Mos u mërzit Gone, Revolucioni vazhdon!

25 Tetor 2022, 10:06Blog TEMA

Mos u mërzit Gone, Revolucioni vazhdon!

Nga Poli Hoxha

Pak ditë më parë deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, doli në foltoren e parlamentit dhe bëri një denoncim të fortë. Ai tha se qeveria Rama po i sulmon dhe bllokon bizneset me prapavijë politike dhe arsye intimidimi.

E lidhi bllokimin e zyrave të tij nga policia në një kullë të kryeqytetit me denoncimet për korrupsionin qeveritarë që ka bërë në parlament dhe veçanërisht, me dhënien e një prone të çmuar në bregdet familjes së ministres së Jashtme Olta Xhaçka, nën mburojën e “Investitorit Strategjik”.

Më pas në atë seancë u zhvillua një debat i fortë mes tij, drejtueses Ermonela Felaj dhe Taulant Ballës, të cilët e akuzonin se po përdorte parlamentin në konflikt interesi, duke mbrojtur paligjshmërinë e bizneseve të tij.

Dy- tre zëra nga deputetët e Partisë Demokratike lëshuan nga një fjali mbrojtëse, kurse vetë deputeti Shehaj kur e pa veten të vetmuar u skuq gjak, nga rrënjët e flokëve deri te kopsa e parë e këmishës.

Betejën e vazhdoi në faqen e tij në Facebook ku nxori edhe shkresa të kontratës së qirasë së zyrave të tij dhe se policia po vepronte, pa asnjë urdhër prokurorie. Në lojë u fut edhe kryeministri Rama i cili pasi e akuzoi se kryente biznes në një pallat pa leje, e  quajti “Ballist të Foltores”.

Komandanti i Foltores, Sali Berisha, ka folur në parlament disa herë pas kësaj historie, ka bërë çdo ditë konferenca me gazetarët dhe takime të shumta me partinë e të tjera, por për “ballistin” e tij nuk tha asnjë fjalë.

Agron Shehajn ose “Gonen” siç e thërrasin kolegët e  vetë në parlament dhe në parti, e lanë vetëm. Vetëm edhe pse ndërhyrja e shtetit të Edi Ramës ndaj bizneseve të tij të paktën deri më tani, nuk ka asnjë vërtetim ligjshmërie.

Edhe pse Edi Rama e politizoi çështjen duke e quajtur “Ballist të Foltores”, asnjë nga “bashkëluftëtarët” e tij të Rithemelimit nuk po i gjendet në krah. Berisha nuk iu përgjigj kryeministrit, ndoshta i pëlqeu etiketimi.

Kur sheh këtë situatë të kujtohet furtuna e vetë Sali Berishës dhe “ballistëve” të tjerë të Foltores, mbi pishinën e jashtëligjshme të biznesmenit dhe manjatit të medieve Irfan Hysenbelliu.

Shumë prej tyre u lëshuan te pishina që po prishej, duke akuzuar regjimin kriminal të Edi Ramë. Mediet e Hysenbelliut dhe ato të Rithemelimit, u mbushën me “Ballistë të Foltores” që mbronin pishinën e cila gati ishte futur brenda në det.

“Fania” siç e thërrasin politikanët e të gjitha krahëve është një biznesmen dhe botues i cili deri në ditën që Rama i dërgoj fadromat, njihej si mik i komisarit të Rilindjes Taulant Ballës. Në mediet e tij edhe sot e kësaj dite, Erion Veliaj, del më shumë se vetë moderatorët e lajmeve dhe të emisioneve. Fania njihet edhe si mik i ngushtë i Ilir Metajt. Ai herë kalon me PD-në, herë me PS-në e LSI-në dhe herë me të gjithë. Kërcet dhe sulmon, vetëm kur i preken ose nuk i mbrohen bizneset.

Mirë bën Fania që e bën këtë se është në biznesin e tij, po Berisha dhe deputetët e tij përse përdorin standard të dyfishtë kur vjen puna për Gonen, “ballistin e tyre” sipas kriminelit Rama?!

Gonia është një figurë interesante e PD-së. U bë deputet në kohën kur partia udhëhiqej nga Luzim Basha dhe në garën për kryetarë pas zgjedhjeve të 25 prillit, kandidoi që të merrte frenat e partisë. Nuk fitoi përveç të tjerave edhe për faktin se shumicën, (për të mos thënë të gjithë), e “ballistëve” të Foltores me në krye komandantin, atëherë i kishte kundër.

Gonia ka krijuar fillimisht simpati mes demokratëve dhe publikut në përgjithësi, si një figurë që përfaqësonte emigrantin që ka çarë vetë dhe pa i marrë gjë partisë dhe politikës 32 vjeçare. Ai vinte si një biznesmen i suksesshëm, si shtresë e ish-të përndjekurve politikë dhe që në fillimet e tij si deputet u shqua për denoncime të forta si ai i korrupsionit me Unazën.

Gonia ju bashkua herët lëvizjes së Foltores, duke deklaruar se partia duhej çliruar nga kryetarokracia dhe duhej hapur. Thonë që është treguar bujar në financimin e Foltores, që do të sillte më në fund “demokracinë” e vërtetë në PD. Por kur u zhvilluan zgjedhjet për kryetar të PD-së së Rithemelimit, ai nuk guxoj që të sfidojë Berishën siç bëri me Bashën.

Gonia tha kur ju bashkua betejës së Foltores, se ishte kundër pjesës së PD-së zyrtare për çështje parimore dhe të demokracisë së brendshme. Kurse për Berishën deklaroj se do ti duhej që ta zgjidhte personalisht çështjen e “nongratave”. Gonia thoshte dhe thotë gjithashtu se ishte properëndimor, se SHBA është aleat strategjik i PD-së.

Por ja ku ka kaluar më shumë se një vit dhe Berisha jo vetëm që nuk ka zgjidhur gjë personalisht dhe as institucionalisht, por madje bën sikur e ka harruar Elefantin që Perëndimi i kanë lënë në oborrin e vetë dhe atë të PD-së.

Gonia nuk guxon që ta pyes Berishën se çfarë u bë me gjyqin në Francë dhe si do t`ja bëjmë me damkën që po trashëgon kjo parti, (korrupsion dhe minim të demokracisë), që komandanti ka nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Gonia është edhe nga ata politikanë, që i ka marrëdhëniet e mira me ambasadat perëndimore. Ai ju shkruan shpesh për probleme madhore të korrupsionit të qeverisë Rama. Por ai nuk po guxon që të ankohet për çështjen e intimidimit që po i bën pushteti, duke i bllokuar bizneset. Mos ndoshta ndihet edhe vetë si “Ballist i nongratës”?!

Nuk e di se çfarë do të bëjë Gonia me hallin e tij personal dhe rënien në qafë që po i bën politikisht Rama, por një gjë duket qartë. Foltorja së cilës ju bashkua dhe partia e Rithemelimit, e ka lënë vetëm. Por Gonia prapë është besnik. Ai nuk i braktisi kur bojkotuan ligjin e hapjes së dosjeve, për ata që kanë burgosur shtresën nga vjen.

Pra Foltorja dhe PD e Rithemelimit nuk e mbron, siç bëri dhe bën me Sali Berishën. As Berisha nuk e mbron siç bëri dhe po bën për veten e tij, duke përdorur Foltoren, Rithemelimin dhe sot partinë.

Nuk po e mbrojnë as nga “qeveria e korruptuar dhe kriminale” e Rilindjes. Imagjinoni nëse Gonia do të kishte punë me SHBA dhe gjithë Perëndimin!

Dhe ta mendosh që komandantit të Foltores, Edi Rama deri më tani, (përveç fjalëve dhe batutave), nuk i ka prekur asnjë biznes të afërt me të. Por nuk ka problem. Gonia pasi ka kuptuar që kryetar nuk bëhet dhe se madje as që duhet të guxojë që të kandidojë përballë Berishës, mësoi më në fund se lufta e tij politike dhe denoncimet që bën ndaj “regjimit Rama”, nuk vlejnë as sa pishina e jashtëligjshme e Fanes.

Natyrisht që Gonia nuk është “Ballist i Foltores”, por për Berishën dhe Rithemelimin ai nuk bëhet dot as Fane. Mos u mërzit Gone; Revolucioni vazhdon!

17 Komente

  1. m
    mos me keqkuptoni thjesht nje opinion

    ti poli je pijanec dhe pervec kesaj dhe i shitur dhe i blere, agroni eshte shume lart , ti je shume poshte

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nuk je i keqkupuar

      Nuk je i keqkuptuar se je Agroni tani kush eshte larte e kush eshte poshte ti Agrone ke qendruar gjithmon poshte .

      Përgjigjjuni
      1. m
        mos me keqkuptoni thjesht nje opinion

        poli eshte i lsi, eshter merkato o i painformuar, shkrim me leke , pa cilesi

        Përgjigjjuni
      2. B
        Bisha Polo

        Polo, Poli, Bolo Boli, hengri mut, sa u ngop, dhe pastaj e polli,……

        Përgjigjjuni
        1. p
          pilo lala

          Gonja eshte i padeshirueshem ne Foltoren e Saliut. Salianji eshte 100 here me i besueshem se Agroni. Saliut i duhen njerez te perlyer, Agroni nuk ka arritur te behet pis. E pate si shkuan gjithe Deputetet e Sa;liut ne gjyqin e Salianjit, cfare mbeshtetje i dhane? Agroni eshte e ardhmja e PDse.

          Përgjigjjuni
        2. A
          Agronia i PD dhe Bardha i PD

          Agronia PD eshte homosexuelle i dashuruar tmeresisht me Bardhen e PD po seç ka nje konflikte midis tyre ndoshta Bardha e PD eshte e dashuruar me Olti Shulla nga Berati dhe xhelozia e ka bere Agronia e PD te shkoje te nongrata dhe si profesionel komunisti Berrisha te mjele mire e mire e kur nuk ke me qumesht te flake po Agronia si si vogelush qe eshte nuk e ka kuptuar hienen Berrisha qe dhe nga te vdekurit perfiton

          Përgjigjjuni
          1. u
            urithi,qe greu rrugen deri ne Tirane

            Po ta shikonte ndonje veteriner,surratken e gones,do te thoshte menjehere: Kjo specie urithi,gjendet vec ne fshatrat e Vlores.

            Përgjigjjuni
            1. s
              saljani

              O Gone kur po te qij nje dite? he te keqen se mu kane fryre bolet

              Përgjigjjuni
              1. k
                koli

                Mer dhe motren ta beni treshe.Ti motra jote dhe Goni.

                Përgjigjjuni
              2. E
                Era

                Ik o Gone me non gratën do lësh lesht e lesh do marësh.

                Përgjigjjuni
                1. k
                  koli

                  Si nuk ka lajm po vetem sharje ne gazeta?Cjane keta gazetaruce?!

                  Përgjigjjuni
                  1. k
                    koli

                    O Pole a bole si e ke...Gonja i ka parate e tija ndryshe nga Rama e Zahua.

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      spektatori

                      Do kishe bere goxha para sikur ti ishe futur kinematografise or Gone !Me kete plastike fytyre qe ke do t'ia kishe kaluar edhe te ndierit Chaplin!Humori jot i ftohet do kish gajasur jo vetem popullin shqipetar por edhe ate boteror.Shoqerite e sidomos ajo shqipetare ka shume nevoje per te tille figura.Je humoris shume i madh por se nuk e kuptoj se perse i ke humbur vlerat e tua.Eshte e vetmja fytyre qe nuk mund ta ofendoj por sa here qe me del perpara me jep nje pozitivitet!Nje personazh i ralle dhe jo i pershtateshem per ate stalle kuajsh ku aderon sot.

                      Përgjigjjuni
                      1. s
                        saljani

                        @ koli te paska mbet qefi per gonen, he se te qi dhe fisin tat dhe e mbaroi emisionin

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          KGB-ja

                          Goxha konspiracion i Edvin Rames kunder Agronit duke keq perdorur Polin (jo ate te veriut as ate te jugut). Frika e Edvinit se Agroni po kandidon ne Tirane e ka dhjere Ramazonin dhe Lal Plehun...

                          Përgjigjjuni
                          1. J
                            Jugu

                            O gazetar nuk ke qullosur gje me larte. Ke shkruar shume por per lume. Nivel i ulet. Pse nuk merresh ti me Ramen por e prek shkarazi apo ai te paguan ndo nje honorar dhe nuk mund ta humbesh honorarin. Rama eshte ne qeveri, ai keq perdor leket e tua dhe te mija, dhe ti flet per konspiracion dhe pordhe me rigon te Gones dhe Berishes. Nderro menyren e te shkruarit, temen, dhe zhivillimin. Edhe pse Mero te boton, ti je shume out si gazetare.

                            Përgjigjjuni
                            1. G
                              Gone Prestanome

                              Shiheni Gonen se vetem prestanome eshte. Ku e gjeti inteligjencen [per biznes ky palaco. Paguan kudo per cdo gje. Shihni parate e kujt pastron dhe do te mbeteni pa fjale. E di gjithe Vlora kete.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje