Përse fjalët e Escobar dhe të gjithë amerikanëve për Berishën, janë për veshët e shqiptarëve, muzikë

26 Tetor 2022, 09:41Blog TEMA

Përse fjalët e Escobar dhe të gjithë amerikanëve

Nga Alba Malltezi

Normalisht është i frikshëm pushteti dhe njerëzit e tij. Në Shqipëri ende vazhdohet të kihet frikë nga opozita, ose më mirë nga një njeri. Për të kuptuar frikën, korrupsionin, miklimin, agresivitetin, pengmbajtjen, shtetshthurjen, servilizmin, presionin, që Sali Berisha ka ushtruar në Shqipëri, mjafton të shohësh se si sillen me të gazetarë, analistë, politikanë edhe sot që Berisha është në opozitë, edhe sot që ka damkën e “non gratës”, edhe sot që është në pikën e tij më të dobët si për shkak të moshës, ashtu dhe për shkak të përjashtimeve ndërkombëtare.

Eshtë lehtësisht e dallueshme përlulja, përmendja gjithnjë me “Zoti Berisha” nga panele të ndryshme, këto panelë që përfolin, përbuzin, përqeshin këdo para tyre: Që nga Presidenti, nga Edi Rama, te vajzat e gratë në politikë, te më të moshuarit apo kushdo që vihet para rrugës së tyre me një mendim ndryshe. 

Analistë që konsiderojnë “lëtyra” cilindo që ua prek sedrën e nuk e kanë për turp të përdorin fjalorin më të ulët për cilindo e cilëndo, ndërsa kur flasin për Sali Berishën drjetojnë trupin, ngrenë lart kokën, dhe thonë “Zoti Berisha” dhe as guxojnë t’i kujtojnë sarajet në Gjirin e Lalëzit, zyrën luksoze në kullën më të bukur të Tiranës, shtëpinë në lagjen më të pasur të kryeqytetit, firmat për të bërë milionerë djalin e vajzën. 

Për shumë gazetarë, analistë, politikanë, gjykatës, prokurorë, policë, Berisha “opozitar” është frikshmërisht i paprekshëm. As me frymën e fjalës. Siç janë të paprekshme pasuritë e jashtëzakonshme të tij, ndërsa e dëgjojnë të delirojë dhe e admirojnë për protesta kundër varfërisë.

Prandaj, sa herë një amerikan, që komplekset ndaj diktatorucëve dhe delireve të tyre të madhështisë, i ka hedhur me kohë në oqean, flet hapur dhe qartë për Berishën dhe bëmat e tij që i dinë mirë të gjithë, këto fjalë shndërrohen në paqe, në harmoni dhe muzikë.

U shtofshin sa më shumë, sa më bukur e sa më qartë këto fjalë!

9 Komente

  1. 1
    19

    Super shkrim

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gazetari, opinionit dërrdërrist, i pavarur krejt..

      Kanë frikë se ua bënë fytyrën ma zi se kpuca..................................................... Ndërsa Ramën shaje sa të duash, nga nëna, nga babai, nga gruaja, nga djali, nuk të gjen gjë, sepse në Shqipëri nuk ka liri të medias.....

      Përgjigjjuni
    2. k
      k

      Psikoza e frikes nga pushteti kriminal mafjoz që berisha ka mbjellur në këto 30 vjet , është rrenjosur në rracën e dobet shqiptare që akoma është e dominuar nga ideali i nenshtrimit dhe spiunit vullnetar per oportunizem prej kopeje. Kjo ndjenje u formua gjate diktaturës komuniste. Duke qenë se berisha eshte komunist, ekuacioni merr forme.

      Përgjigjjuni
      1. P
        PER ATA QE NUK E DINE

        NON GRATA PER SALI BERISHEN NGA AMERIKANET DUHET NENKUPTUAR NE FAKT MBROJTJE E SALI BERISHES NGA AMERIKANET TE CILET DUAN ME MIRE NJE VDEKJE NATYRORE TE TIJ SE SA NJE PROCES GJYQESOR KU MUND TE DALIN EDHE TE PALARAT E MIQVE TANE AMERIKANE SIDOMOS ME RIKTHIMIN E TIJ NE PUSHTET NE VITIN 2005 .

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ari

          Shume e thjesht: e kane frike, sepse ai te eleminon fareeee. E dine mire kete, ka shembuj nga ish koleget e tyre, te cilet kane perfunduar ne kosh plehrash kur kane mbajtur qendrime kunder Tij..

          Përgjigjjuni
          1. O
            Ols

            Tmerr cmimet ne Tirane nuk e di si ja dilni...o dele shikoni cimet se po ju rrjepin.....une Marr 3500 Euro ktu e blej gjerat 49% me lire se ju....merruni me spiunet e lerini hajdutet tju vjedhin perdite...nsfta 1 78...vaji 1.4 litri....

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hoxha

              Imteresante, foto e botuar,por me intersanti eshte,flokelyeri Luan Baci! Ardhur ne Tirane,por me nje pasuri per zilli! Nuk dihet sa dyqane ka tek Komuna e Parisit! Prandaj jane bashke,mbrojne pronat e vena pa djerse!

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tersi

                "Berishizmi"është frymë! Është mallkimi që na ndjek brez pas brezi! Pabesinë , hajdutllikun, vrasjen, gjakmarrjen, servilizmin, tradhëtinë nuk e solli saliu por e gjeti midis nesh! Antishteti, antiligji janë në gen, dhe përcillen brez! "Berishizmi"ka qënë është dhe do të jetë derisa i fundit i kësaj rrace të frymoj!.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Likja

                  Nje bravo te madhe. Respekte.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje