Ministri turk: Franca dhe grekët duan të na pushtojnë, janë dyfytyrësha

13 Shtator 2022, 14:34Bota TEMA

Ministri turk: Franca dhe grekët duan të na pushtojnë, janë

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar ka bërë një mori deklaratash të forta ndaj Francës dhe Greqisë pas takimit të djeshëm Macron-Mitsotakis në Paris.

Gjatë fjalës së tij, Akar është shprehur se grekët janë duke u bërë mashë e Francës, të cilët edhe më herët kanë dashur të pushtojnë Turqinë.

“Ne jemi përpjekur vazhdimisht që të ulim tensionin por grekët, duke u bërë edhe mashë e të tretëve gjithnjë gënjejnë, shpifin dhe nxisin tensionet mes nesh.

Nuk mund të flasesh nga njëra anë për negociata dhe nga ana tjetër të shënjestrosh avionët tanë me raketat ruse që i kanë në Kretë. Kjo është një politikë e njerëzve me dy fytyra”, tha ai.

Shtypi grek ka zbuluar detaje nga Marrëveshje e Bashkëpunimit Strategjik mes Francës dhe Greqisë të nënshkruar në vitin 2021 duke paralajmëruar turqit pas kërcënimeve për luftë gjatë ditëve të fundit.

Sipas mediave greke, marrëveshja parashikon që Franca të futet në luftë në krah të Greqisë në rast të një sulmi nga Turqia ndaj tokës helenë.

6 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    po ke të derjtë napoleoni ka dashur tu pushtojë! sa për L1B nuk ke çtë thuash,ishit kundërshtarë dhe nuk është se do tu çlironte,o sillte tufa me lule në vënd të fishekëve që shtinit ju!!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Alex

      Jo more anticensur cfar Napoleni. E ka fjalen per 1915. Ku Franca Greqia ,Britania, Zelanda Re , Australia. Donin te pushtonin ate pjese te perandorise Osmane qe perfshin dhe Turqine e sotme. Çurçilli u betua para mbretereshes qe do te ulej ne kolltukun e sulltanit ne Stamboll me uniforme ushtarake. Por ushtrite e tyre u shkermoqen ne ngushticen e Dardaneleve apo Çanakala sic quhet sot.Ku vete Çurcili qe duke lene kockat dhe iku nga syte kembet pa e kthyer koken mbrapa.

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        lexo, a e ke lexuar deri në fund?? apo nuk ke vazhduar më larg se napua?? "sa për L1B nuk ke çtë thuash,ishit............." perandoria osmane ishte pjesë e L1B,pra në krah të gjemanisë dhe austrohungarisë! pra ishte një shtet në luftë me këto shtete që ti përmënd!dhe franca mes tyre!! lali,a ja ke idenë si përfudoi rajhu gjerman dhe perandoria austrohungareze?? falë mustafa qemalit,dhe(sot budallenj)kurdëve,mbeti ajo turqi që është sot!! lekso mo ha kot,jo se nuk të bën mirë,por humb kohën!!mëso ndonjë gjë para se të shkruash diçka!!

        Përgjigjjuni
        1. F
          FGG

          Aty u vrane dhe 20.000 shqiptare per hir te te semurit te Bosforit. Akoma dhe sot shqiptaret bejne tifozllek ne nje konflikt qe nuk ka lidhje me ta. Ky flet per dyfytyresi po a ka me dyfytyresi se surrati i Erdogan qe blen sistem raketor nga Rusia s400 dhe i ben karshillek NATO!? Kthehet ne koridor kalimi per trushplaret e ISIS dhe bombardon aleatet kurde te perendimit? Nga njera ane furnizon me drone Bajraktar , Ukrahinen dhe nga ana tjeter kthehet ne nje vend prites per oligarket e Putinit. Nejse sic thashe dhe me larte shqiptaret duhet te ndajne mendjen dhe te zgjedhin , Perendimin apo Anadollin dhe lindjen e mesme. Turqia ska per te qene kure Perendim kulturalisht por as ekonomikisht. Po dhe nqs nuk muind te zgjedhin prerazi te pakten mos bejne tifozllek ne nje konflikt qe nuk ka lidhje me ta. Dhe feja kutu nuk ka lidhje.

          Përgjigjjuni
          1. a
            anti25642654censurë

            FGG "Dhe feja kutu nuk ka lidhje." njeriu ka gjithnjë një arsye për tu lidhur me dikë tjetër!! lidhemi a zgjidhemi me njerzit e gjakut,për këtë apo atë arsye,e njëjta gjë dhe shtetet!! ka tipa që kanë besimin,dikush atë të kristian e dikur atë muhamedan,e dikush atë të davidit(këta të fundit pak më ngushtë)!! dhe këta tipat si lexi,kanë besimin!!besojnë se mazllëmi nga dubai është më i mirë se aleksi,frani a arbeni nga shqipëria!por ska rëndësi kjo!!rëndësi ka të lidhesh pas të drejtës!! këta jo vetëm zgjedhin një besim,por zgjedhin dhe një sistem(që po rrënjoset gjithnjë e më shumë)që është shtypës,diktatorial,që shtyp popullin e tij në radhë të parë dhe më pas krijon probleme rreth e qark!! shpesh këta njerëz që lidhen pas besimit,harrojnë se ai regjim po masakron shtetasit e tij të të njëjtit besim,por me kombësi tjetër!kurdët!! nuk i shtrojnë vetes pyetjen:"përse ndodh kjo"?? jo ata japin vetëm përgjigjen"kurdët janë kundër madhështisë së turqisë"!sikur madhështia e turqisë të ishte një diçka e dhënë dhe e pandryshueshme!!sikur madhështia e turqisë të ishte e barabartë me pushtimet,dhunën osmane,robrimin e popujve të tjerë!! janë njerëz aq të trashë sa është e vështirë tu tregosh se koha e besimit ka ikur që në kohën që u hodhën bazat e llogjikës dhe njohjes së botës në bazë të saj!! e këtu flasim për mijëra vjet!!nuk po përmënd shkencën dhe demokracinë,moderne,jo atë athinase,sepse do ti zhyste dhe më në baltë njerëz të tillë!! kanë një padituri të jashtëzakonëshme,të nxitur nga monokultura që mësojnë!

            Përgjigjjuni
        2. p
          pordhe me rigon

          Bejeni dhe ju nje aleance me nje vend me arsenal berthamor pse se beni!? Ju ka zene meraku tani.Po nuk keni me ke ta beni se nuk ka vend europian qe ju mbeshtet ne agresion. As Gjermania nuk e ben. Keshtu qe ngelet te beheni aleatet e Putinit. Ne kete delexhe e coi Turqine demokratike perparimtare te Ataturkut , fanatizmi arkaik mesjetar Erdoganist me endrat sulltanore vrases te vellezerve te tyre.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje