Përse na ka tronditur kaq shumë largimi i Gerti Bogdanit?

23 Shtator 2024, 12:28Blog TEMA
Përse na ka tronditur kaq shumë largimi i Gerti Bogdanit?

Nga Blendi Kajsiu

Largimi i papritur nga jeta i Gerti Bogdanit ka shkaktuar një tronditje të thellë në skenën tonë publike. Pjesërisht si pasojë e moshës së re tij të re, që kombinuar me nje stil jetese tejet të rregullt dhe familiar e bën të pakonceptueshme dhe të papranueshme lamtumirën e tij.  

Por arësyeja kryesore e tronditjes publike që ka shkaktuar largimi i Gertit nuk është thjesht mosha e tij e re, por figura publike që ai ndërtoi në skenën tonë politike. Gerti Bogdani përfaqësonte brezin e ri të politikanëve që pas vitit 2005 filluan  ta rinovonin Partinë Demokratike dhe të djathtën duke i dhënë asaj një imazh dhe mentalitet më të freskët, më demokratik dhe më perëndimor. 

Gerti ishte përfaqësuesi më tipik i këtij brezi të ri. I shkolluar në perëndim me rezultate të shkëlqyera, inteligjent, simpatik dhe me një artikulim dhe aksion tejet qytetar ai përfaqësonte shpresën e një rinovimi perëndimor dhe cilësor të Partisë Demokratike dhe të së djathtës në përgjithësi. Jo thjesht sepse ishte shkolluar jashtë por sepse kapitali i tij politik nuk ishte dhuratë e servilizmit ndaj shefit por produkt i një profili publik të ndërtuar me aftësinë, mundin dhe djersën e tij. 

Ndaj Gerti ishte një nga ato figura publike dinjitoze që kaq shumë i mungojnë sot politikës sonë të mbushur ose me mediokritetin e ricikluar nga e kalura ose me një rini që edhe pse e shkolluar në perëndim karrierën politike e ndërton thjesht duke adhuruar shefin. Ekzistenca e tij publike, edhe pse e lënë në hije, ishte një shpresë për rinovimin kaq të domosdoshëm të politikës sonë në përgjithësi dhe të opozitës në vecanti.

Pikërisht për këtë arësye largimi nga jeta i Gerti Bogdanit ka tronditur kaq shumë opinionin tonë publik. Është një largim që nga njëra anë na kujtoi ekzistencën e një modeli politik që kaq shumë i mungon skenës sonë publike, teksa e largoi këtë model nga gjiri ynë. Ishte një godije e dyfishtë që edhe na e kujtoi, por edhe na e largoi modelin Bogdani. 

Në këto kushte është e rëndësishme që teksa shprehim dhimbjen për largimin e parakohëshëm të politikanit Gerti Bogdani mos të harrojmë ekzistencën e modelit që ai krijoi në në skenën tonë politike. Është kontributi i fundit, dhe ndoshta më i rëndësishëmi, që politikani Bogdani i bën sferës tonë publike. Edhe me largimin e tij ai na kujtoi se ekziston një model i politikanit dhe i politikës dinjtoze. Ndaj edhe nëse vdekja e mori politikanin Bogdani prej nesh, është detyra jonë që të mbajmë gjallë në kujtesën dhe sferën tonë publike modelin shpresdhënës që ai na dhuroi.

6 Komente

  1. S
    Spiro

    Po kush u trondit o aman. Shqiptaret kan halle dhe semundje n shpit e veta. Ju tjerët gjetet rast me be protagonizem kot. Hemi qe hemi, neqe vdiq njeri

    Përgjigjjuni
    1. d
      duaje

      sakte

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Gertin, e kam njohur në fillimet e karrierës së tij politike kur ishte vetëm 25 vjeç. Siç ndodh rëndom pas vdekjes, të gjitha sa i atribuohen, i ndaj dhe unë. Por ato cilësi të Gertit, sa i takon politikës dhe politikanit, më shumë nxisin nevojën tonë si shoqëri, për t'i patur ato të mishëruara në rradhët e politikanëve tanë, posaçërish të rinjve në rradhët e tyre, se sa vetë Gertit si individ. E them këtë se Gerti, pos sjelljes së tij civile, si politikan nuk kishte "zë", aq i domosdoshëm ky për një politikan. Ai nuk demonstroi, të paktën publikisht, karizëm, nuk shkroi artikuj analitikë për problemet që i takojnë shoqërisë specifikisht asaj të "djathtë", ku pretendonte se i përkiste, paçka se ajo ka qenë dhe vijon të jetë e munguar në Shqipëri. Nuk afishohej në media, duke i lënë kështu hapësirë të ashtuquajturve të djathtë apo konservatorë, si të sojit të nokë-palokëve-murrizë-sulave-bardha- salianjave-spaho-gjekmarka apo më të 'rinjve' si hoxha-këlliçi-balliu etj, etj, sahanlëpirësa të kryetarëve të partisë së tyre. E kuptoj se nuk i përkiste atyre, por cilësitë e tij si politikan atëhere do spikasnin kur ai me intelektualëzëm, qytetari, profesionalizëm dhe aftësi të tjera, me gjithë këto cilësi pozitive siç lakohet sot pasvdekjes, ai pikërisht atyre do duhej t'u imponohej. Nuk militoj pak në PD, po plot 19 vjet, që nuk janë pak për të zënë aty një vend imponues për të bërë ndryshimin. Nuk jam naiv të mos kuptoj se nën Berishën, puna e tij do ishte "sifiziane", por gjithsesi përpjekje nuk pamë dhe do të dëshironim t'i shihnim. Tashmë, mesa duket, të ndjerit Gert Bogdani, krahas shumë vlerave i mungonte ai më i domosdoshmi, më i duhuri, kostumi i politikanit, ose le të themi që i rrinte ngushtë.

        Përgjigjjuni
        1. p
          pap

          Ose ishte urte, bute e plot tigani!!!! Si thua?!

          Përgjigjjuni
        2. D
          Degelisi

          Komemt I salt nga Burrito, dhe Spiro

          Përgjigjjuni
          1. L
            Luli

            Saktesi o bureto!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje