
“Detyroi të punësuarin të prishë provat filmike për dosjet sekrete”
Donald Trump-it i shtohet një akuzë e re penale në dosjen për keqpërdorim të dokumenteve sekrete nga periudha e presidencës. Prokurori special Jack Smith ngriti një akuzë të re ndaj ish-presidentit për ushtrim presioni ndaj një punonjësi të stafit të tij në rezidencën Mar-a-Lago për të fshirë pamjet filmike të kamerave të sigurisë së ndërtesës, ku mund të ketë patur pamje që dëshmojnë mbi lëvizjet e dokumenteve sekrete që Trump mori nga Shtëpia e Bardhë kur la postin e presidentit.
Arrin kështu në 40 numri i akuzave ndaj ish-Presidentit amerikan për këtë çështje. Nën akuzë penale është vënë edhe punonjësi Karlos de Oliveira, i cili akuzohet për prishje të provave. Tani janë 3 persona nën akuzë për “keqpërdorim të dokumenteve sekrete”, mes tyre edhe ndihmësi i afërt i Trump-it, Ëalt Nauta.
Donald Tramp është duke u përballur edhe me një tjetër proces penal, atë për mosdeklarim të taksave të bizneseve të tij, si dhe me një tjetër proces civil për ngacmimi seksual. 77-vjeçari i ka quajtur “politike” që synojnë të minojnë ambicien e tij për të rikandiduar për president në 2024-ën.
Kane 10 vjet qe po na cajne karin me akuza te sajuara kunder Presidentit Trump, deri me sot ja kane rruajtur me brisk .....rus me 39 akuzat, kane shtuar edhe nje se cfare ben ai ne pronen private. Me familjen e Biden Pampersit provat jane te padiskutueshme por djali i tij i droguari Hunter Biden kerkon tja hedh si bashkepunetor me drejtesine, kur akuzat ndaj tij e denojme me shume se dhjete vite burg e me shume.