Regjimet nuk bien me protesta, por epërsi morale!

27 Gusht 2025, 10:17Blog TEMA
Regjimet nuk bien me protesta, por epërsi morale!

Nga Indrit Vokshi  

Do të nisin protestat?

Për të rrëzuar një regjim nevojitet fuqi shpirtërore dhe epërsi morale. Njejtë si për të dëbuar një pushtim që të nevojitet fuqia spirituale e cila të buron prej pasjes të drejtë. Regjimet nuk mposhten teknikisht.

Për të pasur epërsi morale duhet të kesh atë çka regjimi nuk e ka. Ai ka hajdutë, ti sduhet të kesh hajdutë. Ai ka mediokër, ti sduhet të kesh mediokër. Ai manipulon votën, ti sduhet të jesh manipulues. E kështu me radhë.

Në momentin kur ti i ke të gjitha vetitë që ka regjimi, vjedhjen, pazarin, dhunën, manipulimin, agresivitetin, mediokrit, palaçollikun, kultin e individit, ti me regjimin ke dallim veç sasior; dmth regjimi abuzon më shumë se ti sepse ka shtetin në dorë, ndërsa ti nuk e ke shtetin. Por nuk ke dallim substancial. Kur nuk ke dallim substancial, nuk ke epërsi morale e spirituale. Kur të mungojnë këto, të mungon një armë e fortë (simpatia dhe aprovimi popullor). E kur të mungon kjo armë kryesore, lufta me regjimin kthehet në luftë teknike. Dhe luftën teknike e fiton gjithmonë regjimi, ngaqë disponon më shumë mjete teknike.

Protestat kur nuk kanë epërsi morale, intelektuale dhe spirituale, shihen nga njerëzit si rebelim i kufizuar me qëllim për të faktorizuar një taraf të larguar nga pushteti para 12 vjetësh. Prandaj nuk gëzojnë aprovim masiv popullor. Janë protesta teknike. Është provuar për 12 vjet rresht me protesta teknike pa epërsi në kauzë e në qëllime. Rezultati: diferencë e thellë në favor të regjimit

Regjimet, si kusht për të mbijetuar kanë ose burgosjen e kundërshtarëve, ose korruptimin dhe blerjen e kundërshtarëve. Burgosja politike dhe asgjësimi i opozitës është e pamundur sepse jemi midis Europës e nuk ta lejon sistemi. Mbetet veç blerja. E kur regjimi të blen ai të përdor si badigard për t'i ruajtur derën që të mos hyjë dikush i padëshiruar. Ti si badigard e kryen punën me pasion të madh sepse nuk dëshiron të vijë dikush tjetër e të punësohet në vendin tënd, më mirë ti.

Për tu legjitimuar mandej të nevojiten protestat dhe egërsia fallso kundër regjimit, sepse nuk ke si të justifikohesh ndryshe, nuk ske si t'i përgjigjesh ndryshe pyetjes se pse nuk reformohesh, pse mban hajdutë, delenxhinj, analfabetë, fodullë, tipa antipatikë. Me pak fjalë, është kurth i madh.

 

8 Komente

  1. D
    Druni

    Bravo, stërnip i Bije Vokshit!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Maqo Voskopoqiri

      Po sternipi i krye kurves nga Gjakova dashnore e E. Hoxhes , por dhe nipi i kurvave me te medha te Evropes Vjollca, Mimoza dhe turi dosa Alban Vokshi aleate te familjes se Sali Vicidolit ne te gjitha korrupsionet e pas 1990 , vjedhjet , vrasjet , grabitjet , perdhunimet etj.etj. Kudo ku del dora motrave Vokshi eshte familja e Sali Krye hajdutit , kriminelit vrasesit........ Rrnofte Lexhenda Sali Kerma

      Përgjigjjuni
      1. M
        Maqo Voskopoqiri

        Po sternipi i krye kurves nga Gjakova dashnore e E. Hoxhes , por dhe nipi i kurvave me te medha te Evropes Vjollca, Mimoza dhe turi dosa Alban Vokshi aleate te familjes se Sali Vicidolit ne te gjitha korrupsionet e pas 1990 , vjedhjet , vrasjet , grabitjet , perdhunimet etj.etj. Kudo ku del dora motrave Vokshi eshte familja e Sali Krye hajdutit , kriminelit vrasesit........ Rrnofte Lexhenda Sali Kerma

        Përgjigjjuni
        1. z
          zalli

          shkurt dhe sakt!teper realiste

          Përgjigjjuni
          1. H
            Humor Berrishe

            Mesoje .....protest bejne sindikatat , shoqeri civile duke perdorur bilbila , zhurrme , flakadan per te terhequr vemendje , partite politike jane institucion kane organizmat e tyre si shtypi...radio , tv Per çfare do protestosh , pse populli votoje per PS dhe do ti thoshe popullit ngrihu dhe protesto per vehtveten ..eshte qesharake

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bureto

              Fatkeqësisht si shoqëri, nuk heqim dot kollaj dorë nga biografitë, nga kjo plagë e rëndë trashëguar nga diktatura e Hoxhës, aso kohe sipas përcaktimit famëkeq të "luftës së klasave". Atëhere dënohej rëndë mendimi ndryshe, jo vetëm nga kundërshrarët e regjimit diktatorial, por edhe brenda vetë llojit. Ndaj sot, kur jemi në një sistem ku në themel të tij është pluralizmin në tërë gjerësinë e tij, kthimi tek reminishencat e asaj kohe tingëllon i papranueshëm. E lexova shkrimin e Indrit Vokshit, pa e vrarë mendje për të 'zhbiriluar biografinë' e tij, çka e ndesha në komente. Edhe pse për mua, por dhe për këdo, shtrimi i problemit nuk është i panjohur, pra qëndron pavarësisht se kush i shkruan. Aq më mirë kur ato shkruhen nga personazhe 'brenda llojit', dhe kur është dhe duhet kështu, kjo është e shëndetshme, ngjit më shumë se të t'i thonë të tjerë që druhen se mos përballen me histerinë militante frymëzuar apo yshtur nga ata që duan ruajtjen e 'status-quosë', sidomos nga vetë lidershipi në këtë rast i PD, me në krye monstrën "non grata", përcaktuar i tillë për 'korrupsion madhor' dhe 'minues i demokracisë'. Shkrimi kritik i adresohet (pa emër) pikërisht atij dhe grupit të jeniçerëve të tij, të cilët nuk lënë të shprehin mendimin e tyre brenda forumeve, se të tillët, fryma berishiste i mbyt. Mjaft të kujtojmë historinë e 'mocionistëve' dhe fjalën e famshme tashmë të njohur, të Gramos Pashkos në vitin 1992, e cila historo në atë parti ka vijuar pa prá deri në ditët e sotme. Gjithsesi 'plagët' e PD, si partia më e madhe e opozitës, që preket edhe nga një zë i ri brenda saj, duhet të jetë i mirëpritur dhe jo e kundërta. Aq më pak më tej, lipset të anatemohet personi që i shkruan.

              Përgjigjjuni
              1. s
                socialisti i vertete

                Autori i shkrimit me te drejte e krahason debimin e regjimit me debimin e pushtimit. Jane e njejta gje ne krahasim me popullin, te dy shtypin lirite e te drejtat e njeriut, te dy grabitin , te dy dhunojne, te dy varferojne dhe vrasin shpresen se ketu mund te jetosh me pune te ndershme. Por autori e ka gabim kur thote se regjimi dhe pushtimi mund te largohen vetem me epersi morale. Po te ishte ashtu populli shqiptar nuk do kishte ndenjur 500 vjet nen roberine osmane, 45 vjet nen roberine komuniste. Historia ka treguar se regjimet dhe pushtimet largohen jo me epersi morale por me epersi guximi. Aktualisht ky guzim i mungom popullit opozitar ashtu sic i ka munguar popullit shqiptar qe per mijera vjet ka qene i roberuar nga pushtuesit nga romaket, nga bizanti, nga anzhuinet, nga italianet nga sebet, nga bullgaret, nga turqit etj.

                Përgjigjjuni
                1. Çika

                  E lexoj me interes këtë gazetar dhe më bind se teoria e maries së pushtetit me protesta ka kapërxyer vite e dekada .Të paktën tredekada 1996-1997 më parë u vertetua ,që një qeveri e korruptuar dhe banditeske si ajo e Pd ,po more po ,rrëzohet me protestë dhe është plotësisht e motivuar .Pse ?Kur popullit i shkon thika në palcë nuk ka më durim populli dhe me guxim dhe organizim të plot por dhe me programim të mirë nga Partitë politike ai ngrihet dhe deri në rrëzimin e qeverisë anti kombëtare .Kjo lëvizje nuk ndalon ,por shpërthen në zinxhir në gjithë teritori qytete dhe deri fshatra . Ama kjo ndodh kur populli ska më çfarë të humbasë si në kohën e piramidave që e bën popullin në mënyrë të skajshëme të varfër . Dhe zgjidhje të vetëme gjetën revoltën maximale ndaj qeverisë që i lejojë vetë këto lubi të djersës dhe gjakut të popullt.Dhe dihet rezultati .Por pas 30 vjet të kërkosh të rrëzosh qeverinë se të do qejfi për të ardhë në pushtet pa e merituar ,kjo nuk motivon asnjë pjesë të popullit jo më të ngrihet i gjithë populli bllok për të përmbysur qeverinë .Po pse nuk ka motiv ,pse nuk ka shkaqe madhore ,përse nuk frymëzon opozita ,përse nuk i shkon pas në mënyrë të ndërgjegjëshme populli ksaj opozite ? Për se nuk e mbështet opinioni ndërkombëtar organizmat e atashuara në Shqipëri këtë opozitë sotë e 12 vjet rresht. ?Vallë se nuk ju pëlqen ? Mos vallë se i ka korruptuar Rama siç broçkullit Saliu dhe banda e tij politike ? Mos vallë se megjithëmënd në Shqipëri vidhen zgjedhjet ? Mos vallë se në Shqipëri komandon krimi droga korrupsioni siç po annkohet Saliu dhe ca çingane rrugësh nëpër organizmat Evropiane duke baltosur Shqipërinë ?Për mendimin tim modest të gjitha këto nuk qëndrojnë Një është e vërteta dhevetëm një.Kjo opozitë nuk ka as më të voglën të drejtë morale aq mëpak ligjore ,që të kërkojë pa baza ,rrëzimin e qeverisë dhe për më tepër me protesta me dhunë me armë me hunjë e drurë me ankesa për mos njohje zgjedhjesh etj Përse?Sepse kjo opozitë ka tridhjetë vjet që ka dalë nga shinat e demokracisë.kjo opozitë e ka prezantuar vehten për këto tre dekada që është regresive anti kombëtare anti ligjit dhe në përkrahje të veprimeve kriminale .Kjo opozitë nuk ka të drejtë morale të kërkojë përbysjen e qeverisë sepse vetë kjo është pa moral pa program pa ide progresive pa sensin mobilizues të popullit që ta frymëzojë për të bërë mëtë mirën për popullin .Kjo opozitë frymëzon vetëm ca militantë të cilëve ju premton poste ,ofiqe ,vënde pune ,privilegje të cilat ti jep pushteti .Dhe ata që i besojnë ksaj opozite i shkojnë prapa qorrazi në të gjitha protestat që bën Saliu dhe shpura reaksionare e këtij kampioni antishqipëtar dhe në shërbim të qarqeve të shteteve të tjera .Por populli Shqipëtar nuk është kaq sa dalin në protesta . Më e keqja është se kjo opozitë e torollit këtë pjesë të vogël që i shkojnë pas duke i cfilitur nga një vend në tjetrin duke i mbledhur nga gjithë shqipëria në Tiranë duku bërë 3,5,10 mijë vetë bashkë dhe mbi këtë bazë bën propogandë se do të fitojë , Mirëpo kur bëhen zgjedhje këta 10 mijë vetë treten si kripa në ujë dhe Saliu mer thjeshtë 10000.•(40-50) mbështetës për çdo protestues që del në çdo protestë.Mirëpo llogaria ëdhtë e thjeshtë dhe e qëruar aq sa ky merrë në çdo zgjedhje afërsishtë _ 500000 vota dhe kaq ka marrë në 33 vjet përjashtu vitin 1991-1992Pse ky ngërçë për opozitën ??Sepse është ajo që thot Endriti :Kjo nuk ka frymëzuar dhe nuk frymëzon në propogandën e saj për marje e pushtetit Por një arësye madhore që opozita nuk e pranon është fakti i thjeshtë :Çfarë ka bërë kjo opzitë në kohën që ka drejtuar vëndin??As shumë as më pakë kjo opzitë është futur në memorjen e popullit si autore dhe frymëzuese e militantëve të saj për shkatërrime të ekonomisë ,, për shkatërrime të shtetit ,ushtrisë ,policisë ,drejtësisë ,për privatizime në dëm të popullit , për organizime mbi 150 -200 protesta kundër shtetit duke djegur ,shkatërruar ,institucione dhe deri dhe bisnese private Kjo opozitë ka në fondin arkivor të saj për 34 vjet vrasje korropsion drogë krime përdorim molotov lëndë tymuese ,gaz lotësjellës në parlament nëpër komisione , hedhje në erë shtylla të tensionit të lartë vënie zjarri në tërë malet ,livadhet ,kullotat dhe të mbjellat e fshatarëve me qëllim për destabilizim të vëndit Kjo opzitë do të mbahet mënd si rrast pa preçedent në Evropë e Ballkan që shkon nëpër kançeleritë Evropiane dhe hedh baltë ,llumë ,akuza monstruoze ,shpifje , akuza ,trillime për vëndin e saj ,për shtetin, për Shqipërinë ,mjafton që të trazojë ujërat dhe të mos njihen përparimet dhe ecuria pozitive e Shqipërisë si një vënd kandidate e afërt për tu bërë pjesë e antarësimit në BE, ..Atëherë ky popull përse do ta votojë dhe përse do ta besojë këtë opozitë sharlatane .?A mundet ti besosh votën dhe qeverisjen një force të tillë politike që e ka vulosur vetë dështimin me bëmat e saj tridhjetëvjeçare ???!!!Pa tjetër jo dhe ky popull nuk ësht miop por vigjlentë dhe me intuitë dhe këmbë në tokë . Nuk gabon dhe nuk rri sehirçi por vendos me votë se kujtë do ti besojë për ta qeverisur por pa mbxllur sytë e mëndjes .!!!!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje