Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

21 Tetor 2022, 20:00Blog TEMA

Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër

Nga Carlo Bollino

Urrejtja politike, ashtu si servilizmi, vrasin logjikën para se të vrasin të vërtetën. Historia tragjike e Lear Kurtit, që vdiq në duar të policisë, shkaktoi prapaskena dhe akuza nga ana e analistëve të zakonshëm të lidhur me opozitën që nuk i besojnë asgjëje veçse fantazive të tyre. Dhe kështu, hipoteza që qarkullon në botën e tyre paralele, është se në të vërtetë Lear Kurti, u vra me gjakftohtësi nga policia, ose u torturua dhe më pas u vra, ose u rrah dhe vdiq për shkak të goditjeve dhe se historia e kokainës së gëlltitur për të mos iu kapur gjatë sekuestrimit është vetëm një shpikje e regjimit. Nëse do të ishim në Argjentinën e Pinoçetit (apo në Shqipërinë e Enver Hoxhës), edhe mund të pohohej që policia shpiku një vdekje imagjinare për të fshehur krimet e veta. Por ndoshta nuk kanë faj se këtë bëri Sali Berisha në të vërtetë, me 21 janar të 2011, kur shpiku që 4 protestuesit e opozitës së atëhershme u vranë me çadra-pistoletë të përdorura nga socialistët, në vend të plumbave të Gardës. Dhe Berisha u demaskua shpejt falë transmetimit të pamjeve nga ana e një televizioni plot kurajo.

Po në Shqipërinë e 2022, është akoma i mundshëm një inskenim i tillë? Domethënë, a është me të vërtetë e imagjinueshme që një sërë policësh, dhe pastaj një prokuror, dhe më pas mjekët ligjorë, e më pas ekspertët e laboratorëve të analizave, të gjithë bashkë të shpikin se gjetën kokainë në trupin e Lear Kurtit të ndjerë bashkë me gjurmët e një qeseje të vogël plastike dhe për këtë arsye i riu vdiq për shkak të overdozës? Këtu hipotezat janë dy: Ose Lear Kurti vdiq për shkak të goditjeve apo torturave të policisë dhe që prania e kokainës është totalisht e shpikur. Ose, vdiq për shkak të kokaine së gëlltitur në mënyrë të vullnetshme dhe atëherë hipoteza e torturave është totalisht e shpikur. Për këtë ekziston një video.

Policia ka regjistruar nga fillimi në fund të gjithë fazën e autopsisë së viktimës, një praktikë e pazakontë, por mesa duket e domosdoshme për shkak të skepticizmit kronik që i lejon kujtdo të mohojë edhe të dukshmen. Pra video, tani në duart e prokurorisë, konfirmon që në stomakun e Lear Kurtit, është gjendur një qese e vogël plastike me përmasa 5 cm që përmbante kokainë dhe se në kontakt me lëngjet gastrike të stomakut është çarë duke nxjerrë drogën që më pas ka vrarë të riun për shkak overdoze. Nuk është hera e parë që një gjë e tillë ndodh në botë, por është e para herë që ndodh në Shqipëri dhe kjo ka çuar në bllokim logjikën e analistëve që dinë gjithçka dhe në vend që të informohen, preferojnë të akuzojnë. Video tregon dhe trupin e zhveshur të të riut para autopsisë dhe nuk ka shenja dhune, apo goditje a tjetër. Eshtë një provë që familjarët e viktimës mund ta kërkojnë për të hequr çdo dyshim nepermjet ndonjë ekspert.

Ekzistojnë edhe 5 video të tjera të regjistruara nga kamera të sigurisë të montuara në zonën e arrestimit që tregojnë gjithë ndjekjen dhe kapjen. Dhe gjithashtu ka kamera që kanë filmuar hyrjen në komisariat të Lear Kurtit dhe daljen e tij me një makinë të policisë që nxitonte drejt spitalit ku i riu mbërriti i vdekur. Edhe në këtë fazë të tragjedisë opozita përpiqet të montojë një skandal, sepse policia tha se djali vdiq në spital ndërkohë që spitali tha që djali mbërriti i vdekur. Sikur një polic të ishte në gjendje të përcaktojë nëse një person në overdozë është gjallë, në koma apo i vdekur.

Videot bëjnë të mundur të rindërtohet minutë pas minute e gjithë sekuenca e tragjedisë, që kur Lear Kurtit i afrohet një patrullë e policisë në rrugën “Riza Cuka” (Laprake) dhe një polic që e pyet “nga vjen” dhe ai përgjigjet “nga Parku i Autobusave”. Dhe në këtë pikë agjentët zbresin nga makina për ta identifikuar, po Lear Kurti ikën me vrap. Ndjekja, (që mbaron pas rreth 250 metrash), pastaj kapja dhe kontrolli gjatë rrugës që policët bëjnë se mos gjatë ikjes ka hedhur diçka, zgjasin 9 deri në 10 minuta gjithësej. Që në këtë kohë Lear Kurti (që mesa duke kishte gëlltitur kokainën) jep shenja e pare që nuk ndjehet mirë. Një shok i tij, që ishte gjithashtu ndaluar bashkë me të, tregon se Lear Kurti vuan nga epilepsia dhe se tre javë më parë ishte shtruar në spitalin Nënë Tereza. Policia verifikon që në të vërtetë i ishte dhënë ndihma për dehje, por këtë, në momentin e arrestimit nuk e dinë ende. Kështu lindi dhe hipoteza e epilepsisë.

Lear Kurti shoqërohet në komisariat për t’u identifikuar, por këtu gjëndja e tij shëndetësore përkeqësohet me shpejtësi. Thirret një ambulancë, por ai përkeqësohet sërish dhe atëherë pa humbur kohë tjetër e hipin në makinën e një patrulle dhe dërgohet në spital nga policia. Gjithësej në komisariat qëndron 4 deri në 5 minuta, siç tregojnë pamjet e telekamerave të brendshme që e kanë regjistruar të shtrirë në korridor. Kur mjekët e spitalit deklarojnë vdekjen e tij ora shënon 23:40. Kur policia iu afrua Lear Kurtit ndërsa ecte në rrugë, ishte ora 23:07. E gjithë tragjedia është konsumuar në 33 minuta. Çfarë mund të ketë ndodhur kaq përbindshëm në 33 minuta, pa lënë gjurmë në trupin e Lear Kurtit?

Edhe mbrëmjen e 21 janarit të 2011 Sali Berisha gënjeu dhe një video e demaskoi. Tani, ka një tjetër video që është në gjendje të përgënjeshtrojë sërish gënjeshtrat e tij. Berisha gënjen, e ka bërë këtë gjithnjë dhe do të vazhdojë ta bëjë deri në fund të jetës së tij. Falin e vërtetë e ka kush vazhdon t’i besojë.

48 Komente

  1. i
    ilir

    E si mund te mungonte pa lehur mafiozi Carlo. Ky me keto lehje per padronin Rama ka Muzeun dhe ka nje toke ne mes te Tiranes.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zen

      Kur i moren gjithe shpellaret e maloket tokat ne mes te Tiranes pse mos te marre edhe Carlo. Te pakten Carlo nuk eshte analfabet. Flet dhe shkruan shqip dhe i kupton edhe ato qe shkruan edhe ato qe thote.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sindikata e Suflaqeve

        Ka diten e zarfit sot tek AKSH-i. Me 8 zero pagesa

        Përgjigjjuni
        1. p
          pirro

          pse e shan Ilir? Everteta te vret? kerkon qe te shash dhe te shpifesh sepse keshtu do Berisha? Turp. Mos nxit urrejtje dhe sherr. Nese ka qene ashtu ka kamera per kete pune. Ato tregojne te verteten. Lehaqenet kane pune e tyre ti mos u perzje ne genjeshtren.

          Përgjigjjuni
        2. J
          Jugu

          Po qeveria nuk ka faj o Karlo? Shiko hunden Karlo se eshte bere si pinoku. Si more pregatitet skenarin dhe tani jeni gati ta hidhni ne trege. Po pse u pezulluan policet kur nuk paskan faj? Ju lumte kur gjeni ate popull qe edhe pse vuan ne maksimum por perseri nuk ngrihet kunder Rames dhe eurove te tua pa djerse.

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cufi

            I leshoi Sali mortja zagaret,malokun qe ka xanun toke ne jug dhe e quan veten jugor dhe Dedën, malokun tjeter qe i thote vetes Ilir qe te duket si qytetar!

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lymi

              Po pra :/ Por ato videot (pervec asaj te autopsise natyrisht) duhet te behen publike Beso edhe kontrollo thoshin romaket...sidomos kur flitet per nje gje aq te rendesishme sa ushtria apo policia

              Përgjigjjuni
            2. J
              Jugu nga Vicidoli

              Po budala po qeveria ka faje edhe pse ti je i mangut cfare i beri interneti miletit edhe budallait i jep mundesi te exprimohet

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dakord

                He pra verior pse nuk ngrihet populli kunder rames??? E ke gjetur ti apo hiç?? Sepse ti dhe saliu na trembni kaq shume neve saqe as qe duam tja dime çfare ben Rama. Ti dhe saliu shkaterruat jetet e prinderve tane, shkaterruat jetet tona dhe tani nuk do t'ju lejojme kurre te na shkaterroni edhe jetet e femijeve tane.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  A

                  po presin te vini ju nga jashte,se pasi e braktisni vendin ju vjen deshira per proteste dhe mesoni te tjeret si behet protesta

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Agron

                    Po na çan derrasat me kete militantizem idjot o "Jugu" i Jezerces.

                    Përgjigjjuni
                  2. X
                    Xha Jaho

                    I gjithe stafi i rrjetit social JOQ duhet te shoqerihet ne polici dhe te japi shpjegime per deziformim te opinionit publik dhe ti kerkohet prokurorise te hetoje perse keta persona akuzojne duke shpifur ndaj policise

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Te q... JOQ

                      JOQ eshte eshte faqja me ordinere ne treg. Jo vetem qe percjell nje injorance totale por genjen me dashje turmen e dallkaukeve qe u besojne. Krahasojne rastin e Klodian Rashes me kete te fundit. Klodian Rasha u vra kot. Nuk ju gjet asgje e paligjshme ishte faji direkt i policit qe e ekzekutoi. Ky rast i fundit nuk ka lidhje me ate. JOQ ne nje shtet serjz te gjithe admin e saj sharlatane , qe per cdo pordhe qe hedhin policet ne rruge u shfaqin video , do duhej te liheshin ca kohe ne ndonje burrg shembullor dhe aty i mesonin sjelljen e ndershme pa skudheqe e kurverite e letyrave qe ka per admin.

                      Përgjigjjuni
                      1. k
                        kasemi

                        Jam dakort xha jaho, shpifesit dhe mashtruesit duhen denuar. Nuk vazhdohet me me shpifje kunder policise e shtetit nga hgajdute dhe kriminele.

                        Përgjigjjuni
                      2. A
                        Avdulla Fyrgesa

                        Mjere Shqiperia qe paska mbetur te mare mend nga ky tip qe ka ardhur ketu per tu pasuruar. Verifikoni pasurine e tij qe nuk fitohet me pune te ndershme dhe del vetvetiu konkluzioni se ai eshte pozicionuar ne krah te Qeverise per te hedhur tym per cdo problem e ngjarje ne kete vend. Mire eshte qe te na lere rehat me ate qe na zene ne kete vend teriorist qe nuk shqetesohen fare per jeten e njerezve . Pse nuk flet kjo koke e madhe e gazetarise qe policet nuk kishit te drejte ta ndalonin te ndjerin sipas nenit nr.109 te Policise. Ne cilin paragraf justifikohet ndalimi. Qe ketu duhet te filloj analiza dhe pergjegjesia.

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Po po...po po......yrra byrrja merrni cfurqet e

                          Avdulla, populli shqiptar eshte pjerdhur me kohe në kokë! Eshte popull i dhier, dhe tashme ne duart e fatit, se ky popull, akuzon, fantazon, shpif, dhe KURRESESI nuk eshte SERIOZ. Ky popull, edhe sikur te dalin 1 milion video te ndalimit te te riut, nuk ka per ti besuar, pasi ky popull: urren policine dhe ka humbur BESIMIN prej dekadash. Eshte popull i pjerdhur, perfundimisht. Se cpune ka Rama, apo policia qe te vrase nje te ri hajde merre vesh. Nderkohe qe 95% e naçove neper lagjet fakire te shqiperise pijne hashash e bejne spaçatorin......dhe kete FAKT per çudi populli halabak e harron. Avdulla, Carlo nuk ka nevoje te pirdhet nga trute si shqiptaret, se I HUAJI ka nje limit, ka nje faqe, ka nje dinjitet, nuk eshte si *NE qe jemi krunde si njerez. Hajt klm Avdulla.

                          Përgjigjjuni
                          1. e
                            emigranti athine

                            nuk e di ne cilin vend jeton por ne gjithe boten policia ka te drejte te te ndaloje ne rruge dhe te kontrolloje dokumentat e tuaja, pse jepni informacione te pa sakta ????

                            Përgjigjjuni
                          2. T
                            Tarras-Bulba

                            O Carlo kujt po ja thua, Gomerve te Medias Shqiptare, a mendon vertet se ata te kuptojn...!?? Ata vetem te verteten s'din te shkruajn, shkrimet e tyre jane te neveritshme, genjestare, intrigrante e manipulese... dhe fatmirsisht per ta s'ka ligj qe t'i vej para pergjegjesise per shpifjet dhe mashtrimet qe shkruajn e flasin.

                            Përgjigjjuni
                            1. n
                              nje shqiptar

                              media shqiptare eshte plotesisht e ndergjegjshme per ate qe ben,ka interesat e veta dhe jo publikimin e se vertetes. Carlo shkruan per ata njerez qe u punon logjika dhe nuk ikin qorrazi pas politiqenerve

                              Përgjigjjuni
                            2. r
                              robi

                              Exelent Carlo Bolino. gazetari me i sinqerte ne shqiperi

                              Përgjigjjuni
                              1. O
                                Ortografi

                                shqipëri shkruhet me të madhe - Shqipëri, i dashur.

                                Përgjigjjuni
                                1. s
                                  shano

                                  Per idiote si ty qe nuk shohin me tutje artikullit...qe nuk pyesin cpasuri ka Carlo, kush ja dha ?! Po. I madh eshte.

                                  Përgjigjjuni
                                2. V
                                  Vlonjati

                                  Pinoceti ishte ne Kili o gazetar leshi! Per te tjerat e besoj qe drogaxhiu vdiq nga droga e tij. Ska vdekje me e merituar per "cunin gango"

                                  Përgjigjjuni
                                  1. 1
                                    19

                                    Cim peka maloku ca do thot se jemi ne merak .

                                    Përgjigjjuni
                                    1. N
                                      Nongrata Ujku Cerrikut= Shkullaku

                                      Délit de fuite do te thote faje per largimin kur nje polic kerkone te beje nje kontrolle dhe denohesh me burge vetem per 2022 deri para dy ditesh policia française ka vrare plot 12 persona ndersa ne vitin 2021 vetem dy kjo sa per information per délit de fuite .per viktimen ka qene i droguar cocaïne te jepe te rahura te zemres te shpejta plus vrapit dhe gelltitjes se cocaïne eshte normale vdekja .Tani pse kerkone nongrata te perfitoje nga vdekja sic ka perfituar ne Shkoder me vrasjen e Arben Broci ne Tirane me vrasjen e A.Hajdarit keto jane bere te zakoneshme por uk bene asgje vetem ridiculise veten dhe i shtone electore Rames me ata 50 narkomane vetem sa fuqizojne qeverine se askushe nuk i mere serriozisht

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Limoz

                                        Carlos i dalin te gjitha gjerat qe thote. I ve pikat mbi i.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Sal kerma ka lind per me shpif, e ka zanat

                                          Mbi gjithçka duhet arsyetu perse do ta bente policia nje krim te tille, çfare interesi kish dhe sa i rendesishem ishte ky tipi qe po te mos kish vdek sdo ta njihshin kurre. Mos ndigjoni Sal kermen qe shpifjen e ka kthy ne zanat nga qe se ndeshko kush. Kqyrni argumentin e Sal kermes thote nuk mund te gelltitesh dot nje qese pa perdor vaj ndaj e ka shpik policia ket version. A thua se osh thes e jo mikro qese me doz koke. Si nuk po del nje burre ketu me ja tregu qejfin ketij ndyresires sali qi slen kend pa sulmu ndyrazi.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. J
                                            Jugu

                                            O cuf je e teri buf. Njerezit e ndershem, te arsimuar, dhe qytetare, jane gjithmone ne opozite me qeverine dhe sidomos me qeveri mafioze si keto shqiptare, duke perfshire kete qe eshte tashme ne pushtet. Servilet dhe injorantet i bejne masazh atij ne fuqi qe tani eshte Rama, edhe pse e dine se sa keq eshte ekonomia, korrupsioni, etc. O cuf ti je vec buf. Je mesuar te sulmosh si zagar ata qe te shajne qeverine qe te jep ty sufllaqen. Nga njerez si ti po boshatiset vendi, se ju mbani ne fuqi pisat dhe hajdutet.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. P
                                              Populli

                                              Te verteten si drita e diellit po na i thote nje i huaj, Karlo Bollino, i cili nuk eshte skllav si gazetaret tane, por profesionist gazetar. Nje i huaj eshte gjthnje me i drejte kur ne shqiptaret hame njeri tjetrin. Sklleverit e tipit Ilir apo Fergesa le te lexojne se po ky gazetar, i rralle, tha te verteten me 21 Janar.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. B
                                                Bostoniani

                                                Bravo Carlo, gazetari me realist ne Shqiperi

                                                Përgjigjjuni
                                                1. H
                                                  Himarioti

                                                  Bravo Bolino! Shumë media, gazetarë dhe gjyqtarë në Shqipëri, janë kobure në dorën e kryekriminelit të kombit tonë, Sali Shpellar Berisha. Ai është i njohur për manipulimet e vdekjeve dhe shfyrtëzimin e viktimave për të krijuar tensione sociale.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. L
                                                    LORA

                                                    Respekt per klasin e gazetarise tuaj z.Bollino.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. S
                                                      Shkepësi I rregullt i shkolles baletit

                                                      Lora brekët !!! I ke harruar përsëri ... Lora kurvickë e vogël ..

                                                      Përgjigjjuni
                                                    2. E
                                                      Ersa

                                                      Edhe pse duhet me qenë gjithmonë skeptik ndaj vdekjeve në rajone policie, ky është rast I pastër OD (over dose) që I ndjeri ia bëri vetes. Dmth për të evituar një të keqe më të vogël ( të kapesh me kokain) I bëri vetes të keqen maksimale.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. m
                                                        mirel

                                                        E verteta ju dhemb shume shqupisave ndyresira trushplare te Salikadavres....

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. A
                                                          Ai vetem duhet injoruar.

                                                          O Karlo,pse lodhesh me kete moster Ai gjithe jeten me kete pune eshte mare.Ne fillim njerezit i besuan ,por kur e moren vesh u distancuan.Flas per popullin e thjeshte,jo per sahan lepiresit,qe nuk njohin bese dhe fe.Amerika dhe Anglia e kane thene troc,vetem drejtesia shqiptare nuk ka kellqe ti tregoje vendin.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. N
                                                            Nje i ri

                                                            Po pse pikerisht nje i ri qe ndalohet e shoqerohet padrejtesisht ne polici, paska kapercyer ne stomak nje qese 5x5cm dhe vdes pikerisht ne dyert e policise? Pse nuk vdiq para nje ore, por pikerisht kur ra ne duart e policise? Le ta provoje kush te doje ne ka mundesi te gëlltitësh nje qese plastike 5x5cm. Eshte e pamundur. Edha ata qe kalojne me dhjetra qese plastike ne per dogana, me qeset te ruajtura ne stimakun e tyre, nuk ka pasur asnje rast ne bote qe te kene vdekur nga overdosa sepse na qenkerka shkrire qesja plastike brenda ne stomah.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. E
                                                              E verteta

                                                              Nuk po e zgjas o Bolino se nuk ja vlen te te lexosh as ty e as te tjeret lepires te partiçkave, por para se gjithash mundohu te lexosh me shume histori. Pinoçeti ishte ne Kili, jo ne Argjentine. Mos i ngaterro gjerat.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. G
                                                                Gerdeci

                                                                Ja pra, e verteta mund te vonoje por jo te mungoje. Bravo policia qe i ka regjistruar te gjitha levizjet me video dhe ka vepruar me profesionalizem. Sigurisht qe do te pezulloheshin ata police pjese te ngjarjes, persa kohe sqarohen situatat. Bre, sa shume kokeshpulla ka akoma nder ndjekesit e Sali Karaxhicit!!!

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. A
                                                                  Ai qe..

                                                                  ILIRI dheJUGU. Pse jeni kaq idiot?Ju kahedhe Daliu trute e gomarit dh flisni si aios ki i mrrak se ne hop te s'ëmës po iken.Duroni deri me 3 nendor.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. l
                                                                    labi

                                                                    Karlo e ben bukur naivin,djali u ndalua per tu verifikuar e pastaj iku me vrap,cudi shume cudi,fjalet qe qarkullojne ne Tirane thone ndryshe,shume police sot jane te lidhur me keta tipa e u marrin haracin per shitjen e mallit,djali gjithmone sipas gojeve te liga nuk kish paguar haracin e policet e ndalojne sipas Karlos per verifikim,e kur nuk paguan shkon ne burg.Sot vetem per te kaluar kufirin per jashte eshte kthyer ne gallate me vete,gjoja ndalimin e ikjes te rinjve per Angli po kjo eshte justifikim qe policet te marrin leke.Keta police kane mesuar dhe Malazezet e Maqedonet te marrin leke.Duke qene se udhetoj shpesh per arsye pune kam pare llahtari,nga presionet e deri te kontrollet per vonese kur nuk u jep leke.Me kan mbajtur dy ore se udhetoja me makina me targa te huaja e marre me qira ne Kroaci.justifikimi nuk lejohet kur nuk je rezident te perdoresh makine me targa te huaja,mbasi paguan je ne rregullpra jo vetem policet po dhe ligjet gjysmake te Rames ndihmojne keta te zhvasin njerezit.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. p
                                                                      per sherbetoret e pushteteve ka vetem neveri

                                                                      Ja dhe Car Bolja qe ka 30 vjet ne simbioze me Partine Socialiste si ato Zogjte qe ushqehen ne kurriz te Rinoceronteve.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. E
                                                                        Eni

                                                                        Karlo 1 Euro. Kto qe thote besoj I ka te verteta dhe une keshtu mendoj.Por te thena nga Karlo.....

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. N
                                                                          Nik

                                                                          Ngushellime familjes dhe drejtesia te shkoj gjer ne fund per humbem e jetes.Nuk ekziston ne bote qe deputet i paguar nga taksapaguesit te hedhi balt mbi qeverin dhe institucionet.Me keq duke vazhduar me gazetar e analista,ne cdo vend te civilizuar heshtin perpara fjales se fundit te prokuroris ndersa ketu nga deputet fasulesh gjer tek vrasesi i 21 janarit nuk presim vecse te ndodhi nje aksident dhe te versulen si kafsh me dhe pa argumenta. Prisni rezultatet dhe verifikimet pastaj filloni me hipoteza

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. K
                                                                            Kume Peza

                                                                            Le ta bëjë policia deklaratën Carlo. Pinoçeti ishte i Kilit, jo i Argjentinës. Përpiqu të jesh i saktë se bëhesh i pabesueshëm.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. C
                                                                              Carlo leri Kafshet brenda Shpelles

                                                                              Nuk duhen shqetsue bre burr kafshet e shpelles sepse fillojn e pellasin papushim .Eshte gabim qe Njeriu tenton te edukoje ,te bej te kuptohet nga Kafsha . Eshte e pamundur .Jane bere ka shume eksperimentime qysh ne epoken Primitive kur shpellaret nuk dilnin nga shpellat mbasi kishin Mamuthin brenda e te gezuar rreth zjarrit shijonin injorancen ,primitivitetin . S'jella ne qytete ,ishte nji gabim fatal e i pafalshem .

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. P
                                                                                Poli

                                                                                Po shikoja ate spotin per delet te bere nga KESH...turp.....sa per dijeni ne nuk kemi asnje rritje cmimi as per gaz as energji...nga janari thone mbase...ktu ku jetoj une....nderko dhane 500 Euro per Person te rritur e 250 per femije....per rritje te tjera cmimi ..ushqimet jane te pskten 30% me lire se ne Tirane. Paga mesatare 2500 Euro. Te fala Jorgo Rama Melices.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. K
                                                                                  Karilo

                                                                                  Italianucbythqir

                                                                                  Përgjigjjuni

                                                                                  Lini një Përgjigje