Personazhe në rrugë: Arianit Çela më dënoi Babanë

30 Tetor 2022, 18:10Blog TEMA

 

Personazhe në rrugë: Arianit Çela më dënoi

 

Nga Mitro Çela

Burrë i vjetër.

Me shkop në dorë.

U ul në karrike.

Hapi një qese.

Hodhi mbi tavolinë një shuk me letra.

Xhetan Xhejku.

Me origjinë nga Luma.

Banon ne Domje. Kashar.

-Në vitin 1945 babai mu kap në kufi. Bashkë me vëllanë.

Tentativë për arratisje. I futën të dy në hapsanë.

Vëllanë e babait e dënuan me vdekje.

Babai. Abdyl Osmani u dënua gjatë vjet.

Ishte 25 vjeç.

Një vit i martuar. Kur u fut në burg, unë isha 5 muaj...

Nuk pata fat ta njoh.

Mori frymë. Hapi kartat.

Gjeti vendimin e gjykatës në Shkodër...

Prokuror kapiten i parë Arianit Çela...

Vite më vonë Arianit Çela u bë Kryetar i Gjykatës së Lartë...

Unë e kisha parë vetën një herë Arianitin.

15 gusht. 1983.

Gjykata e Lartë.

Salla e gjyqit.

Të pandehur Fiqiret Shehu,

Nesti Nase-ish ministër i Jashtëm.

Llambi Ziçishti-ish ministër i Shëndetësisë.

Skënder Shehu-djali i Mehmet Shehut.

U futa në sallën e gjyqit. Ftesën e mora nga Abaz Brati, zëvendës Prokuror i Përgjithshëm.

Gjyqin e drejtonte Aranit Çela-Kryetar i Gjykatës së Lartë.

-Nesti! Armik! I pabesë. Partia nga hiçi të bëri ministër!

Pa le pa le! Në hetusi nuk ke pranuar asgjë!-Tha Araniti.

-More Nesti! Po ne jemi armiq! Jemi agjentë, tradhëtarë!-Foli Fiqireti.-Kjo dihet! Pranoje Nesti!

Unë i kam pranuar të gjitha akuzat në hetusi! Shoku Kryetar!

-Nuk je shoqja ime. Nuk kam shok tradhëtarë e armiq.-Tha ashpër Kryetari!

-I nderuar Kryetar! Kërkoj vetëm mëshirë, mëshirë për djemtë. Asgjë për vete?!

-Nuk ka mëshirë për armiqtë. As për këlyshët e tyre?

-Pse u hutove? Pyeti Plaku...

Të mbetën sytë tek Arianit Çela?

Tu bë lugat?!...

-Çfarë ngjau me babanë?

- E nisi burgun në Shkodër. Kaluan dy vjet. Një ditë poastjeri solli një letër. Dy gisht e gjatë.

“Abdy Osmani u sëmur. Vdiq."...

Po trupi?

As pyetëm.

As na kërkuan ta marrim.

Ishte shkelur kanuni...

Po atë kohë na internuan në Berat.

Në Lapardha...

Diktaturë.

Pa triska fronti.

Të uritur.

Pa shkollë.

Armiq...

Duke u zvarritur kaluan 45 vjet...

Të shkuara të haruara...

-Erdhi demokracia...

Nga viti 1992 nisa të kërkoj varrin e babait.

Nuk e pashë të gjallë.

Dua një varr.

Ta qaja...

Ku nuk kam shkuar.

Kujt nuk i kam bërë letra...

Një vërë në ujë...

-Më ndihmon dot?!

7 Komente

  1. S
    Skrd

    Ik tako djalin e Remzi Hoxhes, jo 100 vjecaret qe t'pakten e kane pasur nje vendim gjykate e moren miliona demshperblim.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jorgo

      Pyete shef Salen pse e kishte mik te pare Abaz bratin, vjehrrin e Ben Bilushit... dhe leji pordhet me rigon Mitro xhani... ju letyra qe si ne ate si ne kete regjim njeren dore ne bakllave e tjetren ne revani keni ngjyer....

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kallajxhiu

        Dakord me ju Jorgo ! Mitrua gjithnje e ka dredhur , ka lepire gjithe jeten e tij pushtetaret .Per mua eshte nje njeri pa karakter . Hiqet si parimor , po eshte nje vemje qe ngjitet e nuk di te shqitet.

        Përgjigjjuni
      2. 1
        1

        Jemi popull i urte ,hame pershesh me kos dhe respektojme ata qe na dhunojne.Jo te hakmeren po te pakten ata qe ka denuar se folen ,ta prisnin te dera dhe kur te dilte ta peshtynin ne fytyre kaq te benin.Kete nuk e bene,mire ua beri dhe ai

        Përgjigjjuni
        1. M
          Muhameti

          Ky paska pjerdhur nga trute. Fajin e ka Esmerka qe nuk e mban ne kontroll.

          Përgjigjjuni
          1. n
            n

            eh fajin ta paska babaj jo gjykata.

            Përgjigjjuni
            1. p
              ppa

              Kisha vendosur te mos e lexoja Mitron dhe keshtu beja...kete radhe thash - po e lexoj . Me hapi barkun, plehre ate kohe qe ishte sistem plehre, por mbeti plehre edhe ne kete kohe dhe sistem kur gjerat duhet thene pa frike, pikerisht per keta plehrat e politikes se sotme; vemje , letyre, turperon Permetin dhe permetaret ...!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje