Ukraina kritikon Gjermaninë për furnizimin me armë: Nga se keni frikë?

13 Shtator 2022, 15:17Bota TEMA

Ukraina kritikon Gjermaninë për furnizimin me armë: Nga se keni

Ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka kritikuar Gjermaninë për furnizimin me armë.

Ai u shpreh se injorimi për të mos dërguar tanket Leopard dhe mjetet luftarake Marders ka zhgënjyer vendin e tij, ndërsa tha se kishte dëgjuar prej Gjermanisë vetëm justifikime abstrakte dhe frikë, sipas The Guardian.

Kur forcat ruse pushtuan Ukrainën për herë të parë, kancelari gjerman, Olaf Scholz njoftoi një kthesë historike 180 gradë mbi shpenzimet e mbrojtjes dhe dërgimin  e armëve vdekjeprurëse në angazhimin për të dërguar raketa dhe armë antitank për të ndihmuar Ukrainën të mbrohej kundër agresionit rus.

Por gjashtë muaj më vonë, shumë nga ato armë nuk janë dërguar ende.


“Sinjale zhgënjyese nga Gjermania, ndërkohë që Ukraina ka nevojë për Leopardët dhe Marders tani për të çliruar njerëzit dhe për t’i shpëtuar ata nga gjenocidi.

Asnjë argument i vetëm racional se pse këto armë nuk mund të furnizohen, vetëm frika dhe justifikime abstrakte. Nga se i frikësohet Berlini, që Kievi nuk po frikësohet?” shkroi ai ne Twitter.

2 Komente

  1. B
    Beni

    Nuk I le kurva Merkel bashke me Shrederin qe punoi per Putinin per 20 vjet.Ajo mbylli centralet berthamore per tu varur nga gazi rus.Ku eshte Tani pse nuk flet.

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      ka dalë në pension o lal!!nuk është sali berisha që të hajë mut deri sa të vdesë!! o hajvan,ajo e bëri punën e saj,mirë a keq!! sot janë të tjerët që duhet ta vazhdojnë,mirë a keq! ajo nuk ka nevojë dhe nuk duhet të përzihet në punët e të tjerëve!! përveçse si një shtetase normale gjermane!!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje