
Zoti ja fali Shqipërisë më 23 Tetor 1871, At Gjergj Fishta emri i Tij.
Si askush tjetër e desh dheun e Tij,si askush i desh shqiptarët!
Si pak kush kontribuoi që ajo nga ide të bëhej shtet,nga poezi të shnderrohej në kufi!
U pëpoq në menyrë titanike, gjithë jetës që rraca të shnderrohej në komb,që individi në shqiptar e ky binom të ndihej europian mbi rrënjet e veta që nuk i merr më era.
Fishta, nëse Nolit i marrim hua do vargje e "donte Shqiperinë kur nuk e deshnin, e qante kur e qeshnin, e vishte kur e zhveshnin" pa i hy në hak "viganit liberator" Luigj Gurakuqit, por ndryshe nga të gjithë evidentoi kush janë rriqnat e ndyta që e pinë gjakun shtetit, shakllabanat,kryemataret,dylmet,levantinët! Fishta këta i qeshte e nuk i deshte, i zhveshte e nuk i veshte.Nuk qe vetëm poeti i virtytit të genit dhe epikes së tij por edhe antropologu i vesëve,përkufizuesi i zhganit i asaj mishele që e pengon progresin dhe përparimin e shqiptarve.
Pagoi çmim,mbet pa varr si Gjergji tjetër!
Por kujtimi i tyre u kthye në mistike kombëtare, në ideologji e identitet.
Sot e kujtojnë Fishten edhe ata që mund të ishin objekt të satirës e prozes së Tij ndëshkuese! Ata që vjedhin e rrëjnë shqiptaret,ata që e bën i duan ata gjithmonë në të kaluaren orientale,ata që i duan të paditur e të varfër për ti sunduar turren me yxhym tu citue poezitë e Tij.
Me heshtje sot mbase nuk do të binin në sy por kur flasin po.
Kësisoj po i pershendesim të gjithë, këtë frotë e skotë me nji shpërthim satirik fishtian.
SE SHQYPNIA U RRUDH E VOGEL
Kishin Hyp Nji Rreze Dilli
Ai Shen Pjetri e Ai Shen Mhilli
E Po Flisnin Per i Hall Te Vjeter
Ai Shen Mhill Me Njat Shen Pjeter
Se Shqypnia U Rrudh e Vogel
Per Shqyptart Sa Nji Gogel
Lene T`shejt e Mos Ta Zgjasim
Zbresin N`toke Shqypnin e Masin
Moren T`shejt Nji Lamsh T`mashit
Nisen Matjen N`Preveze T`tashin
Mirpo Lamshi u Ka Mej
Porsa Mbrin T`shejtnit Ne Qafe Peje
Edhe Nejse Mos Me u Zgjat
Si Me Mat Shqypnin e Ngrat
Peni i Mashit Asht Mbaru
Vrik Kalon Dreqi Mallku
I kane Pre Kryet Lekuren i Kan Rru
E Me Ate Lesh Kan Ba Nji Dredhe T`Djallit
Qys Se u Mat Me Dredhe T`Djallit
Asnji PUn S`na Shkon Per S`marit
Sesa Nisim Nji Pune T`re
T`paret Qe e Prishim Jemi Ne
Troç Dy Fjale Kombit Mbare
Sy Me Sy Me Ja Than Deshta
Ma Zor Mblidhen Dy Shqiptar
Sesa Mblidhet Nji Thes Me Pleshta
Lavdi jete e mot vepres se Fishtës
Nga titulli dhe gazeta që e publikon, mendova se është ditëlindja e Taulant Ballës
....ma zor (madje impossible)se bahen njerez di sunitoshqipfoles sesa mblidhet nji thes me pleshta....."
arab orthodokisss ..pirdhu ne qipro !!!!
Agron nuk ka raca njerezimi...shqipetaret nga te tjeret si qenie nuk ndryshojne ..Pak ndryshime ne gjuhe ,zakone tradita qe krijohen me shekuj e shekuj...nje keshille lexo jeten e Galileo Galilei..fishta nderohet per diturine ,gjuhen e mprehte..eshte mire per kedo ta studioje se cfare i solli kultures shqipetare..pastaj cdonjeri ka dritehijet e tij
I madhi Gjergj Fishta : Me Zor Mblidhen Dy Shqipetar Sesa Mblidhet nje Thes Me Pleshta. I pa vdekshem. Me Fishten duhet ti japim te drejte Enver Hoxhes.
Ah mor shoku im i tavlles, që paske pjerdhur nga trutë! A i mendon më pare ato që do shkruash apo hajde, futja, të dale ku të dale! Per çfare ta kujtojme qoftelargun, sepse, me porosi të sllaveve serbë, armiku më i madh i të cileve ishte pikerisht patrioti dhe poeti yne i madh Gjergj Fishta, qe ai pra qoftelargu, që urdheroi të zhvarrosej dhe eshtrat t'ia hidhnin në lumin Drin?! Per kete makabritet njerezor ta kujtojme Enver Hoxhën tënd! Mund ta beje kete, (qofte dhe per çeshtje zakoni), një shqiptar per një shqiptar, per më teper një gjigandi si Gjergj Fishta?
Bravo nuk ka më bukur
Pensionist.Pas Turqise Enver Hoxha eshte mallkimi tjeter me i madh per ne shqiptaret.Do isha dakort qe kockat e atij ndyresire ti dergoje ne Serbi ose ne det se qente nuk I prekin
Me mire ishte te na nxirrnit Fotot e varrimit te Fishtes si Spiun i italise..u varros nga ushtria italiane kur te tjeret internoheshin .jane shume kokrra spiune te vatikanit ne Shkoder e kane ne gjak.Ne kohen e at fishtes as krype nuk kishte fshatari as dinte te lexonte as Kishte liri.at Fishta ishte ne 1912 ne Vlore,per 40 vite ju la malokeve kandilin,pleshtat morrat e vrasjet per gjak.nuk beri asgje per askend Po hengri mire per vete me bajraktaret .sa mire ja u beri komunizmi ketyre qe i harroi per 50 vite.sot cdo spiun del hero.ik beni dhe nje bust Esatit
Po me dukesh me logjike 16 vjec. At Fishta ishte i vdekur, si mund te ndalonte ai kush ti shkoj e kush jo ne varrimin e tij ?!! At Fishta ishte personaliteti me i madh shqiptare i kohes se vet. Si i tile ai u rrespektua edhe nga fashizmi. Njerzit e medhenj rrespektohen edhe nga armiqte. Historia ka plot raste te tilla. Kujto Qezarin qe i preu koken ushtarit rromak qe vrau Pompeun ne Egjypt, i cili ishte armiku me te madh i tij. Pastaj, Fishta ishte edhe anetare i akademise italiane Per fat te keq Shqiperia ne ate kohe ishte e pushtume prej fashizmit icili organizonte drejtimin e shtetit. Si thu ti, duhej te ngrihej Fishta nga arkivoli dhe ti thoshte atyre qe nuk e dua rrespektin tuaj. Fishta u rrespektu nha fashizmi si njeriu me i madh i Shqiperise per kohen e vet, dhe jo si bashkepunues i tyre. Eshte per te ardhe keq nje i rritur te jete kaq i pa afte per nje analize elementare.
Nji nder Figurat me te shquara te Kombit Shqiptare_ Gjergj Fishta
Dua të di se çfarë qëndrimi mbajti Fishta kur Shqipëria u pushtua nga fashistët italianë?! E përkrahu, qëndroi indiferent apo e kundërshtoi këtë pushtim, qoftë edhe vetëm me deklarata?! Sepse kam parasysh qëndrimin e Patër Arapit!
Realiteti dhe Historia (Reality and Istoria) e nje Kombi eshte e Shenjte (Este e Saint) zoti me comentin SiriusXM dhe nuk mund te Mashtrohet per aresye te Ignorances. Perse do duhej te behej Katolike nje Epirote apo Ilyre kur Feja Orthodhokse ishte Identiteti,Kombesia,Historia e popullsise se Epirit qe sot quhet Albanistane? 1100 vjet Perandori Greke Bizantine e krijuar nga Perandori Ilyre Greke Megas Kostantinos perse do duhej nje spiun (spy) i Papes te considerohej "Vella" me Kaurret e Derrit? Po te degjosh mashtrimet e "historianeve" Arnaute si Xhufi qe ISkander-beu (Aleksander turqisht) lindi Orthodhokse por u be "katolike" d.m th ndryshoi Kombesine.Kete e beri thote Xhufi per "aresye stretegice"! E kupton se ne cfare niveli (level angl) arrin (arrival ital) shoqeria e vetequajtura Skiptare? Perpara pushtimit Osmane zoti Sirius XM kishte Istitucione vetem Greke dhe si rrjedhim nuk egzistonte Komb apo Ndergjegje Arnaute. Prandaj dhe "historia" tuaj fillon me propaganden e Fuqive te Medha sidomos armiqte e Pirros Austro Italianet. Nje nga ato qe Meshari (Mision) i Gjon Buzukut pas 100 vjeteve te Jeorgos qe u kthye ne Gjergj. Mirepo Alfabeti fillon nga Alfa dhe jo nga Omega. Vete Barletti sipas "historianeve albanistanas" thote qe Ne jemi Epirote he Krenare per Historine dhe Politizmoin (Culture "shqip") Ilyre dhe Epirote. Ku jane Permendoret e Perandoreve Ilyre te Bizantit s Megas Kostantinos dhe te Agia Sofias Iustinianos? A Mos eshte "Rastesi" krijimi i nje figure te Republices Popolare te Vatikanit si Tereza e Kalkutes ne nje vend ish Orthodhokse dhe Perandoresh? Populli i vetequajture Skiptare po degjenerohet dhe shkaterrohet.
Ik ore debil,ti dhe Sekti i Hebrejve qe na e shet per Fe,Sekti Hebre i Prifterinjve vrau dhe shkaterroi gjithe Greket e Lashte.Shkruajne me germa te vjedhura nga Finikasit qe eshte libani sot.Feja e Hebrenjve nuk ka asnje admirues ne evrope as kane germat e tyre.Shiko si vriten si Qente mes tyre..Ik puth ndonje derrase me fytyra te shpifura te magjistareve qe na i shisni per Engjej.ke pare ndonje Amfiteater apo objekt te lashte me Fene qe Ke.te vjedhura nga Romaket dhe Greket e Lashte jane.orthodhoksia eshte Fe e perqafuar nga kombe gjakpirese.
Agron! Qe Fishta ka nje kontribut e dukshem ne kohen kur shkruheshin fatet e vendit, kjo nuk mund te mohohet nga askush.Ai mbetet nje nga figurat me peshe,me aktivitet politik patriotik,atdhetar,diplomatik,gjuhesor dhe fetar. -Por,por ti e kalon jo pak,po teper pasi ka individe shume here me te spikatur,me shume peshe dhe kontribut per atdheun tone se frati. —Persa i takon krijmtarise letrare ai mbetet nje poet mesatar,folklorik deri dhe pse jo bejtexhi. -Shume nga vargjet e tij gjinden ne krijimet gojore te Malesise,si te Marash Uci e te tjere. -Qofte te Lahuta,Amzat,Mrizi e deri te Gomari i baba Tasit nuk arrine te ngrihet ne nivelin e nje poezie moderne,larg vargezimit 8 rrokesh popullor dhe ne poezite me rime foljore dhe klauzula te perseritura merzitshme plot turqizma dhe te varfra artistikisht ,poetikisht Ai nuk arriti dot nivelet artistike te Çajupit,Mjedes,Nolit, Konices,Poradecit,Bulkes,Spasses,madje as te Vaso Pashes dhe Ali Asllanit pa folur per Migjenin qe eshte mijera kilometra larg.Do ishte fatkeqesi e madhe per letrat shqipe nese poezia do mbetej ne nivelet e poezise se Fishtes.Sigurisht ai mbetet nje nga figurat kryesore te kishes katolike romane ne Shqiperi -Si letrar dhe si pedagog mendoj se duhet te jeshe me i sakte ne vleresimet lerare,ndersa si katolik ke te drejten tende te thuash ç’te duash
o z. Shqiptar nese ti krahason vepren e Fishtes me Spassen, Nonda Bulken apo poetet e tjere i bie te mos kesh lexuar asnje veper te te madhit Gjergj Fishta. Poezia e Fishtes eshte si uji qe gurgullon, vershon plot uturimë e freski. Normal qe do flasesh keshtu sepse eshtw nje veper qe ende nuk eshte studiuar, pasi 50 vjet komunizem kemi mesuar bash ato poezi qe ti citon, dhe asgje nga Fishta. As keto 30 vjet Fishta nuk ka marre vendin qe meriton ne letersine shqipe e jo vetem. Kontributi i tij letrar, patriotik, historik, politik, per nga pesha eshte i pamatshem. Per mendimin tim Fishta eshte figura e dyte me e madhe e kombit shqiptar pas Gjergjit te Madh, atij te Kastriotit.
Ka shkruar ne shek e 20 sikur te ishte ne shek e 14! Arti i Fishtes eshte tmerresisht arkaik, tribal, dhe mesjetar. Ka nje diference artistike prej 6 shekujsh mes Migjenit europian, revolucionar, feminist dhe sektarizmit shekullor te Fishtes edhe pse gati bashkekohes te nje qyteti dhe kulture. Fishta eshte perendimor vetem per fe, ndersa per kulture eshte thellesisht orjental dhe ballkanas. Ne kontekstin social, katolicizmi shqiptar ka qene vecse nje vegel e Perendimit, por aspak nje shprehje e emancipimit kulturor dhe teknologjik te Perendimit. Profetizimi dhe venerimi ne kete forme eshte nje semundje e injorance sone tribale, qe me “Profete” hijerende, imponon dhunshem limite zhvillimi duke ndalur evolucjonin intelektiv te kombit dhe gjeneratave. Nje dobesi e arkaizmit fetar dhe krahinor shqiptar qe ofron varietete pa fund per oreksin e cdo pushtuesi. Kemi krijuar rreth disa figurave nje lloj radikalizmi klerikal ose me mire nje lloj fashizmi tribal allashqiptar. Fishta eshte nje personalitet shume kompleks, me jashtezakonisht kontribute por edhe paradokse te thella e te errta dhe ne vend qe ta venerojme, mesojme me shume nga ai duke e studjuar pa tabu, ne te gjithe kompleksitetin e tij.
Eshte apo nuk eshte Fishta nje nga bijte me te ndritur te shqipes, i takon historise ta vleresoje, jo histerise se sharlatanve me kryq qe te bejne per te vjelle, qe i ngjan nje militarizmi krahinor dhe fetar ne gadishmeri. Historia here e ka ngritur dhe here e ka ulur. Komunizmin nuk e solla une, por bijte e tyre te lexuar ne shkollat e Perendimit. Pushtetin e tyre 500 vjecar nuk e shemba une, por bijte e tyre. Profetizmin e tyre nuk e sodomizova une, por bijte e tyre. Kryqet dhe gjysem henat nuk ja shkerdheva une, por bijte e tyre! Bash ashtu sikurse komunizmin e bijve te tyre e shurruan ne goje, po pjellet e lexuar ne perendim, 50 vjet me pas. Shembja e zhurmshme e bunkerit komunist, risolli buste vorioepirjotesh, buste rrugacesh, copa muti si profete, duart grekesh, turqish e italianesh per tu puthur, mesjete, parmende, skllaveri, perce, shpelle, xhihad islamik, xhihad katolik-kanuni, xhihad jatollahesh bizantine, xhihad imperialist. Sot, pervec Enver Hoxhes, te gjithe jane profete. Neser?!!!!!!!!!!!!
Po edhe Spiun i italise ishte,Antar i Partise Fashiste Shqiptare me Ernest Koliqin e Anton Arapin.dhe shume lango te shitur .e di qe te Qan zemra per Dom Fishten ,por Ushtria pushtuese e Varrosi jo ushtria e Shqiptareve.te kuqte te mesuan te lash dhembet e Mos I shaj shume se fuksat me te medhenj ne burgje ishin Jezuitet e Shkodres.Ti Ke Fishten Hero ,une kam Enver Hoxhen hidhi ne referendum te shikosh Ke do Kombi ..At Fishta nuk shahet per punet e Zotit por per punet e Jakomonit qe pushtoi e vrau Shqiptaret
Respekt dhe nje pyetje? Per vargjet e shkruara, por nje bie ne sy nese Fishta ka pasur ndonjehere te veshura veshjet kombetare, apo e ka pasur te ndaluar nga dikush? E kam te veshtire t'i shikoj mendjet e ndritura te shumta shqiptare, te periudhave te ndryshme te historise sone gjithnje nen petkun e pushtuesit Romako-Romako (=Bizantino)-Turk.
Zoti nuk fal emra o Gjek analfabeti. Nuk besoj se vetem Fishta i desh shqiptarët. Sepse Fishta nuk ishte Zoti, por thjesht nje prift. Nuk mendoj se Shqiperia do te behej shtet me poezite e Fishtes, as me letrat e tij drejtuar Musolinit. Fishta nje nga shqiptaret e medhenj, por hiperbolen se ai e shnderroi rracen shqiptare në komb, as ai vete nuk do ta pranonte, sepse termi "rracor" per kafshet eshte, jo per njerzit. Dhe shqiptaret nuk jane kafshe o Gjek analfabeti.
U lind Zef Fishta dhe u pagezua me emrin Gjergj! Ka ndrruar emrin, sepse, kete e di Gjekmarku! Nuk ishte i ndritur, se si klerik qe ishte, i mjaftonte drite e Krishtit... Me ardhjen e pushtuesve italiane u tregua ''mikprites'' , i priti ata me lule, lutje dhe brohorima dhe i bekoi... Te kishte qendruar me mire indiferent, te mos ishte perziere me politiken e pushtuesve, do te ishte me te vertete nje personalitet unikal... Megjithate pena e tij per shqipen, Shqiperine dhe heronjte popullore ka lene gjurme te padiskutueshme... ...''Qofte i lehte moti dhe stina, E lehte balta e suferina! Ku lind dielli e perendon hana, Oso Kuka s'lind ma nana!"... Gj. Fishta