21-vjeçari austriak dënohet me 15 vjet burg për planifikimin e një sulmi terrorist në koncertin e Taylor Swift

28 Maj 2026, 23:20Bota TEMA
21-vjeçari austriak dënohet me 15 vjet burg për planifikimin e

Një shtetas austriak 21-vjeçar është dënuar me 15 vjet burg për planifikimin e një sulmi xhihadist ndaj koncertit të këngëtares amerikane Taylor Swift në Vjenë gjatë turneut të saj Eras në gusht 2024.

I pandehuri, i identifikuar vetëm si Beran A sipas ligjeve austriake të privatësisë, pranoi në gjykatë planifikimin e sulmit, si dhe të akteve të tjera terroriste, përfshirë sulmin në Mekë.

Gjatë gjyqit para gjykatës në qytetin austriak Wiener Neustadt, Beran A deklaroi se ishte penduar për veprimet e tij. Pas orësh të tëra shqyrtimi, juria e shpalli fajtor dhe e dënoi me 15 vjet burg.

Beran A u arrestua pas një informacioni nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës e SHBA-së (CIA), pak para koncertit të parë nga tre koncertet e shitura të Taylor Swift që do të mbaheshin në stadiumin Ernst Happel në Vjenë.

Pas arrestimit, të gjitha koncertet në Austri u anuluan menjëherë, gjë që shkaktoi zhgënjim tek pothuajse 200,000 fansa, si dhe vetë këngëtarja.

Prokuroria deklaroi se Beran A u radikalizua dhe premtoi besnikëri ndaj organizatës terroriste Shteti Islamik (IS). Hetuesit thonë se ai u përpoq të siguronte ilegalisht armë, duke përfshirë një pushkë sulmi dhe një granatë dore, por nuk pati sukses.

Psikiatri i gjykatës Peter Hoffman deklaroi gjatë gjyqit se i pandehuri nuk tregon shenja të sëmundjes mendore dhe se “nuk ka shpjegim psikiatrik” për radikalizimin e tij.

Së bashku me Beran A, një tjetër të akuzuar 21-vjeçar, para gjykatës u paraqit një sllovak i identifikuar si Arda K, të cilin prokuroria pretendon se ishte pjesë e një qelize të lidhur me Shtetin Islamik. Megjithatë, sipas prokurorisë, Arda K nuk mori pjesë në planifikimin e sulmit në koncertin e Taylor Swift.

5 Komente

  1. S
    Shpëtoni gjuhën shqipe!

    Po ç'lesh austriak i identifikuar vetëm si Beran A. Thuajeni të vërtetën ashtu siç është, që ky ndyrësire është shqiptar me origjinë nga Maqedonia, plehrë islamiste.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fshatari

      Emri I tij eshte Beran Aliji lindur ne Austri nga nje familje Shqiptare nga Gostivari

      Përgjigjjuni
      1. E
        E verteta tjeter

        Ky njeri ka për të qenë një ditë President i Amerikës ! Mbajeni mend e keni për ta parë. Vetëm në se nuk e vrasin forcat e errëta konservatore, sic vranë Xhon Kenedin .

        Përgjigjjuni
        1. i
          idf

          kot e kane denuar , duhet te denohej i ati islamik qe e ka rritur me frymen e urrejtjes per shoqerine perendimore

          Përgjigjjuni
          1. d
            daja

            mir ja bëjnë kur i mbajnë me punë e bukë

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje