Inati i 715 mijë opozitarëve dhe kandidatët e përbashkët të opozitës

21 Tetor 2022, 11:19Blog Nga Eduard Zaloshnja

Inati i 715 mijë opozitarëve dhe kandidatët e

Fjala “inat” është më e rëndësishmja në Ballkan. Kështu e fillon Misha Glenny librin e tij mbi historinë e dy shekujve të fundit të gadishullit tonë. “Arrnaut inat” është shprehja që ka mbetur në të folmen e turqëve qysh nga koha kur tokat shqiptare ishin pjesë e Perandorisë Osmane. Inat opozitar, është një shprehje që ndoshta vlen të futet në të folmen e sotme të shqiptarëve…

Në çerek shekullin e fundit, kur qeveritë shqiptare nuk janë rrëzuar më me greva të përgjithshme (si më 1991), apo me revolta (si më 1997), ka patur gjithnjë akumulim dramatik inati në popullin opozitar ndaj atij që ka qenë në krye të pushtetit për shumë vite.

Kështu, para rrotacionit të 2005-sës, inati i opozitarëve ndaj kryeministrit arrogant Nano ishte aq i madh, saqë risolli në pushtet Berishën (të cilit i ishte shkërmoqur shteti i kryesuar prej tij vetëm 8 vjet më parë). Aq i madh ishte inati i opozitarëve ndaj kryeministrit arrogant Berisha para rrotacionit të 2013-ës, saqë e kapërdinë koalicionin që bëri Rama me Ilir Metën (i cili i kishte quajtur kokëpalarë dy vjet më parë).

Aq i madh ishte inati i opozitarëve ndaj kryeministrit arrogant Rama më 2021, saqë pothuaj 800 mijë votuan për partitë e ndryshme opozitare (edhe pse në krye të opozitës ishte një udhëheqës jofrymëzues si Basha). Natën e 25 prillit të vjetshëm, pas exit poll-it të Baton Haxhiut në Top Channel, opozitarëve iu duk se e realizuan rrotacionin, por numërimi faktik i votave i la prapë në opozitë… Dhe vijmë në ditët e sotme.

Nga ekstrapolimi i përafërt i një sondazhi që zhvillova javën e shkuar, më rezultoi se rreth 715 mijë shqiptarë janë të prirur të votojnë për kryebashkiakë opozitarë, pavarsisht se nuk e dinë ende se cilët mund të jenë kandidatët (vjet pothuaj 800 mijë votuan për partitë e ndryshme opozitare në zgjedhjet parlamentare).

Përderisa shumë të anketuar më deklaruan në sondazh se janë të prirur të votojnë për kryebashkiakë opozitarë, edhe pse ende s’i dinë emrat e kandidatëve, një motivacion të fortë duhet ta kenë. Dhe gjasat janë që në themel të këtij motivacioni duhet të jetë inati opozitar ndaj mazhorancë së kryesuar me arrogancë nga Rama. Në fakt nga bisedat që më rastis të bëj me opozitarë të thjeshtë apo nga komente të opozitarëve të thjeshtë nëpër portale e media sociale, ky inat është mëse i prekshëm.

Por a do mundin udhëheqësit e opozitës ta kanalizojnë këtë inat opozitar në vota për kandidatë të përbashkët për kryebashkiakë?

Në qoftë se kandidatët do të dalin nga një proces që do të perceptohet si favorizues ndaj beniaminëve të Foltores, ekziston që mundësia që opozita ta pësojë nga një inat edhe më i madh – inati brenda familjes. Në qoftë se procesi i përzgjedhjes i jep shanse reale edhe fraksionit jofoltor si dhe ndonjë partie të vogël opozitare aty këtu, kandidatët e përbashkët mund të përfitojnë nga prirja e 715 mijë opozitarëve për t’i votuar ata dhe ndoshta mund të tërheqin edhe vota të tjera.

Sepse do t’i duhen sa më shumë vota përballë murit 800-mijësh që do t’u ngrejë mazhoranca më 14 maj, si dhe përballë ndarjes teritioriale që favorizon apriori mazhorancën…  

8 Komente

  1. A
    Ari

    Sakte !

    Përgjigjjuni
    1. h
      hik er gabel e futu ne hale shpejt

      sa i peshtire eshte ky mashtrues ordiner qe mashtron veten me gjithcka shkruan

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tan_Tironci

        Ky Trap, ka marre zemer. Flet me opozitaret e thjeshte. Me sondazhet e ketij, nga nje Bash do kete cdo bashki. Quan arrogant Ramen!!! Vetem nje idiot si ky mund te quaj nje njeri punetor e te kudondodhur. Pas votimeve, ti perdore 700.000 votat per leter higjenike.

        Përgjigjjuni
      2. l
        lisi

        Sali gerdeci bashke me shqupsat nuk merr dot me shume se 3--4 bashki.Kaq ka marre qe prej 1994 e deri sot ,me sondazh apo pa sondazh .

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ardi

          ku i gjeti opozita 715 mije o rrot kari?

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sondazhisti

            O miku,shume thjesht i ban llogarite,po llogarite tua,nuk jane llogarite e popullit.Dihet qe populli ka probleme,probleme,qe mbi 95% e tyre i kane probleme ekonomike,ku si ai qe ka shume,dhe ai qe kapak,nuk jane asnjehere te kenaqur,po gjithashtu dihet se asnje qeveri,nuk shkon me thes neper familje,per te shperndare lek,po ashtu ky popull e din mire,se duhet te shtrije kembet,sa ka jorganin,dhe kjo nuk eshte e re,prandaj pakenaqsi ka,po jo se mund te mendohet qe pakenaqesite,do te krijojne mudesi per reabilitimin e disa kriminelve,anti-shqiptar,te shitur kembe e koke,te rusi,dhe bashibuzuke te tjere,per interesat e tyre.Edi Rama dhe qeverisja e tij,kane probleme,po keta e bene Tiranen dhe mbare kete vend te jetushem,nga hale qe e moren nga qeverisja e ketyre haleve.Ky popull qe ti me shoke e lexoni me sondazhet tuaja,simbas drejtimit te eres,e din mire,kush eshte me e mira,dhe do shkoje mbas me te mires,jo mbas di shkerdhatokrateve,qe i kane pare me kohe cfare mostrash jane

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tropojani

              Ir koqe kush je ti qe ofendon kryeministrin ,ku i gjete ato shifra ? ketu do jemi te gjithe pleherat qe do i shkojne dy figurave kriminel e hajdute do marin 700000 vota ,or Zaloshja ti ke kaq vjet qe ben sondazhe ke gabuar te 5 perqind ,dhe ti e di shume mire se sa votojne jeta plehera ,por me sa duket te paskan dhene nje dore te mir parash per tu dhene zemer ceceneve ,paske qene nje kafshe or Zagar Zaloshnja

              Përgjigjjuni
              1. P
                Politolog

                Mos ja fut kot o Edi, fakti qe ne nje moment ka nje numur votuesis qe votojne per PD, nuk dmth se ata jane te gjithe opozitare. Votuesit shohin ate qe momentalisht ja mbushin mendjen, neser te njetet persona votojne nje parti tjeter.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje