Ukraina nis të ëndërrojë pas dorëzimeve masive, ish-zyrtarja e NATO-s: Putin mund të përdorë armët bërthamore

13 Shtator 2022, 20:00Bota TEMA

Ukraina nis të ëndërrojë pas dorëzimeve masive,

Ukraina ka nisur të ëndërrojë se lufta po merr një kthesë të madhe ndaj Rusisë, trupat e së cilës janë duke u dorëzuar masivisht pas ofensivës së ditëve të fundit të ushtrisë së Kievit.

Inteligjenca ukrainase pretendon se një numër i madh ushtarësh rusë kanë lënë armët sepse e kuptuan që ishin të pashpresë me situatën që është krijuar.

Oleksiy Arestovich, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se janë kapur aq shumë ushtarë rusë gjatë ditëve të fundit sa nuk ka më hapësira ku ata mund të mbahen.

Në internet janë publikuar pamje të ushtarëve rusë që janë dorëzuar tek ata të Ukrainës, ndërsa në një video shihet një avion rus, i cili rrëzohet vetëm pak pasi ishte ngritur në ajër.

Në anën tjetër, Rose Gottemoeller, ish-zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, ka dhënë alarmin se në këtë krijuar, Vladimir Putin mund të kryejë sulme të paparashikueshme, madje mund të përdorë edhe armët bërthamore për të krijuar terror.

2 Komente

  1. D
    Dyli

    Kta ish zyrtaret e natos sikur mezi presin bombat berthamore , nuk arri ta kuptoj , esht e 20 ta her qe shikoj dhe degjoj te njeten gje nga perfaqsia natos , i zot e di si e kan hallin .

    Përgjigjjuni
    1. r
      rrena i ka kembet e shkurtera

      Oleksy i Vollodymyrit thote se paskasn kapur aq shume rober ruse sa nuk paskan me hapesire ku ti mbajne! Interesant, ku jane keto hapesira qe mediat boterore (per hir te Putinit), nuk i shfaqin?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje