VIDEO/ Lukashenko del duke prerë dru dhe tallet me Europën: Nuk do e lëmë të ngrijë në dimër

14 Shtator 2022, 18:10Bota TEMA

VIDEO/ Lukashenko del duke prerë dru dhe tallet me Europën: Nuk do e

Lideri bjellorus Alexander Lukashenko është shfaqur në një video duke prerë dru dhe ironizon vendet e Evropës duke thënë se po e bënte këtë “për banorët e Evropës” në mënyrë që ata të mos ngrijnë nga i ftohti në dimër.

“Të mos e lëmë Evropën të ngrijë. Le të ndihmojmë vëllezërit tanë, ndoshta ata do të na ndihmojnë një ditë”– tha Lukashenko me ironi, duke iu drejtuar biznesmenit Sergei Teterin, i cili po priste dru me të.

Lukashenko vuri në dukje se Evropa nuk duhet vetëm të zgjedhë dru zjarri, por duhet të ndihmohen, para së gjithash, qytetarët e thjeshtë – “fshatarët dhe punëtorët”, dhe jo të pasurit.

Më pas u ndal tek presidenti polak Andrzej Duda dhe kryeministri Mateusz Moraëiecki duke thënë: “Gjëja kryesore është që Duda dhe Morawiecki të mos ngrijnë në Poloni. Këta janë fqinjët tanë, ndoshta do të vijnë në vete.”

Më herët, në rrjet u publikua një video, e cila linte të kuptoheshin problemet me të cilat dyshohet se vendet evropiane do të përballen në dimër “pa gazin rus”.

 

3 Komente

  1. k
    koli

    You bitch,wait 2-3 years end Europe do te jete full of alternatives of energy...ti kafshe diktator.

    Përgjigjjuni
    1. $
      $antiago-@-Chil€

      Dashnòren mu në pajdh. Brigadier koperativé ngele..balo i Putinit.

      Përgjigjjuni
      1. a
        arqile

        Prefsh koken tende ishalla.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje