Problemet e shumëfishta që po has Rusia në luftën e saj në Ukrainë

14 Shtator 2022, 11:59Bota TEMA

Problemet e shumëfishta që po has Rusia në luftën e saj

Më 25 gusht, Vladimir Putin urdhëroi një rritje me 137.000 trupa duke nisur nga viti 2023 të personelit ushtarak, duke e çuar në total numrin në 1.15 milionë. Analistët ushtarakë e kanë quajtur si jorealist dekretin e presidentit, sidomos duke pasur parasysh krizën demografikë të Rusisë.

Fushata e fundit për rekrutët e rinj, e organizuar për herë të parë pas disa vitesh, arriti me vetëm 1/3 e objektivave të tij. Dhe një rritje e mundshme e kohëzgjatjes së shërbimit ushtarak, vetëm sa do të forcojë prirjen e të rinjve për ta shmangur atë, thotë Pavel Luzin, ekspert për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sigurinë.

Putini mund të vendosë të transferojë një pjesë të Gardës paraushtarake Ruse (Rosgvardiya) te forcat e armatosura, por kjo do të reduktonte burimet e tij për të luftuar kundër protestuesve brenda vendit. Nga ana tjetër, sa i përket mundësisë së dërgimit të më shumë rekrutëve në luftën që po zhvillon në Ukrainë, kjo gjë kundërshtohet edhe nga ekspertët ushtarakë besnikë të Kremlinit.

Po kështu kundërshtohet edhe sugjerimi i një mobilizimi të përgjithshëm. Drejtuesit e faqes së internetit “Military Revieë”, që është pranë Ministrinë ruse të Mbrojtjes, paralajmëruan se efekti i një vendimi të tillë do të kishte pasoja të ngjashme me ato me të cilat u përball SHBA-ja gjatë Luftës së Vietnamit.

Pasi ishin rekrutët e kthyer nga fronti, ata që u bënë shpesh aktivistët më të zjarrtë kundër luftës, shkruajnë ata, dhe protestat kundër luftës çuan gati në një kaos social në shoqërinë amerikane (edhe pse autorët mund të kishin gjetur një shembull më të fundit dhe më afër shtëpisë së tyre, përvojën katastrofike të rusisë gjatë luftës së saj në Afganistan në vitet 1979-1989).

Ata paralajmërojnë se nëse rekrutët mobilizohen dhe dërgohen në front, do të nisin të forcohen ndjenjat kundër luftës, “të nxitura” kryesisht nga komitetet e nënave të ushtarëve të vrarë (si gjatë luftërave afgane dhe çeçene) dhe organizata të tjera të ngjashme.

Çuditërisht, autorët e artikullit pretendojnë se do jetë SHBA-ja, ajo që do të ngjallë ndjenja të tilla në Rusi. A thua se nënat ruse nuk janë në gjendje të përjetojnë pikëllimin për humbjen e djemve të tyre pa ndonjë nxitje të jashtme.

Sociologët besnikë ndaj Kremlinit, bien dakord me dyshimet e ekspertëve ushtarakë. “Segmentet besnike dhe ato të shtesës së mesme të shoqërisë, që përbëjnë shumicën absolute të qytetarëve rusë”, mund ta kenë mbështetur në fillim të ashtuquajturin “operacion special” (pushtimi i gjithanshëm i 24 shkurtit), por teksa lufta po zgjat edhe ata po lodhen.

Njerëzit e zakonshëm duan gjithnjë e më shumë të “fshehin kokën në rërë”, dhe të kujdesen për “xhepat dhe mirëqenien e tyre”, shkroi në Telegram Yaroslav Ignatovsky, kreu i qendrës analitike Politgen.

Sipas një sondazhi sociologjik të botuar në muajin gusht, pavarësisht mbështetjes formale për luftën, 62 për qind e burrave rusë nuk janë gati të marrin pjesë në të. Po ashtu, regjimi po përballet me probleme të mëtejshme, që kanë të bëjnë me mungesën e disiplinës në radhët e rekrutëve.

Në korrik, u raportua se rreth 20 ushtarë rusë që refuzuan të luftonin në Ukrainë u burgosën për disa javë nën ruajtjen e  luftëtarëve të kompanisë famëkeqe mercenare Vagner në rajonin e Luhanskut në Ukrainë. Sipas disa burimeve disa prej tyre mbaheshin në bodrume, dhe kërcënoheshin vazhdimisht me gjyqin ushtarak.

Ndërkohë, ushtria ukrainase deklaroi më 5 shtator se një regjiment i trupave ruse të rekrutuar me forcë nga Donetsk dhe Luhansk, ishte rebeluar për një sërë çështjesh, përfshirë mungesën e ujit. Një njësi e këtij regjimenti, ishte dorëzuar më herët tek ukrainasit gjatë kundërofensivës së këtyre të fundit në frontin jugor, që nisi më 29 gusht.

Edhe ushtarakët me kontratë, janë më pak të interesuar të luftojnë. Për shembull, në gusht një grup ushtarësh nga Dagestani - të konsideruar si më të motivuarit për shkak të pagave më të mira - refuzuan të merrnin pjesë në luftimet kundër ukrainasve, edhe pse ndaj tyre po ushtrohej një presion i fortë.

Ata po mbahen të izoluar, dokumentet e tyre ushtarake janë të vulosura me shënimin “të prirur për tradhti”, u është hequr një pjesë e pagës, dhe kërcënohen me gjyqin ushtarak. Por gjërat do të përkeqësohen më shumë, edhe përpara se të ketë një kryengritje më të gjerë nga nënat dhe gratë e ushtarëve.

Shumë njerëz janë të frikësuar nga perspektiva e hapjes ndaj tyre të çështjeve penale qoftë edhe për kritikën më të vogël ndaj luftës. Ndaj disa pranojnë të heshtin, në këmbim të kompensimit financiar për djemtë e tyre të vdekur, ndërsa të tjerët e besojnë ende sinqerisht propagandën shtetërore mbi këtë konflikt.

Nga ana tjetër propagandistët, promovojnë në mënyrë aktive histori, në të cilat nënat e ushtarakëve të vdekur (tani numërohen të paktën 25.000 sipas Ministrit britanik të Mbrojtjes) flasin për respektin e tyre të thellë për Vladimir Putinin, për mbështetjen e tyre për luftën dhe se sa krenare janë për fëmijët e tyre që ‘luftuan kundër fashizmit”.

Megjithatë, ka edhe shprehje periodike të pakënaqësisë. Në fund të qershorit, gratë e ushtarëve nga rajoni Burjat regjistruan një video-mesazh, përmes të cilit i kërkuan kreut të republikës, Aleskei Cidenov, të kthente në shtëpi burrat e tyre nga i ashtuquajturi operacion special.

Një muaj më vonë, më shumë se 100 familje të ushtarakëve rusë, kërkuan hapur që Putini t’u gjente djemtë, burrat dhe vëllezërit e tyre që ndodheshin në Ukrainë. Natyrisht, apelet nuk janë protesta. Autorët e tyre nuk e kundërshtojnë hapur luftën, dhe as nuk e akuzojnë Putinin për nisjen e saj.

Përkundrazi, ata e shohin atë si burimin e vetëm të ndihmës dhe mbrojtjes. Megjithatë, ndërsa lufta në vazhdim po fillon të prekë çdo familje, ajo do të fillojë të prishë atë që rusët vlerësojnë më shumë në botë:një jetë normale dhe paqësore. Sa i përket burimeve për luftën, edhe ekspertët më besnikë të Kremlinit kanë theksuar vazhdimisht se ato janë të pamjaftueshme.

Megjithatë, forcat ruse nuk duhet të nënvlerësohen. Sipas ushtrisë, vendi ka ende epërsi në burimet njerëzore, por edhe në avionë sulmues, mjete të blinduara dhe aftësinë për të goditur ukrainasit në prapavijë. Shpresa më e mirë e Rusisë?

Që një dimër i ftohtë, i kombinuar me një mungesë (ose ndërprerje të plotë) të gazit rus, t’i detyrojë aleatët evropianë të bëjnë kompromis me Moskën. Por përgatitjet nga Bashkimi Evropian për furnizime më të ulëta, dhe premtimet e mëtejshme për ndihmë ushtarake dhe financiare për Ukrainën, sugjerojnë se të paktën deri tani kjo shpresë e rusëve është e vdekur./ Nga Kseniya Kirillova, përkthyer nga CNA.al

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    është e vërtetë që rusia ka shumë më tepër fuqi se kjo lukuni 200 mijshe!! nuk ka nevojë të fillojmë e të përmëndim statistika ushtareke e sasi popullsie! por përsee ndodh që "Po kështu kundërshtohet edhe sugjerimi i një mobilizimi të përgjithshëm."? normalisht do të ishte gjëja më e thjeshtë! mobilizim i përgjithshëm,dhe përpara kundër ukrainës!në një mobilizim të përgjithshëm rusia do të grumbullonte aq ushtarë sa do të ishin pak a shumë sa tërë popullsia e ukrainës!!llogjika e thejshtë thotë"po mirë bëhet dhe merr fund lufta"!! nuk është aq e thjeshtë!! po të fillosh e ti hysh artit ushtarak të filluar nga ai gjenerali i madh kinez ciu cuiu cërrrr,i vjen që për të mobilizuar një ushtri duhet të llogarisësh dhe anën financiare!!pra paratë me një fjalë!! nëse një ushtar do veshje,armatim,ushqim dhe transport!?të gjitha këto duhen të përkëthehen në para të thatë!!pra sa më e madhe ushtria!?aq më e madh edhe paraja!! çdo ushtar,duhet të lërë vëndin e tij të punës,që do të thotë të zëvëndësohet nga dikush tjetër,që ka të njëtat dijeni dhe shkathtësi,përndryshe zëvëndësimi është i mangët!! një specialit kompiuterash nuk mund ta zëvëndësosh me gruan e tij apo me ndonjë tjetë,pa të njëjtin profesion!! e kështu me rradhë,del se putana nuk ka takat ta bëjë këtë gjë!!nuk ka burime të mjaftueshme financiare!! përse e bëri këtë gafë? si çdo njeri dhe ai gabon! si çdo diktator dhe ai e hap një ditë vetë varrin e tij!! ne menduam,njerëz të thjeshtë,politikanë dhe drejtues shtetesh se grumbullimi i forcave rreth ukrainës ishte një bllof i trashë!shumë pak mendonin,megjithëse kishin të dhëna të mjaftueshme,se ai do të sulmonte!!pavarsisht të dhënave agjenturore,ekspertët bënin llogaritë, që ne po i shohim sot të dala në shesh,se me forcën financiare të rusisë nuk do të ishte e mundur të sulmohej një shtet si ukraina!! prandaj u quajt një bllof i trashë "agresioni ndaj ukrainës"!!por jo! ai u bë për një arsye të thjeshtë! sepse putini si çdo diktator,besoi se do të realizohej ajo që ai ëndërronte!!pra që gjithë dëshirat e tij do të realizoheshin njëlloj si lajkat e kurtizanëve,lakejve të tij!! dhe tashti që po e sheh se çfarë muti ka bërë dhe si po lyen turitë!?si çdo diktator nuk mund të kundërshtojë krenarinë e tijë të sëmurë!!nuk ka rëndësi sa humbet,vetëm gomarllëku që më ka shkuar në mënd të shkojë në fund!! ai nuk ka për të bërë një mobilizim gjeneral,sepse nuk ka mundësi ta mbajë me para!sepse do ta shkatërronte ekonominë e tij,jo brënda disa muajsh,por thjeshtë brënda disa ditësh!! ai është i destinuar të marrë fund,si njeri dhe si sistem!! sa më shumë të zgjatet ky konflit,aq më keq ka për të qënë për rusët dhe rusinë!! zgjatja do të sjellë kolaps,do të sjellë shkëputje të shteteve dhe provincave që e përbëjnë dhe në fund do të kemi atë që kemi parë pothuajse gjithnjë në historinë botërore! shpërbërjen e një "perandorie"!! kujtoni vetëm shekullin e kaluar!! ku përfundoi rajhu gjerman,austrohungaria,perandoria osmane,pas L1B?? të tëra u këtyen në shtete të vogla në krahasim me perandoritë që ishin para fillimit të luftës! thënja e lloid austin "do ta bëjmë rusinë që të mos i shkojë në mëndje të sulmojë askënd në të ardhmen",nuk do të thotë vetëm një rënim ekonomiko financiar,por,nëse zgjat shumë dhe ashpërsohet shumë konflikti,në një shpërbërje totale të rusisë!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje