Berisha i ka të gjalla viktimat e tij!

23 Tetor 2022, 20:40Blog TEMA

Berisha i ka të gjalla viktimat e tij!

Nga Ardit Rada

Këto rreshta kam dashur t’i shkruaj muaj më parë kur Sali Berisha turrej në rrjete sociale për çështjen e një gazetari që i ‘dhunua’ fjala e lirë nga Edi Rama. Pas këtij episodi, vetëm para tre ditësh, Berishës iu çua një gazetar dhe i dhuroi një pikturë. Nuk, mjaftonte dhurata që nuk bënte pikë sensi me takimin, por i shtoi edhe komentet: “Doktor, kjo pikturë do të vlejë pas disa vitesh 100 mijë euro. Ti je shpresa e vetme”. Këtë episod po e rrëfej për të treguar se sa e pavarur është media në Shqipëri dhe se kush po i pjell portalet anonime dita-ditës.

Prej dy ditësh, Sali Berisha i ka mëshuar fort idesë së tij personale se i ndjeri Laer Kurti është dhunuar gjer në vdekje nga Policia dhe duke shpresuar në një skeanr si ai i Klodian Rashës, që për turp të këtij populli u thye Muzeu Historik Kombëtar dhe Biblioteka Kombëtare. E nëse atëherë protestën ia udhëhiqte djali i Sali Lushës, sot ia drejton i biri i Ilir Vrenozit. E pra. PD ka ecur shumë përpara këto dy vite…

Vdekja e Laer Kurtit duhet kuptuar që nuk kënaq askënd. I vetmi që fërkon duart si me replikat e Ramës me gazetarët ashtu edhe me qytetarët që i dhunon Policia me apo pa dashje, është ai plaku që ka filluar të shfaqet edhe në emisione Showbizi. Një ditë flet për dasmën e të birit, një ditë për vdekjen e djalit të dikujt tjetër.

Dhe që t’ia bashkoj të dyja ngjarje bashkë: Ai më sipër në foto është gazetari Zamir Dule. Ikona e kronikës investigative në Shqipëri, që në sulmin e SHIK-ut të Gazidedes në 1997 mbi “Koha Jonë” mbeti i gjymtuar nga kriminelët e Saliut të I-rë. Flinte në redaksi, e gjetën në gjumë. E shembën në dru dhe më pas ia përvëluan gazetën Nikollës Lesit.

Zamiri sot jeton në Miras të Korçës, në një shtëpi të rrënuar. Nga levat e presidentit Berisha që hëngri në kokë, akt ky që figuron edhe në dosjen e Prokurorisë, ai as jep as merr më si njeri normal!

Nuk ia vlen të zgjatem më për Zamirin, sepse u takon kolegëve dhe bashkohësve të tij t’i çojnë të paktën një pako kafe a një paketë duhani. Por Berisha që ka pasion të postojë foto të vdekurish, ja ku e ka foton e viktimës së tij. Falë Zotit, të gjallë!

16 Komente

  1. Y
    Y.H

    He ju zagaret eSaliut a kini ndonje gje per te thene?

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jimi

      Bravo Ardit !

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jimi

        Bravo Ardit !

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bureto

          Bravo të madhe! Por pavaresisht te vertetave perveluese te Arditit, ne kontekstin qe ai do te stigmatizoje monstren e politikes 32 vjecare, bemat dhe gjemat e tij lipset te gjykohen në perputhje me ligjet e shtetit shqiptar. Kete do populli prej Drejtesise, në te kundert çdo gje mbetet retorikë. Lekura e Saalehut eshte trashur aq sa ia ka kaaluar dhe asaj tē bullallit. Per keto raste, nje fjale e urte thote se "derri do plumb!".

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zagali

            Saliu i beri gjithe ate gjem Zamirit,e la sakat dhe te rrenuar ekonomikisht,po Zamiri pse nuk hakmerret e t'i beje ate qe i beri Saliu?

            Përgjigjjuni
          2. E
            E.K

            Qendisje, qendisje! S'kam fjale per te shtuar. Hallall qumeshti i nenes o Ardit!

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dakord

              Sa here e degjoj kete histori me dridhet mishi. Nikoll lesi funderrina guxon dhe ben artikuj pozitive per dhunuesin e vet. Çfare kerme e pocaqisur

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nikolla

                Po nikoll leshi, ka ndonje gje per te thene? se nuk le rast pa i lepire bythen saliut

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dardan

                  Sali Tropojani eshte simbol i kriminelit dhe hajdutit hipokrit qe te vret e te xhvat gjithe naten dhe te qan gjithe diten; mjere Shqiperia qe nuk do te gjeje kurre qetesi nga ky burre monster!

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kim Yong

                    Meriton gjithe respektin e shoqerise Ardit. Paska edhe njerez te ndershem ne kete vend te kapur nga kriminelet me kryekriminelin non grata.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tironci

                      Ardit,ndoshta eshte mire dhe sado pak ndihmuese per Zamirin,te hapesh nje llog......sikur 100 pers te japin 1000l (te vjetra ne muaj),eshte nje shume modeste qe i shtohet pensionit te tij........ Tironci

                      Përgjigjjuni
                      1. r
                        raul

                        Ke te drejte por fatkeqesisht Hysni Shoshori qe beri burg prej deklarates ne gjyq kunder tij nga Sekretari i partise i fakultetit te mjesise sot perbindeshi i vicidolit , ka vdekur. Pra nje viktime e komunizmit ka nderruar jete ndoshta dhe nga marazi qe kishte qe si ka mundesi te behet kryetar shteti ne demokraci nje akuzues i poshter ne sallen e gjyqit qe i kushtoi Hysni Shoshorit plot 17 vjet burg pikerisht nga ulerima e sekretarit te partise se fakultetit te mjeksise kur bertiste : me vdekje, me vdekje pushkatim dhe prokurori u terhoq nga vendimi i pare 20 vjet heqje lirie dhe dha pastaj demi me vdekje. Dhe kjo monster , perbindeshi i vicidolit shpreson sot se mund te vije prape ne pushtet. Fundi i botes , kurren e kurres nuk ndodh me qe nje perbindesh dhe nje spiun te behet kryeminister. Keto dy monstra e kane marre rrugen e mutit tashme.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kadriu

                          Dosja e spiunit te katerfishte Sali Vuk Karaxhich eshte zhdukur, por bemat e tij jane te dokumetuara ne dosjet e viktimave qe ka marre ne qafe dhe Drejtesia e vonuar nuk harron.

                          Përgjigjjuni
                        2. r
                          raul

                          Ke te drejte por fatkeqesisht Hysni Shoshori qe beri burg prej deklarates ne gjyq kunder tij nga Sekretari i partise i fakultetit te mjesise sot perbindeshi i vicidolit , ka vdekur. Pra nje viktime e komunizmit ka nderruar jete ndoshta dhe nga marazi qe kishte qe si ka mundesi te behet kryetar shteti ne demokraci nje akuzues i poshter ne sallen e gjyqit qe i kushtoi Hysni Shoshorit plot 17 vjet burg pikerisht nga ulerima e sekretarit te partise se fakultetit te mjeksise kur bertiste : me vdekje, me vdekje pushkatim dhe prokurori u terhoq nga vendimi i pare 20 vjet heqje lirie dhe dha pastaj demi me vdekje. Dhe kjo monster , perbindeshi i vicidolit shpreson sot se mund te vije prape ne pushtet. Fundi i botes , kurren e kurres nuk ndodh me qe nje perbindesh dhe nje spiun te behet kryeminister. Keto dy monstra e kane marre rrugen e mutit tashme.

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Socialisti i vertete

                            Komente patronazhistesh. Shikoni sot sesa vriten diten mor te mjere. Rrofte udheheqsi jone, therrisnin patronazhistet ne Fier, kur mbrriti Edi Rama. I tille popull jemi ne. Rrofte ai e rrofte ky.

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              Fshatari

                              Saliu eshte deri ne gryke i mbuluar nga krimet, por une bej pyetjen: -Ku e gjen forcen ky kriminel, qe del shesheve dhe ekraneve te televizioneve dhe na shet moral?! Tek demokracia?! Po te jete keshtu demokracia, me mire te shuhemi te tere, ose te ngrihemi dhe t'i tregojme vendin çdo krimineli ne politike! Me keta kriminele llapaqene dhe dorë e shpirt katrani jeta nuk shtyhet. Eshte koha sot, ose kurre tu themi: -Mjaf më! Nuk duroheni!

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje