
Një pallat në Tiranë u bllokua me shirit të verdhë: Ndal, mos kalo, policia! Si një skenë krimi. Më pas një deputet, kapërceu dilemën e tij për ta përdorur apo jo foltoren e kuvendit për një “çështje personale” dhe tha se policia e Ramës i kishte mbyllur biznesin privat për arsye politike.
Kryeministri e refuzoi një mundësi të tillë. “Jo, biznesi, por u bllokua pallati i ndërtuar pa leje ku zhvillohej biznesi i “ballistit” të foltores”, tha Rama.
Deputeti premtoi se do të ndiqte të gjitha rrugët ligjore në kërkim të së drejtës vetjake, madje deri në Strasburg, kurse kryeministri përmendi edhe njëherë me përtesë “ballistët” politikë dhe historia u shua në heshtjen e paqes sepse betejat e përhershme të përsheshit kaotik shqiptar nuk rreshtin kurrë së krijuari arsye për luftë. Dhe kaq!
Kjo ngjarje nuk është thjesht kronikë. Në thelb ajo është ilustrimi më ulëritës i keqkuptimit fatal me parlamentarizmin në vend në veçanti dhe me politikën në përgjithësi. Ligjvënësi që e konsideron normale që të merret me biznes me mandat parlamentar në xhep dhe kryeministri që e konsideron punë të kryer kur mjaftohet vetëm me disa rreshta ndaj ngjarjes, e kanë lënë vetë ngjarjen në mes të udhës.
Deputeti Agron Shehaj ndoshta e ka lexuar, por jo kuptuar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Kushtetuta e ndalon deputetin: “… të kryejë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe të fitojë pasuri të këtyre”. Më tej, ligji për parandalimin e konfliktit të interesit, i cili, tek kufizimet për deputetin, është edhe më i ashpër dhe i drejtpërdrejtë kur e ndalon atë që “…të ushtrojë veprimtari private, që krijojnë të ardhura në formën e personit fizik tregtar, ortakëri personash fizikë tregtare të çdo forme, …”.
Deputeti, me shumë gjasë një sipërmarrës i shëndetshëm dhe i suksesshëm privat, nuk e pati problem të thotë: “biznesi im”. Pa kuptuar se foltorja ku foli ishte stoli ku hipi sipër me duar të vetëlidhura, kurse kravata që mbante në qafë, në fakt ishte litari që i shtrëngoi vetes me vullnet të plotë. Një vetëvarje tipike në degën e marrëzisë. Me vullnetin e tij dhe përtej dilemave të tjera, ai vërtetoi se ishte në kushtet e konceptit të papajtueshmërisë që lidhen direkt me mbarimin e mandatit. Duke u vetëdenoncuar në kushtet e paligjshmërisë dhe mungesës së moralit politik.
Si një keqkuptim gazmor, më shumë dramatik se komik, deputeti vetë dhe ky episod i shkëputur dëshmon se anormaliteti tashmë mbizotërues duket si gjë normale. Me dhjetëra deputetë të tjerë, në këtë sesion parlamentar e të tjerët pararendës, e shohin mandatin si një mundësi për të bërë biznes. Kryesisht ata të ardhur nga bota e sipërmarrjes, por dhe të tjerë sarafë e tregtarë – Lulzim Basha është personazhi tipik mes tyre – e lidhin qasjen me politikën si sipërmarrje private. Ata janë part-time në atë detyrë dhe përgjithësisht shërbejnë si financues të hapur e të fshehtë qoftë të partive të tyre, qoftë të individëve me pushtet brenda partive. I financojnë si të investonin në biznes, me shpresë që ky investim t’u rikthehet pas kur partia e tyre vjen në pushtet.
“Sutor, ne ultra crepidam!”. Shprehja e famshme, “Këpucar, rri tek këpuca!”, e dy mijë e treqind viteve më parë, sot kujton në shqipe të thjeshtë që secili duhet të bëjë atë që di të bëjë. Tentativa për të kullotur aty ku bari duket më jeshil, herët e a vonë sjell në apel fatin e deles. Që e ushqejnë me bar deri në momentin kur ushqen me mish fatin e kasapit.
Në Tiranë sot ka më shumë politikanë të pretenduar se votues në lista dhe secili nga ta është i bindur se mund të bëjë punën e kryeministrit, kryetarit të opozitës apo edhe zejen e ashpër të politikanit, më mirë se kushdo tjetër. Memecë lozonjarë, analfabetë funksionalë, bejlerë të veckël lokalë që mburren me vota fisi dhe lloj-lloj ngjyrash dhe fytyrash anonime e qesharake listash, firmosin CV-të vetjake duke u paguar për një zanat që e njohin po aq sa pranon cjapi të mbathurat.
Agron Shehaj që nëse e marrin seriozisht, do të duhet të lerë mandatin e deputetit – shumë të tjerë do të duhej ta ndiqnin pas – bën mirë të rikthehet në atë që di të bëjë dhe të mos lejojë më ta gënjejnë para syve e ta qeshin pas krahëve kur e bindin se me para bëhesh edhe politikan. Ai, pavarësisht disa betejave të lëvdueshme të bëra në politikë, është viktimë e kohës, e ambicies përtej mundësive dhe llogarive të gabuara. Ai është një individ i keqkuptuar edhe nga vetja bashkë me dhjetëra të tjerë në atë sallë që kanë qejf ta quajnë tempull. Sot ai tempull i përdhosur ka nevojë për skenën që vizatonte dikur dëshpërimi i Fan Nolit:
Kur e pa këtë zi dhe këtë erësirë,
Krisht’ i ëmbël u ndes dhe u bë i vështirë:
Me kamçik e me fshikull sarafët i dëboj,
Dhe nga larot gjakpirës atdhen’ e shpëtoj”.
Por kështu siç shpresonte dikur Noli, ndodh vetëm në letërsi. Në realitet, Shenjtët e kanë humbur rrugën në Tiranë dhe kamxhikun e mbajnë në dorë vetëm shejtanët. Shehajt me shokë janë vetëm ca shejtanë të vegjël çamarrokë dhe pa të keq.
O Lenc skilipeci....a flet me njerezit rruges se cthone? A ke njerez te tut qe ikin nga Shqiperia perdite e nga intelejtuale punojne pjatalares?... meresh me nje opozitar e nuk the nje llaf per aferen uleritese te llamarinave te inceneratoreve....minimumi 3 qeveri do binin e I madhi brenda...
Ke shume te drejte ON, por pse je kaq OFF mor palle? A lexon se cfare shkruan autori? ai po thote qe Gonia duhet te ike se ka shkelur ligjin dhe bashke me te duhet te merren me shkelma dhe kamzhike edhe shume deputete te tjere. ata jane nje nga arsyet se pse ti qe di vetem te lash pjata detyrohesh te ikesh jashte. Autori sulmon te gjithe, por ti je si ai cjapi qe thote ai, e verteta dhe ti jeni si cjapi dhe breket. skeni lidhje. rrot cari.
Lenci dhe keta delenxhinjte e rilindjes. Kushtetuta ndalon deputet dhe funksionaret e shtetit te bejne bisnes, VETEM NE RASTIN QE PERFITOJNE FONDE PUBLIKE. E ke shkruajtur dhe vete o vemje. Agron Shehaj jo vetem nuk perfiton fonde publike, po tregu nga paguhet Agroni eshte Jo Shqiptar. Eshte ndoshta nga bisnesmenet e rralle qe vetem fut leke ne shqiperi me pune te ndershme. Agron shehaj kishte 1 kontrate noteriale me pronarin e objektit qe do te thote e gjithe pergjegjesia ligjore eshte e noterit dhe pronarit te objektit, po per cudi Agronit si qiramares i rregullt i bllokojne bisnesin, pronari qe ka shkelur ligjin as nuk i permendet emri, as i hyn gjemb ne kembe. Komplet shtet bandit, po si raca e tyre ,cobene te zbritur ne qytet jane si ne 1945.
Lexo me poshte Ben. Pervec kushtetutes ke dhe ligjin per konfliktin e interesit qe e ndalon deputetin te beje biznes. Lorenci kesaj rradhe e ka thene troc qe gonia dhe te tjere nga ps e pd qe jane ne parlament duhen zbuar me kamzhik nga parlamenti se jane shejtane. Me kamzhik ore Ben qurrja. Analfabet e idiot. Lexo para se te shkruash o qurre jevgu.
Po mire ai I Big Marketit deputet Sozialist pse nuk I ka dorezuar....pra nuk eshte e thene...
Nëse Gonia do të ishte deputet i PS, do t'i ishin qepur këta të PD dhe do ta kishte lënë mandatin e deputetit........... - Mirëpo këta të PS janë në gjumë, sepse Rama ka pak punë sa të rregullojë botën, pastaj do ta shihni se çfarë do ti bëjë Shqipërisë.....
O On skecibili , e di suma jote sa paguhen ata qe punojne te Gonia yt, rri te porta e bixinesit te tij dhe pyet kur dalin nga puna. Nga ata qe ikin ka plot nga te Gones.
Po per Xhacken pse nuk ndihet Lenci? Te pakten Gonja I ka lek gjaku...ka ikur me gomone 8 vjec...nuk fiton fonde e as inv strategjik...trap
Po ku do tia dije Agron Shehaj nga keto qi i thua ti or Lorenc!Ate ka kush e instrukton dhe e mbron eshte katershja e fameshme Raqipi,A.Qani,nje fare Abilekaj dhe Sejamini!Kater rrypa ku mungon edhe Raqipllari,intelektuale te mirefillte, kopetente te ç'do fushe .E ku pyet Agron Shehaj per keto vogelsira qe i permend zotrote kur ai nuk e ka biznesin e tij por ia ka falur partise (nenkupto Saliut).
O Vëllezër shqipëtarë, akoma nuk e kuptoni se vendi i ynë ka 30 vjet pa shtet, drejtohet nga krimi i organizuar, shpellarët, shqipfolësit antishqiptarë. Politikanët tonë janë pjella më e keqe e kombit, nuk njohin as moral, as etikë, as ligj. Kombi i ynë është drejt shuarjes së madhe. Kurrë më keq se sot.
Vella himariot. E trishte eshte sidomos fraza e fundit. Por eshte real meraku jot. Jemi vërtete ne fije te perit. Te shpresojme qe nuk ndryshojne konjukturat e fuqive te medha. Se te jete per keta politikanet tanë duke përfshirë edhe kete Don Krishtin tone(KM) neve do na kishte marre lumi me kohe si popull.
Gonia eshte prestanome o Lorenc. Preeestaaanomeeeee. Nuk jane parate e tija dhe pike. Po keshtu e keni mbushur kuvendin me prestanome
Zorrenc Varikarngjeli ka qene bythlepiresi i Ilir Metes ndersa tani ka nderruar kazan dhe ushqehet ke ai i Rames. Jo me kot i therrasin Varikaengjel pacavurja
O Lorenc, nuk flet mire; duhet te flasesh si e kane oreksin edhe ca komentues: ata duan fasule, ti u jep sallate, ata duan nje hu ne bythe, ti i perkedhel nga larte. Shiko oreksin e njerzeve dhe fol se keta me nder komentues, jane pjesa me banale e tokes shqiptare qe duan ate :hurin ne bythe e tu dale ne gojen e Ilirit e Sali dobiçit; jane gjallesa te pa gedhendura. Sa per ate Agron Shehaj mos e ngaterro. E di si me tha nje fshatari tij ketu ku jam? Ai i ka bisneset e tij dhe i ka ngritur me njerez ne Itali e Londer. Prandaj mos e prekni te ziun.
Lenci, bolelepiresi i Rames.
Të lumtë Lorenc!Askujt nuk i shkoi mëndja ta shikojë këtë debat në këndvështrimin tuaj.Është rasti i parë që konflikti i interesit duket ashiqare.
Ik more jevgjiti mutit me ze te ngjirur nga duhani. E ke pare sa pelqime ke ne fb o plere? 3 deri 4 jo me shume. Lepiji bibilushin meros me compani qe te postojne artikujt o je gjiti bregut te lumit. Klarineta do te shkonte me shume se bibilushi sta mbush dod gojen