
…As në vitin e zi 1997, as 5 vjet më parë e as të shtunën që shkoi ! Iku mbi një dekadë që “prokurori i hekurt” gremisi sytë përgjithmonë,atje, përtej detit, në Itali. Një ikje nxitimthi, e pazhurmë, enigmatike, e pabujë, e heshtur dhe supengritur për të gjithë ata që e njohën nga afër dhe e deshën pa kushte, por me zemër. Nuk mund t’i harroj lotët e kripur të Xhevahir Spahiut për shokun, mikun e ish kolegun dinjitoz Xhevat Hana pranë Presidentit të Republikës, zotit Moisiu. Nuk mund t’i harroj dhjetra e qindra njerëz të thjeshtë nga qyteti e fshati, që ashtu të drithëruar e hutuar dhe me një komb të pagëlltitur në grykë, erdhën dhe e përcollën në kërthizë të metropolit shqiptar. Nuk mbaj mend në jetën time qytetare e profesionale ndonjë tjetër nderim e përcjellje të tillë masive për një punonjës të Drejtësisë, për një shërbëtor të betuar para barazisë së Ligjit e Kushtetutës.
Nuk mbaj mend as ndonjë prokuror e Gjyqtar (sidomos pas Pluralizmit shqiptar të cakërdisur) që të banojë ende në apartament parafabrikat në Allias a gjetkë. Oreksi dhe nepsi i tyre kaq i shfrenuar mbi hallexhinjtë e fukarenjtë, u duk acik gjatë procesit të Vetingut. Që nga ata të rangut të ulët në detyrë dhe gjer te titullarët më të lartë të Prokurorive e Gjykatave supreme. Mirëpo, këtyre nepsqarëve vjedharakë të pashembullt jashtë borderove shtetërore, nuk u ka hyrë gjemb në këmbë gjer më sot (?). Reformë të vërtetë Drejtësie pa dorëzim e kthim pasurie të rrëmbyer taksapaguesve të ndershëm, nuk mund të ketë. Përndryshe…qej o qejf, o qerrata ! Shkurt, ke bërë një vrimë në ujë !
Ishte koha kur “jashtë valles kërcenin të gjithë”: Në Polit(h)ikë e në Media, në Ojëqëra e në Borde qelepirxhinjsh të pangopur. Po bënin firo gjyqtarët e prokurorët trima përballë kriminelëve e hajdutëve me cizme e pa cizme. Por Xhevati nuk e bëri asnjëherë faqen shollë a ta nxinte sadopak me bojë të zezë. Realitetin gri ai e shikonte sy më sy, pa shashka e bujashka, pa dredhje e spërdredhje karakteri. Krimit me kollare e pa kollare i vinte emër konkret, pa iu dridhur qerpiku përballë posteve të larta shtetërore e pushtetore. Kurajua dhe guximi i tij i mirënjohur, kishin themele të sigurta pastërtie e Drejtësie. Prandaj, përmes një dhimbjeje të pasosur, “Matura ’72” e Gjimnazit të Librazhdit e kujtoi jo pa krenari djaloshin nga Rajca buzë kufirit. Të shtunën e kaluar, në klasën e katit të tretë, mbi 11 banga u vendosën 11 karafila të freskët me vesë ! Për shoqet dhe shokët e ikur nga kjo botë e trazuar. Se dikur ishin 38 maturantë jo dosido. Bashkë me lumin e gurgullimën e Shkumbinit, rrodhën 50 vite. Gjysëm shekulli i artë: gati të gjithë ndoqën dhe përfunduan me sukses studimet në Arsimin e Lartë!
Dhe shkuan e shërbyen me devotshmëri atje ku kishte nevojë Shqipëria. Pa pishmanllëqe. Pa naze e maraze meskine. Kohëra të shënuara mëmëdhetarie e shqiptarie të kulluar. Ky brez sot buzëqesh hidhur e shtrëngon natyrshëm nofullat, kur dëgjon se mjaft specialistë universitarë e pagëzojnë gati “internim” emërimin në rrethe e zona të largëta. Madje disa lapurakë cuditërisht ligjërojnë edhe si “të persekutuar”! Dhe vetë shteti pluralist vazhdon t’u bëjë temenara e lutje me fanfara, atyre për të cilët ka investuar falas jo pak për t’i nxjerrë në jetë. Dhe sot arrihet deri këtu: Kush pranon të punojë jashtë Tiranës, mund të shpërblehet financiarisht gati me një rrogë të dytë (?!). (Vecse as ky stimul a bonus primitive nuk po nxjerr gjë në dritë. Dhe vjen një ditë që një kardiolog, një gjinekolog, një kirurg etj. mbuloka dy a tre rrethe së bashku ! Dhe krahasimit të natyrshëm me monizmin a me “kohën e Enverit”, ca torollakë djathtas e majtas në Kryeqytet i vënë menjëherë kapakun e shpëlarë “nostalgjik”, “komunist” ose “i parinovuar”(?). Mjerisht, ke ende fshatra të thella ku nuk kalon normalisht automjeti dhe të sëmurët rëndë a gratë shtatzëna transportohen me vig deri në xhade, tamam si gati 1 shekull më parë !...). Sikur Shkollat e Larta të ishin ngritur e selitur vetëm për metropolin ! Dhe nëpër Shqipërinë tonë hallemadhe, pas 30 viteve “demokraci” e “progres” evropianoperëndimor, gjen ende fshatra, qytete e krahina kodrinore-malore pa infermierë e mjekë; pa farmacistë e specialist bujqësie e blegtorie; pa arsimtarë të profileve të ndryshme; pa nxënës që të mbushin klasat e dremitura e të cmeritura nga varfëria.
…Vetëm 20 vetë erdhën nga “Matura ‘72” në takimin e fundit. Disa mbetën të ngujuar udhëve helm të kurbetit të detyruar. Emigracioni i ka rrëmbyer dhe po i rrëmben pa mëshirë vendit tonë të bekuar nga Zoti dhe të mallkuar nga Polit(h)ika dështake dhe parallake, qindra specialistë të vjetër e të rinj. Investimi jo i vogël i taksapaguesve shqiptarë, shpesh po shkon “për lumë”! Fjala vjen, vërshimi i infermierëve me diploma apo me mballoma korruptive drejt Gjermanisë e gjetkë, flet shumë. Kjo braktisje pothuajse biblike nga fshati e qyteti shqiptar, Xhevat Hanën shpesh e pikëllonte shumë. Sidomos krimi e korrupsioni që në fund të fundit ushqejnë arratinë e pakthyeshme të mjaft profesionistëve e të njerëzve të ndershëm. Se ai tërë jetën nuk e duroi dhe as u pajtua ndonjëherë me padrejtësinë, nepotizmin, intrigat zezona e paaftësinë uloke e marroke. Kujtoj një letër të tij që arriti deri në majën e “Olimpit” të pushtetit të djeshëm. Letër që shkundi e ngriti nga gjumi disa instanca të Universitetit. Se dritën e diturisë nuk e ndau asnjëherë nga drita e Drejtësisë. Jo më kot, në Fakultetin tonë e thërrisnin edhe “bolsheviku nga Rajca”. Dhe sa herë shikojmë e dëgjojmë daullet e kësaj treve të pasur në Kulturën Popullore dhe vallen e saj të famshme, na del para Xhevati.
I dashuruar herët me motivet plot dritë nga tabani i vendlindjes.(Vallen e fundit të Rajcës së tij të shenjtë(krijesë e pavdekshme e koreografit të rrallë Sadi Halili, që edhe kur i preu këmbët një sëmundje e rëndë, shkoi me Ansamblin e vet në Francë dhe fitoi Cmimin e Dytë të Festivalit), besoj e kemi hedhur bashkë gjatë një nate të paharruar në Kalanë e Lëkurësit në Sarandë. Pushtohej i tëri nga pasioni e dashuria, skuqej në fytyrë, merrte frymë thellë, më kapte fort krahun e djathtë dhe niste fluturimin si shqiponjat mbi malin e Shebenikut…Tani vonë, mësova se gjimnazisti konviktor, Xhevat Hana, paska shkruar edhe poezi. Ose për dy vjet ishte edhe futbollist në ekipin “Sopoti”. Me siguri, vjershat e rinisë ia ka lexuar e redaktuar mësuesi poet i shquar, Koci Petriti. Mjaft vargje të këtij autori që hyri e mbeti nëpër istikamet dinjitoze të Letërsisë Shqipe, u recituan përmendësh e me jo pak dhimbje në takimin “Matura ‘72” në Librazhd. Po kështu mësuesit e talentuar Niko Dako, Petrit Nanushi etj. kujtohen me nderim e respekt të vecantë. Teksa më tregonin zëdridhur shokët e klasës, Zana me Florin, mua sikur po më kalonin para syve 8 liqenet bukurindjellëse në shpatin lindor të malit të Shebenikut, por edhe ajo maja e Kuqe 2253 metra mbi nivelin e detit…Më kujtojnë edhe trimërinë publike të Xhevatit tonë të pathyeshëm.
Trimëri e mencuri që ia kishin zili mjaft prokurorë e gjyqtarë ethebutë të djeshëm e të sotëm. Nuk i duronte intrigat dhe të ligat gjoja institucionale. Sepse “të tillë zagarë gjahu(sic thosh ai) nuk mund të rrinë pa vjedhur e pa kafshuar”. Mirëpo, c’e mbars nata, e pjell dita ! Përshembull, një Dekret mafioz për shkarkimin e tij, ka mbetur disi i errët sot e kësaj dite. Ishte viti 1999. Me gjithë shtresat e mbulesat gënjeshtare për “një fashikull gjyqësor” të grabitur fshehurazi në Prokurorinë e Tiranës( për një konflikt të nipit me dajën e vet dhe që u pajtuan), ky sebep vulgar e revoltues donte të fshihte lidhjen e vërtetë me cështjen e Zani Caushit…” Aq më tepër që në 1 korrik u caktova Prokuror për të përfaqësuar në gjykimin e cështjes në ngarkim të Fatos Nanos…Pa kaluar një javë e gjysëm, po atë ditë që unë mora pjesë, del edhe Dekreti për shkarkim (?!)”. Xhevati provoi në kurrizin e vet papunësinë vrastare dhe luftën për të siguruar bukën e përditëshme të fëmijëve. Zhgënjime e dëshpërime plot, por pa e hedhur pas krahëve ëndrrën për Drejtësinë e Vërtetë. Vecse Gjyqi i zhdukjes së Remzi Hoxhës “I hëngri kokën”, kur kolegë të tjerë trembeshin e rrinin larg atij zjarri e pisllëku të madh të pashuar ende nëpër oborret erërënda të SHIK-ut e të Gjyqësorit…
“Nuk është fat për njeriun, as paraja, as turpi, po nderi dhe mendja !”. Prandaj në katin e tretë të Gjimnazit të Librazhdit, aty ku “Matura ‘72” nisi udhëtimin nën qiellin e mbi tokën shqiptare, atje nuk do mungojë kurrë as Xhevat Hana i mirë, model i vërtetë ndershmërie, profesionalizmi, trimërie e atdhetarizmi në shërbim të Republikës.
Ju pergezoj per kete artikull te ndjere e kuptinplote per te ndjerin prokuror Xhevat Hana!
Ditet e sotme kane ndryshuar vetem ne nje drejtim,se nese dikur kishte Xhevat Hana tani nuk ka me!Koha ka mbetur ne vend qe diten kur ai u nis drejt Italise per te mos u kthyer me si te gjithe ata qe kundershtonin rregjimin .Dora e gjakatarit Berishe vrau ne 2012 njeriun qe i dedikoi jeten drejtesise, duke e helmuar si te gjithe kundershtaret dhe deshmimtaret e tij! Ky krim nuk permendet gjekundi e per kerkend ndonese opinioni zien kudo.Nese do te kishte sadopak drejtesi keto dosje te zeza duhet te hapen per perbindeshin qe fale tentakulave te trupit te tij vazhdon e qendron akoma ne skenen politike ,kur dheu duhet ta kishte tretur e shoqeria ta kishte harruar. Ka ndonje ku te me thote qe ku ka krim nuk ka qene dora e Berishes,ku ka vjedhje nuk ka qene dora e Metes e si per ironi te fatit nese te dy sot duhet te ishin lidhur me zinxhire e te ishin duke vuajtur denimin ne Guantanamo ,ata kerkojne te ribehen faktore jete ne familjet shqipetare ose protagoniste te ridjegjes se Shqiperise me shpresen se mund te rietiketohen "burra shteti"!Fatkeqesi jo vetem shqipetare por edhe kombetare.
Bastriu Bravo. Koment i shkelqyer.
Xhevat Hana i mirë, model i vërtetë ndershmërie, profesionalizmi, trimërie e atdhetarizmi në shërbim të Republikës, por edhe ne sherbim te diktatures komuniste, ne vitet 80 kur ishte hetues djale i ri ne Sarande ka marre shume njerez ne qafe, me denime nga 13 deri ne 25 vjet!
Bashkohem edhe une me pergezimin tuaj.
Bravo te qoft. Shkrim brilant.Te lumt mendja dhe dora. Respekt per te ndjerin,punonjesin e nderuar dhe te talentuar te drejtesise, Xhevat Hana. Ate e hengri Sali Berisha prapa kraheve ashtu siç ka ngrene shume e shume te tjere.
Faleminderit Mertir
Prokurori i pathyshem Xhevat Hana do kujtohet me dashuri e respekt te vecante se kurre nuk beri kompromis me padrejtesine dhe pjellat e saj. Mbrojtes i ligjit, i hekurt ndaj kriminelve e hajdutve, i mencur me aftesine e tij te njohur. Iku dhe la pikepyetje ikja e tij. Gazetari Kristo Mertiri me penen e vet na ka dhene portretin real te ketij prokurori te vertete perballe atyre spekullantve te drejtesise qe kane emrin gjykates prokuror hetues por te zhytur ne llumin e korrupsionit.
Sikur shqiperia te kishte jo me shume se 15-20 Xhevat Hana ,ndryshe do te ishte drejtesia ne kete vend ku thuajse cdo gje baraz para.
Xhavat Hanen e kam njohur që në hapat e karierës së tij në drejtësi. Gjithnjë ishte njeriu i pathyeshëm, njeriu që njihte, respektonte dhe zbatonte ligjin dhe, për gjithçka bazohej në prova. Vetëm në prova. Vdekja e parakohëshme e tij, ishte një humbje e madhe për drejtësinë shqiptare dhe, shumë e dyshimtë.
Prokuror si Xhevati kerkoen me qiri sot. Dhjaks si Kraja kemi me teprice.
Me humbjen e Hanes, Shqiperia humbi fytyren e njeriut te vertete.
Drejtesise tone i duheshin disa Xhevat Hana. Mirenjohje Kristo.
Nje bust per prokurorin hero Xhevat Hana ia kemi borxh kujtimit te tij per te frymezaur brezat e rinj te sistemit te Drejtesise.
Fatkeqesisht kjo eshte Shqiperia sot. Demokracia e gjeti Shqiperine te varfer ekonomikisht por te pasur me rini, njerez qe e donin edukimin, drejtesine, nje te ardhme me te mire per veten, familjen dhe kombin. Klasa politike e ketyre 30 viteve ka qene armikja me e madhe e shqiptareve. Tani jemi ne piken ku shembulli behen djemte e forte qe merren me droge, kane makina te shtrenjta dhe mise apo vajza te ekraneve si trofe (mes te tjerave) dhe qe te shkelin ne mes te semaforit e nuk ndalojne thjeshte sepse ashtu iu do qejfi. Kemi universitete qe 100 here me shpesh jane bere qender e vemendjes per pedagoget qe kerkojne para apo marrdhenie seksuale ne kembim te notes sesa per kerkimet shkencore te bera e te botuara qekundi. Kemi drejtesi qe eshte shtremberuar deri ne piken e thyerjes. Kemi politikane qe perdorin fjalor qe nuk duhet lejuar as pas mesnate ne ekrane jo me ne mes te dites, Kemi industri shqiptare gati inekzistente, madje edhe fermere nuk kemi sa na duhen. Ne nje vend nder me te pasurit banoret e tij jane me te varferit sepse trekendeshi i Bermundes se politikes thith cdo gje dhe tallet me Shqiptaret e mjere. Endrra e Shqiptareve per ta bere Shqiperine si Europa eshte zevendesuar me nje pjese qe duan ta bejne si Kolumbia, nje si vendet Arabe, nje pjese qe nuk duan te bejne asje dhe nje qe duan te ikin nga syte kembet de tek tuk ka edhe ndonje optimist qe akoma beson se mund ta ndryshojme kete vend, me sakte njerezit e ketij vendi. Ky eshte vendi qe na la trashegimi pseudodemokracia e 30 viteve e udhehequr nga komunistat me te keqinj te mundshem, (te pakten disa nga komunistet kishin disa ideale dhe ca vlera qe iu qendronin besnike) spiunat dhe spiunat dhe agjentet qe jane qenia me e ulet e cdo regjimi e aq me shume e komunizmit Gjithsesi Hanes i pushofte shpirti ne paqe dhe lloji i tij u shtofte, ndryshe nuk behet Shqiperia jone e vuajtur
E kam njohur te ndjerin Xhevat Hana. Po te ishin te gjithe gjyqtaret e prokuroret si ai, drejtesia shqiptare do te ishte krejt tjeter, ku ndershmeria e thjeshtesia do te ishin tiparet themelore te njerezve te saj. Shembulli i jetes se tij te thjeshte dhe profesionalizmi i provuar me trimeri duhet te jene shkolle per juristet e rinj. Pergezime Kristo per kete shkrim te ndjere.
O popull mos harroni krimet e qe ka bere krimineli ,antishqipetari I kohes moderne.,kerma e vicidolit. Jane te pa numerta krimet vrasjet ,shkaterimet qe ky kafshe qe nuk po jep shpirt megjithese shpirti do I dali nga Bytha duke dhjere nga goja . Hienat po rrine gati akoma duke pritur menxyren e rradhes prandaj kurren e kurres voten krimineleve se do kemi dyfishin e xhevateve ,,e stefaneve ,,e trebickeve e sa e sa shume te tjere qe nuk numerohen.
Dy pamje te kunderta qe na lendjne sot:I nderuari Xhevat nga njera ane dhe nga tjeter pamja e shemtuar e drejtesise Adriatik llalla me arben krajet sot.
Nuk i mban kjo bote e qelbur te miret!
Mos u merakosni, fati i Berishes dhe i Metes tashme dihet, provat per krimet qe kane bere keto dy monstra SHBA ja ka vendosur ne tavoline SPAKU-t dhe nese SPAKU nuk vepron, SHBA ka planin B qe do ta hedhi ne veprim dhe ky plan eshte ekstradimi i tyre drejte SHBA-se se keta te dy kane cenuar sovranitetin e SHBA, se cfare kane bere opinioni yne nuk e di ate e din vetem DASH-it nga dosjet qe ka pergatit CIA dhe FBI, ndersa per SPAKUN, SHBA do mari masa duke i vene saksione qe ti kthejne mbraps te gjitha rrogat e majme qe kane marre sepse ato jane leket e taxapaguesve amerikan, si dhe do ti shkarkoje te gjithe keta prokurore dhe ne vend te tyre do te sjelli prokurore shqiptaro-amerikan qe kane studiuar dhe jane pergatitur ne SHBA Prandaj o shqiptar mos u merakosni SHBA punon me plane rezerve nese nuk funksionon i pari kan planin tjeter gati, ndersa ju o prokuror te tredhur te SPAKU-t nga frika e dy kufomave qe nuk mund t’ju bejne asgje do te humbisni karrieren tuaj, jo vetem karrieren por te gjitha ato privilegje qe keni marre deri tani do ta ktheni mbrapsh nje per nje.
Bravo Kristo Mertiri per shkrimin,per vlersimin dhe konsideratat per Xhevat Hanen, si specjalist drejtesie me ndjenj te larte pergjegjsie,atdhe e komb dashes. Rrjedhoja e ngjarjeve nxori ne krye te vendit e popullit katilet,kusaret e zuzaret keqberes,qe nuk duan drejtesi.Por keti vendi e kombi nuk i kane munguar dhe nuk do i mingojne njerezit e mencem,te guximshem,te perkushtuar e te sakerfices per zhvillim e perparim.
Ky te ishte ne krye te spak dhe jo arben karabushi I pa harruar kujtimi per ju zoti prekuror kjo nuk eshte vetem vdekja jote dhe dhimbje per familjen dhe te afermit por eshte dhe nje vrasje per ne si popull. Sali berisha ka shume hak per te lare.Une nuk e kam njohur por vetem kam degjuar fjalet me te mira ketu ne emigracion respekte per familjen tende dhe pa harruar kujtimi per ty zoti Xhevat Hana.
Kerkese, Ministrit te Drejtesise Zogit Ulsi Manja dhe Kryetafit te Bashkise Zotit Erion Veliaj ti jepet nje rruge ne mezin e Tiranes emri i te Paharruarit Xhevat Hana...e meritonte prej kohesh...e vrane...Ai mund te shpallet edhe deshmor i Atdheut.
Xhevat Hanen e helmoj Sali Berisha ne bashkepunim me Ilir Meten Gazi Deden dhe Agron Kulicin, e helmuan qe ja mori jeten avash avash, kete pune kane bere me kundershtaret, dhe me Dritan Priftin.
Diku, zoteria permend fjalen bolshevik, nuk e kuptoj c'lidhje ka kjo fjale me temen e shkrimit...
Një shkrim i goditur, për këdo që di të kuptojë dhe ndjejë kur lexon.
????????????
Respekt e nderim per keta heronj te heshtur
Me te drejte i behet homazh ketij prokurori qe kerkoj drejtesi.Po a ka te tjere?pa dyshim ka,ka specialiste edhe te ndershem.E keqia eshte tek politika jone grabitqare,grykese dhe e pa shpirt. Qysh mund te motivosh te ndershmit kur me dhjetra prokuror e gjyqtar,u larguan per korrupsion nga organet dhe u thane,:Ta gezoni parane e vene me korrupsion".Si mund te triumfoj i ndershmi kur ngre nje problem me e pakta i kundervihen,i ngrene kurthe dhe mund ta kercenojne.Kur te gjithe jane turur per tu pasuruar ne shembullin e politikes ne presim te kete ndershmeri.Pse Iliri,Saliu e te tjere duhet te largohen nga politika "se i sherbyen komunizmit"(ku te gjithe beme punen ne dobi te vendit) dhe jo per pasurin maramendese qe kane vendosur nga politika?Pse per nje hajdut ordiner,nje sherndares droge e ndonje keqberes ordiner,per denimin e fajit nuk ka parashkrim,sic ka per kriminelet politik?Per grabitjen e arit shqiptar nga pushtetaret, Meta e Saliu e
Falenderim separi per zotin Kristo Mertiri! Falenderim per te gjithe koleget, qe komentojne me respekt rreth shkrimit te denje per jurstin e talentuar dhe njeriun e mire, Xhevat Hana! I ndjeri ishte dhe mbeti nje personalitet i rralle ne profesionin e tij te juristit, i perkushtuar per drejtesi, qe, ashtu siç shkruajne pothuajse te gjithe, kishte per baze ligjin dhe provat e padiskutueshme ne marrjen e vendimit. Nuk ka sot dhe ndoshta nuk do te kete per shume vite më pas nje person te dyte, qe ti ngjaje ketij personaliteti, i cili me te drejte meriton bustin me te madh perkujtimor ne qender te kryeqytetit... Kush mund te mendoje sot nga keta sharlatane poli-thika-në, qe i tregojne thikat dhe hunjte kundershtarit politik, ndresa dekorojne qoskat, ku piqet mishi e shtrohet rakia, te huajte, qe i paguajne miliona per nje passaporte me shtetesi shqiptare?!... Sot vendi eshte ne krizen me te ndyre, qe nuk na e kane shkaktuar te huajte, por krimat e ndyre te kesaj poli-thike, duke filluar me vrastarin dhe shkaterruesin e shtetit, Sali Berisha dhe deri tek Ilir banditi, qe na u be edhe president i vendit! Keto kerma, bashke me shpurren e tyre te ndyre duhet te shfarosen me ligj nga skena politike shqiptare dhe te berballen me ligjin per krimet, qe i kane shkaktuar vendit. Nuk durohen! Jane bere te neveritshem! Te neveritshem ne ekstremitet. E turpshme, qe keta laro te livadhisin ne emer te ''demokracise'' dhe te ''fjales se lire''! Asnje gje nuk kane bere keta laro, veçse e vodhen, e shkaterruan ekonomine e kombit dhe popullin e vrane ne menyre te pameshirshme, ndersa vet jane pasuruar ne menyre skandaloze. I paharruari dhe i nderuari Xhevat Hana eshte viktime e zyrave te krimit nen diktatin e skenaristeve kriminele, me ne krye sali mortjen! I paharruar emri dhe vepra e Xhevat Hanës, juristit dhe njeriut model!
Heshtja nga kolegët e prokurorisë, tregon se ka nga ato që kanë frikë të flasin, ka nga ato që thonë ç’më duhet mua, ka nga ato dhe ato janë akoma në prokurori që u kënaqën me vrasjen e Hanës në spital gjatë kurimit të gabuar por të qëllimshëm.
Me vjen mire qe kujtohet jeta dhe aktiviteti i Xhevatit nga shoket dhe dashamiresit e tij . Une e kam njohur Xhevatin ne vitin e mbrapshte 1997 , une si i pandehur dhe ai prokuror . Me ka bere pershtypje komunikimi , gjuha e perdorur dhe ndjeshmeria ndaj te vertetes . Ai ishte njeri qe mbronte vetem ligjin dhe te verteten , ishte i pa kompromentuar dhe me personalitet . I pa harruar qofte kujtimi i tij .
DY FJALE OSMAN GAZEPIT Gazep, po te them dy fjale. Jam sarandjot nga Metoqi. Prokurori Hana ne cdo moment te punes se tijmbeti i ndershem pa mllefe me ligjin udherefys. Dhe ne ato vjet qe thua zotrote po ai ishte, nda Saranda e donte. E kam provuar ne kurriz. Desh hengra burgun kur me akuzuan per vjedhje. Kurre nuk isha futur ne ato lojra. Pata fat se dosja ime ra ne duart djaloshit atehere Xhevatit bukurosh dhe te ndercem. U intersua ai per karakterin tim edhe me shpifsit e poshter. Dhe su gabua. E di une ckam hequr. Por i ndrite balta atij njeriu dhe ti rrojne femijte. Do kisha bere vite burgu dhe do merrja vulen e hajdutit. Si unemund te pohojne dhe te tjere. Keshtu o Gazep dhe terhiqu nga cke thene.