Pse e djathta s’gjen dot një kandidat si Qazim Mulleti për Bashkinë e Tiranës?

19 Tetor 2022, 18:32Blog TEMA

Pse e djathta s’gjen dot një kandidat si Qazim Mulleti për

Nga Kreshnik Spahiu

Opozita shqiptare ka 24 vjet që humbet Tiranën.

Socialistët jo vetëm kanë fituar disa mandate, por kanë edhe fitore të thella me nga 40.000 vota diferencë.

Fitorja e vetme qe ajo e vjedhur e Lulzim në alencë me komunistët e Hysni Milloshit.

Por pyetja lind:

- Pse Tirana voton gjithmonë majtas dhe e djathta merr aq pak vota?

- A voton Tirana kandidatin apo partinë?

Analiza është shumë e thjeshtë.

E para: Partia Demokratike ka fituar vetëm një herë thellë, në vitin 1993.

Ajo fitoi thellë kur ishte parti e qytetarëve dhe kishte bastionet bazë në qytetet e mëdha.

Demokratët kishin elektorat qytetin, ndërsa socialistët kishin elektorat fshatin

Degradimi i saj ndër vite reflekton rezultatin.

Sot janë ndërruar rolet: Partia Demokratike është shndërruar në parti fshatarësh dhe Partia Socialiste në parti qytetarësh.

E dyta: Berisha largoi nga partia 100% të familjeve nacinaliste dhe i zëvendësoi me bijtë e komunistve. Ai largoi Budkën, Kalakullën, Dostin, Malasin, Shehin etj etj.

E treta: Figurat e kandiduara nga socialistēt kanë qenë profile që kanë unifikuar tē majtën.

Figurat që pretendon të rivalizojë sot e djathta nuk arrijnë dot as 10% të figurës së Qazim Mulletit njē shekull më parë.

Ju lutem krahasoni sot figurat që pretendojnë të kandidojnë për Partinë Demokratike në Tiranë, dhe personalitetin dhe backgraundin e Qazim Mulletit.

Askush, sot në Partinë Demokratike të Berishës apo Lulzim Bashës nuk përfaqëson të djathtëm apo naciolastët, as sa çereku i Qazim Mulletit.

Qazim Mulleti lindi në Tiranë nga një familje autoktone Tirone.

Studimet e para i kreu në Manastir, i vazhdoi në gjimnazin “Zosimea” të Janinës dhe së fundmi kreu studimet e larta në kolegjin perandorak “Gallata Saraj” të Stambollit, me medalje ari. Ai ishte poliglot.

Ai fliste 9 gjuhë të huaja; turqisht, osmanisht, arabisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht, latinisht, serbo-kroatisht dhe greqisht.

Hobi i tij ishte hipizmi, koleksionimi i suvenireve, ku në shtëpinë e tij, një kat e kishte shndërruar në muzeum të posaçëm,  si dhe patinazh në akull. Në 1912-ën, bashkë me shumë studentë të tjerë shqiptarë merr pjesë në ngritjen e flamurit në Tiranë dhe Vlorë.

Në 1914-ën është një ndër katër adjutantët e Princ Vidit. Largohen së bashku në Vjenë, ku jetoi aty deri në vitin 1920.

 Qazim Mulleti vijoi studime specializimi shtesë në fushën e diplomacisë ushtarake të luftës. Në vitin 1920 merr pjesë në Kongresin e Lushnjës. Me ndërhyrjen e dajës së Qazimit, Mytesim Këlliçit, Abdi Toptanit dhe Qazim Mulletit, si dhe të delegatëve të tjerë të Tiranës në kongres, qeveria u vendos provizorisht në Tiranë.

Shumë patriotë të Tiranës hapën shtëpitë e tyre në dispozicion të qeverisë së re. (Një shtëpi e Mulletëve u bë Ministria e parë e Bujqësisë).

Më vonë, në bisedat e Kuvendit Kombëtar, Qazimi mbron dhe argumenton pse Tirana duhet të ishte Kryeqytet i Shqipërisë. Pozita gjeografike, strategjike dhe klimaterike ishin më të favorshme se ato të qytetit të Durrësit. (Tirana, de jure u bë Kryeqytet i Shqipërisë në vitin 1925). Në shtator të vitit 1920, është Komandant i Forcave Vullnetare kundër Serbisë. Më 25 Prill – 3 maj 1921, ai merr pjesë në Kongresin për Bashkimin Kombëtar në Vlorë, si përfaqësues i Tiranës, në të cilën funksiononte shoqëria patriotike “Vllaznia–Zgjimi”.

Në Qeverinë e Sulejman Delvinës dhe Fan Nolit, pati një detyrë të rëndësishme, si prefekt në Dibër. Ai punoi disa vite në Vjenë, ku qendroi si emigrant politik deri në vitin 1931.

Nga viti 1939-1944 ai e drejtoi Tiranën dhe e projektoi atë një qytet modern europian.

80 vjet më pas, Tirana nuk ka asnjë shpresë të drejtohet nga një nacionalist, konservator dhe intelektual elitar si Qazim Mulleti.

Komedia komuniste “Prefekti“, në fakt nuk duhet t‘i dedikohet Qazimit, por dordolecëve që janë katandisur të garojnë dhe përfaqësojnë sot tē djathtën shqiptare.

Figura e Qazim Mulletit na iluminon të hapim sytë dhe të shikojmë mjerimin dhe errësirën ku është gremisur opozita shqiptare.

34 Komente

  1. A
    Akademik Pordh Fuga

    Per analogji meqe Qazim Mulleti ishte bashkepuntor dhe kolaboracionist me pushtesin , PD sot i duhet nje simpatizant dhe dashamires i Putinit qe ti perfaqesoje sa me mire ! Çmendim ke Kreshnik Martini????

    Përgjigjjuni
    1. A
      Akademik Pordh Fuga

      Shtese komenti me lart....Dhe meqe konservatoret dhe nacionalistet sot spikasin ne surratin e Trump , Orban , Putin , Salvini etj PD i duhet nje i ngjajshem me ta. Por te jete dhe skeptik i BE e qe ja del vete ekonomikisht ne konkurim me fqinjet dhe vendet e tjera europiane dhe sovranist qe mbrohet vete dhe nuk ka nevoje per NATO etj etj ky eshte nacionalist i vertete e sovranisti. Po tallesh o Kreshnik? Po ckonservatorizem flet ne Shqiperi ti mor djale? Po cfare te ruajme ne nga tradita? Trashegimin 500 vjecare otomane? 6 muaj Princpate perendimore? 4 vjet parlament me plumba? 10 vite mbreteri feudale? 4 vjet pushtim fashisto nazist ? Apo 45 vjet komunizem? Per cfare konservatorizmi po ja flet e Kreshnik ? Po ca jemi ne Anglia , Gjermania , Franca apo SHBA? Nqs nacinalizmi dhe konservatorizmi ne Shqiperi perblodhet ne tre fjale Atdhe , Fe , Familje kush tha qe partite e tjera nuk i vleresojne keto !? Tiranes i duhet nje njeri i ndershem mbi te gjitha qe te punoje pa vjedhur. Po kush te le dhe te duash. Cdo gje tjeter qe lidhet me ideologji politike per kryetar Bashkie asnje vlere nuk ka. A ka njeri te ndershem punetor ? Kjo duhet! Tani po ke pas ne plan te na tregosh shkallen intelektuale te Qazim Mulleti ik se sta kemi ngene te meremi me njerez qe kane gjysem shek qe nuk jetojne me. Ptriot ishte dhe Lef Nosi, Mitat Frasheri , Mustafa Kruja etj po cdo e ngjyen pak nga fundi me nazistet dhe skemi ci bejme o Kreshnik Stambolli.

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Nuk mund të këtë parti të djathta me komuniste te degjeneruar dhe sekretare organizatash.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zina Sallaksja gjqtare curva

          Qazim Mulleti vertet qe ishte nje intelektual i vertete dhe une e kuptoj qe komedia ishte e sajuar. Por ne fakt ai si drejtues mund te ishte sh i mire, por si patriot nuk vep mire kur u be kolaboracjonist dhe ishte nje iinicjuec per masakren e 4 shkurtit ne Tirane

          Përgjigjjuni
      2. P
        Pezaku

        Gjyshi im me ka pas thene qe Qazimin e respektonte kushdo ne Tr edhe vete komunistet . Ai ecte gjithmone ne kembe e pa roje me vete dhe i fliste e i njihte te gjithe . Kur i vdiq vellai Myslym Pezes ne Peze ne 1943 me duket ai ka ardhe ne Peze mes partizaneve e ka nejt dy dite per varrimin e ceremonite . Ca eshte e Cezarit jepjani Cezarit thon latinet e vjeter

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dakort

          Dokort por kur firmoste ato arrestimet dhe internimet neper burrgjet e fashizmit te rinise shqiptare se ishte Prefekt mekembes i qeverise dinin gje ata fshataret e Pezes dhe Tiranes ne ate kohe sec behej?

          Përgjigjjuni
          1. I
            Ilir

            Ku di gjo katanaria cere o facizmi...!

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rimi

              Te dali i Tironas te deklarje qofte dhe nje firmosje nga keto qe ti shkruan,

              Përgjigjjuni
          2. T
            Tirana

            Shkrim me ide te medha! Hallall!

            Përgjigjjuni
            1. B
              Buda

              O Kreshnik Spahiu, në vitin 1920 Qazim Mulleti nuk ka marre pjesë në Kongresin e Lushnjës, por delegate te Tiranes kane qene Abdi bej Toptani dhe Myftiu esadist Mytesim Kellici, gjyshi i evgjitit te Foltores. Po qe per tradite me mire te kandidoje per kryetar te bashkise Belind Kellici i Sali Esat Pashes sesa ndonje nip i prefektit kuisling, kriminelit te luftes Qazim Mulleti.

              Përgjigjjuni
              1. v
                vk

                Po ku ka Tirona nacionalista mor? Ne Tiranen e atyre viteve vetem dum babiste gjeje. Nacionalistet nuk ishin Tiranas. Mund te jeteonin ne Tirane por jo Tiranas

                Përgjigjjuni
            2. r
              raul

              Artikull exelent o Kreshnik. Je mendjendritur ,i lexoj pa fryme shkrimet e tua. Por dhe foltorja i ka disa figura te ndritura per kryetare per Tiranen, psh. klevis krrici i faro pace pilafit me kollaro me dy gishta lart hipur mbi furgonin e policise duke bere garipin para shpellareve te Astirit, Paloqja vetem se ky nuk di asnje gjuhe te huaj, neonazisti Aleksander Biberaj nga shpella e dragobise qe beri thirrje per lufte civile para dy javesh per te ardhur ne pushtet perbindeshi i vicidolit, si dhe Prof. dr. Xhilal mendjeziu me shkolle te mesme me daulle ne dore , rrumlluar tape hipur mbi gomar duke bere garipin neper rruget e Kamzes, vetem se nuk di mire as shqip se gjuhe te huaj jo se jo dhe shkollen e mesme e ka mbaruar naten me korepondence dhe dipllomen e shkolles larte e ka blere tek Vitrina e foltores.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mal Cori

                Po ku ke sot pasardhës të shtresave të borgjezisë apo feudalëve të dikurshëm, o Kreshnik, që të spikasë qoftë në një fushë............................................................. Pasardhësit e tyre kanë dalë të gjithë budallenj............. . ......................................... . Kjo meriton një studim të veçantë, por unë mendoj se këta janë disa nga faktorët......... - 1 - Përgjithësisht pasurinë shtresat e pasura në Shqipërinë e para luftë II, nuk e krijuan me zotësi, por si rezultat i shitjes dhe vënies të tyre në shërbim të pushtuesve të radhës................................................. ...... -------Pra geni i tyre nuk ka pasur asgjë për tu shquar nga shtresat e tjera të popullsisë...... - 2 - Në 32 vjet ekonomi tregu, pasardhësit e shtresave të pasura, apo të persekutuar nuk u shquan, as në studime, as në biznese , as në politikë. Sigurisht me përjashtime të rralla. Ata që po shkëlqejnë qoftë në Shqipëri, apo në kompani e institucione jashtë vendit, janë pasardhës të kastës të komunistëve, apo bij të thjeshtë punëtorësh, fshatarësh, sidomos bij oficerësh. ...................................................... - 3 - Pasardhësit e shtresave të persekutuara , duke qenë se morën shumë gjëra dhuratë dhe pa mundime, si kompensim për vuajtjet e etërve të tyre, ranë në përtaci e vetëkënaqësi, dhe për rrjedhojë, pushteti ekonomik ngadalë ngadalë filloi të përqëndrohej në duart e kundërshtarëve të tyre, që punuan fort të studionin në shkollat më të mira brenda e jashtë vendit dhe u bënë biznesmenë të suksesshëm, qoftë këtu apo jashtë............. . Mirëpo dihet, kush ka pushtetin ekonomik, nuk e ka të vështirë të marë edhe atë politik ........................................................ Këto janë disa nga arsyet, që qoftë në PS, qoftë në PD, drejtojnë ose ish komunistët ose pasardhësit e tyre.................................., Por siç thashë, kjo gjë meriton një studim të mirëfilltë dhe të hollësishëm për të dalë në konkluzione të sakta, pse e djathta nuk ka deri më sot një njeri që t'i afrohet tipareve intelektuale dhe të një lideri si Qazim Mulleti.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Korrigjimi

                  Ia ke futur kot o Kreshnik ! Qazim Mulleti ka qene vertet nje figure e ndritur dhe e kompletuar intelektualisht, si dhe nje patriot i vendosur, por jo i Djathtee. Perkundrazi, i perkiste krahut fanolist, qe ne ate kohe ishte e Majta ne Shqiperi. Ne kete pikepamje, krahasimi do te ishte me i pershtatshem me Lali Erin, megjithese Qazim Mulleti nuk ishte Kryetar Bashkie.

                  Përgjigjjuni
                  1. x
                    xhemal

                    PD eshte plote ma qazima .ky eshte problemi o kreshniku i sorrave

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Pse e djathta s’gjen dot një kandidat si Qazim Mul

                      Sepse te djathten shqipetare e ka marr peng nje komunist 24 karat.....

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Ton

                        Niku I kld dhe Eri I ndertimeve...e di sa jepet per m ndertim...pyet se ta thone...tento te maresh nje leje kot per investigim...por thuaj aty jane te tredhur Media se e di sa kollaj I kap...

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dibra modhe

                          Kur zdryp katunaria m'qytet, Atdheu m'rrezik.. I modhi, i pavdekshmi Qazim Mulleti

                          Përgjigjjuni
                          1. k
                            kirurg

                            Vërtet e ke që Qazimi projektoi Tiranën moderne në vitet '39-'44?! Që je idiot e dinim, po qenke edhe klloun cirku.

                            Përgjigjjuni
                            1. p
                              pordhe me rigon

                              Po pra Tirana projektuar nga arkitekte italian qysh ne kohen e Zogut. Kushedi ku e ka hallin Kreshniku se Qazua nuk ishte as kryetar bashkie.

                              Përgjigjjuni
                            2. E
                              Emiljano

                              E ka nje Qazim Mulleti e djathta,quhet Kujtim Gjuzi

                              Përgjigjjuni
                              1. F
                                FGG

                                ha haa ekzakt. Gjuzi eshte tipiku i tironcit safi

                                Përgjigjjuni
                              2. J
                                John Qelbashi

                                O Qazim more Qazim! Puna jote aferim Gamor ti, gamor kush t'vuni Sot a neser valon druni Si mor komentuesa bini pre e corbes se Kreshnikut! Qazim Mulleti figure? Apo Mit'hati? Bashkepunetore te fashizmit?!

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Noldi

                                  Qazim Mulleti ka qene nje figure e shquar intelektuale.gjithsesi ishte fanolist e i majte ne ide ishte idhtar i reformes agrare e antizgist . Ska lidhje me te djathten

                                  Përgjigjjuni
                                  1. m
                                    mon kukaleshi

                                    Si tironc, Qazymin do ta zevendësonte sot Dash Shehi, me gjith faqoren e rakisë.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Moisi Golemi

                                      O Spahi!! Të 10-fsha mu në Qozim Mullet!! Tironsit duhet të jenë krejtësisht gomerë e magjypa nqs harrojnë masakrat e Qozimit nën italianë e gjermanë. Se për ty Spahi, e dimë që je i ardhur në trojet shqiptare.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Ashtu kot

                                        Kjo eshte tja futesh pordhes kur ske cben.Po behen 80 vjet kur ka qene Qazim prefekt dhe jo kryetar bashkie dhe askush nuk di se cfare ka bere e si ka drejtuar me hamendje zbukurohet figura e tij une e di qe ka ditur 12 gjuhe te huaja kjo eshte nje nga pordhet e shumta te servirura nga Niku.Nuk ka te djathte ne kete vend ka komuniste dhe komuniste te moderuar me fanatiket jane nga krahu i ashtuquajtur i djathte me ne krye djallin e ketij vendi.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. a
                                          astrit

                                          Ne histori krahasimet nuk qendrojne. Gjithsesi e ashtuquajtura e djathta Berishiane nuk ka asnje lidhje me historine nacionaliste shqiptare, me historine e njerezve qe formuan e drejtuan shqiperine, asnje lidhje me shtresen e intelektualeve, tregtareve, industrialisteve, bejlereve, bajraktareve, agallareve e fetareve te kohes se shqiperise para komuniste me eliten e kohes. Sot kemi nje mish mash te pasardhseve te ish banditeve qe e quajten veten komunista, fshateresh sojsez e injorant, e lloj lloj horash hajdutesh e bandita. E djathta shqiptare sot eshte nje hale e stermadhe! E nga halja ka vetem nje produkt m...!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. S
                                            Sulo

                                            Ky Kreshniku i artikullit eshte ai qe me Topin drejtonte KLD per vite me rradhe dhe emeronin e transferonin gjyqtar e prokurore nga rrethet e Tirana. Sna the ne artikull o Niku, ca pune ben atje Ku je apo me ato leket e KLD thuaj?

                                            Përgjigjjuni
                                            1. S
                                              Shqiptari

                                              Nuk kam asgje per Q.Mulletin,por me çudit si Kreshniku be krahasime qe jane te papranueshme,madje jane marrezi te medha. —Q.Mulleti lindi ne 1893 dhe vdiq ne 1956.Ai ishte pjese e bejlereve shqiptare,i lidhur me shume nga familjet e medha shqiptare. —Krahasimi me nje figure qe ka jetuar dhe punuar mbi 100 vjet para eshte krej qesharake. —Jane epoka te ndryshme,organizim krejt ndryshe,shtresa shoqerore ndryshe,organiim tjeter politik,shtet krejt ndryshe,ekonomi krejt ndryshe,njerez ndryshe.Tirana nje fshat i vogel,pa zyra shteti,pa rruge me asfalt,me mungese energjie,pa ambiente publike,me shtepi qepiçi dhe dyqane te vogla te stilit oriental.Mendesite,kultura,arsimi,psikologjia,organizmi politik,lidhjet shoqerore dhe familiare,shendetesa,jeta kulturore ishin zero —Zoteria ka ndenjur shume vite ne Greqi,Turqi,Jugosllavi,Kroaci,Austri,Itali,France ku dhe ka mesuar gjuhet e ketyre vendeve per nevoja komunikimi.Une njoh horra,burgaxhinje dhe vagabonde qe flasin 7-8 gjuhe pasi kane jetuar ne Europe,Azi,Amerike,Afrikre ku kane bere dhe burg per shume kohe. —Or zoteri,Mulleti ka jetuar 2shekuj më pare kur Shqiperia ishte ne epoken e gurit.Zgjohu!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. E
                                                E.v

                                                Pse analizo partine demokratie? A thua Erion Veliaj o me i mire? Katunar Berati bir oficeri, dhe sa per turq e osmanlli e keni erionin protestan. A mos eshte ky shkaku qe asnje shtepi e hershme e Tirones nuk o gjalle?Asnje shenje e dinit islam mos ngelet ne kome? Do i kujtoj zotit gazetar se egersia maloke e partise demokratike ne shkaterrimin e tirones 1992 e me pas, ishte pasrendesja e egersise toske e shkaterrimit te tirones pas 1944 ,deri ne shkaterrimin e varrit te bomit ,shenjat e identitetit islam te popullit te Tiranes e deri tani shkaterrimi i tokave qe mbanin me buke Tironen. Ju te ardhmit bashke me Meron e urreni Tironen e banoret e saj, kurse keta te fundit vdesin me qen i cik tosq -amerikano-evropian qe kane harru cdo identitet dhe si i kane shkaterru te paret e tyre fije pas fije revolucioni tosk -ortodoks-komunisto-malok . Prandaj ju si afroheni Qazim Mulletit as edhe nje fije floku, qe shpirtin se kishte si" koqe meli "thone tironcit, jo si ju te ardhmit ....

                                                Përgjigjjuni
                                                1. v
                                                  vk

                                                  Po pra ju Tironcit nuk keni qene kurre Nacionaliste se ju dhe sot kerkoni trashegimine osmane le me ne ate kohe. Ne ate kohe nacionalizmash ne gjithe Europen duhet te ishe i lexuar qe te mbroje dhe kuptoje ngjarjet e kohes. Tironcit gjithe kohes kane qene te prapambetur ne kete drejtim. Jugu dhe Veriu kane nxjere ne ato kohra nacionaliste te vertete. Shqiperia e mesme e ka pare veten gjithmon si nje mejhane osmane islamike. Me keqardheje dhe sot keshtu e shohin.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. E
                                                    E.v

                                                    Eh me cun te kujtoj se keni ardhe si kriminela pa fe dhe Bastionin e pare me gjyshet e juaja e keni pas tek korpusii qendror i inxhimjerise , duhet ta dishe me mire historine e shqiperse, dy zona qene qe sulltam aMehmet Fatihu zhvilloi ne Fiset e egra shqiptare qe vriteshin me njoni tjetrin si barbare 1 Zonen e vlones 2 Zonen e dibres Dhe ko Karl Topine e shqipnise se mesme Por e verrteta djeg e duhet nje justifikim per " zhvillimin 80 vjecar komunist" Kjo sju pelqen atyre qe vijne nga katunet e jugut " dere e modhe" me 13 shpia.

                                                    Përgjigjjuni
                                                2. N
                                                  Nje mergimtar

                                                  Kreshniku,i jep shume merita per Tiranen Qazim Mulletit dhe pa i permendur asnje te mete.Qazimi, si shume antizogiste,me ardhien ne pushtet te Zogut u larguan nga vendi.Ai u kethye bashke me pushtuesit italiane dhe u sherbeu pushtuesve deri ne clirimin e Shqiperise.Ai nuk ishte i zgjedhur kryebashkiak por ishte prefekt,perfaqesuesi i qeveris kuislinge qe diktohej nga te huajt.Sa per njohurit e tij ,as komedia nuk i ve ne dyshim.Sot,pas 78-vjet pas ,ne kerkojme tipa te tille per te drejtuar Tiranen apo bashki te tjera.Per nje gje ka te drejte Niku,po te lexosh poetin Ali Asllani ,per bemat e pushtetareve te sotem,asgje nuk ka ndryshuar."Hani pini e rrembeni.Mbushni xhepa. Mbushni arka.Te pa breke u zuri dreka ,milioner u zuri darka".Menyra e ushtrimit te pushtetit sot nuk ka ndryshuar me ate te asaj kohe.E te tille si Qazimi asaj kohe ka me bollek sot,te majte e te djathte,"shqiptare e antishqiptare".Vendi nuk ndertohet e te perparoj me keto mendime,te rrembimit."Mbaroj lufta.Gjermania kishte humbur dhe ishte bere germadhe.Njerezit u kethyen prane shtepive tetyre te renuara,per te nxierr nga germadha tullat qe mund te perdoreshi per rindertim.Asnjeri nuk uafrua te merrte nje tulle tek shtepia e gjitonit". Keshtu thuhet ne nje tregim te asaj kohe.A jemi te tille dhe a kemi njerez te tille per te na drejtuar?Zor se gjen ne Shqiperin e sotme kapitaliste.Sot nuk gjen dot nje njeri me vizion,jo se nuk ka,po se le makuteria.

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje