane gjithe hajdute dhe kusare duke harruar qe dhe ps e pd jane po keshtu. Te pakten lo e te ndrrojne hajdutet se kushedi vjedhin me pak. Le ta provojne te pakten. Rama tall me nder by... me te gjithe se e di qe ka fitoren ne xhep. Ai e njeh mire miletin shqiptar ,njeh dhe opoziten dhe mendon qe fo ja kaloj dhe Putinit duke qendruar ne pushtet. Konkluzioni , opozite e shpartalluar,qeveri qe cdo vit nxjerr hajdute dhe kusare dhe kryetar qeverie qe as e prish teresine,popull shqiptar i coroditur i hutuar qe nuk di nga t'mbaje por dhe pak torollak(kerkoj ndjese por e meriton). Kaq ishte Fatbardh

      Përgjigjjuni
    2. p
      pensionisti

      E mor Kandill qe u shove pa u ndezur asnjehere. Ti thua se vetem nje opozite qe qeveris me mire se kjo qe eshte tani mund te vije ne pushtet. Akoma s'e paske kuptuar se jo vetem opozita por cfardo lloj qeverie te krijohet eshte me e mire se kjo qe eshte. Mos Zot me keq-eshte nje shprehje qe e perdor populli jone., por ne kete rast nuk mund te perdoret sepse me keq se eshte tani nuk mund te behet. Ne vend qe te shkrish mundesite tua si ishfunksionar i PD d he te punosh me qe sa mundesh per ndryshimin, shkon e punon per kundershtarin per ndonje cek qe s'besoj se te paguajn shume sepse kane hsume si ti ne listepagese.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Parti kurve

        ...lereni qeverine rehat...se nuk do vjedhin me...u ngopen....po erdhen te rrinj do i qine temen ...me mire me keta...u mesuam ne ...sala eshte non grata edhe ne Shqiperi...bastard serbi eshte vrases...Rama nuk vret te pakten...

        Përgjigjjuni
        1. k
          kadilli

          bravo kadill e ke ndritur vecse nuk te pyt kush per asgje se je nga te fryne era edhe me bashen edhe me berishen po nuk te esi si ty e si kulluri nje monster jeni

          Përgjigjjuni
          1. Ç'thotë bota për alternativën e Saliut

            Berisha i implikuar në 50 krime të llahtarshme, i rekrutuar nga UDB prej 30 dhjetorit 1974,si u vendos në shërbim të… Sali Berisha i implikuar në 50 krime të llahtarshme, i rekrutuar nga UDB prej 30 dhjetorit 1974, si u vendos në shërbim të rusëve, Iranit dhe Beogradit, ja dokumentet “bombastike” që ka në duar CIA, analisti nxjerr dosjen e zezë të kreut të PD. Rigels Seliman Në politikën shqiptare ka emra që nuk mund të shkëputen nga hijet e së shkuarës, dhe Sali Berisha është një prej tyre. Një figurë kontradiktore, që nga njëra anë pozon si lider i opozitës, ndërsa nga ana tjetër përballet me akuzat më të rënda për korrupsion, krime shtetërore dhe lidhje me shërbimet e huaja. Dokumente “bombastike” që mbahen në duart e CIA-s hedhin dritë mbi një rrjet intrigash që përfshin UDB-në jugosllave, Iranin, Moskën dhe Beogradin, ku Berisha nuk është thjesht një aktor periferik, por një figurë kyçe në këto operacione të fshehta. Që nga 30 dhjetori i vitit 1974, kur u rekrutua nga UDB-ja, deri te skandalet ekonomike dhe politike që tronditën Shqipërinë, ai ka ndërtuar një sistem të bazuar në korrupsion, krim dhe manipulim. Dosja e tij e zezë përfshin mbi 50 afera të rënda, nga trafiku i armëve në Gërdec te skemat e errëta me CEZ-in dhe shitja e interesave kombëtare tek fuqitë e huaja. Analisti Kastriot Aliaj gjatë një reagim për gazetën “SOT” e përshkruan Berishën si një “brejtës të demokracisë”, i cili ka kapur PD-në si një “gozhdë e Nastradinit” dhe nuk lëshon pushtetin, pavarësisht se është shpallur “non-grata” nga SHBA dhe Britania. Me një arrogancë të pashoqe, ai i ka mbajtur peng demokratët, duke përdorur retorika boshe e duke manipuluar mbështetësit e tij të mbetur. Por shqiptarët nuk mund të mashtrohen pafundësisht, pasi e vërteta tashmë po del në dritë dhe drejtësia po troket. Megjithatë a do të jetë SPAK-i i aftë të çmontojë këtë rrjet kriminal dhe ta sjellë Berishën përpara ligjit, apo do të vijojë loja politike që ai ka luajtur për dekada? Kjo mbetet të shihet. Ja reagim i plotë i analistit Kastriot Aliaj për gazetën “SOT” Shumica e qytetarëve që ndjekin me vëmendje zhvillimet politike në Shqipëri shprehen të indinjuar për gjendjen kaotike që ka pësuar opozita nën diktatin kokëfortë të Sali Berishës. Duke demonstruar profecitë e psikologjisë së Kasandrës mitologjike, ai flet për suksese që nuk i ka arritur kurrë, po rend pas vetëkënaqësisë së të pasurit të drejtë, për shkak të mekanizmit psikologjik pervers, ku në mendësitë e tij sundon kotësia, krenaria dhe arroganca. Si një lider me një histori të njollosur, që nuk mund të korrigjohet, ai para mbështetësve që nuk i ndahen, po bën gjithçka në rolin e heroit, edhe pse i shpallur “non grata” nga aleatët strategjikë, si koka e krimit ekonomik familjarisht në Shqipëri. Nëse deri tani shqiptarët nuk kanë pasur informacionin e nevojshëm për t’u njohur me marrëzitë e tij, janë dosjet e mbushura me mbi 50 zullume profetike që e nxjerrin atë lakuriq para shqiptarëve. Nga ndriçimi i dokumenteve të shumta, ata e dinë se ky njeri ka qenë vegël qorre e sigurimit famëkeq, si dhe atij jugosllav UDB, që prej 30 dhjetorit të vitit 1974, me dosjen “Bisturia” në Beograd. I prirur për të demonstruar kokëfortësi dhe arrogancë, me mekanizma mosbindje të karakterit psikologjik pervers, si në pozitë edhe në opozitë, ai ka trazuar jo pak shpirtrat e shqiptarëve si brejtës i demokracisë. E veçanta për figurën kontraverse të tij është zhytja në botën aventureske, pa reflektuar dhe u vetëkorrigjuar asnjëherë gjatë gjithë karrierës. Kësaj dukurie të pandryshuar të tij, do t’i shkonte shumë për shtat thënia e George Bernard Shaw, i cili thoshte: “Ata që nuk ndryshojnë mendjen e tyre, nuk mund të ndryshojnë asgjë”. Demokratët e ndershëm që kanë kontribuar për demokracinë, e kanë për turp ta kenë për drejtues Sali Berishën, i ngulur në trupin e PD si gozhda e Nastradinit, duke i detyruar të qëndrojnë sa më larg tij. E gjithë kjo klasë politike e degraduar, ku brenda saj vazhdon të zhurmojë Saliu, premton se zgjedhjet e ardhshme do të jenë një ndryshim profetik, kur në fakt ishte mirë të hapte rrugën për ta marrë drejtim e elitës politike një klasë e re e pa korruptuar. Me premtimet që vazhdojnë të hedhin për konsum, kërkojnë ta orientojnë anijen në një mënyrë që të gjithë ata që do të jenë brenda saj, të mund të përjetojnë virtytin e tyre administrativ intelektual narcist. Po si mund t’u besohet më këtyre premtimeve mitologjike të llojit Kasandrë, të formuluara nga spekulatorët e demokracisë, të cilët nuk janë bindur akoma që rruga e tyre nuk është drejtimi i shtetit, por ajo e dhënies llogari përpara drejtësisë? Me këto retorika banale e bajate, kërkon t’u mbushë mendjen Saliu mbështetësve të mbetur në udhë kryq, për ta rikthyer edhe një herë në detyrë, duke dalë tek shprehja e popullit: “Më bini edhe një herë, po do ta shihni”. Po çfarë do të shohin shqiptarët tek aventurieri Sali Berisha, kur portretizimin e saktë të tij e ka bërë disidenti çekosllovak Vaclav Havel, i cili thotë: “Nuk ka më komunist se ish-komunisti që e lufton komunizmin”. Lidhjet me regjimin komunist Ish-mjeku në shërbim të bllokut të kuq të PPSH, nuk ka asnjë meritë për ndryshimet në Shqipëri, siç mundohen ta paraqesin disa lapsa situatën e atyre viteve, sepse Saliu u vu në shërbim të ideve të Ramiz Alisë, si menaxher për të zbutur atmosferën e protestës së studentëve, që të mos ndodhte ajo që ndodhi me Ceaușeskun e Rumanisë. Me ardhjen në krye të PD dhe të shtetit, me rrugët e njohura të hipokrizisë si pjesë e moralit të tij, pa qenë kandidaturë në këto detyra, ngriti një sistem burokratik autoritar, duke mos respektuar dhe bërë pjesë të strategjisë ligjet dhe normat bazë në ndërtimin e shtetit demokratik. Shteti i tij mori pamjen e një kulle babiloni, ku vetë qëndronte në krye të saj, duke hedhur për konsum letra, rregullore, ligje, amendamente, vendime e nene-aneks, të hartuara nga lapsat rrotull tij, që nuk e kishin as idenë e shtetit demokratik. Gjatë 13 viteve në pushtet, hartoi dhe miratoi 88 ligje e 142 VKM në interes të skemës greke për “Vorio Epirin”. I zhveshur nga çdo lloj pozite dinjiteti njerëzor, ai qëndroi larg performancës së drejtuesit me vizion demokratik. Atë e “tradhtojnë” ofertat në këmbim të plaçkitjes së Shqipërisë, duke filluar nga oferta e rusëve për të devijuar TAP-in, në mënyrë që të përfitonte Irani. Por u desh ndërhyrja e përfaqësuesit të CIA-s, i cili e paralajmëroi Saliun se, nëse merrte një vendim të tillë, do të përfundonte si Sadami. Me marrjen e pushtetit në vitin 2005, ai jep për shfrytëzim naftën matrapazit Rezart Taci, të cilin e kishte quajtur mafioz dhe hajdut, por ata që kanë parë ndeshjet e futbollit në San Siro të Milanos, do të lexonin në reklamat “Taci oil”. Aferat Ky biznes mafioz i drejtuar nga i besuari i Saliut, Rezart Taçi, ju fal kompanisë ARMO 10 milion euro, të cilat shkuan në xhepat e familjes Berisha. Por jo vetëm kaq, sepse kjo familje ka përfituar nga afera 400 milionëshe e CEZ-it, në bashkëpunim me drejtorin e saj çek, Josef Hajsek, si dhe Tomas Plaskac në Pragë, të cilët organizuan takimin në sallën VIP në Rinas, ku ndodhej edhe sekseri i kësaj familje, Nue Kalaj, i cili merr aty 6.8 milion euro dhe zhduket. Por këto para shkuan në xhepat e Shkëlzen Berishës dhe Argitës, të cilët janë pasuruar duke shfrytëzuar pushtetin e babait të tyre, Sali Berisha. Por familja Berisha u përfshi në trafikimin e armëve nga Shqipëria në Armeni, ku fakt është data 18 korrik 2007, kur turqit bllokojnë 60 kontenierë të mbushur me armë, për në drejtim të Armenisë. Por përfshirja në biznesin mafioz të Gërdecit, flet edhe për trafikimin e municioneve luftarake nga Shqipëria në drejtim të Afganistanit, në Çad të Afrikës e deri në Ruandë, ku përgjegjës kryesor janë Shkëlzen Berisha dhe Fatmir Mediu. Për zbardhjen deri në fund të tragjedisë së Gërdecit, SPAK do të bënte mirë të marrë dosjen e gjyqit të Floridas, që ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga Shkëlzen Berisha për autorin Guy Lauson, që shkroi librin “Armët dhe çunat”, ku pasqyrohet e gjithë veprimtaria kriminale shtetërore e Gërdecit. Ky biznes mafioz është pa dyshim simbol dhe fytyra korruptive e familjes Berisha, e cila duhet të përgjigjet edhe për vrasjen e Trebickës. Kërcënimi që i bëri Shkëlzen Berisha ish-shefit të shtabit, Luan Hoxha, para se të largohej për në SHBA, “se po hape gojën unë të bëj si Trebickën” flet qartë për vrasjen e tij si dëshmitar që dinte shumë gjëra nga ky biznes mafioz. Deklaratat e pjesëtarëve të familjes Berisha, me vetë atë në krye, janë mashtrim i madh politik e moral, që buron nga strategjia hipokrite e tyre, për t’i shpëtuar ndëshkimit ligjor. Qytetarët kërkojnë medoemos zbardhjen nga SPAK dhe BKH të të gjitha ngjarjeve të ndodhura në këto vite, që përbëjnë krim politik, shtetëror dhe ekonomik, për t’u çliruar nga makthi i pasigurisë, në mungesë të drejtësisë, e cila duhet të shkulë gozhdën e Nastradinit, jo vetëm në derën e PD, por edhe në atë të klasës politike. (GAZETA SOT, 01/02/2025)

            Përgjigjjuni
            1. r
              robi

              Per situaten pa shprese ku ndodhet opordhzita e vicidolit shume shpejt do shprehet dhe Ediththththyhthththtjth harxhi me luge ne brez qe qysh diten qe Trumpi hyri ne shtepine e bardhe ka kaluar ne ekstazi delirante histerike, a thua se Trumpi ka ardhur ne pushtet per te ngritur nga fundi i pusit opordhziten e vicidolit.

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vala

                Opozita jo e mundur, por e dhier dhe e permjere ne breket e Zenit e te Gites. Kjo opozite e diskredituar familjare nuk I duhet Shqiperise.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Na ndihmo po munde o Bardh Kadilli

                  O Bardh Kadilli, pse nuk krijoni nje parti te emigranteve? Pse merreni me Saliun? Ai eshte e shkuara qe shpejt do harrohen. Shih po munde coja ne vesh Rames se emigrantet po presin qe ai te leshoje sinjalin e RTSh-se per ta! Boll kane paguar emigrantet keto 34 vite taksa indirekt per buxhetin shqiptar.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Maro

                    Kap nai lek dhe ti Bardhi...se leku nga usa u fik...

                    Përgjigjjuni
                    1. f
                      fredi

                      Kadill leshi i pa cipe e pa moral..eshte bere si burre letre..

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vatr Muco Beu , vate ..!

                        Jo , o koqet , Jo kjo nuk eshte opozita dhe nuk mund te jete e tille , sepse Ajo eshte gjysma me dhjere e PP-se . E mban veten edhe per te djathte myteberri , per te persekutuar dhe nuk dallon dot persekutoret e tij apo te perinderve . Po Sali Berisha ia Ben Muuuuuuu ! , o trap zalli ! Kane drejte Saliu , Edi , Meta e... edhe duka I krimit qe tallin menderen ...

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje