
Prokurori Kenneth Starr i cili pas hetimit që bëri çoi në shkarkimin e Presidentit Bill Clinton, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare.
Starr, një ish-gjyqtar dhe avokat i përgjithshëm i SHBA-së, vdiq në një spital të Hustonit të martën për shkak të komplikimeve nga operacioni, shkruan BBC.
Sipas mediave të huaja, ai shërbeu në ekipin që mbrojti ish-presidentin Donald Trump nga shkarkimi në vitin 2020. Starr u emërua nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së në 1994 për të hetuar Whitewater, një sipërmarrje tokësore e rrënuar nga skandalet e viteve 1980 që përfshinte Bill dhe Hillary Clinton.
Gjatë kryerjes së hetimit, Starr gjeti prova se Clinton kishte pasur një lidhje me një praktikante në Shtëpinë e Bardhë, Monica Leëinsky. Kjo rezultoi në fajësimin e Clinton nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së në vitin 1998. Ai u lirua më vonë nga Senati.
Në fillim të vitit 2020, ai u kthye përsëri në qendër të vëmendjes kombëtare duke iu bashkuar një ekipi që mbronte Trump kundër procedurave të shkarkimit.
O debilat e gazetes Tema. Nuk e shkarkoi njeri Klintonin. I mbaroi 2 mandatet presidenciale per qejf te vet. Nuk ia keni haberin fjaleve qe perdorni
Klinton e përfundoi mandatin, tl plotë, me datë, orë, minuta dhe sekonda ashtu siç e kishte të përcaktuar. Të tjerat shkruani ju, janë pordhë me rigon plus hudhër bashkë, që qelb e tërbon dynjanë.
E hetoi ish Presidentin Amerikan mikun e madh te shqiptareve me nje cmire te papare ndonje here , dhe duke mare parasysh se ne c'ane te politikes eshte , duke u reshtuar ne kampin Trump atehere kuptohet fare qarte se kush qe qellimi i tij , e telendisi po , por i shkarkoi bolet , ia tundi se i ishin ngjitur .....zoti prokuror , shko poshte tani dhe beu shoqeri krimbave se krimb ishe dhe krimb mbete .....
taras. Po qetsohu mor djale. Mos e mer me kaq pasion... Nuk kish faj ky, qe Billi i ulte pantallonat ... kollaj fare
Shoku , pantallonat i ulte dhe Trumpi , dhe ai u diskretetua me pornonstaren Stormy Daniels dhe jo vetem .....degjo iniciali triki - trik , i qete jam perhere , eshte natyra ime , vec per rastin ne fjale prokurori kaloj cdo lloj kufiri ,nuk i mjaftonte nje diskretetim ose nje te falur qe u be boterisht perpara Kongresit , edhe pse ne fillim u mohua , vec deshte me nje menyre ose tjetren ta kalonte Presidentin Clinton ne gjykate speciale ......nuk them qe Clinton ishte rigoroz ne nivelin e detyres se tij madhore , vec u pa te ky prokuror hetus nje kalim te cakut , ne regull e bere hetimin , e dergove ne Senat , atje mbaron detyra jote si prokuror ..pastaj ????? Por jo , nuk i mjaftonte e falura dhe pishmanlleku i Presidentit Clinton ....Pastaj ckerkonte me tej ??...Prandaj them qe e kaloj kufirin e tij si prokuror hetus .....dhe nuk pame qe te tregonte te njejten " dobesi " ose vigjelence per terorin e organizuar nga sharlatani Trump ne Kapitol ne 2020-ten , qe tronditi mbare Ruzullin .....sot njeriu i ndershem dhe i drejte , ai qe mbron ligjin sduhet te kete dy masa dhe dy qendrime , por nje mase dhe nje qendrim nga kujte do dhe per cdo gje .....tung
Ke te drejte. Dite te mbare