Donald Trump i druhej një atentati nga Irani pas vrasjes së Qasem Soleimanit

14 Shtator 2022, 09:31Bota TEMA

Donald Trump i druhej një atentati nga Irani pas vrasjes së Qasem

Në dhjetor të vitit 2020, një rrëfim i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, e tronditi rrethin e ngushtë të miqve të tij: Kam frikë se Irani do të përpiqet të më vrasë, në mënyrë që të marrë hak për ekzekutimin e Qasem Soleimanit!

Ky i fundit, qe vrarë në fillimvitin 2020 nga një sulm amerikan me dron, me urdhër nga vetë Trump.

Kreu i asokohe në Shtëpinë e Bardhë gjithsesi, nuk e bënte shumë rehat gjumin, për shkak se mendonte më të keqen, që mund të vinte nga Teherani.

Kështu e përshkruan situatën libri më i ri nga Peter Baker dhe Susan Glasser, çifti, i cili ka shkruar edhe për prestigjiozet amerikane “New York Times” apo “The New Yorker”.

Zyrtarisht, botimi do të bëhet publik javën e ardhshme në SHBA, por detajet e para kanë filluar të gëlojnë në media ndërkombëtare, duke qenë se ato e kanë marrë të parat kopjen e tyre dhe shpalosin detaje mbi rrëfimin e dy gazetarëve, sa i përket politikave që ish-presidenti ka ndjekur ndaj Iranit dhe prishjen e raporteve me zhbërjen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, të cilën trashëgimi ia kishte lënë paraardhësi i tij, Barack Obama.

Madje, detaje mbi një sulm edhe më masiv të Trump, i cili mbeti në tentativë, dalin nga libri i ri “The Divider: Trump in the White House 2017-2021.

Sipas rrëfimeve, një sulm i radhës ndaj Iranit ishte projektuar, por Trump në minutën e fundit përpara se të ndodhte, e ktheu urdhrin. ,

“E dini çfarë, ata rrëzuan një dron pa njeri brenda…ndërsa ne jemi këtu duke menduar se si 150 persona mund të vdesin në rreth 30 minuta sulm. Nuk më pëlqen kjo gjë”, u pati thënë Trump të pranishmëve në dhomën nga ku sulmi po drejtohej, duke mos e lejuar atë.

Disa persona e patën këshilluar atë për anulim të goditjes, përfshi edhe gazetarin e Fox News, Tucker Carlson.

Gjithsesi, vrasja e gjeneralit më të fuqishëm iranian ndodhi në Baghdad dhe Trumpin, sa përshkruhet në libër, nuk e linte të qetë mendimi se një hakmarrje mund të ndodhte në mënyrë direkte kundër tij.

Rasti, pavarësisht kësaj, nuk ishte ky…

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    "Kam frikë se Irani do të përpiqet të më vrasë, në mënyrë që të marrë hak për ekzekutimin e Qasem Soleimanit!" o trapo dhe lojrat i bën pak si të trasha!!ske faj që nga mimika duket që je një bërrlog i lindur!! me vrasjen e ksëmit,ti i bëre një nder iranit dhe kameneit(për të mos thënë se e bëre me kërkesë të tyre)!prandaj ata nuk kishin asnjëherë në plan të të vrisnin,bënë sikur u hakmorën për të,por asqë ju shkonte asnjëherë në mënd të të vrisnin ty!!në radhë të parë për shërbimin që ju bëre e në radhë të dytë për atë që i ndodhi sadamit!!ai për një fjalë përfundoi në litar,iranianët të vrasin presidentin e usa!? do të ishte një vetvrasje e menjëhershme,pa sebepe "armësh të shfarrosjes në masë"! sa për prishjen e marrveshjes bërthamore,prapë trapi i bëri një të mirë iranit!ai e lejoi të vazhdojë prodhimin e uraniumit të pastër!! po të mos ishte prishur marrveshja,irani do të kishte qënë i detyruar të lejonte inspektimet!! falë trapit sot irani është gati një fuqi bërthamore!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje