Zgjedhjet dhe zgjidhjet: A është rendi botëror në tranzicion

7 Dhjetor 2024, 09:33Blog Nga Ornela Çuçi

Zgjedhjet dhe zgjidhjet: A është rendi botëror në tranzicion

Teksa njerëzimi po kalon nëpër revolucionin e katërt industrial, ky vit, mund të themi pa mëdyshje, paraqet edhe një udhëkryq historik. Zgjedhjet në mbarë globin po formësojnë themelet e një epoke të re. Rendi botëror sikurse e njohim ne në Shqipëri, në Bashkimin Europian dhe në mbarë botën perëndimore, po luhatet shumë. Pas dekadash dominimi nga unipolariteti i udhëhequr nga SHBA, bota po hyn në një epokë të re, ku fuqi të tjera globale po kanë nisur t’i rivizatojnë vijat e ndikimit. Ky tranzicion nuk ka të bëjë vetëm me ndryshimin e pushtetit, por edhe me krijimin e strukturave të reja të bashkëpunimit, partneriteteve dhe kristalizimit kush është kush dhe me kë (s’)është?

Trump 2.0 dhe rendi botëror

Në këtë kuadër, pas fitores së tij të thellë, presidenca e dytë e Trump-it mund të sjellë ndryshime të thella për rendin global, veçanërisht për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sigurinë globale. Qasja e Trumpit ka qenë shpesh egocentrike, duke sfiduar dhe tërhequr SHBA-në nga disa institucione, aleanca apo marrëveshje shumëpalëshe ku më domethënësja është pikëpyetja e prezencës në NATO dhe iniciativa që synojnë të frenojnë ndikimin e Kinës, përfshirë AUKUS dhe Quad. Edhe pse mund të jetë e pamundur që Trump të shkatërrojë këto angazhime, mund të shohim një rritje të tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshjet ndërkombëtare dhe një presion të shtuar ndaj aleatëve të ngushtë për të mbështetur interesat e tij strategjikë, sidomos ato që kanë të bëjnë me Kinën.

Në Lindjen e Mesme, Trump ka ndjekur një politikë të ashpër, përfshirë mbështetje të fuqishme për Izraelin dhe tërheqjen nga marrëveshje si ajo me Iranin. Nëse ky kurs vazhdon, mund të shohim një intensifikim të tensioneve rajonale, duke çuar në një pasiguri të mëtejshme për aleatët e SHBA-së dhe stabilitetin e përgjithshëm të rajonit. Të gjithë mendojnë, Iranin, Libanin, Palestinën por në fakt nëse do të shohësh në miniaturë sesi zhvillohet përplasja e forcave gjeopolitike duhet të ndjekësh Sirinë. Ky vend mban termometrin që mat temperaturën e përplasjeve të shumë aktorëve. SHBA-ja, Rusia, Turqia dhe Izraeli ndodhen në fushën e shahut të Sirisë. Aty përleshen mes tyre edhe me forcë edhe me strategji.

Në lidhje me NATO-n, kërcënimi për dobësimin e bashkëpunimit transatlantik mbetet një shqetësim i madh. Dhe kjo më së shumti do të reflektohet në konfliktin Rusi-Ukrainë. Nëse Trump mbyll "bankomatin" për të financuar qëndresën ukrainase Evropa do të duhet të zgjidhë thesin e parave që e mban gjithnjë me grykën pak të hapur. Ai ka shprehur përbuzjen ndaj NATO-s dhe kjo mund të ndikojë në mënyrën sesi aleatët do të përballen me kërcënimet e jashtme, duke e bërë të pasigurt të ardhmen e aleancës dhe sigurinë globale në përgjithësi.

Dy polet gjeopolitike dhe rendi i ri botëror

Bota po futet në një epokë polarteti, ku dy sisteme të mëdha me qeverisje, partneritete dhe ekonomitë e tyre po marrin formë. Nga njëra anë, Perëndimi, i udhëhequr nga SHBA dhe aleatët tradicionalë, synon të ruajë një sistem të hapur global të bazuar në rregullat e krijuara pas Luftës së Dytë Botërore. Nga ana tjetër, Rusia, Kina, India dhe një grup vendesh të tjera krijuan BRICS-in një forum ndërshtetëror politiko/financiar.

Tashmë antidoti amerikan, binomi Rusi – Kinë, ka përftuar rrugës edhe shtete e aleatë të tjerë kanë ndërtuar një partneritet strategjik që është në nivelin më të lartë historik. Ky bashkëpunim nuk është vetëm ekonomik por edhe ideologjik, duke synuar të sfidojë dominimin perëndimor në fusha si teknologjia, tregtia dhe politika ndërkombëtare. Brazili, Indinë dhe Afrikën e Jugut, po shndërrohet në një platformë kyçe për këto ndryshime.

Brazili, nën drejtimin e presidentit Luiz Inácio Lula da Silva, është bërë një partner i rëndësishëm për Kinën, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe si furnizues i lëndëve të para. Kina, e cila ka nevojë për rezervat strategjike për industrinë e saj në rritje, po ndërton partneritete të forta me vendet e Jugut Global për të siguruar aksesin në burime.

Lufta e parë financiare botërore?

Ky tranzicion nuk ka të bëjë vetëm me ndryshime në gjeopolitikë, por edhe me një “luftë të parë financiare botërore”. Kina dhe Rusia kanë filluar të zhvillojnë sisteme të reja pagesash dhe monedhash që synojnë të shmangin dominimin e dollarit amerikan. Në Kazan, janë hedhur bazat për një rrjet alternativë financiare globale, duke sfiduar kontrollin perëndimor mbi tregjet ndërkombëtare.

Ndërsa Jugu Global përpiqet të qëndrojë neutral, vende si India dhe Brazili po lundrojnë me kujdes midis dy blloqeve, duke shfrytëzuar avantazhet e tyre strategjike për të mbajtur një pozicion të pavarur por shumë me interes nga ana e përfitimeve ekonomike në tregje. Ky ekuilibër delikat mund të përcaktojë dinamikën globale në vitet që vijnë.

Një botë pa rregulla universale?

Në këtë realitet të ri, rendi botëror është në një fazë tranzicioni të thellë. Struktura të reja po marrin formë, ndërsa rivalitetet e mëdha po përshkallëzohen. Në këtë periudhë pasigurie, mbetet e paqartë se cili rend do të mbizotërojë. A do të shohim një botë të ndarë në dy blloqe, të ngjashme me Luftën e Ftohtë, apo një botë të fragmentuar ku fuqitë rajonale dhe aktorët më të vegjël diktojnë agjendën?

E sigurt është se epoka e të parit mes më të fortëve ka përfunduar. Tranzicioni global është në zhvillim, dhe të gjithë lojtarët e mëdhenj po përgatiten për rolin e tyre në këtë rend të ri.

Në çdo epokë ka një ftesë për të ndërtuar një botë të re, shkruante dikur filozofi dhe dhe poeti amerikan Henry David Thoreau. Kjo do të ishte padiskutim thirrja më e mirë për ta parë këtë moment të pasigurt si një mundësi për të krijuar një të ardhme tjetër, të ndryshme nga e sotmja.

9 Komente

  1. L
    Lumi

    Një analizë që nuklë vënd shumë për kudershtim në objektivitetin dhe këndvështimin e situatës globale,gjeostrategjike ,konomike e ushtarake.Me një elokuencë të admirueshme gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme për cilindo që e lexon këtë shkrim kjo zonjë jep njëopinion shumë domethënës për situatën e sotme botërore. Me pak fjalë por të zgjedhura me shumë brumë ajo i ka bërë një skaner situatës .Kjo intelektuale enivelit të duhur duhet të jetë prezent nepër studiot e Tv publik e shtetëror për të kumtuar për problemet që e shqëtësojnë sot botën e që edhe Shqipëria është në këtë vorbull me pasoja si shtet në Ballkanin e trazuar dhe objekt i syimeves të sheteve apo grupim shtetesh që kanë interesa të hapura për të shtrirë influencën e tyre politike ,ekonomike dhë gjeostrategjike në këtë rajon.Patjetër që sot ka shumë zonja të nderuara në të gjitha anët e politikës që kanë kapacitete intelektuale që mund dhe duhen promovuar për problemet eksaj natyre mjafton që të mos ju mungojë dëshira e TV për të patur në studiot e tyre këto kualitete dhe jo të sillen në studio gra apo(femra qe llagarepsin në 24 orë vetëm ato që thonë e stërthonë Saliu Iliri "ndjestë pastë",Rama dhe ca analist që flasin nëpër studio si njohës të nivelit të lartë për situatën,.Bëni më të mirën duke ju dhënë mundësinë popullit që të dëgjojë me interes dhe respekt bijtëe bijat e veta intelektual pëe të cillët ka ivnvestuar në dekada.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lumi

      Një analizë që nuklë vënd shumë për kudershtim në objektivitetin dhe këndvështimin e situatës globale,gjeostrategjike ,konomike e ushtarake.Me një elokuencë të admirueshme gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme për cilindo që e lexon këtë shkrim kjo zonjë jep njëopinion shumë domethënës për situatën e sotme botërore. Me pak fjalë por të zgjedhura me shumë brumë ajo i ka bërë një skaner situatës .Kjo intelektuale enivelit të duhur duhet të jetë prezent nepër studiot e Tv publik e shtetëror për të kumtuar për problemet që e shqëtësojnë sot botën e që edhe Shqipëria është në këtë vorbull me pasoja si shtet në Ballkanin e trazuar dhe objekt i syimeves të sheteve apo grupim shtetesh që kanë interesa të hapura për të shtrirë influencën e tyre politike ,ekonomike dhë gjeostrategjike në këtë rajon.Patjetër që sot ka shumë zonja të nderuara në të gjitha anët e politikës që kanë kapacitete intelektuale që mund dhe duhen promovuar për problemet eksaj natyre mjafton që të mos ju mungojë dëshira e TV për të patur në studiot e tyre këto kualitete dhe jo të sillen në studio gra apo(femra qe llagarepsin në 24 orë vetëm ato që thonë e stërthonë Saliu Iliri "ndjestë pastë",Rama dhe ca analist që flasin nëpër studio si njohës të nivelit të lartë për situatën,.Bëni më të mirën duke ju dhënë mundësinë popullit që të dëgjojë me interes dhe respekt bijtëe bijat e veta intelektual pëe të cillët ka ivnvestuar në dekada.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sara

        a te marrte lumi ty....

        Përgjigjjuni
      2. (
        (***)

        Rendi i ri Botëror, siç e njohim ne Shqiptarët dhe siç përpiqen ta paraqesin Perëndimorët, por jo vetëm, nuk është asgjë tjetër, veç sistemi i vjetër botëror i para luftës së parë botërore; është sistemi kapitalist, në shkallën më të lartë të zhvillimit të tij: Imperializëm i pastër, ku mpleksen interesat private të oligarkive financiare etj për ekspansion ekonomik, që ua dikton zhvillimi liberal i ekonomisë. Edhe atëhere bota u nda në grupime ndërshtetërore, që nuk kishin asnjë dallim thelbësor në kuptimin e sistemit politik ekonomiko-shoqëror, veç atyre të rindarjes së burimeve ekonomike të botës (kolonive); si sot. Një "Sistem të Ri Botëror" u përpoq të sillte edhe Hitleri, dhe sepse bota u rigrupua si sot, nuk e arriti dot. Ky Rend i Ri Botëror nuk u krijua as gjatë luftës antifashiste të dytë botërore, ku u grupuan shtete me bazë e superstrukturë të ndryshme, me regjime ekonomiko shoqërore të ndryshe, afërsisht si sot, por me konfigurim të ndryshëm pjesëmarrësish. Nuk mundi të krijohej pasi, qysh nga mbarimi i luftës së dytë botërore Rendi i ri Botëror (ai i vërteti) ishte vendosur tashmë në 1/6 - tën e Botës dhe aspirohej ngjashëm, nga shtete të tjera; ndaj u shpik lufta e ftohtë nga ana "perëndimorëve" kundrejt asaj "lindore", për ta rrëzuar këtë Rend të Ri (socislist).Që të krijohet Rendi i Ri Botëror, që trumbetohet nga politikanët e sotëm, për të fshehur grupimet ndër imperialiste të shteteve të ndryshme për dominim të Botës, duhet të ndryshojë sistemi ekonomiko-shoqëror, duhet që mbi bazën ekonomike të arritur të ndryshojë rrënjësisht superstruktura. Ky, i ashtuquajtur "Rend i Ri Botëror", ka për bazë vetëm shtrirjen territoriale gjeopolitike, njëjtë me super perandoritë e moçme, për zhvillim në bazën perandorake dhe aspak atë proporcional e gjithëpërfshirës të vasalëve përbërës. Ai shpreh përpjekjet e njërës palë, për t'i shpëtuar tendencës globalizuese ekonomike e politike të palës tjetër, pa ndryshuar rendin ekonomiko-shoqëror kapitalist të vendosur në të gjithë Botën, pavarësisht nga subjektet politike që udhëhiqen: të djathta apo të majta, një apo shumë partiake. Kontradikta themelore sot mbetet ajo midis punës dhe kapitalit (dmth ndaj vetë rendit kapitalist, që përpiqen të na mbushin mendjen se, sot është post kapitalist; madje as imperialist, jo - më i pranueshëm, si përcaktim -, por "Rend i Ri Botëror", pa shiko, e quajnë). Ai rend (sistem ekonomiko-shoqëror), që merr përsipër të zhdukë kontradiktën antagoniste midis punës dhe kapitalit, ai meriton të quhet Rend i Ri Botëror, jo këto përcaktime të blera e të hedhura në treg nga "filozofët" lloj lloj, qofshin këta shumë të shquar e me famë botërore, që vetëm konstatojë dhe "kritikojnë", që sjell koha, dhe për të qenë në rregull socializmin e quajnë të falimentuar, kurse kapitalizmin të përjetshëm, më të mirin, ku s'kanë ç'thonë përtej tij. Këta "filozofë" nuk duan ndryshim, por statukuo, se vetë kështu janë fitimprurës për vehten dhe një jetë pa kokëçarje. Përgjumur prej lavdeve të gazetave private "të pavarura" të oligarkëve financues, që u thurin lavde e dituranbe "veprave" të tyre të reklamuar në vitrinat më të dukshme të politologëve, ku, ndryshe, me teoritë e tyre metafizike, nuk do të gjenin lexues të tjerë, veç botuesve të tyre ose të atyre "të njëmëndëve" të pakët, që duan t'i dëgjojnë ashtu. Pikërisht këta "ideologë" të "sistemit më të mirë imperialist të derisotën" shpikin edhe Rendin e Ri Botëror njëlloj me të vjetrin. Që njëlloj janë plaçkitës të popujve, duke i shtyrë ata drejt një lufe të pakërkuar dhe prej të cilës nuk fitojnë asgjë veç vuajtjeve, rrënimit dhe kontributit të mbushjes së kuletën të përfituesve më të mëdhenj të mbivlerës: kapitalistëve. Popujt duhet të jenë vigjilente; pasunarët po rigrupohen për të ruajtur rendin! Neofashizmi është në prag. Sistemet dhe "Rendet", rrallë bien pa luftë, - të ftohtë apo të nxehtë.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nuk ka nevoje per polic por koordinim nderkombetar

          Bravo Ornela! Me permbledhur mund te thuhet se korrupsioni moral dhe financiar qe grasaton kapitalizmin si sistem e ka degraduar tashme keq kete sistem ne syte e njerezimit, njesoj si dymije e ca vjet me pare ne Athine dhe Rome. Nderkohe, edhe diktatura e proletariatit eshte demaskuar, ndersa "komunizmi" u provua ne periudhen e komunitetit primitiv ne fillimet e njerezimit. Sistemi i ardhshem boteror do jete i ngjashem me ate aktual Kinez, pra ekonomi private ku shteti planifikon investimet e medha strategjike, ku miliarderet nuk mund te behen trilionere, ku taksat jane progresive, ku arsimi dhe shendeti jane falas, ku ajri, uji paster dhe ruajtja e jane te sanksionuara fort ne ligj. Ndersa, rrjetat sociale do rregullohen nga shteti gati njesoj sic ato jane ne Kine sot. Shteti i ardhshem do qeveriset me disipline te forte, pasi vendimet e medha do merren me referendume. Vota nuk do kete peshe te njejte per kedo. Pra demokracia nuk do jete qe kushdo ka nje vote sepse njerezit nuk kane zhvillim te njejte mendor. Pra, nese deputeti Korreshi apo Noka si qytetar ka nje vote, Spiropali dhe Balluku do duhet te kene nga 2 vota. Pra i mencmi nuk do kontribuoje njesoj me vote ne demokraci si nje gjysem i mencur. Kjo po diskutohet ne Zvicer p.sh. kjo asht e ardhmja. Si e tek do behet do ta gjejne te mencmit.

          Përgjigjjuni
          1. .
            ...

            Pikërisht kështu, si në primitivitet, injorantët e politikës, sherrxhinjtë, si të "mëndçmit", Korreshi dhe Ndoka, do të zgjidhen si baballarët e kombit, që bëjnë vezën e kuqe, me një votë, se janë të PD-së; kurse gratë si "gjysmë të mënçurat", Spiropali dhe Balluku, do t'u duhet të heqin keq, pasi do tu duheshin dy vota, dmth dyfish se janë të PS-së. Pika mendjes për sistemin e ri të përbotshme sipas stilit Kinez, mbushur me referendume, qindra referendume në vit; njerëzit, nuk do të bënin tjetër, veç do të rrinin në radhë të jepnin mendimin e tyre; madje, do të kishte të tillë që nuk do të largoheshin fare nga zyrat e referendumit, në pritje të tjetrit. Komunizmi, nuk është njëjti formacion ekonomiko-shoqëror me Komunitetin Primitiv (u çthur se ishte tejet "demokratik") në fillimet e njerëzimit; ky krahasim është aspak shkencor, foshnjarak dhe banal i sistemeve ekonomiko-shoqërore, sikurse nuk janë, vulgarisht, të njëjtat, korrieri postar në këmbë me celularin, e_mailin si teknologji. Ç'janë 40 vjet, për një sistem politik (të sistemit të diskredituar të diktaturës së proletariatit, që nuk e mohon as Kina, modeli juaj i së ardhmes). Është një sistem në hapat foshnjarake, krahasuar me atë të provuar për mbi 200 vjet: të diktaturës të degraduar tashmë të borgjezisë kapitaliste! Po pluri-partitë, a do ta lejojnë shtetin të drejtojë me dorë të hekurt. Po të pasurit, me partitë e tyre, do të rrijnë duarkryq, që shteti, të bëjë ç'të dojë? Po qeverinë kush do ta zgjedhi, do të ketë rotacione apo jo. S'bëhen dot një mendje as ata që do të zgjidhen me një e as ata ne dy vota, e jo në shumë interesa. Kina ka një shtet njëpartiak të diktaturës së proletariatit, dmth, që interesat e individit i nënshtrohen atyre të shoqërisë, me liri jo të pakufizuara për individin sipërmarrës, që i afron më shumë periudhës kalimtare të komunizmit - socializmit, të diskredituar, sipas jush. Ta kanë mësuar gabim komunizmin - socializmin, megjithëse në frazën e parë e ke drejt.

            Përgjigjjuni
          2. H
            Haka Tekizoti

            Rend i ri botëror!!! Fjalë gjasme të mëdha. Bota, si gjithmonë, historikisht, vjen vërdallë si pordhë nēpër brekët e interesave të palëve. Raketat më të sofistikuara të këtyre pordhëve do veçojnë më të fortin. Nëse do jenë disa të fortë lufta mes tyre do vazhdojë derisa të mbetet vetëm njëri, ose do zgërlaqen të tërë e do kemi një lukuni gjysmë të ngordhurish që marrin frymë në ëndrra për t'u ngjallur prapë. Idetë e kësaj analize ka kohë janë artikuluar nga plotë analistë e politilogë që prej kohësh rrinë në oritje të zhvillimeve që t'u dalë fjala. Asgjë e re nuk është thënë. Kaosi i niteresave e përplasja e tyre nuk lejon parashikime të sakta. Vetëm lufta e përhershme në emër të tyre është e vetmja gjë e qartë dhe e padyshimtë.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Ster

              Si kusare Arbia me thes në krah e m'i sheh thëmbrën .T'Akilit i ja thanë e , mbi dhê ka popuj , mplesje , kënbime , ky mozaik , e një dorë t'a rendisë për ; vepër . Kanali i Suezit u bë ndimesë ndërtegëtare dhe u mor kohë e mund , skllavërim mbijetësh , vlerë planeti , pozita , shkasë presh , pusi piratësh , pësime e mospasje kur tej në Pluton , pa mbritur ende , nëse teleskopi shihet stekë e Plotin , çok - si i tëti në rend ishte , i paqjes gardian mbi dhê , si shërbesa edhe shërënda - në të pasur - pa më e n'a munguar , as atje , një , i çmuar , tartuf . Vite , për atje , synime të përditshmërisë e jetesë mbivlerë , e pa vlerë , dominime qelizore , celul universale si pudra e tartufit mbi diçka , një vakt të ushqyeshëm , pa e parë teleskopin stekë , as të tetin Plotin , çok .

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arzt

                Kjo tyryfyçka nga eksperte per ngrohjen globale, tani na doli edhe eksperte e gjeopolitikes boterore

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje