
Linja ajrore Air France njoftoi sot se nga mesi i vitit të ardhshëm do të rrisë pagat e të gjitha kategorive të stafit me 5 për qind dhe do t’u paguajë punonjësve një bonus prej 1000 euro.
Rritja e parë prej 2.5 për qind duhet të jetë në muajin nëntor. Kompania franceze ka njoftuar një rritje të pagave përpara negociatave të pagave të vitit të ardhshëm.
Masat janë pjesë e përpjekjeve të kompanisë për të ndihmuar punëtorët të përballen me inflacionin e lartë, tha kompania.
Pagat do të rriten me 2 për qind në nëntor, më pas 2.5 për qind në shkurt dhe një rritje shtesë 0.5 për qind do të propozohet në bisedimet për pagat në maj.
Lini një Përgjigje