Targa e Benzit dhe njerëzit që më shpëtuan jetën!

21 Tetor 2022, 18:30Blog TEMA

Targa e Benzit dhe njerëzit që më shpëtuan jetën!

Nga Rudina Xhunga

Dje në Bulevard u pengova. Po vrapoja për të kapur semaforin jeshil dhe nuk pashë hekurin e verdhë që ndante korsinë e biçikletave. Pengesa më bllokoi këmbët dhe rashë në Bulevard, para një makine. 

Nuk kuptova çfarë ndodhi, po kalimtaret përreth bërtitën, ndaluan makinat e tjera dhe një vajzë më ndihmoi të çohem. 

Pastaj një zotëri m’u prezantua si mjek, më uli, në bordurën e Rognerit dhe më kontrolloi për shembje, thyerje nga rënia. Dhe në fund më dha targën e makinës, para së cilës rashë.

Gjeje, -tha kujt i përket. Sepse nuk frenoi, nuk ndaloi, nuk ndihmoi. E pashë kur u pengove dhe e gjitha që me sekonda. Ai mund të të kishte vrarë sot. Ishte Benz luksoz. Targa AA200XJ. 

I thashë faleminderit! Por më mirë se të gjej pronarin e atij Benzi, kësaj dite do i mbaj mend fytyrën gjithë merak të vajzës që më dha dorën të çohem, kalimtarët që u mblodhën pa më njohur dhe bërtitën të ndalonin makinat, mjekun që mbajti këmbët, shënoi targën dhe më dha ndihmën e parë. 

Tirana është plot njerëz të mirë dhe jeta është shume çmuar të të ikë, sa hap e mbyll sytë. Nuk duhet lënë në mëshirë të benzave. Si ky që për pak më mori jetën, për pak, fare pak, distance fati, dje. Faleminderit!/dritare.net

20 Komente

  1. k
    kalimtari

    Tjeter here mos ece vetem e pa shoqeruar se kjo tregon qe s'je mire!Qe ti biesh hekurit te verdhe tregon se je plakur,se per te hutuar gjithnje keshtu ke qene.Sidoqofte te shkuara dhe me e kujdesur here te tjera!Te vjetrit na keshillojne shpesh:Ruaju te te ruajn!Te qofshin te shkuara.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fajtori.com

      Ka diçka që nuk shkon me përshkrimin tuaj Zj. Xhunga. Nëse keni qënë tek vijat e bardha, duke nxituar për të kapur semaforin jeshil, nuk ka pse të ketë pengesa hekuri mbi vijat e bardha, dhe nuk ka si të ketë makina duke ecur me shpejtësi mbi vijat e bardha! Nuk kam asgjë me pjesën tjetër të tregimit.

      Përgjigjjuni
      1. t
        tetovari2

        O lesh arapi a e di sa viktima janë bërë në vijat e bardha?A e di se të gjithë viktimat janë shpallur fajtor ose janë kërcënuar nga të fortit që ti tërheqin deklaratat o lesh arapi dhe ate i palarë.

        Përgjigjjuni
        1. a
          aaaaaa

          Znj.Xhunga Hiq pak nga botoxy qe ke futur me faqe e mollza se te kane mbuluar syte dhe dukesh pikerisht si grua aziatike qe mezi shofin.Respekto rregullat e qarkullimit rrugor se nuk e rruan njeri qe je VIP apo njeri i zakonshem.. Emisionet i bene te bukura,prandaj ki kujdes se i duhesh publikut serioz shqiptar. Te shkuara dhe shendet!

          Përgjigjjuni
      2. L
        Llapaqeni Sa-Hale Breshkani

        Or Kar-imtar qeke me te vertet tyc dhe Rr.K. tipik. Ti duhet te jesh nga ata qe ngasin Mercedezat e makinat lluksoze neper rruget e Tiranes dhe mendojn se Tiranen e kane pronen e tyre... Jore tutkun Tirana eshte e te gjitheve dhe sa per dijenin tende sipas rregullave te qarkullimit kalimtari ka perparsi dhe jo Benzi. Tyc

        Përgjigjjuni
        1. k
          kalimtari

          Do te kisha kthyer pergjigjie por kur te lexova pseudonimin nuk ia vlente se je prezantuar tamam.Na myten tironsit!Ha ha ha ha ha ha.

          Përgjigjjuni
      3. L
        Lani

        S’eshte çudi te kete qene ndonje nga ata qe kerkojne t’u amnistohen te ardhurat o Rudina.

        Përgjigjjuni
        1. 1
          19

          Kalimtari ti qeke kurva e benxit qe ke qen ne timon .meqe flet ne kte menyre ose je kojea e malokut .

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qytetari

            Rudina, se pari shyqyr me kaq qofte.Mendoj se do ishte mire te kishe shkruar per ato dreq hekura qe jane vendosur jo ne vendin e duhur dhe po te them se nuk je vetem ti qe je rezuar .Dje e njejta gje i ndodhi nje gruaje tjeter.Bashkia mbase nuk ecen me kembe.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Drino

              O Rudina pyete nje here burrin tat se ai ka shok lartmadhnine dhe i ben fresk, ta gjeje targen mqs nuk qenka as tek file i targave ;). Pyete burrin se ai thot qe gjithcka eshte mire ne shqiperi. ps. pak per respekt per ty ka mbetur, por yt shoq hmmmm Sa per njerez te mire ka PLOT nuk jane te gjithe sufllaqexhinj, burektusha, apo florira. Por fatkeqsisht na dalin cdo dite ne tv, administrate keto lloj fytyrash. Te fala burrit.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Perdorues i kenaqur biciklete.

                O qytetar, nuk ka hekura as ne semafor ,as ne vijat e bardha. Kush kalon ne mes te bulevardit sigurisht qe do pengohet te hekurat. Me teper me dukesh si fshatar se sa si qytetar, sepse ne fshat nuk ka as semafor as korsi bicikletash. Dhe mjaft bete kritikun pas tastieres . Kush punon edhe mund te gaboje, vetem kritiket nuk gabojne kurre.

                Përgjigjjuni
                1. a
                  arsen

                  I qeka fut botoksit dhe kjo shushka, ka qene gjithe pucrra e fytyre pjerdhur ta shpifte.

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    shijaku

                    nuk ke turp ??!!

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      arsen

                      Nga se te kem turp mor rrotkari

                      Përgjigjjuni
                  2. D
                    Djaloshi

                    kalomtari! O plere, uroje qe dhe ty ose familjareve te tu, ta pesojne me keq se e nderuara Rudine, perpara se bashkia te mari masa per ti hequr ne shume trotuare neper Tirane, se i keni gjithe andej. Ndersa Policia duhet te mari mas per automjetin qe i eshte identifikuar targa, e per saktesi jane dhe kamerat qe monitorojne ate pjese trafiku. Respekte per vajzen, mjekun dhe te gjithe kalimtaret qe i dhane ndihmen.

                    Përgjigjjuni
                    1. g
                      goliku

                      Keto targa jane te forteve qe dhe policia nguron ti ndaloi, keta jane ata qe nuk ndalojne te vizat e bardha dhe ne semafore, me nje fjale plera dhe fatkeqesisht jane te shumte.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        S B S

                        Shyqyr me kaq!,ke bërë mirë dhe e mira gjen vënd dhe kohë të shpërblejë. Dhe pak humor ,se pari të shkuara dhe mos e mbaj mëndjen aty.Së dyti ,e dashur gazetare mendo më shumë për veten se mungesa e vëmëndjes të dëmton atje ku nuk e pret Humori pas kshillave dashamirëse eshtë : Po të ishe koperativiste e veshur me pantallona e mbi to fustane basmë duke u kthyer nga një punë e lodhëshme gjat gjithë ditës dhe e ngarkuar me një barrë shkarpa me një tërkuzë gjeshtre të bërë vetë dhe mbi barrën e druve të ngarkuara të kishe edhe një dembek bari për gjënë e gjallë të shtëpise ,dhe me të gjitha këto te zbrisje në një shteg të grryer dhe të sajuar si rrugë ku do ta mbaje fymën në se do ishe e pa vëmëndëshmë ?Aty të siguroj se nuk do kishte targë benzi apo djalosh shofer a mjek te të vizitonte e njerëz të tjerë që të njihnin e nuk të njihnin. Prandaj të them ku bulevardi e ku rrëpira e ish zj. Rudina . Bija e xhaxhit vure si vëth në vesh këshillën bulevardin konsideroje rrëpirë dhe rrëpirën bulevard ,por kurrë mos këmbe vëmëndjen mepër veten me asgje tjetër!

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Makina dhe Rudina?

                          Se kuptoj ca lidhje ka makina se u rrezua Rudina? A ma sqaron njeti?

                          Përgjigjjuni
                          1. Z
                            Zina Sallaksja bjondha

                            Do jete qënë ndonje qe ka dashur te trembte! Per inat te burrit tend! Se ai eshte bir i nje oficeri te sigurimit shtetit! Ishte nga ata kriminele te ndyre! Edhe ky atije i ngjan. Servil, pa bythe dhe na ben si patriot? Ja beri mire Rama qe e qeroiji nga M M. Ishte antar i qeverise dhe hyri ne çadren e lirise??? B Q.

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              Nje mergimtar

                              Ngjarje qe mund ti ndodh kujtedo,dhe te kete edhe te pa pergjegjshem qe nuk te japin ndihme.Si vajza qe te ndihmoj te ngriheshe edhe mjeku qe te dha ndihmen e pare kane kryer veprimet njerezore.Te gjithe njerezit ndihmojne kur te shohin te te rrezikohet jeta por,jane po keta njerez qe kur duan te perfitime te vene kemben ne fyt.(te tilla veprime humanitare mund te bejne edhe kriminele edhe politikane). Njerez te mire ka shume por ,shoqeria ne vendin tone eshte shperbere mjaft keq.Zoti e befte mire.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje