Zoti spiun!

21 Tetor 2022, 09:36Blog TEMA

Zoti spiun!

Nga Ilir Metaj*

Shumica nga ne në këtë sallë, e kemi jetuar komunizmin.

Dhe nga komunizmi dy plagë do i kemi në vetdije sa të jemi gjallë:

burgun politik dhe spiunët.

Sepse te njeriu dy gjëra nuk harrohen kurrë: dhimbja dhe turpi.

Dhimbja dhe turpi që la pas komunizmi ynë, ngjajnë me te tjerët, por në fakt janë unike.

Sepse, dhimbja ende nuk është kuruar mjaftueshëm dhe  turpi ende nuk është bllokuar mjaftueshëm.

Por ndërsa dhimbja do dojë kohë të lehtësohet nga ndërgjegja e këtij kombi, turpi duhet bllokuar sot dhe urgjent!

Spiunët e sigurimit, sidomos ata vullnetarë, që jo dhuna, por etja provinciale për karrierë dhe dominim, i bëri dashnorët perversë më të devotshëm të skutave të errëta të sigurimit të shtetit, janë ende mes nesh e ndoshta edhe mbi kokat tona.

Spiuni i sigurimit nuk është metaforë e një gjesti, e një dite, e një momenti dobësie.

Spiuni i sigurimit është një specie kancerogjene, e gatshme të shperndajë metastaza kudo ku bie në kontakt.

Sepse duhet shumë frustrim, duhet shumë kompleks, duhet shumë mllef i kultivuar prej vitesh e i bërë njësh me trupin e me shpirtin që të bëhesh spiun i shokut, i vëllait.

Dhe një ngjizje të tillë nuk ka purgator t’i bëjë derman.

Për një ngjizje të tillë ka vetëm një rrugë që ajo mos t’i bëjë më dëm vetes dhe gjithshkaje që e rrethon: bllokimi.

Izolimi nga cdo përcjellës me të cilin mund të shperndajë përsëri sëmundjen.

Izolimi pra, jo asgjësimi.

Ai ka të drejtë të jetojë jetën e tij, me të ngjashmit e tij e, po mundi, le të pershtatet e le të përmirësohet.

Po mundi.

Por asesi një spiun nuk mund të bëhet mentor, lider, përfaqësues.

Sepse e ka humbur të drejtën për të qenë i tillë qysh kur vendosi që, si skuth, të trokasë në atë derë të nxirrë sterrë.

Ka gabime në jetë që mund të ndreqen, sepse ka gabime që i sjell një moment, apo një dobësi.

Por ka faje që janë të thelbit të antinjeriut, dhe ato nuk mund të ndreqen.

Të paktën jo për shoqërinë. Ato janë faje që duhet t’i vuash, aq sa mund të ndjesh vuajtjen.

Dhe nëse vuajtjen arrin të ndjesh, diçka do  fitosh nga hiri i fisshëm i të vuajturit.

Nëse ke qenë spiun, sidomos vullnetar, por edhe i detyruar, më e pakta është që nuk mund të jesh model për t’u ndjekur nga shoqëria, qofte edhe formalisht.

Dhe të jesh deputet, president, kryepolitikan apo ministër do te thotë të jesh i zgjedhur nga shoqëria për model.

Do të thotë të kesh gjithë rrugët për të shpërndarë ende metastazat e të keqes në këtë popull.

Ajo kohe ka ikur!

Ti zoti spiun, jeto jetën tende, si individ në punë te vet. Kaq i detyrohesh shoqërisë.

Por,në fakt  jo.

Këta nuk e pranojnë tolerancën e viktimës!

Këta i kanë thirrur te gjithë  djajtë në ndihmë për të cuar deri në fund veprën e tyre!

Këta e kanë po njësoj të gjallë djallin brenda vetes, që ende i shtyn me devotshmëri drejt mëkatit!

Këta duan të marrin frutet e frustrimit!

Këta duan të vdesin në karrierën e dominantit të pushteteve!

Dhe djalli u ka mësuar ca truke, e truket ndoshta u kanë siguruar imunitet per 30 vjet të tjerë.

Jo zotërinj spiunë!

Nuk ka më kohë per ju!E vërteta vonon, por nuk harron.

Sot është ora e të vërtetës!

Sot është ora të thyejmë trukun e djallit e bashkë me të, të thyejmë turinjtë e atyre që kanë 30 vjet që hanë turpin me bukë.

Spiunët vullnetarë janë turpi i këtij populli, njolla më ndyrë e historisë se tij. Ata ishin arma në duart e atyre që u përpoqën të kontrollonin mendjen dhe jetën e shqiptareve të varfër, duke mos i lënë as të qanin në vuajtjen e vet.

Por ama është e pafalshme për këtë popull, që të lejojë që po këta, spiunët, të gjejnë ende shkallë per t’u kacavjerrë drejt pushteteve, madje atyre më sublime të këtij vendi.

Ky është turp mbi turpe për ndërgjegjen tonë.

Ta votojmë këtë projekt-ligj! Sot.

Më mirë vonë se kurrë!

*Fjala e mbajtur në seancën parlamentare për projektligjin “Për të Drejtën e Informimit për dokumentat e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”,

47 Komente

  1. A
    Andy

    Bravo

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Si ghithmone depudetet e Vlores me budallenjte ne Shqiperi

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tironsi

        Ti dukesh q je i squt o mono ????

        Përgjigjjuni
        1. R
          Raimond vlonjati

          Natyrisht qe jam, nuk jam deficent si ky qwsharaku ketu more Keta bejne artikuj qe te tregojne se jane Samurajt e hajdutit Rama -Vucicit Po edhe menyra si shkruajne eshte e shpifur fare, te vjen per te vjelle me keta budallenj

          Përgjigjjuni
        2. O
          Osman Gazepi

          Or Rajmond, nuk e dija qe ishe deputet ...

          Përgjigjjuni
        3. I
          I braktisuri

          Nuk jane sot spiunet e djeshem rreziku yne i sotem,por ata qe e quajne veten ANTIKOMUNISTE,por qe ne te vertete kane qene dhe jane ANTISHQIPTARE! Mburren prej 32 vjetesh se e paskan luftuar komunizmin,por mashtrojne se nuk kane guxuar te thone nje fjale! Qe kane qene MUTER dje,po e tregojne edhe sot se kane mbetur po te tille! Cfare i kane sjelle shumices se shqiptareve me kete palo antikomunizmin e tyre vecse e kane mbeshtetur antishqiptarin e zi ,Salu Berisha per percarjen e popullit,grabitjen e pasurive kombetare etj! Cfare MUT antikomunistesh jane keta plehra qe sot dalin kunder SHBA ne mbeshtetje te Berishes? Ja pra pse jane plehra keta antikomunistet e poshter! Ne so donin te vertetonin se jane antikomuniste,do te shkonin ne SHBA ku te shihnin se cfare i ka sjelle antikomunizmi popullit amerikan qe nga funksionimi i demokracise dhe shtetit ligjor qe kane sjelle mireqenien per te gjithe amerikanet! E para gje qe i bie ne sy cdo njeriu qe viziton SHBA me syte dhe mendjen e nje qytetari te pergjegjshem eshte fakti se kudo ku banojne njerezit ka zhvillim,ka mireqenie dhe pushteti u sherben qytetareve njelloj kudo ku banojne! Ndersa ketu Shqiperia eshte shpopulluar dhe 1 milion shqiptare jane grumbulluar ne Tirane ku jetojne me vjedhje,prostitucion,vrasje me pagese etj gje qe ka rritur krimin frikshem!

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vranakonti

            I braktisuri,! Mendoje se ke shume te drejte Antikomunistet jane me te keq dhe me te rrezikshem se spiunet e sigurimit te shtetit. Komunisti Sali Berisha qe e quan vteten si antikomunist,krijoi rreth vetes nje SHIK personal qe e perdorte per qellime te tija agresive,hakmarrese dhe kush dilte kundra tij te nersermrn shikasit mernin urdher nga Saliu dhe eleminohej brenda 24 oreve.Keshtu ndodhi me Azem Hajdarin,po keshtu edhe me Sokol Olldashin,Kosta Trebicken,Gazideden,zotin Arbenori etj, pa le pastaj te larguar nga partia se i kishte kundershtar e ishin bere si guri ne kepuce. Sot Sali Berisha eshte bere njeriu me i rrezikshem aq sa edhe drejtesia nuk meret dot me ate per t'a hetuar e gjykuar. Me kete Saliu mburret se thot ma kane friken.Ky edhe te tjere si ky jane sot te rrezikshem,pa ata te sigurimit i takojne nje kohe te shkuar.

            Përgjigjjuni
          2. c
            cuf dabjoni

            Bravo përse..? qe nuk thote se duhet te mbahen mend per krimet e tyre Partia komuniste..Qeverite dhe organet e Dhunes.......?????

            Përgjigjjuni
            1. k
              k

              Hajdutët,dhe të korruptuarit, janë zhvillimi e natyrshëm gjenetik i spiunëve të sigurimit. Kështu plotësohet portreti që perfaqson idealin e shqiptarit.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shqipe

                C’do gje qe thot eshte e sakte deri ne persosmeri por,…por,se si me duket kur vihet ne dukje nga nje deputet; ku ishin der dje ky far trimi…?!!!

                Përgjigjjuni
              2. S
                Sadrit

                Bravo te qoft o adash i atij spiunit. Hallall ty

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vojsava Fino

                  E paske qendisur o vlonjat.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dardan

                    Poshte ish-Sekretaret kriminele me duar te bardha te organizatave te Partise se Punes se Shqiperise! Demokracia do te fitoje edhe ne Shqiperine e marre peng nga Perbindeshi i Vicidolit, Sali Vuk Karaxhich, mik personal i Hitler Putinit.

                    Përgjigjjuni
                  2. D
                    Dritan K.

                    Like apiuni të erdhi fundi o legen spiun hajdut. Tu çorr maska si spiun se hakdut e legen e kemi ditur me kohë. Ptuuu rac lëtyre. Shumë bukir ia ka thënë ky deputeti nga Vlora që gjyna që i ngjason emri me Liken e Monës.

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      Iso

                      Fjalim brilant!

                      Përgjigjjuni
                      1. b
                        ben

                        sakte

                        Përgjigjjuni
                      2. E
                        Eni

                        Spiunet ne sater...po hajduteve si do ja bejme....ata jane e keqja sot ....spiunet aty I keni....mos vidhni shume se nuk eshte mire se zoti shikon

                        Përgjigjjuni
                        1. s
                          sonja

                          Vetem ????????????????????

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            Fatos Lubonja spiun i konservuar

                            Pordhe me rigon.Lexoni Enver Hoxhen per Kultin e merituar dhe te pa merituar te sigurimit te shtetit dhe do te bindeni qe ai sherbim apo ajo arme shprehte vete fizionomine e karakterin e popullit tone spiun,mercenar e pa moral

                            Përgjigjjuni
                            1. 1
                              19

                              Bravo lapi na nderove . Buri kurves me te ndyre qe ka pa vendi dhe familja me e urryer e kombit siskam pa nje njeri ti mburi mor zot por vetem urrejtje per kte familje kurvash .

                              Përgjigjjuni
                              1. l
                                labi

                                Ky dallohet si specia me e ndyre e servilizmit. Njeri qe vepron per ti bere qejfin shefit. Kjo specie eshte njelloj e keqe si ajo e spiuneve.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Saje

                                  pushka top more ilir labi jo like spiuni. bravo.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Kanina

                                    O Mero mos e promovoni kete tip se do ju dali me keq se IM i vertete. Keta jane kontigjenti i servilo-zagareve qe i pelqejne udheheqjes se fundmi. PS e Vlores do marre fund, nese zgjedh kete tip para Tan Lelit qe te pakten tregoi dinjitet para 1-shit. Kujdes nga keta gojetare te zellshem anti-korrupsion.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. Y
                                      Y.H

                                      Likja duhet denuar moralisht dhe materialisht.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        PER ATA QE NUK E DINE

                                        Me mirartimin e ketij ligji u legjetimua nga PARLAMENTI SHQIPTAR LUFTA e re e KLASAVE. NE SEANCEN TJETER KY LIGJ DO TI SHTRIJE EFEKTET DERI TEK NIPERIT DHE STERNIPERIT . Tani fillon hakmarrja KLASORE.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. P
                                          PER ATA QE NUK E DINE

                                          Me mirartimin e ketij ligji u legjetimua nga PARLAMENTI SHQIPTAR LUFTA e re e KLASAVE. NE SEANCEN TJETER KY LIGJ DO TI SHTRIJE EFEKTET DERI TEK NIPERIT DHE STERNIPERIT . Tani fillon hakmarrja KLASORE.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. a
                                            ana

                                            Te kesh qene spiun dhe te behesh president nuk shkon, si thua ti o parashkrues? Apo mos ke qene edhe ti turs, dmth informator vullnetar? Ju nuk keni pune me politiken dhe as me perfaqesim te popullit ne organet e zgjedhura. Sa per luften e klasave e ke alarm te kote, se tursat nuk perbejne shtrese te shoqerise, jane thjesht barera te keqija qe shkulen lehte, mjafton te behen publike dosjet e ish sigurimit.

                                            Përgjigjjuni
                                          2. Tuti

                                            Të lumtë për këtë fjalim speciale gojë kokë e tru por edhe ajo koka e vogël

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Antispiuni

                                              Fjal me vend dhe me nivel.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. S
                                                Student shkeca politike

                                                Ja nje deputet si duhet. Se ngelem me mediokra vk. Bravo shoku.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. S
                                                  Sheshi i Flamurit

                                                  Dy probleme morali ka ky shkrim: autori qe e shkruan e heq vehten per deputet me moral dhe qe populli e ka zgjedhur per model, ata qe e njohin me japin te drejte te tjeret duhet te presin. Dhe problemi i dute eshte qe nderkohe qe po vidhen miliona euro dhe populli eshte perball dimrit me 101 probleme keta e hedhin gjithe vemendjen e populli ne drejtime te tjera . Dhe flasin per moral.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. M
                                                    Myzeqari

                                                    BRAVO,O ILIR VLONJATI qendrime te tilla te nderojn TY personalisht familjen tende dhe laberin more djal .Si vlonjat puno pak me B leskaj ,A shehun e shume te tjere qe jan skuthat e krahines tuaj patriotike Edhe nje her B R A V O dhe mirenjohje.Ata legena e kam fjalen per ata qe spiunonin shoket ,miqte dhe familjare, jan turpi i historis dhe i solidaritetitqe ka egzistuar ne radhet tona.POSHT fuksit e cdo kohe .

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. P
                                                      POLI

                                                      Po tani a ka informatore apo shtetin e mbajne ne ajer personali i amministrate sic na mbajti kohe me pare personeli i RINASIT.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. S
                                                        Sinoljan

                                                        Duart i trokas per ty more iliri i vlorea dhe gishtin e mesit lart ngre per like floririn spiun muti.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. A
                                                          Angjelina Seferi

                                                          Dosjet kane qene hapur qe ne 2015 dhe kane qene mbyllur vetem per postet e larta te shtetit me kleçke te Ilir Metes qe e kishte mizen nen kesule dhe nderhyri te Rama atehere qe te vinte kete klauzol. Dua te besoj qe Rama e pranoi ne mirbesim atehere dhe e ka seriozisht tani qe vertete do te hapi dosjen edhe per Ilir Meten. Nese eshte keshtu meriton duartrokitje po kam fruke se do perfundoj ne ndonje mareveshje kjo pune. Megjithate ti Ilir metaJ i Vlores me pelqen si tip se kam vite qe te ndjek dhe besoj je dhe i sinqerte sa i ashper.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. J
                                                            Jugu

                                                            Ti shan komunizmin more bir komunisti? Yt legen, ti je servil i Rames dhe nder me legenat e PSse ne Vlore. Populli po vuan nga keq menaxhimi i Rames dhe ju beni propagande boshe.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. Z
                                                              Zagali

                                                              Jugu! T'i rruash topet Edi Rames. Edi Rama deri tani nuk ka vrare njeri si idhulli yt Sali Berisha qe ka lyer duaret me gjak dhe ti maskara e adhuron ate.

                                                              Përgjigjjuni
                                                            2. G
                                                              Geri

                                                              Emo Jugu, se po na vuajtka populli, po çfare broçkullash nxjerr nga goja ti more ne emer te popullit!?? Populli qe punon e fiton me djerse te gezoje e te trashegoje te mirat qe krijon. Te tjeret t'i pervishen punes dhe jo bareve, restoranteve e moteleve... Fjala e z. Metaj e shkelqyer dhe mesim i mire, qe te hap mendjen dhe syte. Te lumte!

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. K
                                                                Kali I Trojes

                                                                Ky deputeti i "ndershem" la emigracionin (lexo punen e ndershme ) se krushqia i tha: Budalla je qe rri akoma ne Itali ...bisnesi me i mire sot eshte POLITIKA ..pra ky deputet i ndershem erdhi te derdhi djersen per popullin e tij ....Une i urrej spiunet se tregon difekt karakteri por me shume URREj Deputetet hajdut, qe vjedhin leket e jo vetem te nje populli por te shume gjeneratave ...vonon zhvillimin dhe nuk japin "modelin " qe predikon ky deputet...dmth ju po me thoni qe femija im te shohe IM ( Deputetin e Vlores) dhe te frymezohet ??!!! O sa kam qeshe ....

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. L
                                                                  Lugu gjat

                                                                  Vjedhin-vjedhin vetem fjale dhe asnje protest para prokurorive dhe gjykatave. Njeres qe sdine si funksionon sistemi kapitalist.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. c
                                                                    ce

                                                                    I perjetshem qofte kujtimi politik i spiunit Agush askush kokeducja i leshelise dhe sharebajgave te haremit te Jales kejdi dhembcakallja dhe Silvi caka surratplaka, syngjyrekaka,t'ja fusesh me shuplaka se kakaris si kukuvajka.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. H
                                                                      Haki Sulçe

                                                                      Në fakt ky pastrim duhet të kishte qënë më herët por dy palët kryesore nuk kanë dashur ,ndoshta ka një arsye të thellë por të paktën të kishte filluar nga v.2000 ,tani është vonë mbasi llumi i Spiunëve ka sjëndoshur bazat e tyre dhe dobësuar sistemin ,drejtësi pushtet ,do kohë të marrë rrugën me fuqinë e vetë. Bravo depiteti i Vlorës më pëlqen se është serioz dhe i ashpër edhe nëpamje

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. J
                                                                        Jugu

                                                                        Zagali dhe Geri, po cfare patet me topet e Rames. Ai ka nje harem me femra te ndara dy tre here nga burrat qe ja rruajne. Juve po keni merak hajde rruani te mijat. Ju perdor Mero si zarare gjahu. Mero ka te drejte te lepij Ramen se e ka pasuruar, po ju cfare dreqin keni qe ju perdor Mero per nje sufllaqe. Kete deputetin e njeh tere Vlora si albak, servil, etj. Prandaj nuk behet ai vend se ka sufllaqexhinj te peshtire si puna juas, dhe prandaj Berisha do ri kthehet, vetem nga ju, se jeni te neveritur.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. t
                                                                          taipi

                                                                          Jugu te ka hyre perendimi ne bythe.yt byth.....pylli.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. J
                                                                            Jugu

                                                                            O tahip more tahip, ben kot si garip. Byth..re dje, byth..qire sot, Rama ty te qian me lot. Yt legenat e rilindjes, zagaret e Meros. Sa me shume komentoni aq me shume ja shkurtoni jeten te pa aftit ne fuqi.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. Z
                                                                              Zina Sallaksja curva

                                                                              O Kali Trojes, per ça e akuzon ti kete deputetin?? Apo fjale boshe? Ke ndonje fakt? Sh mire beri qe u kthye nga Italia! Sot eshte deputet neser mund te hape nje pune e te punsoje 10,15 veta e tjer. Po ti perserit fjalet e Sali kafshës?? Se je kafshe pa tru edhe ti????

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. D
                                                                                Drejtesia e munguar

                                                                                Spiunet gjithmon kane qene te urryer ne popull,por pa ta nuk mund te behet.Flitet per sigurimin e shtetit ,sikur ata punuan per vete e jo per vendin.A eshte bere ndonje analize per ngjarjet e 1997-tes.1998-tes dhe se fundi nderhyrjen ne sistemin E-albania?Natyrisht jo!Me se merret SHIK-u dhe kush u jep te dhena?Po keta informatoret e sotem,a jane Spiune?Po ata qe tregojne per shperblim kunder keqberesve si quhen?A mos valle po behen ligje per persona te vecante? Denimi i I.Metes,S.Berishes dhe gjithe politikaneve te tjere te ketyre 32-viteve duhet bere per grabitjen dhe shkaterimin qe i bene Shqiperise.Duhen denuar per shpopullimin qe i bene Shqiperise.Duhen denuar qe e lane ne meshir te fatit vendin pa informacion,pa mbrojtje dhe me varferi te tejskajshme per nje pjese te popullit(Na mbron NATO,na mbron Amerika,na mbron Europa.Po ne cbejme per vendin tone?).Hartimi i bere nga ky deputet eshte per noten 10 ne klase,eshte per te na mbajtur me moral te larte,por jo ne dobi te jetes qytetare.Politika ne Shqiperi te mos nderhyj ne gjyqesor por ta nxise kunder keqberesve.Kjo menyre te eleminuari u jep mundesi grabitesve te veshur me pushtet te gezojne pronen e grabitur dhe me parat e grabitura te sundojne pa u hyre gjemb ne kembe.Kjo eshte te ngopesh me luge bosh.

                                                                                Përgjigjjuni

                                                                                Lini një Përgjigje